Kosova në nëntëvjetorin e rënies së heronjve Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku
Faqja 1 e 1

Editoriali
Më 19 tetor 2001, plot nëntë vjet më parë, në një pritë të pabesë, binin në altarin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës heronjtë Bekim Kastrati, gazetar i gazetës kombëtare „Bota Sot“ dhe Besim Dajaku, truproja i Presidentit të Shtetit të Kosovës Ibrahim Rugova. Binin dy djem të rinj, dy djem plot ëndrra, dy luftëtarë të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dy shokë armësh në luftë dhe shokë idealesh në jetë. Ata që i merrnin në shënjestër këta bij trima të atdheut dhe të kombit donin t’i përgjaknin zgjedhjet e para parlamentare të mbante Kosova pas çlirimit të saj nga okupatori serb, donin të përgjaknin fjalën e lirë shqipe, së cilës i kushtohej Bekim Kastrati, donin të vrisnin mendimin e lirë kombëtar të Kosovës, donin t’ia mbyllnin gojën gazetës kombëtare „Bota Sot“, luftëtares së pamposhtur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, luftëtares së paepur për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës, për të drejtën dhe të vërtetën e kombit. Prej atëherë Kosova ka mbajtur të tjera zgjedhje në nivel të përgjithshëm dhe vendor, secila më shembullore se tjetra, secila me standarde më të larta perëndimore se tjetra. Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku jetuan dhe ranë pikërisht për një Kosovë të të tillë të hapësirave të lira, për një Kosovë të frymëmarrjes së lirë, për një Kosovë të së ardhmes së sigurtë, të cilën askush të mos ketë të drejtë t’ia cenojë, ranë për Kosovën të cilën e gëzojmë sot ne të gjithë, Kosovën tashmë me pavarësi të zyrtarizuar që nga 17 Shkurti 2008. Ata ranë për një Kosovë krejt të ndryshme nga ajo e kohës së okupacionit, një Kosovë me një përditshmëri krejt tjetër nga ajo e kohës së okupacionit. Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku ranë përballë mbeturinave të kohës së okupacionit, përballë atyre që vazhdonin të mbartnin mendësinë e dikurshme të mbjellë nga okupatori. Ata ranë për një mendësi krejt të re, për një frymë e për një frymëmarrje krejt të re të Kosovës, ku të gjithë të jenë luftëtarë të ndërtimit dhe të konsolidimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, të jenë luftëtarë të ndërtimit të jetës së re të Kosovës, të shoqërisë së lirë dhe vëllazërore të Kosovës. Nëntë vjet pas rënies së Bekim Kastratit ende drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj, ende në bankën e të akuzuarit nuk kanë shkuar vrasësit e tyre dhe të burrave të tjerë të shquar të Kosovës. Nëntë vjet pas rënies së Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut, heronjve të lirisë dhe të pavarësisë kombëtare të Kosovës, Kosova më shumë se kurrë e dënon çdo akt që synon t’ia cenojë popullit të Kosovës të sotmen dhe të ardhmen e vet për të cilat ai është martirizuar më shumë se një shekull, për të cilat ka derdhur oqeane të pafundme të gjakut. 19 tetori le të shndërrohet në thirrje të Kosovës për bashkim dhe unitet kundër çdo të lige dhe çdo të keqeje, kundër çdo mbrapshtie. Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë Kosovën tonë për të gjithë ne, Kosovën siç e deshën të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës, Kosovën siç e deshi Ushtria Çlirimtare e Kosovës e komandantit legjendar Adem Jashari, ku ishin të rreshtuar edhe Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku deri në çastin e fundit të jetës, ideal për të cilin luftojnë e punojnë të gjithë ata që e duan Kosovën paqësore demokratike, ku të sundojë ligji, ku të sundojë drejtësia, ku të mbretërojë stabiliteti, paqja, përparimi.
bota sot

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi