Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vaso Papaj:Ç’ e madhe dritë në syt’ e tu!

Shko poshtë

Vaso Papaj:Ç’ e madhe dritë në syt’ e tu! Empty Vaso Papaj:Ç’ e madhe dritë në syt’ e tu!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 19, 2010 4:09 pm

Vaso Papaj:Ç’ e madhe dritë në syt’ e tu!

Ta putha dorën
dhe dita dimërore m’u bë pranverë.
Zbathur,
sandalet me rripa,
s’do t’i harroj asnjëherë.
Me sari* mbështjellur,
si deti bardhë me dallgë blu,
ç’e madhe dritë në syt’ e tu,
ke mbetur përgjithmon keshtu.
Dhe u betova:
Të mbetem shërbëtor.
Në çdo fat tjetër,
pa drojë, do t’isha gazëtor.
Zot, mos mbeça kurrë spektator!...

Tretet Migjeni, atje, në shesh.
S’e fsheh
S’duron hipokrizi, po buzëqesh.
Lum kush e sheh!
Ndaj dorën tënde putha sot,
sandale, rripa – burgu im.
Në det të bardhë u zhyta not,
me dallgët blu në përqafim.
E le të ngrihen plot shtatore, të ftohta,
me çfarëdo emër.
Ty do të mbaj, fshehur nga bota
Shenjtorja ime, do të mbaj në zemër.

• sari – veshje e misionareve të Nënë Terezës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi