Vepra “Epika Popullore, në vargje në trevën e Gjilanit” - Mr. Misin Misinit
Faqja 1 e 1

E shtunë, 16 Tetor 2010 Nijazi Ramadani
Gjilan – (2LONLINE) - Vepra “Epika Popullore, në vargje në trevën e Gjilanit”, e autorit dhe studiuesit Mr. Misin Misini, botues SHB”Rrjedha”, 2010 marrë në tërësi si studim i letërsisë popullore shqiptare në vargje, shënon, këtë lloj të krijimtarisë gojore aktive gjer në ditët e sotme, si dhe ofron një lëndë studimi, duke shfrytëzuar si burim materiali një trup të gjallë, që vazhdimisht zhvillohet, duke përvijuar si një ngjarje e përmasave kombëtare që shënohet nga krijuesi popullor.
Autori me mprehtësi intelektuale, ka përcjell brez pas brezi krijimtarinë e pasur gojore në vargje, e cila shpeshherë e përcjell nga Çiftelia ka ngarendur pas trimave në një kronologji edhe e ka shpërfaqur ngjarjet më të rëndësishme, duke i shkuar për krah “ aty ku ka krisur pushka për liri- aty ka qenë edhe krijuesi popullor dhe i ka kushtuar një këngë”, (M.M)., Pra, këngë të kënduara në oda me çiftelinë si instrument, nuk kanë mundur dot, as ta burgosin as ta vrasin.
Autori përmes këngës së rimuar në vargje, e cila ka reflektuar vuajtjet dhe përpjekjet individuale dhe kolektive, duke paraqitur atë qenie njerëzore të sakrifikuar për çështje madhore të lirisë kombëtare e njerëzore.
Autor studimin e tij, për “Epikën popullore në vargje në trevën e Gjilanit”, e ka apostrofuar gjithë atë që ka vjel në folklorin tonë, duke e pasqyruar përmes krijuesit anonim gojorë të trashëguar gjeneratë pas gjenerate, duke e ngërthyer “tërë historia e mundimshme të një populli të urtë, të pafajshëm e liridashës” shprehet autori në parathënien e këtij libri, sipas maksimës së njohur; ”Kush do që ta njohin të kaluarën e një populli - le të shikojë folklorin e atij populli”.
Autori e ka rapsodin zëdhënës popullor në odat tona, ndërsa auditorin dëgjues si publik që e kanë mbajtur gjallë frymën liridashës, duke e pushtuar shpirtërisht lirinë e ëndërruar me shekuj.
Mbase, autori Misin Misini me këtë temë e ka mbrojtur temën magjistër të shkencave filologjike në letërsi popullore, duke i mbështetur të gjitha këto arsyet në të cilat gjendet sot populli ynë “në këtë stad të shtet-formimit e në këtë trend të zhvillimit ekonomik e politikë, kur popujt tjerë kanë ecur shumë përpara nesh”, ka spikatur ai.
Autori i kthehet folklorit tonë, që mplekse në vete tërë atë që ka memorizuar në të kaluarën tonë nga epika legjendare, duke reflektuar posaçërisht “Gjergj Elez Alinë, kur konfrontohet me Bajlozin”, përmes vargjeve të këngës; duke ngritur kërshërin e dëgjesit të kësaj kënge epike, ku ngjallet ndjenja e krenarisë, për të pasur përball armikut trima të fuqishëm, si Gjeto Basho Mujën apo Sokol Halilin.
Interesant është për të nënvizuar në hulumtimet e autorit në këtë lloj të krijimtarisë gojore, ku janë dhënë edhe ndikimet e fuqishme të etnikumit popullore me përmasat gjeografike gjithandej etnisë sonë, si dhe specifikat e saj në rastet konkrete se “njerëzinë e kënaqin edhe hiperbollat e stërmadhuara, sidomos në këngët popullore”, M.M. , ku populli është i vetëdijesuar vetëm të dëgjojë për këtë e intimishtë të besojë se mund te ketë ndodhur edhe ashtu si këndohet, pa kërkuar koment.
Pra në librin e autorit janë formësuar : “Këto fenomene i pranojnë si te kapshme për idealin e tyre, pa koment e pa debat, ashtu siç është kënduar për ata trima, sidomos të krijimet popullore për kaçakët”.
Gjithashtu interesant është të thuhet se në epiken popullore gjejmë edhe gojëdhëna se: “Kishën e Graçanicës e kishin ngritur Kastriotit e Krujës, pastaj atë të Deçanit dhe të Deviqit, monumente këto, që u takojnë fiseve; Gash e Kelmend”.
Në këtë libër, autori, sa pasur mundësi e ka pasqyruar një thesar të mençurisë popullore, që është ruajtur përmes folklorit tonë, duke përdori metodën komporative, për të krahasuar pikat që ndeshen me folklorin gjithëkombëtarë, duke insistuar të gjejmë edhe veçoritë dalluese të folklorit të trevës së Gjilanit e veçanërisht ato të Malësisë së Karadakut, për të cilat, shumë pak e hiq ose fare nuk është bërë ndonjë studim i hollësishme nga ndonjë ekspert i kësaj fushe, ose në kuader të gjithë asaj krijimtarie është përfshirë pjesërisht, si: Epika legjendare me karakter mitik, si është “Lindja dhe martesa e djalit gjarpër”, “Mbi epikën e rinjohjes burrë e grue”, ku kemi shqyrtuar një mori këngësh me këtë motiv, që është mjaft me interes për folklorin tonë në tërësi, duke pasqyruar vendngjarjen, njeriun e trevës sonë.
Një kapitull të veçantë paraqesin Këngët kreshnike, që në këtë treve paraqesin pikën skajore të folklorit kombëtarë, këngët që i kushtohen “Luftës së Kosovës 1389”, ku shqiptarët atëherë ishin të krishterë dhe rreshtohen me shumë popuj tjerë, dhe luftojnë në aleancë aleancën mbrojtës si të tillë.
Një kapitull të veçantë paraqesin ngjarjet e vitit 1909-1912, që është njëra ndër ngjarjet më interesante për banorët shqiptarë të trevës së Karadakut të Gjilanit, të cilët në mënyrë vullnetare morën pjesë me 300 trima dhe në “Grykën e Kaçanikut” kundër ushtrisë Osmane të prira nga Turgut Pasha.
Në shtojcën e këtij libri, janë dhënë disa nga këngët e vjelura në terren, në vitet e tetëdhjeta të shekullit XX, duke u pasuruar, që nga secila kaptinë, sa për ilustrim të paraqitet për lexuesin nga një shembull konkret të asaj ngjarje apo personazhi epik që është memorizuar nga rapsodi popullor.
Vepra “Epika Popullore, në vargje në trevën e Gjilanit”, e autorit dhe studiuesit Mr. Misin Misinit, shënon një kaptinë të historisë së trevave tona të përcjell brez pas brezi nga krijimtaria gojore në vargje prej krijuesve popullor.
Libri përfshin brenda kopertinave të ndarë në dy pjesë në mbi 18 kaptina:
Parathëna me një vështrim të shkurtër historik mbi strukturën dhe funksionin e Gjilanit, si Qendër Regjionale dhe mbi trevën e Gjilanit në përgjithësi, pastaj hapet pjesa e parë: Epika jonë popullor, në vargje, në trevën e Gjilanit, Aspekte të studimit të Epikës popullore në vargje , në përgjithësi, Metodat, Epika legjendare- me karakter mitik, Epika popullore me motive rinjohje burrë- grua Fenomeni i martesës se gjarprit, Këngë për kreshnikët, Epika popullore për Luftën e Kosovës (1389), Këngë luftën e kaçakëve, Epika popullore rreth ngjarjeve (1910/12)
Në pjesa e dytë integrohen duke Ilustruar me disa këngë epike popullore, për çdo kapitull të pikës popullore në vargje, që shënuam në trevën e Karadakut, të mbledhura nga goja e interpretuesve, në vitet e fundit të shekullit të XX, - gjegjësisht nga vitet e tetëdhjeta. Këngë për gjarprin dhëndër, Këngë për Div Marjanin, Nga cikli i këngëve të Epika popullore me motive rinjohje burrë- grue- Kënga e Arif Sinanit, Këngë për Mujë Bylykbashin, Kënga për Filip Harambashin, Xhafer Aga e Sokoli i Mujes, Kënga për Kaçak Sherifin, Kënga e Kamer Loshit, Kënga për Ramë Halitin, Idiz Seferi ni komandar dhe përmbyllet me shënime biografike për autorin./2lonline/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi