Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulimi i planit te komplotit per shitjen e PTK (I)

Shko poshtë

Zbulimi i planit te komplotit per shitjen e PTK (I) Empty Zbulimi i planit te komplotit per shitjen e PTK (I)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 21, 2010 12:23 am

Zbulimi i planit te komplotit per shitjen e PTK

http://www.rrokum.tv/?page=1,22,1457

Tenderi në të cilin do të paguhen 550,000 EUR shtesë për ofrimin e këshillave strategjike është nxjerrë pas dyshimeve të Ministrisë se Telco AG është e afërt me Telekom Austria dhe me qëllim të ndaljes së aferave që shpërthyen në mediat në Kosovë. Këto deklarata janë bërë edhe nga Ministri Shala në media. Në ndërkohë këtë qëndrim Ministri Shala e ka riformuluar, duke e quajtur në bazë të “praktikave të mira ndërkombëtare” dhe me qëllim të përmbylljes me sukses të privatizimit të PTK-së.

Kompania Telco AG përgjigjet shkurt: Pyetni Ambasadën Amerikane! Ndërsa për Balkan Insight kompania Telco AG në pyetjen pse ka bërë lobim është përgjigjur: “për të mbrojtur ofertën e tyre nga kompanit Amerikane”. Por, pyetje tjetër që nuk është përgjigjur është: Pse keni përdor përsëri lobim në Gusht 2010 derisa nuk keni konkuruar për tenderin e këshilltarit stretegjikë?! Në pyetje të tilla apo ngjashme Telco AG dhe Ambasada Amerikane kanë përgjigje shkurt: Janë pyetje tendencioze dhe e dëmtojnë procesin e privatizimit të PTK-së! Qellimi I ketij dekonspiracioni nuk eshte te merremi me interesat ekonomike, vleren e shitjes etj., ngase ato nenkuptohen me vete ekzistimin e nje konspiracioni ne te cilin del se eshte punuar se paku 5 vite te plota duke mos perfshire vitet dhe tendencat e mehershme. Pavaresisht se ne SHBA lejohet ky biznes, te gjithe e dijm se ne Kosove Ligji i Prokurimit Publik dhe legjislacioni ne fuqi ndalojne cfaredolloj diskriminimi apo favorizimi te mundshem ne keto procese.

Nje orientim lidhur me materialet (Sqarime të rëndësishme)
1. Hetimet për projektin e Privatizimit të PTK-së janë zhvilluar përafersisht 1 vit gjatë së cilës kohë janë marrë prononcime zyrtare nga Telco AG, nga Ambasada Amerikane dhe nga Ministria e Financave, Gjykatat etj.. Është konfirmuar se me datën 09.09.2009 Ambasadori Christofer Dell ka mbajtur takim me përfaqësuesin e kompanisë Telco AG!

2. Tatjana Terzic është e martuar me Stefan Kucher. Zyrtarisht Tatjana përdor mbiemrin e martesës “Kucher”, derisa edhe pasaporta e saj është me mbiemrin “Terzic”. Ka punuar si Drejtoreshe ne Raiffeisen Invetsment per Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Kroaci dhe ka kontakte të afërta me fmailjarë të Liridon Mavriqit (këshilltar politik i ministrit Ahmet Shala) por qe pa ”bekimin” e tij procesi I privatizimit nuk levize. Ai e kontrollon per Ministrin tërë procesin e privatizimit.

3. Stefan Kucher, ka punuar në kompaninë ASP Consulting, kompani kjo që ka fituar tenderin për privatizimin e Rrjetit të Distribuimit të KEK-ut në vitin 2009 pasi qe anuluar dhënia e kontratës kompanisë çetnike EPIC. Pas anulimit të dyhershëm, duke e pa se eshte process korruptiv, IFC-ja ka marrë përsipër udhëheqjen e privatizimit të këtij tenderi. Stefan Kucher edhe tash “angazhohet” dhe “kujdeset” për kontaktin me kompanitë që kanë shprehur interesin për blerje të PTK-së, madje i viziton kompanit e “panjohura” dhe ju vendos kushte dhe cakton kritere të pjesëmarrjes se tyre.

4. Christian Mikosch nga Wolf Theiss AG njihet me Ahmet Shalen mbi 7 vite dhe që nga viti 2002-2003 ka këshilluar AKM-në dhe ka organizuar takime dhe prezantime të ndryshme. Wolf Theiss AG gjithashtu ka përgatitur legjislacionin e privatizimit për AKM-në, Ahmet Shala. Wolf Theiss AG e përfaqëson Telekom Austria në padin kundër Autoritetit Rregullativ të Kosovës ku kërkojnë mbi 80 milion euro. Padia është në Gjykatën Ekonomike në Prishtinë dhe e verifikuar.

5. Edmon Krliu (i lidhur ngushte me Ministrin Shala) ka qene partneri zyrtare i Telekom Austria ne perpjekjen e blerjes se licenses se dyte dhe fale kesaj afersie te tij ai sot gezon kredine per ndertimin e rrokaqiellit 40 katesh ne qender te Prishtines. Kredite i jane lehtesuar per faktin se Edmondi dhe klani tjeter i Telekom Austria I perfshire ne kete komplot kane afersite e tyre mes personave tjere te involvuar me Herbert Stepic, Drejtues i Raiffeisen International ku Tatjana Terzic ka punuar per regjionin e Ballkanit. Afersia e Edmondit dhe Shales me Enver Maliqin, aksionar ne operatorin mobile ne maqedoni “ONE” si dhe me aksione jot e drejtperdrejta ne IPKO jane pjesa udheheqese dhe menaxhuese e tere ketij konspiracioni i cili tashme veq ka argumentuar se perkrahet dhe ka perkrahjen edhe te niveleve me te larta te Qeverise se Kosoves.

6. Kompania Telco AG, Telco Global AG në Lichtenstein janë prone e Tibor Kartik, ndërsa Tibor Kartik ka qenë zyrtarisht punëtorë I Telekom Austria në Kosovë gjatë përpjekjes për ta blerë licensën e dytë të telefonisë mobile në Kosovë. Telekom Austria ka paguar mbi 200,000 Dollarë për lobim, por në atë kohë Telekom Slovenija (e cila ka lobuar në kompaninë Downey Mcgrath Group INC.) e pat fituar licensën dhe tani operon me IPKO.

7. Telco AG në KORRIK 2010 e ka ndrruar kompaninë lobuese nga The Rhoads Group tek kompania DEWEY SQUARE GROUP ku ka paguar 30,000 Dollarë për lobim shtesë. Balkan Insight ka hetuar këtë rast dhe artikullin mund ta gjeni në këtë adresë: http://www.balkaninsight.com/en/article/sale-of-ptk-enters-choppy-waters ku ka paraqit pak a shume dyshimet dhe parregullsit qe kane percjell dhe po percjellin privatizimin e PTK-se, deshtimin e kompanise Telco AG, lidhjet e tyre, aferat si dhe detaje tjera.

KOMPLOTI PËR ULJEN E VLERËS DHE BLERJEN E PTK-së
Ahmet Shala, si krytarë i Komisionit Ndërministror dhe si Autoritet Kontraktues i tenderit të privazitimit të PTK-së i ka hyrë një procesi të vështirë, por me vetdije të plotë si rezultat I kompromisit të humbjes së kontratës “DISCO”, të cilën e morri IFC të udhëheq. Përkundër faktit se gjatë Konferenca së Investitorëve është munduar të paraqitet si një sukses i kompanisë që po e udhëheq procesin e privatizimit të PTK-së dhe se gjithçka po shkon mbarë, faktet dhe zhvillimet praktike të procesit e dëshmojnë të kundërtën. Madje deri në atë masë saqë Ministri është obliguar ta zgjedhë edhe një kompani të dytë për “këshillimet strategjike” në tenderin e kontraktuar për kompaninë Telco AG. Jo për arsye që të merret një opinion I dytë, por, për të mbrojtur kinse veten dhe Ministrinë.

Kompania Hunton & Williams veçse është e kontraktuar për privatizimin e rrjetit të Distribuimit të KEK-së (DISCO) dhe tani edhe për privatizimin e PTK-së

Sipas të gjitha zhvillimeve dhe fakteve në dispozicion, dëshmohet se tenderi për privatizim të PTK-së nga kompania TelCo AG është një komplot i pastër pas së cilit qëndrojnë shema mafioze të zhvlerësimit dhe blerjes sa më të lirë të PTK-së per interesa te caktuara vendore dhe te huaja.

Pas hulumtimeve qe kane zgjatur afersisht 1 vit, del se kompania TelCo AG nuk ka aktivitet në Lichtenstein dhe kjo kompai i përfaqëson vetëm interesat e njerëzve të përfshirë në komplotin e planifikuar të cilëve u prinë Ahmet Shala (Ministri i Financave) dhe i cili mbështetet nga faktorë të huaj të fuqishëm në Kosovë. Si tentim për ta mbajtur procesin të gjallë dhe për të dalë nga rruga pa kthim që ka hyrë ministri, MEF ka nxjerrë tenderin e katert (ne emer te keshilltarit strategjik) me të cilën ka ftuar kompanitë të ofrojnë këshilla “strategjikë” dhe që do të ishte mbi kompaninë TelCo AG dhe partnerët tjerë. Kjo eshte vetem (kinse), sepse asnje kompani serioze ne bote nuk do te pranonte te ofronte sherbime te kushtezuara dhe per te cilat nuk eshte lidere. Heren e parë kjo tentativë ka dështuar pasi janë paraqitur vetëm 2 kompani, njëra e ftuar nga TelCo AG për të marrë pjesë, ndërsa tenderi tjetë ka qenë i hapur deri më 27 korrik 2010, për të katërtën herë. Kompania Telco AG ka marrë mbi një milion euro për tenderin e parë dhe për këshilltarin “strategjikë” do të paguhen edhe gjysmë milioni tjera.
TelCo AG ka paguar mbi 205,000 Dollarë për të lobuar nga Amerika në Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe Ambasadori Dell, përmes ish punonjësit të tij Shawn Sullivan, nuk ka hezituar fare ta takoj përfaqësuesin e Telco AG, Tibor Kartik me datën 09.09.2010.

Me lobimin dhe përkrahjen që është bërë nga Amerika, akterët i kanë dhënë fuqi ministrit Shala dhe kompanisë TelCo AG ti realizojnë planet e tyre të papenguar.

Ndër planet primare është ulja e vlerës së PTK-së dhe (para)ndalimi i të gjitha investimeve strategjike dhe jetike për rritjen e vlerës së PTK-së. Të gjitha këto po ndodhin duke shfrytëzuar “sugjerimet” dhe “rekomandimet” e kompanisë TelCo AG nga Ahmet Shala dhe duke i përdorur ato si arsye të kërkesave të tij të cilat me apo pa përfshirjen e Komisionit Ndërministror dhe të Njësisë së Implementimit të Projektit gjejnë përkrahje të menjëhershme. Faktet në dispozicion e dëshmojnë këtë gjë si dhe involvimin direkt në proces të faktorëve ndërkombëtarë.

Po të lexohet Strategjia e Privatizimit të PTK-së, është aq kontradiktore, e pakuptimtë, jo konkrete dhe aq absurde saqë edhe një amaterë do ta hudhte në baltë, e lëre më ta analizoj. Strategjia në fjalë as që I përmban shifrat konkrete të gjendjes së PTK-së, nuk paraqet asnjë alternative të vetme të investimeve dhe për secilin projekt të PTK-së, shkon aq larg sa që edhe i quan “të pavërteta” (faqe 46, pika 7.3.3).

Në tenderin të cilin është duke e përgatitur kompania TelCo AG, kompanit ndërkombëtare dhe të njohura për kryerjen e këtyre shërbimeve të transaksioneve kanë qëndruar larg dhe nuk kanë marrë pjesë fare në oferta dhe as nuk kanë sjellë investitorë të interesuar të mundshëm. Kjo është dëshmuar edhe pasi Cable & Wireles ësthë tërhequr, Turkcell është tërhequr dhe asnjë nga kompani të mëdha (Orange, Vodafone etj.) nuk kanë marrë pjesë. Telco AG ka dështuar edhe në Bullgari dhe tani edhe Kosovë në Konferencën e Investitorëve të PTK-së. Shumica nga pjesëmarrësit janë pjesëtarë të formave të ndryshme të interesave të caktuara brenda planit të komplotit. Tenderi tretë është anuluar për shkak se kompanitë ndërkombëtare e njohin kompaninë TelCo dhe nuk duan të jenë pjesëtare as pjesëmarrëse në një proces i cili publikisht shihet se është i montuar dhe nuk përfaqëson asnjë vlerë të një procesi transparent apo profesional.

Kompania Wolf Theiss dhe pronarët e TelCo AG janë nga Austria dhe janë të lidhur ngushtë me Telekom dhe Mobilkom Austria dhe me Raiffeisen të cilat udhëheqin tenderin. Pas një lobimi të fuqishëm që është bërë nga Amerika në Kosovë, për të cilën janë paraqitur argumentet në vijim, konzorciumi e ka fituar mbështetjen e amerikanëve dhe tani për çdo gjë drejtojnë tek Ambasada Amerikane, sikur vlerësimin ta bënte Ambasada dhe jo kompanit e kontraktuara.

Tibor Kartik dhe Walter Sturm, bashkëpronarë në Lichtenstein dhe në Austri në TelCo AT GmbH, tani në cilësinë e këshilltarëve të transaksionit të PTK-së, ndërsa Tanja Terzic/Kucher është edhe zyrtarisht Drejtore e projektit në TelCo AG në Kosovë, kurse Christian Mikosch udhëheq dhe menaxhuesi i faktorëve tjerë të niveleve të larta. Ai përkujdeset gjithashtu për përkrahjen e anëtarëve tjerë të konzorciumit dhe marrëveshjeve tjera të nevojshme, përfshirë edhe Bankat Raiffeisen në Austri dhe, Ambasadorin e Austrisë dhe përmes tij të faktorëve tjerë relevantë në dhe jashtë Kosovës.

Telco AG gjobitet me 100,000 euro në Itali

Sipas një hetimi nga Balkan Insight, kompania Telco AG është gjobitur në vitin 2009 me 100,000 euro për ofrim të shërbimeve jashtë standardeve dhe Ligjeve gjë që është drejtpërdrejtë në kun¨dershtim me të gjitha Ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe Evropë. Por kjo nuk pengon, ngase konzorciumi ka përkrahjen e Ambasadës amerikane në Kosovë.

I. Figurat dhe akterët në krye të komplotit

Përgjegjësia për dorëzimin e ofertës është udhëhequr nga Christian Mikosch nga kompania Wolf Theiss, e cila ka ofruar shërbime për AKM-në në kohën e Ahmet Shalës dhe njihen që nga atëherë. Lidhjet e afërta me Ahmet Shala e kanë siguruar terrenin dhe kanë organizuar planin për privatizimin e PTK-së. Tatjana Terzic, drejtore e Projektit për këshillimin e transaksionit të PTK-së, drejtoreshë e deridjeshme në Raiffeisen Investment AG për Serbi, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci. Tatjana Terzic e ka dorëzuar personalisht ofertën e parë në Prishtinë (shih procesverbalin e hapjes) dhe ajo ka shoqëri të ngushtë me njerëz të Ahmet Shalës të cilët i ka përfshirë në kompaninë TelCo AG. Këshillëtari personal i Ahmet Shalës, Liridon Mavriqi i cili ka punuar për ministrin që nga koha e AKM, me vëllaun e tij në Austri janë ndër njerëzit e besueshëm që përdoren dhe kujdesen për suksesin e komplotit. Në cilësinë e Mobilkom Austria, Tibor Kartik ka kombinuar faktorët e ndryshëm dhe të duhur për krijimin e këtij konzorciumi dhe ka siguruar mbështetjen e faktorëve relevantë vendorë, ndërkombëtarë dhe të niveleve tjera.
Tibor Kartik dhe Walter Sturm janë bashkëpronarë në Austri në kompaninë TelCo AT GmbH (e cila tashmë është në likuidim), tani në cilësinë e këshilltarëve të transaksionit të PTK-së, ndërsa Tatjana Terzic/Kucher është edhe zyrtarisht Drejtore e projektit në TelCo AG në Kosovë, kurse Christian Mikosch udhëheq dhe i kontrollon faktorët tjerë të niveleve të larta, përfshirë edhe Bankat dhe faktorët diplomatikë.
Megjithëfaktin se është bashkëpronarë në Austri dhe në Lichtenstein me një zyrtarë të tyre, në deklarata për media, Walter Sturm e ka mohuar kategorikisht çfarëdo afërsie me Grupin Telekom Austria. Selia e kompanisë TelCo AG me atë të Mobilkom Lichtenstein AG që është 100% pronë e Telekom Austria dëshmohen se selia e Telco AG gjindet pikërisht në adresën e Mobilkom Lichtenstein, në të cilën Walter Sturm është bashkëpronarë!

TelCo AG dhe TelCo Global AG në Lichtenstein dhe TelCO AT GmbH në Austri janë pronë e Tibor Kartik dhe Walter Sturm. Në njërën kompani Tibor Kartik është fshirë nga regjistri vetëm pak ditë para dorëzimit të ofertës në Prishtinë, ndërsa në kompaninë tanimë në likuidim është fshirë më 08.04.2010, data kur edhe zyrtarisht ka falimentuar kompania Telco Global AG në të cilën Tibor Kartik është pronarë. Walter Sturm është Drejtues i Telco AT GmbH (ku Tibor Kartik është pronarë) në Austri dhe TelCo AG në Lichtenstein. Ndërs, TelCo AG është themeluar më 20.01.2006 me Statutet e nënshkruara nga “themeluesit” Jürgen Zech dhe Dr. Manfred Schnetzer, gjë që bënë të pamundur posedimin e referencave me miliarda euro.

II. Bashkëshorti i Tatjana Terzic – Kucher, fiton tenderin për këshilltar i transaksionit në MEF për “DISCO” të KEK-ut

Pas anulimit të tenderit të parë të dhënë kompanisë çetnike “EPIC”, me rishpalljen e tenderit kompania EPIC ka riorganizuar strukturën dhe metodologjinë e pjesëmarrjes në tender, kur dhe ka dorëzuar ofertën me ASP Consulting e cila është shpallur fituese.

Siç edhe është dëshmuar se Tatjana Terzic është bashkëpunëtore e një komploti të organizuar dhe misionare e interesave Serbomëdha ajo ka organizuar dhe koordinuar përmes lidhjeve të tyre me Ministrin Shala që anulimi të përsëritet dhe kontrata ti jepet ASP Consulting. Në këtë pjesëmarrje kanë ekzistuar edhe 2 kompani tjera që kanë marrë pjesë, të cilat kanë shërbyer si “pluhur syve” dhe me qëllim të shmangies së dyshimeve duke marrë pjesë përsëri me EPIC, por me marrëveshje se tenderi do ti jepet kompanisë ASP Consulting, me të cilën është bërë marrëveshja mes bashkëshortit të Tatjanes, Stefan Kucher, i cili në ASP Consulting ka shërbyer prej muajit Prill 2007 deri me Janar 2009 në këtë kompani si Drejtor i Zhvillimit të Strategjisë (Director Strategy Deployment) në ASP. Consulting GmbH.


Pas skandalit që u bë publik me tenderin “DISCO” dhe pas deshtimit te perseritur te tenderimit, Banka Boterore perms IFC-se ka marre persiper udheheqjen e ketij projekti dhe si rezultat Ministri Shala kane hyre ne marreveshje te kompromisit per PTK-ne. Tatjana Terzic dhe Stefan Kucher janë bashkë-menaxherë të kompanisë Advance Consult në Vjenë të Austrisë. Stefan Kucher është pronarë i regjistruar në adresën www.advance.consult.at e cila shërben si faqe e tyre zyrtare e kompanisë së tyre të bashkëthemeluar dhe që e udhëheqin bashkërisht. Prova nr.

Stefan Kucher (bashkëshorti i Tatjana Terzic -Kucher) i punësuar si Strategy Development Manager në ASP Consulting e cila ka fituar tenderin për DISCO në MEF është skandali tjetër i dhënies së kontratës për Këshilltarë të transakcionit të privatizimit të Rrejtit të Distribucionit të KEK-ut.

III. Plani i eliminimit të konkurrencës për tender dhe Ahmet Shala
Udhëheqësit e konzorciumit, duke e ditur se do të ballafaqohen me një konkurrencë të ashpër dhe ndaj të cilës nuk kanë shanse reale për ta fituar tenderin, kanë siguruar ta forcojnë pozicionin e tyre.
Në garën e parë të tenderit për ofrimin e Shërbimeve Këshilluese të Transaksionit për Strukturim dhe Ekzekutim të Privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovë (PTK) kanë marrë pjesë 7 konzorciume të fuqishme dhe të njohura të cilat kanë jo më pak se me qindar referenca të tilla apo në vlerë të transaksioneve disa miliardëshe. Pas anulimit të herës së parë, që nuk është dhënë asnjëherë arsya e anulimit, në raundin e dytë të dorëzimit të ofertave kanë marrë pjesë 9 konzorciume të ndryshme, gjithashtu kompani me referenca shumë më të fuqishme dhe profesionale se sa konzorciumi aktual i TelCo AG nga Lichtenstein, Wolf Theiss nga Austria, TPA Horwath nga Kroacia dhe PRTM nga Amerika. Komisioni i vlerësimit të tenderëve është përbërë nga anëtarë të besueshëm të Ministrit Shala dhe nëse është kërkuar është kujdesur edhe personalisht që fitues të del konzorciumi TelCo AG. Informacionet e bazuara e vërtetojnë se gjatë procesit të vlerësimit të ofertave Ahmet Shala ka pasur në mënyrë të rregullt personat dhe këshilltarëte afërm dhe të besueshëm për të nxjerrë fitues kompaninë TelCo AG. Po të njëjtin njerëz të identifikuar janë pjesë e drejtpërdrejtë e komplotit.

IV. Lobimi në Ambasadën amerikane në Kosovë dhe sigurimi i përkrahjes së faktorëve relevantë ndërkombëtarë
Udhëheqësit e konzorciumit duke qenë të vetdijshëm se janë të pafuqishëm profesionalisht dhe duke ditur paraprakisht se faktori ndërkombëtarë në Kosovë mund ti paraqitet si pengesë profesionale, kompania TelCo AG ka marrë sugjerim që të lobon për ta fituar mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë dhe me këtë gjest, ata do t’i eliminojnë pengesat gjatë rrugëtimit të tyre të realizimit të planit. Ambasada Amerikane ka qenë aktivisht e përkushtuar në dhënien në koncesion të Aeroportit të Prishtinës, madje duke nxjerrë edhe një deklaratë nga Ambasada Amerikane në Kosovë (linku i deklaratës së plotë nga Ch. Dell). Kurse tani në procesin e PTK-së ka heshtur, sepse ka gjurmë që s’mund të zhduken.

Me këtë lobim të angazhuar nga kompania, janë siguruar edhe figurat vendore si dhe ajo e udhëheqësit të planit se do ta ketë përkrahjen e fuqishme dhe publike në raste të nevojshme dhe nuk i është frikësuar asnjë pengese. Faktet në dispozicion e argumentojnë se lobimi dhe plani iI komplotit është është ideuar që nga viti 2006, kur Mobilkom Austria e cila ka shfrytëzuar të njëjtën kompani THE RHOADS GROUP për blerjen e licensës së dytë të telefonisë mobile në Kosovë.

Në këtë mënyrë është eliminuar rreziku nga ndërhyrjet apo kundërshtimet evnetuale të faktorëve relevantë ndërkombëtarë dhe nga ato të Bankës Botërore, USAID, komisionit Ndërministror të cilën e kryeson vetë Ahmet Shala dhe nga kompania e huaj këshilluese dhe udhëzuese e MEF-it dhe Qeverisë për reforma ekonomike dhe përmbushje të standardeve evropiane. Kompania USAID ka të angazhuar kompaninë BearingPoint e cila është pronare e Infonova nga Austria e afërt me Telekom Austria. Për këtë kompani ekzistojnë prova që e dëshmojnë involvimin e saj përmes konpanisë TelCo AG dhe rekomandimet e paqëndrueshme për qëllime përfitimesh personale. Madje Infonova përmes kompanisë Telco AG e cila ka rekomanduar Qeverinë ndalimin e projekteve, ka tentuar të përfiton për projekte të caktuara të cilat i kishte fituar padrejtësisht në vitin 2002-2003 dhe të cilat i kishte anuluar UNMIK në atë kohë. Në këtë mënyrë edhe Ministri Shala e ka më të lehtë arsyetimin për të marrë përkrahjen e faktorëve tjerërelevantë dhe për ta relizuar planin e shitjes së PTK-së.

V. Telco ka paguar 105,000 USD për lobim në Ambasadën Amerikane në Kosovë

Sipas bazës së të dhënave të regjistrit zyrtarë të Senatit Amerikanë, kompania Telco AG ka lobuar në 4 raporte të ndara duke paguar kështu 105,000 dollarë amerikanë për të njëjtin subjekt.


Lobimi i parë i datës 02.07.2009 dhe në bazë të raportit të Shtëpisë (House ID) 31773 dhe të Senatit (Senate ID) 6644 me kërkesë të datës efektive 11.06.2009. Kompania “The Rhoads Group”, e reprezentuar nga Barry Rhoads (Drejtori ekzekutiv) është autorizuar për “marrëdhënie qeveritare” dhe marrëdhënie me jashtë (Foreign Relations) të loboj për kompaninë TelCo AG me adresë në Vorarlbergerstrasse 7, Schaanwald FL-9486 (LIE) për shërbimet “Telecommunications Consulting”, duke specifikuar natyrën e lobimit për “Iniciativa e privatizimit në Republikën e Kosovës”.

Lobuesit e angazhuar janë Kevin Binger dhe Shawn Sullivan. Ky i fundit është njeri i afërt me Ch. Dell dhe që nga viti 1999 aktiv në Kosovë dhe ndërmjetësues mes transformimit të UÇK-së, në atë kohë të drejtuar nga Kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi. Shawn Sullivan dhe Ch. Dell kanë punuar bashkë edhe në Ambasadën Amerikane në Angolë, kur Ambasador ishte Ch. Dell dhe shef i Departamentit Commercial në Ambasadë ishte Shawn Sullivan.

Kujdes: Oferta e parë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës është dorëzuar me datën 22.06.2009, ndërsa raporti i parë i lobimit është është bërë me 17.07.2009. Për të qenë në hap me afatet ligjore, është bërë anulimi i parë i tenderit, ndërsa oferta e dytë është dorëzuar më 15.09.2009, kurse lobim i dytë sipas raportit të lobimit është bërë me datën 19.10.2009, para shpalljes së fituesit.

Pas presioneve mediatike në Kosovë lidhur me kompaninë Telco AG se ajo ësthë fictive dhe pas publikimeve të ndryshme se pas kësaj kompanie qëndron Telekom Austria, kjo kompani ka paguar edhe njëherë kompaninë e lobimit me datën 19.01.2010 për të forcuar lobimin në Ambasadën Amerikane në Kosovë.

Raportet e lobimit janë regjistruar me numrin e identifikimit (House ID#317730226) dhe numrin e identifikimit të senatit (Senate ID#6644-1003768) dhe lobimi i parë është paguar 15,000.00 USD, në të cilën është specifikuar saktë natyra e lobimit për privatizimin e PTK-së.
Në pikën 16 të raportit është caktuar natyra e lobimit për “Privatization Initiatives in the Repbulic of Kosovo”, ndërsa në raportin e parë dhe të dytë në pikën 17 adresa për lobim është shënuar “Agjencia Federale dhe e Kongresit” për lobim në “State – Departamentin e Shtetit (DOS), U.S. House of Representatives”.

Lobimi i dytë: Në raportin e dytë të lobimit është specifikuar saktë subjekti dhe adresa ku duhet lobuar, e cila sipas evidencave dhe shënimeve të Departamentit të Shtetit është në Ambasadën Amerikane në Kosovë në Departamentin Komercial.

Pika 17 e raportit e ka të specifikuar adresën e lobimit në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë reprezentuese të Shteteve të Bashkuara në Departamentin Komercial (State – Dept of (DOC), U.S. HOUSE OF REPRESENTATIVES, Commerce – Dept of (DOC), që në këtë rast Departamenti i Shtetit është Ambasada Amerikane në Kosovë, gjegjësisht Departamenti Ekonimik dhe komercial.

Në raportin e dytë dhe të tretë të lobimit janë paguar nga 30,000 USD, apo gjithsejt në dy raportit i bie 60,000 USD, kurse përfshirë edhe raportin e parë të lobimit janë gjithsej 75,000 USD.

Lobimi I tretë: përmes komapnisë tjetër lobuese me datën 06.08.2010 pasi duke e parë rrezikun serioz dhe duke e parandje se përzgjedhja e kompanisë të shërbimeve “strategjike”, me qëllim të përforëcimit të pozicionit, në raportin e lobimit të datës 06.08.2010, kompania Telco AG ka zgjedhur një kompani tjetër lobuese për ta quar përpara procesin e privatizimit, ngase pikërisht në këtë kohë Ministria e Financave ka shpallur tenderin për “këshilltarë strategjikë” për të njëjtin process të PTK-së.

Kjo duket se e ka shtyer kompaninë e falimentuar Telco AG për t’i bërë më shumë presion Qeverisë dhe ka zgjedhur Jason Eberstein nga kompania Dewey Square Group në Washington për lobim në Kosovë duke paguar 30,000 USD tjerë.

Raportet e lobimit janë regjistruar me numrin e identifikimit (House ID#322240031) dhe numrin e identifikimit të senatit (Senate ID#12185-1004898) specifikohet natyra e lobimit “Privatization initiatives in Republic of Kosovo; other privatization opportunities for advisory services.” për Departamentin Comercial në Ambasadën Amerikane në Kosovë.


VI. Kush janë dy personat kyç që kanë lobuar për kompaninë TelCo AG dhe cilat janë lidhjet e tyre me Ambasadorin Dell në Kosovë?

Kompania lobuese The Rhoads Group ka shërbyer edhe më herët si lobuese në Kosovë për kompaninë “Mobilkom Austria”, që sipas fakteve del se pronare e vërtetë e kompanisë Telco AG është Telekom Austria.

Lobimi për Telefoninë mobile, ndërsa për kompaninë PRTM Management Consultants (pjesë e konzorciumit për privatizim të PTK-së), kjo kompani lobuese ka lobuar që në vitin 2006 dhe 2007. Në këtë kohë, sipas raporteve të lobimit del se Mobilkom Austria ka shfrytëzuar këtë kompani për lobim në blerjen e licencës së dytë të telefonisë mobile.

Raportet e lobimit No. 6644-3363 i datës 13.12.2006, Numër 6644-3390 i datës 12.02.2007, Numër 6644-3390 i datës 08.08.2007 dhe raporti i regjistrimit me numër 6644-3387 i datës 12.01.2007. Lobimi më i fuqishëm në atë kohë duket të ketë qenë i Telekom Slovenije, e cila në raportin e regjistrimit të datës efektive 01.01.2007 me House ID-No. 31805 dhe me Senate ID-No. 12573 e ka angazhuar kompaninë Downey McGrath Group Inc, në të cilën është angazhuar Sloan Rappoport me subjektin “Granting of mobile telephone licenses”. Ndërsa në raportin e lobimit me Numër 12573-1837 të datës 29.07.2007 është specifikuar “Kosovo Mobile License Contract international procurement for telecommunication services”.

Pas përzgjedhjes së kompanisë për këshillimin strategjikë në privatizimin e PTK-së, me datën efektive 08.06.2010 me numër të raportit HOUSE ID 32224 dhe SENATE ID 12185 kompania Telco AG ka zgjedhur kompaninë tjetër të lobimit DEWEY SQUARE GROUP për të lobuar përsëri në Ambasadën Amerikane në Kosovë. Kjo ka ardhur si rezultat i shpërthimit të aferave të ndryshme për kompaninë Telco AG dhe Ministrin Shala nëpër mediat në Kosovë dhe pasi privatizimi u gjend në prag të ndërprerjes.

I gjithë organizimi i lobimit është ideuar nga Telekom Austria Group dhe Mobilkom Austria të cilët e kanë shfrytëzuar eksperiencën e tyre të mëhershme për të bërë biznes në Kosovë dhe përmes PRTM kanë drejtuar kompaninë Telco AG në lobim..

Kësaj radhe kanë bërë përdorim të një personi me autoretitet dhe eksperiencë të gjatë dhe thellë të personalitetit Shawn Sullivan, i cili në dhe për Kosovën ka shërbyer me vite të tëra në pozita të ndryshme, madje edhe negociatat e transformimit të UÇK-së bashkë me Ch. DELL.
Fillimisht, Mobilkom Austria ka lobuar në kompaninë The Rhoads Group për licensën e operatorit të dytë në Kosovë, duke e autorizuar këtë kompani e cila ka angazhuar edhe Kevin Binger, Hitt Lucas, Pyle Tom dhe Rhoads Narry. Sipas raporteve të Lobimit del se Mobilkom Austria ka paguar afër 200,000.00 Dollarë për lobimin e tyre në Autoritetet Amerikane në Kosovë.

1. Shawn Sullivan me pozitën “Special Legis. Assistant-U.S. Department of Defense”, dhe

2. Kevin Binger me pozitën “Staff Director, House Gov’t Reform Committee”

Kush është Shawn Sullivan?
Aktualisht është zv. President në kompaninë lobuese “Rasky Baerlein Strategic Communications Inc (klikoni mbi këtë link për CV-në e plotë të Sh. Sullivan).


Në të kaluarën ka mbajtur poste të ndryshme të Qeverisë Amerikane, Asistent Special Legjislativë në Departamentin e Mbrojtjes prej 2005 deri 2006, në Agjencinë Qeveritare për Mbrojtje dhe Hapësirë ajrore, në Poloni në kuadër të NATO prej vitit 1999 deri në vitin 2001 dhe së fundi angazhimi i tij Qeveritarë ka qenë prej vitit 2001 deri në vitin 2003 në Ambasadën Amerikane për çështje Politike dhe Ekonomike në Departamentin Ekonomik dhe Komercial në Angola, i cili ka shërbyer për Ambasadorin aktual Amerikanë në Kosovë, Christpher William Dell kur ka qenë Ambasadori në Angolë prej vitit 2001 deri në korrik 2004.

Në biografinë e tij Shawn Sullivan ka përshkruar saktësisht edhe përvojën që të e lidh me Kosovën dhe që e bënë ta njoh mentalitetin e Kosovës. Në vitin 2001 Shawn Sullivan është zgjedhur si këshilltarë i Komandantit Gjeneral të NATO në Kosovë dhe reprezentues personal i Sekretarit Gjeneral të NATO në Serbi. Shawn Sullivan ka luajtur një rrol udhëheqës në ndërmjetësimin e tij mes Autoriteteve të Qeverisë së Serbisë dhe Kryengritësve guerilë të Kosovës. Para zgjedhjes së tij në NATO, Shawn Sullivan ka shërbyer si këshilltarë politikë për katër Gjeneralë komandues Amerikanë në Kosovë. Christopher Dell kanë qenë aktiv në Kosovë edhe gjatë vitit 1999-2001, ku edhe ësht¨endër personat më me influencë në Qeverinë e Kosovës, veçanërisht pasi ka qenë “negociator” me Shawn Sullivan mes Serbisë dhe Kryengritësve të UÇK-së.

Në çështjen e lobimit të kompanisë TelCo AG, përpos Shawn Sullivan ka qenë i autorizuar edhe Kevin Binger, i cili më herët ka kryer shërbime lobuese për Mobilkom Austria dhe për PRTM, të dyjat për tenderët e lidhur me PTK-në dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave në Kosovë.
Në bazë të këtyre fakteve del se Shawn Sullivan me vetëdije të plotë e ka shfrytëzuar pozicionin e tij të lidhur me Kosovë dhe ka ndikuar në ofrimin e përkrahjes ndaj kompanisë TelCo AG, e cila sipas të gjitha referencave dhe fakteve del se është kompani fiktive e themeluar për qëllime të Mobilkom Austria.

Se a është shfrytëzuar lidhja e Shawn Sullivan me Ch. Dell dhe Kryeministrin e Kosovës apo është vepruar me vetëdije, mbetet të shihet në rast të publikimit të këtyre materialeve.


2. Kevin Binger (aktualisht Zëvendëspresident në The Rhoads Group)
ka lobuar edhe më herët në Ambasadën Amerikane në Kosovë për kompaninë Mobilkom Austria (pronare e Mobilkom Lichtenstein) dhe punëdhënës i Tibor Kartik) dhe për PRTM Management Consultants (kjo e është anëtare e konzorciumit në tenderin për Këshilltarë të Transaksionit për privatizimin e PTK-së) bashkë me Wolf Theiss dhe TelCo AG.

Në vitin 2006 dhe 2007, Kevin Binger ka lobuar për Mobilkom Austria me subjektin për “Seeking support for an application to provide mobile telephone service in Kosovo”, në përgjegjësi të kompanisë The Rhoads Group, në të cilën në pikën 19 ku përshkruhen interesat dhe specifikimi i natyrës së lobimit, thuhet “MobilKom Austria is a corporation domiciled in Austria. They are teamed with an American company to pursue the mobile phone contract in Kosovo.”

Në çështjen e lobimit të Mobilkom Austria kanë qenë të angazhuar Binger Kevin, Miller Susann, Pyle Thomas, Rhoads Barry dhe Hitt Lucas. Për lobimin në fjalë, Mobilkom Austria ka tentuar ta fiton licensën për operatorë të dytë të telefonisë mobile në Kosovë, e cila njëkohësisht ka qenë e përfaqësuar nga Tibor Kartik, tani këshiltlarë i transkaksionit për PTK-në.
Pas humbjes së tenderit, Mobilkom Austria e ka paditur Qeverinë e Kosovës e cila përfaqësohet nga Wolf Theiss AG, ndërsa kjo kompani tani është anëtare e konzorciumit dhe i ofron Qeverisë së Kosovës “shërbimet legale” në kntratën me Telco AG për privatizimin e Kosovës.

vijon...


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Thu Oct 21, 2010 12:29 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulimi i planit te komplotit per shitjen e PTK (I) Empty Zbulimi planit te komplotit per shitjen e PTK (II)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 21, 2010 12:28 am

Tenderi në të cilin do të paguhen 550,000 EUR shtesë për ofrimin e këshillave strategjike është nxjerrë pas dyshimeve të Ministrisë se Telco AG është e afërt me Telekom Austria dhe me qëllim të ndaljes së aferave që shpërthyen në mediat në Kosovë. Këto deklarata janë bërë edhe nga Ministri Shala në media. Në ndërkohë këtë qëndrim Ministri Shala e ka riformuluar, duke e quajtur në bazë të “praktikave të mira ndërkombëtare” dhe me qëllim të përmbylljes me sukses të privatizimit të PTK-së.



VII. Mobilkom Austria ka paguar afër 200,000 dollarë për “luftën e humbur” të tenderit në Kosovë te e njëjta kompani Lobuese
PRTM Management Consultants LLC është anëtare e konzorciumit të Telco AG për çështjet Ligjore, e cila në vitin 2005 dhe 2006 ka shfrytëzuar të njëjtën kompani të lobimit “The Rhoads Group”, në të cilën Kevin Binger ka lobuar me funksionin Staff Director, House Gov’t Reform Committee.

Sipas raporteve të lobimit në dispozicion, lobim i ka kushtuar Mobilkom Austria 160,000.00 USD, gjegjësisht për lobimin e parë të datës 12.07.2007 në raportin me numër të senatit 6644-3390 prej 20,000, raportin e dytë të lobimit të datës 12.01.2007 me numrin e senatit 6644-3387 (i cili është plotësuar me datën efektive 13.12.2006) në shumë prej 60,000.00 dollarë si dhe lobimi i tretë i datës 08.08.2007 me numër të senatit 6644-3390 në shumë prej 80,000.00 dollarë.

Sipas raporteve të siguruara, Mobilkom Austria ka lobuar për Telefoninë mobile në Kosovë në vitin 2006 dhe 2007. Sipas raporteve të lobimit subjekti i lobimit është bërë për “përkrahje për një aplikacion për të ofruar shërbime të telefonisë mobile në Kosovë, në të cilën në vazhdim është shkruar në pikën 19 se “Mobilkom Austria është me domicil në Austri. Ata janë në ekip me një kompani Amerikane për të ndjek kontratën e telfeonisë në Kosovë”. Lobimi është bërë tek e njëjta firmë, e cila sipas argumenteve ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me PRTM, e cila është në konzorcium në kontratën e kompaninë TelCo AG në Kosov, e cila është lidere e kontratës.

Si u përzgjedh kompania lobuese dhe kush i sugjeroi të zgjedhin The Rhoad Group për lobim?

Pasi kanë shërbyer në Kosovë edhe në vitet 1999 deri 2001 dhe duke qenë të afërt me Qeverinë aktuale, Christopher Dell në nivel të Ambasadorit Amerikanë dhe Shawn Sullivan, shokë i Ambasadorit dhe njohës i figurave të luftës së fundit në Kosovë, janë angazhuar dhe kanë siguruar lobimin e duhur për ta mbështetur kompaninë TelCo AG si lidere të kontratës për privazitimin e PTK-së.

Bashkëpunimi mes Mobilkom Austria dhe PRTM ekziston në drejtime të ndryshme, pasi PRTM ka qenë aktive në lobimin në adresën e duhur në Kosovë. Bazë fakteve në dispozicion dhe bazë zhvillimeve të proceseve mund të konkludojmë se “backgroundi” që vazhdon të qëndron në hije për blerjen e PTK-së dhe nga të afërmit e Dellit i ka mësuar adresën kompanisë Telco AG për lobim dhe natyrisht mënyrën se si mund ta fiton këtë tender.

Prandaj konzorciumin Telco AG, Wolf Theiss AG dhe PRTM e ka mbështetur me lobimin e tij të fuqishëm Shawn Sullivan tek i afërmi i tij Christopher Dell, Ambasador i USA në Kosovë, duke qenë të njohur dhe afërt me figurat Qeveritare nga viti 1999 dhe gjatë kohës më kritike të transformimit të guerilës.

Faktet:
23_2_Lobbying_registration_MbilkomAustria_01.pdf
23_2_Lobbying_registration2007_MbilkomAustria_03.pdf
23_2_Lobbying_report_MbilkomAustria_02.pdf
23_2_Lobbying_report2007_MbilkomAustria_05.pdf


VIII. Ndalimi dhe bllokimi i projektevedhe investimeve me qëllim të uljensë vlerës

Faktet në dispozicioin e zbulojnë elementin më të rëndësishëm të transaksionit. Uljen e vlerës dhe blerja sa më e lirë e PTK-së. Duke qenë si kompani këshilluese e transaksionit, TelCo AG ka shfrytëzuar fuqinë e saj dhe ka rekomanduar ndalimin e çdo investimi tjetër në PTK.

Me qëllim që gjatë vlerësimit të vlerës së PTK-së të ulet ndjeshëm vlera e saj, kompania ka rekomanduar dhe sugjeruar ndalimin e projekteve domethënë për PTK-në, të cilat i uin vlerën, lejojnë vjetërsimin e teknologjisë dhe qojnë deri tek “stagnimi”i saj dhe në paralele dhe me një ritëm të shpejtë amortizimi i PTK-së arrihet brenda pak muajve. Qëllimi i konzorciumit është pikërisht këtu, ngase në këtë mënyrë ata arrijnë në fazën e tretë të projektit e cila është caktimi i vlerës së PTK-së.

Në marrëveshje me Ahmet Shalën dhe duke shfrytëzuar rekomandimet e TelCo dhe duke e pasur mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë, janë ndaluar të gjitha projektet kapitale të PTK-së. Madje faktorët ndërkombëtarë janë kujdesur edhe personalisht në momente të caktuara.

Ndër projektet kapitale që kishte PTKështë ai i Ifrastrukturëssë Fijeve Optike për shkolla i cili do ti siguronte PTK-së mbi 1200 lidhje të drejtpërdrejta në shkolla dhe do ta rrite kështu vlerën e saj me qindra miliona.

Dokumentet në dispozicion i dëshmojnë rekomandimet dhe urdhëresat qëllimkëqija të Ministrit Ahmet Shala për ndalimin e projekteve të rëndësishme të PTK-së të cilat janë pjesë e planifikuar e komplotit të cilat janë mbështetur plotësisht nga faktorët e përkohshëm ndërkombëtarë në Kosovë.

IX. Rekomandimet qëllimkëqija për ndalim të projekteve të kompanisë TelCo AG

Në koordinim me Telekkom Austria e cila është prapavija e konzorciumit dhe sipas “rekomandimeve” të kompanisë konsulente, Ahmet Shala ka nxjerrë udhëzime dhe rekomandime në emër të kompanisë TelCo AG, të cilat ndjeshëm ja ulin vlerën PTK-së dhe shkojnë direkt në dëm të Qeverisë dhe rrezikojnë humbje të qindra miliona eurove dhe si rezultat uljen drastike të vlerës së PTK-së dhe largimin e investitorëve të interesuar dhe seriozë.
Megjithëkëtë konzorciumi nuk është mjaftuar vetëm me kaq dhe Komisioni Ndërministror i kryesuar nga Ahmet Shala përmes rekomandive dhe sugjerimeve të kompanisë TelCo ka nxjerrë një rekomandim tjetër të përkrahur nga faktorët relevantë për të rekomanduar edhe mosdhënien e licencës për operatorin e tretë të telefonisë mobile në Kosovë për 5 vitet e ardhshme dhe që është plotësisht e kundërligjshme.
Tani del se po realizohet plotësisht komploti, i cili në njërën anë nga kompania këshilluese e transaksionit e ulë ndjeshëm vlerën e PTK-së me ndalimin e investimeve jetike PTK-së , në anën tjetër nxjerrë rekomandime qëllimkëqija dhe në anën tjetër e siguron pozicionin e saj të “monopolit” edhe për 5 vitet e ardhshme.
Nga burimet tona të konfirmuara, parashihet që në momentin e caktuar konzorciumi do ta nxjerrë një arsyetim tjetër me të cilin do të njofton Qeverinë, me keqardhje, se vlera e PTK-së nuk mund të jetë më e madhe, pasi PTK veq ka stagnuar dhe vlera e saj ka rënë ndjeshëm dhe se duke operuar me frekuenca të vjetruara, duke mos pasur investime në 6-9 muajt e fundit, duke mos pasur mundësi të shfrytëzimit të projekteve të fundit në PTK të cilat janë investime që nuk mund të shfrytëzohet dhe se ju mungon pjesa tjetër e infrastrukturës dhe me këtë rast ato nuk posedojnë vlerë të theksuar. Ndaj dhe vlera e PTK-së planifikohettë sillet nga 350 deri 500 milion Euro përfshirë të gjitha njësit e PTK”.
Për më shumë, nuk përjashtohet mundësia që me rekomandime dhe udhëzime të tilla, kompania TelCo AG të ndalon apo ndërpren edhe kontrata të nënshkruara dhe të hap kështu procese gjyqësore edhe jashtë vendit. Megjithatë TelCo AG ka sugjeruar dhe rekomanduar të cilat Ahmet Shala i ka ktheyer apo interpretuar me qëllim të caktuar në udhëzime apo vendime.
Ekspertë të Telekomunikacionit dhe këshilltarë të transaksioneve të tilla që kanë realizuar hiq më pak se transaksione në vlerë prej mbi 10 miliardë Euro dhe që që njohin hollësisht pozicionin dhe tregun e Kosovës dhe të PTK-së konfirmojnë se vlera reale e PTK-së me pozicionin e saj aktual dhe numrin e konsumatorëve mund të sillet pa asnjë vështirësi mbi 800 milion Euro. Po tu relaizonin projektet e ndaluara PTK-ja do të kishte vlerë mbi 1 miliard Euro dhe nëse për 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë operatorë të tretë në Kosovë, atëherë vlera e PTK-së mund tu sillte edhe rreth 1.5 miliard Euro, natyrisht jo me 100% të aksioneve.
Se kompania lidere e konzorciumit është duke e ndjekur pikërisht këtë komplot e ka vërtetuar edhe mënyra e organizimit të Konferencës së Investitorëve, në të cilën kryesisht kanë marrë pjesë kompani të lidhura direkt apo indirekt me liderin dhe anëtarët tjerë të konzorciumit.
X. Selia e TelCo AG bartet në selinë e Mobilkom (Lichtenstein) AG

FillimishtTibor Kartik si pronari i kompanisë TelCo AG me numër të biznesit FL-0002.174.308-2 e regjistruar më 23.01.2006 nga Tireva Revisions AG dhe me c/o adresë në TERRA SANA TREUHAND UND
VERWALTUNG AG në Voralbergerstrasse 7 në Schaanwald të Lichtensteinit. Jürgen Zech është regjistruar si pronarë i komapnisë i cili është kujdesur që adresa e kompanisë të jetë funksionale dhe t’i bënë ndryshimet e duhura administrative në organet përkatëse në Lichtenstein.
Duke qenë zyrtarë i Mobilkom Austria, pronë e së cilës Mobilkom Lichtenstein Tibor Kartik ka bartur selinë e TelCo AG më 03.08.2006 në adresën e selisë së MOBILKOM (Lichtenstein) AG, në Äulestrasse 20 në 9460 Vaduz të Lichtensteinit. Selia në këtë adresë ka qëndruar deri më datën 08.05.2007 apo kur është dorëzuar oferta e humbur për Licensën e dytë të operatorit mobilë në Kosovë bashkë me Grupin e Telekom Austria AG dhe me Mobilkom Austria.

XI. Këshilltarët nga TelCo AG, janë bashkëpronarë të kompanive të falimentuara
Faktet në dispozicion të nxjerra nga Zyra e Regjistrimit të bizneseve në Lichtenstein edëshmojnë se këshilltarët e transaksionit janë pjesë direkte ose indirekte e Grupit Telekom Austria dhe se kompania TelCo AG nuk ka referenca të drejtpërdrejta për projekte të transaksioneve të tilla. Kapitali themelues i kompanisë është 50,000 CHF, derisa kompania TelCo Global AG është në falimenetim që nga data 08.04.2010 pronë e së cilës është Tibor Kartik, shef i kompanisë këshilltare të transaksionit të PTK-së.

Kompania TelCo AG me numër të biznesit FL-0002.174.308-2 është themeluar më 25.01.2006 dhe 2 ditë më vonë është shtuar edhe pronari faktik Tibor Kartik si shtetas i Asutrisë me adresë në Vienë, si anëtarë i Bordit të Drejtorëve i kompanisë TelCo AG, me të drejtë të nënshkrimit të vetëm i cili është fshirë nga regjistri me datën 10.06.2009 apo 12 ditë para dorëzimit të ofertës së parë për tenderin në MEF të cikën e ka dorëzuar Tatjana Terzic, Drejtore e projektit në TelCo AG.

Faktet në dispozicion e dëshmojnë se TelCo AG as në Statutet e kompanisë (të cilat janë në dispozicion) nuk ka të regjistruar anëtarë të Bordit të Drejtorëve dhe as aksionarë tjerë përpos Walter Sturm, gjithashtu Anëtarë i Bordit të Drejtorëve dhe Jürgen Zech nga kompania e kontabilitetit.

Walter Sturm është bashkëthemelues i kompanisë i cili ka qëndruar në kompani deri më 26.02.2009 dhe i njëjti është kthyer në cilësinë e anëtarit të Bordit Drejtues më datën 10.06.2009, kur është fshirë nga regjistri i kompanisë Tibor Kartik.
Më datën 08.08.2008 është regjistruar kompania TelCo Global AG me numër të biznesit FL-0002.296.847-1, me pronarëTibor kartik dhe Jürgen Hubert Zechme seli në rrugën Zollstrasse 23 në 9494 Schaan, selia e TelCo AG në Lichtenstein në të cilën Walter Sturm vazhdon të jetë pronarë, ndërsa Jürgen Zech merret me likuidimin e kompanisë. Kjo kompani me datën 21.09.2009, apo 6 ditë pas dorëzimit të ofertës së dytë ka ndryshuar adresën e selisë në Vorarlbergerstrasse 7 në Schaanwald, saktësisht ka bartur selinë në TelCo.


Më datën 27.11.2008 selia e TelCo AG ka ndërruar adresë përsëri dhe selia është bartur në Vorarlbergerstrasse 7 në 9486 Schaanwald, në të cilën më datën 21.09.2009 është bartur edhe selia e kompanisë TelCo Global AG nga e cila më datën 08.04.2010 është fshirë Tibor Kartik dhe në të njëjtën ditë kompanisë i është shpallur likuidimi. Procesi i likuidimit është regjistruar të udhëheqet nga bashkëthemeluesi i kompanisë, Jürgen Hubert Zech dhe kompania e tij e revizionit. Kompania e revizionit vazhdon të jetë edhe ajo aktuale e kompanisë TelCo AG.
Figurat kryesore të angazhuar në operativë dhe ekzekutim përbëhet janë, Tatjana Terzic/Kucher, drejtore e Projektit për Transaksionin e PTK-së në TelCo AG, Tibor Kartik, Këshilltarë i transkaksionit të PTK-së, bashkëpronarë i kompanisë TelCo AT GmbH në Austri me Walter Sturm i cili është drejtor i kompanisë TelCo AG në Lichtenstein.

Faktet:
Regjistri zyrtarë I Telco AG: c_24_TelCo AG.pdf
Regjistri zyrtarë I Telco Global AG: c_25_TelCo_Global_AG
Regjistri zyrtarë I Mobilkom Lichtenstein AG: c_26_Mobilkom_Lichtenstein_AG.pdf
Regjistri I Telco AT GmbH në Austri: c_27_TelcoATGmbH_Tibor_Kartik_pronari.jpeg

XII. TelCo AG dhe TelCo Global AG dhe TelCo AT GmbH janë të njëjta
Sipas arkivës së faqes zyrtare të kompanisë TelCo AG ajo asnjëherë nuk ka pasur një shërbim të ofruar për Transaction Advisory dhe as referenca të paraqitura. Shihet se kjo kompani nuk ka aktivitet në Lichtenstein dhe as staf të vendosur siç është paraqitur. Aktiviteti ushtrohet nga Austria në në TelCo AT GmbH dhe TINK ku ësthë e regjistruar edhe kompania TINK Organisations, pronare e së cilës është Tibor Kartik, ndërsa Walter Sturm është pronarë i adresës së internetit.

Në faqen aktuale të faqes zyrtare të kompanisë TelCo AG është fshirë stafi dhe faqja gjendet ende në “ndërtim e sipër”, derisa nuk ka asnjë referencë të paraqitur dhe njëkohësisht nuk kanë asnjë numër të telefonit për kontakt. E vetmja mënyrë e kontaktit është adresa e emailit office@telco.ag, ndërsa në shërbimet e tyre kanë postuar një tekst të vetëm për Shërbimet këshilluese...


Se Walter Sturm dhe Tibor Kartik janë pjesë e drejtpërdrejtë e komplotit dhe se të gjitha lëvizjet dhe ndryshimet administrative janë bërë me qëllim të realizimit të komplotit e dëshmojn faktet në dispozicion. Lidhja e tyre e vazhdueshme dëshmohet me faktin se me datën 28.10.2008 Tibor kartik dhe Walter Sturm kanë regjistruar kompaninë e përbashkët TelCo AT GmbH në Austri në të cilën kanë 5 punëtorë. Se janë të njëjtat kompani me të njëjtin staf, njëjtat numra, njëjtën përmbajtje dhe njejtat tekste.


Pamjet e faqeve zyrtare të kompanive të përfshira e dëshmojnë se janë një kompani.

XIII. Telco AT GmbH, me pronarë Tibor Kartik në Likuidim
Kompania Telco AT GmbH me pronarin Tibor Kartik shpallet në likuidim të dhunshëm. Ndërsa Tatjana Terzic Kucher e cila komunikon me emailat zyrtarë nga telco-at.com, dëshmohet se është pikërisht kompania e falimentuar e Tibor Kartik si në Lichtenstein në Telco Global AG ashtu edhe në Austri në Telco AT GmbH nga e cila Tatjana Terzic Kucher zhvillon komunikimin zyrtare me kompanit e interesuara te privatizimit.
Në imazhin e kopjuar nga emailat e pranuar nga Tatjana, vertetohet se komunikimet e saj realizohen përmes adresës telco-at.com, adresë kjo e cila është në pronësi të Walter Sturm, i cili është pronarë dhe bashkëpronarë me Tibor Kartik në Telco AG, Telco Global AG në Lichtenstein si dhe bashkëpronarë me Tibor Kartik në Telco AT GmbH në Wien dhe ka adresën e komunikimit me @tink.at, kompani tjetër në pronësi të Tibor Kartik. Në po këtë dëshmi në rreshtin e parë vërtetohet se Tatjana Kucher, Tibor Kartik dhe Walter Sturmjanë nën një ombrellë në serverin e emailit në mail.telco-at.at e cila është në pronësi të Walter Sturm, ky i fundit bashkëpronarë i Tibor Kartik në Telco AG dhe Telco AT GmbH.

XIV. Dështimet e TelCo AG dhe mungesa e referencave të mëhershme
Është për t’u habitur fakti se si TelCo AG ka arritur të kualifikohet derisa e kjo kompani dyshohet për veprimtarinë e saj ilegale, përdor shërbimet përmes së cilave ofron mundësi të ikjeve të thirrjeve ndërkombëtare (SIM-to-SIM) dhe ka referencë të dështuar në Bullgari.

Jo pse ishte më e mira në garë, por, kompania TelCo AG ka fituar licencsën për operatorë të katërt në Bullgari me automatizëm, pasi nga 8 kompani që kishin shprehur interesin asnjëra nga to nuk kishte paraqitur ofertë. Pasi ka fituar me automatizëm, pavarësisht se kishte ofertën e pakompletuar, autoriteti i Bullgarisë i kishte dhënë afat prej 7 ditësh për ta plotësuar ofertën. Në pamundësi të plotësimit të ofertës nga ana e TelCo AG, Komisioni Rregullativ i Komunikacionit në Bullgari ja ka hequr dhe e ka anuluar tenderin për operatorë të katërt. TelCo AG është e dyshuar për ushtrim të aktivitetit ilegal Sim-to-Sim dhe të keqpërdorimit të numrave të ndryshëm në thirrjet ndërkombëtare. Edhe sipas vetë faqes TelCo është e specializuar në ofrimin e këtij shërbimi dhe është një ndër shërbimet e tyre kryesore për terminimin e thirrjeve ndërkombëtare, e cila në Kosovë njihet si Sim-to-Sim.

XV. Përzgjedhja e kompanisë strategjike mbi ate aktuale Telco AG
Kompania për Këshillime strategjike të këshilltarit të privatizimit të PTK-së, Hunton & Williams në konzorcium me David Ross Group dhe Castalia Strategic Advisors. Hunton & Williams veç punon për Qeverinë e Kosovës cila është e kontraktuar për dhënien e këshillave për ndërtimin e termocentracit 1 Gigawat në Energjetikë për Qeverinë e Kosovës, gjegjësisht për Ministrinë e Ekonomisë të Kosovës.
Arthur D Little GmbH është ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit për parregullsi në procesin e vlerësimit të tenderit. Gjithashtu kompania nga Çekia Cabernet Finance është ankuar në OSHP për parregullsi dhe eliminim të padrejtë për faktin se është manipuluar afati i dorëzimit të Ofertës për tenderin në fjalë, i cili është dhënë për datën 28 Qershor mirëpo përmes emailit është njoftuar se afati është dhënë gabim dhe si rezultat është korigjuar për datën 28 Korrik 2010, por që në fakt data e saktë ka qenë 28 qershor 2010. Sipas burimeve të brendshme kjo është bërë me qëllim të manipulimit të datave dhe eliminimit sa më të madhë të konkurencës në pjesëmarrje. Dokumentet janë pa ne OSHP.
Tenderi në të cilin do të paguhen 550,000 EUR shtesë për ofrimin e këshillave strategjike është nxjerrë pas dyshimeve të Ministrisë se Telco AG është e afërt me Telekom Austria dhe me qëllim të ndaljes së aferave që shpërthyen në mediat në Kosovë. Këto deklarata janë bërë edhe nga Ministri Shala në media. Në ndërkohë këtë qëndrim Ministri Shala e ka riformuluar, duke e quajtur në bazë të “praktikave të mira ndërkombëtare” dhe me qëllim të përmbylljes me sukses të privatizimit të PTK-së.

fund
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi