Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Kuqi:Pendë gjaku

Shko poshtë

Suzana Kuqi:Pendë gjaku Empty Suzana Kuqi:Pendë gjaku

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 21, 2010 12:44 am

Suzana Kuqi:Pendë gjaku 24085_1102885428942_8198244_n
Suzana Kuqi:Pendë gjaku

Atje lart në bjeshkë
mbyllur në një kullë
një djalë një grua dy pleq...

Në një kullë
me dy frëngjij të ngushtë
si dy sy gjallë
me sy të menduar
rri e vështron një djale...

Si e quajnë mama ?

Emrin nuk ja di
di që është një princ
një princ i ngujuar
mbretëri ka një univers
ëndrrash ndaluar
pas krahëve ,po të dalë
e të bëjë një hap
një plumb rri e pret...

Mjaft mama
gjej një përrallë të gëzuar...

Ke të drejtë bir
edhe si përrallë
është shumë e shëmtuar...

Dy frëngjij
e dy sy të pikëlluar
vajza që plagosur
zemrën i kish
me duvak mbi kalë
mes dasmorësh
është duke kaluar..

E kali ndali hapin
dëgjomë,
foli zemër e vajzës,
ti o princ
i ëndrrave të mia,
dëgjomë me sy
se nuk mund të flas
gojën ma ka mbyllur
rëndë ky duvak...
buzët do t'i hapja
për një të puthur lamtumire
buzët do t'i hapja
po të mundja
ta kaloja atë prag...

E dëgjoi princi
me sy pikëlluar
ëndrrat pikonin gjak
gjak shpirti e dashurie...
dhe e mori malli
për pak diell
për pak erë të marrë
për një lule, një krua
për një natë me hënë
për të shkelur një rrugë
për një rrugë për t'a rrugëtuar...

Dhe u ngrit pa zbardhur
pa bërë zhurmë
nënën la në gjumë...
mos i tha pragu
mos i tha mollë e lulëzuar
mos e thirrën frëngjijtë
mos ...

Por djali iku i lehtë si veriu...

Rrugës
diellin dhe vdekjen
kish bashkeudhëtarë
i lirë si ajri
i bukur si rrezja e praruar...

Vdekjen...
vdekjen tashmë e kish harruar...

Një krismë
një vetëtimë...

E ra pas mbi shpinë
sytë drejtuar qiellit
Zot , ku je , u kënaqe ndopak
fatin kur ma shkrove
pendën tënde përse
përse...e ngjyeve në gjak...

Aty pranë një kullë tjetër
dy sy të ngujuar fëmije
panë fatin si do ish
e zemër e vogël u drodh,
e shpirti u tromaks,
botëz e vogël u trondit...

Zot, tha , përse ?
ç'faj kam bërë unë...
nuk jam më i vogël
por nuk jam as burrë ...
Po burra a ka ky vend
ku janë , ku kanë shkuar
vetëm gjakmarrësin gjej
po të guxoj
...pragun për ta kaluar...

Kush tha se gjaku im është ndryshe
kush tha se fajin e kam në gjak
jam shqiptar e në deje
gjak shqiptari kam...

Kush ma shkroi këtë fat
dora deri në rrëzë ju thaftë
në shpirt veç idhni ka pas
e dashuri shqiptari
aspak...

C'behet ai djalë mama
e njeh vallë ?

Jo bir, e di që është ende atje
pas dy frëngjive të ngushta
e dinë të gjithë
por zemrat i kemi të shurdhëta...

s'ka ligj , s'ka burra ky vend
s'ka sy të shikojë
dy sy,një zemër që vdekjen pret...

s'ka sy të shikojë...
një univers pikëllimi
mbyllur në kulla ngujimi...“

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi