Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:JETËGJATËSIA AUTOKTONE FLET VET! -Vargje

Shko poshtë

Mentor Thaqi:JETËGJATËSIA AUTOKTONE FLET VET! -Vargje Empty Mentor Thaqi:JETËGJATËSIA AUTOKTONE FLET VET! -Vargje

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 21, 2010 1:03 am

Mentor Thaqi:JETËGJATËSIA AUTOKTONE FLET VET! -Vargje 49861_100000582437455_4920807_n

Mentor Thaqi:JETËGJATËSIA AUTOKTONE FLET VET! -Vargje
FEUDET E ISË NIKËS

(Isniqit)

Konak e Bajrak,
bujarinë këmbëkryç,
pranë oxhakut, ballë tangarit,
çemeret përballë Çelisë,
karshillëkun iso të gjatë!

Dikush kruan tëmthat.
Çka mbet pa u thënë,
e tha Ali Musa, mjekërrbardhi,
s´ka flori që i japë hakun!

Isë Nika e Llukë Nikolla,
Lumbardhit urë
me shpatullat e tyre,
mbi hatlla verri,
pre me hënë,
nën themele,
vllaznillëku s´ndahet me lumenjë!

Të parët dhe të sotmit,
njëqind breza jetë,
se të mbramë dhe të mbrame,
kurrë!

Isa i Nikës dhe Lesi i Kocit,
djemtë e dy vëllëzërve,
Feudet Dukagjin-Toplicë,
gjashtë javë kalërim
dhe, fundin s´ua kapë!
Jo vetëm Legjendë,
puna e Mëzatit,
gjashtëdhjetë ditë rrugë,
drejt tubës së lopëve.
Edhe kafsha, mall për të vetët pati!

E tevona, e te heret!
Bojkun, nip e dajë,
den baba den,
miqësia e mirë, trashëgiminë,
përtëritje,
se hiri, gjurmët e zjarrit thotë,
e mendja drejt pret
kur nisesh nga vetja!
Koinçidenca, ajo e përhershmja,
përjashtime nga jashtë brënda,
s´u bënë shekujve,
zhag se zhag, tymrat e sihariqeve!

Mentor Thaqi VS., 24-26.09.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi