Reagime të ndryshme
Reagime të ndryshme
Reagim i LDDKP-së | |
Nga konferenca për shtyp e LDDKP-së. | |
1). Gjendje alarmante në shendetësinë e Republikës së Kosovës; - Çrregullim total i organizimit të punës në terë shëndetësinë kosovare, - Çerregulim total i furnizimit me barëra dhe material tjetër shëndetësor, - Nivel i ulët i higjienës në QKUK i pa parë ndonjë herë gjer me tani, - Grevat e detyrueshme, kaos i vertetë në shëndetësi. 2). Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht Qeveria e Kosovës qendrojnë shumë larg përgjegjësive dhe kompetencave të veta. Qeveri e cila nuk kujdeset fare për obligimet që ka për qytetarët e vet. Bejnë gjumë të rehatshëm thua se vendi ynë çdo ditë “po lulëzon”. 3). Greva e punëtorve shëndetësor sot hyri në ditën e gjashtë. Tani veq është krijuar një gjendje vertetë alarmante në shëndetësi dhe përgjithësisht në jetën e qytetarëve tonë. Qeveritarët tonë vetëm gjumojnë. Është një turp i madh i institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës së si sillen në ketë formë, injorojnë në terësi kërkesat reale të punëtorve shëndetësorë. Sjelljet e tilla ulin dinjitetin e tyre dhe janë fyese për gjithë punëtorët shëndetësor. Nuk janë në gjendje ti përmbushin as premtimet e veta, pra ti sigurojnë 44 € në muaj për shujtë ditore, shumë kjo tejet e ultë. Nuk është kompetencë e qeverive komunale tu sigurojnë paga punëtorve shëndetësor e as këto 44 €. Kjo është kompetencë ekskluzivë e Qeverisë së Republikës së Kosovës që përmes Ministrisë për Financa dhe Ekonomi ti bartë në nivelet komunale në pozicionin për paga, dhe që andej në kontot e punëtorve. 4). Shkatërrim gradual i sistemit shëndetësor; Për fat të keq edhe pas dhjetë vjet lirie e një vit pavarësie trendi i përkeqësimit të sistemit shëndetësor është në rritje. 5). LDDKP i përkrah në terësi kërkesat e punëtorve shëndetësor. 6). LDDKP për gjendjen e krijuar në shëndetësi shpall fajtor institucionet më të larta të Republikës së Kosovës ku edhe pas dhjetë vjet lirie nuk kanë vullnet e as aftësi të merren me këtë problematikë. 7). LDDKP kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës: - Që urgjentisht të implementojë marrveshtjen e tetorit në terësi, - Që nga një Prilli i vitit 2009 të rritë pagat për puinëtorët shëndetësor dhe atë në proporcion 100 %., - Dorëheqjen e menjëhershme dhe të pa revokueshme të ministrit për shëndetësi z. Alush Gashit. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Reagime të ndryshme
Komunikatë për media lidhur me grevën e punëtorëve shëndetësorë | |
Lidhja Demokratike e Dardanisë ka mbajtur një konferencë për media dhe ka dalë me një komunikatë lidhur me grevën e punëtorëve shëndetësorë. | |
Lidhja Demokratike e Dardanisë është shumë e shqetësuar me rrjedhjen e grevës së deritanishme të punëtorëve shëndetësorë dhe paralajmërimin e FSSHK-së (Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës) për përshkallëzimin e grevës në formë proteste në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësorë të Republikës së Kosovës. Po bëhet një javë që kur ka filluar kjo grevë dhe shërbimet shëndetësore në vendin tonë janë në kolaps. Jemi të shqetësuar me qasjen e papërgjegjshme dhe injorimin e plotë institucional, në radhë të parë të Kryeministrit dhe Ministrit të Shëndetësisë karshi situatës tejet të rëndë të krijuar në sistemin shëndetësor. Po këta përgjegjës institucional bashkë me Presidentin e vendit arritën marrëveshjen e 14 tetorit të vitit 2008 me FSSHK. Po hyjmë në muajin e gjashtë, ç’ prej kur kjo marrëveshje nuk po realizohet në tërësi. Me keqardhje duhet të konstatojmë se qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë me papërgjegjësinë e tyre po rrezikojnë përkujdesjen shëndetësore të popullatës në Kosovë dhe po vënë në sprovë moralin e gjithë punëtorëve shëndetësorë të Republikës së Kosovës. Duke marr parasysh që Kosova është ende në fazën e ndërtimit dhe funksionalizimit të mirëfilltë shtetëror, është brengosëse që kjo është greva e tretë e punëtorëve shëndetësorë brenda një viti, gjë që sinjalizon qartë se qeveria nuk e ka prioritet shëndetësinë dhe kujdesin shëndetësor për qytetarët e vendit tonë. Prandaj, LDD-ja mbështet fuqishëm realizimin e plotë të marrëveshjes së 14 tetorit 2008, që edhe kështu, janë kërkesa legjitime dhe minimale. Nëse kjo qeveri nuk mund të realizojë këto kërkesa minimale të punëtorëve shëndetësor të Kosovës atëherë si do ta nxjerr nga kriza e thellë dhe kolapsi i plotë sistemin shëndetësor të vendit. LDD kërkon nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës që t’i qaset sa më parë zgjidhjes së drejtë të kësaj marrëveshje duke mos lejuar që të sëmurët dhe punëtorët shëndetësorë të pësojnë nga dita në ditë. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi