Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyseni i quan të pasakta deklaratat e nënkryetarit të PDK-së

Shko poshtë

Hyseni i quan të pasakta deklaratat e nënkryetarit të PDK-së Empty Hyseni i quan të pasakta deklaratat e nënkryetarit të PDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 21, 2010 2:55 am

Hyseni i quan të pasakta deklaratat e nënkryetarit të PDK-së


Hyseni i quan të pasakta deklaratat e nënkryetarit të PDK-së Hyseni_20

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), hedh poshtë si të pavërtetë një deklaratë të emituar kryesisht në mediet elektronike se gjoja ajo “e ka tradhtuar Amerikën, e ka tradhtuar sekretaren Klinton", se gjoja ministri i Jashtëm i Kosovës i paska premtuar sekretares Klinton, votën e LDK-së, për strategjinë e postës, votë e cila ndodhi një ditë pas vizitës së sekretares Klinton.
Skender Hyseni, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, aktualisht deputet dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së, në një konferencë për shtyp këtë deklaratë e cilësoi “absolutisht të pasaktë dhe të paqëndrueshme”, e cila është shqiptuar nga nënkryetari i PDK-së, ministri i aktual i Brendshëm, Bajram Rexhepi. Hyseni tha se, për hir të sqarimit të opinionit publik, deklaron me përgjegjësinë më të madhe si LDK, në këtë rast, se takimi me sekretaren Klinton, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk e ka përfaqësuar LDK-në.
Në rend të parë e ka përfaqësuar Republikën e Kosovës dhe në atë takim ministri ka marrë pjesë si ministër i Jashtëm dhe nuk ka folur në emër të LDK-së, por ka folur në emër të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës.
“Prandaj, është një shtrembërim ordiner i një gjendjeje tepër faktike, të thuhet që në takimin me sekretaren Klinton është kërkuar vota e LDK së për votimin e strategjisë përkatësisht kalimin e strategjisë për privatizim”, theksoi Hyseni.
LDK-ja, dhe ministri i Jashtëm i deridjeshëm i Republikës së Kosovës dhe sekretari aktual i LDK-së për Marrëdhënie Ndërkombëtare, tha Hyseni, e konsideron edhe si fyerje për sekretaren Klinton të aludohet që ajo ka ardhur për të kërkuar votat e LDK-së për kalimin e strategjisë për privatizim. Ky është një thjeshtëzim totalisht i pakuptimtë, i cili ka me gjasë një mision të caktuar, me të cilin ai nuk ka ndërmend të merret.
Hyseni sqaroi se në takimin me sekretaren Klinton ka prekur dy tema: çështjen e dialogut me Beogradin, ku i ka shtruar qartë pikëpamjet e ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, se si duhet të zhvillohet dialogu me Beogradin dhe kur mund të fillojë dialogu. Ai tha se ka kërkuar në mënyrë eksplicite, që para se të fillojë dialogu të bëhet një “strukturim i qartë”, i formatit, përkatësisht të bëhet një përgatitje e kujdesshme e dialogut. Hyseni tha se çështja e dytë për të cilën ka folur është procesi i njohjeve, duke i kërkuar sekretares Klinton në mënyrë eksplicite të drejtpërdrejtë, që të marrë mundimin edhe një herë t'u bëjë nga një telefonatë homologëve të saj në një numër vendesh. Klinton u tha gazetarëve se nga ministri i Jashtëm i Kosovës ka marrë një listë të vendeve me të cilat do të punojë. Kjo është përmbajtja e fjalës së Hysenit në takimin me sekretaren Klinton. Sa i përket privatizimit të aseteve shtetërore, ai tha se ministri i Jashtëm as që ka folur, edhe më pak ka folur si përfaqësues i LDK së, tha Hyseni. Është absurde të thuhet që Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës në takim me sekretaren Klinton ka përfaqësuar LDK-në. Lidhur me privatizimin e PTK-së Hyseni sqaroi se LDK-ja ka votuar dhe ka propozuar një mocion për shtyrje dhe për përgatitje të mëtejme në procesin e votimit.
Nuk mund të thotë askush që LDK ja ka votuar kundër privatizimit, sepse nuk ka marrë pjesë në votim fare. LDK-ja ka kërkuar që ajo të shtyhet. “LDK ja është kategorikisht për privatizimin të gjitha ndërmarrjeve në pronësi shtetërore dhe shoqërore”, nënvizoi Hyseni. Ndërkaq, duke folur në emër të LDK-së, Hyseni tha se LDK-ja qëndron fuqimisht në pozicionin që të gjitha privatizimet duhet të ndodhin përmes një trajtimi të kujdesshëm, krejtësisht transparent dhe duke nxjerrë interesa maksimale për Republikën e Kosovës. “Unë, ju siguroj që LDK-ja e ka filozofinë e vet ekonomike, të tregut, e ka filozofinë e vet kundërshtimin kategorik të ekonomisë së diktatit dhe tregut të kontrolluar, prandaj LDK-ja me përgjegjësinë më të madhe do të sillet edhe në raport me privatizimet e mëtejme, sepse nuk është vetëm PTK-ja që duhet të privatizohet, po ka edhe shumë ndërmarrje tjera me rëndësi shtetërore e shoqërore të cilat duhet të privatizohen”, theksoi mes tjerash Hyseni para gazetarëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi