PDK akuzon ish-ministrin Hyseni se ka bllokuar 15 njohje

Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë akuzuar ish-ministrin e Jashtëm, Skënder Hyseni se ka bllokuar 15 njohje të shtetit të Kosovës, duke i kërkuar atij që të japë llogari para qytetarëve të vendit.
Nënkryetari i PDK-së, Bajram Rexhepi, gjatë një konference të enjten ka thënë se tash vendi është një krizë institucionale dhe adresa për këtë krizë është Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa ka akuzuar ish-shefin e diplomacisë kosovare për bllokimin e njohjeve.
“Tashmë të gjithë e dinë se Republika e Kosovës ka hyrë në krizë institucionale. Kriza institucionale ka emër dhe adresë, emri është LDK, ndërsa adresa është selia e LDK-së në Qafë. Pikërisht, aty gjendet edhe grupi i fajtorëve të kësaj krize në nivel nacional. Zotëri Skënder Hyseni sot po merret me gjërat që nuk i takojnë, është mirë të japë llogari para qytetarëve për premtimet e tij të papërmbushura dhe për bllokimin e 15 njohjeve të reja për Kosovën që vijnë si pasojë e tërheqjes së tij tinëzare”, ka theksuar Rexhepi.
I pyetur edhe rreth deklarimeve të kryeministrit Hashim Thaçi, që do të pasojnë 100 njohje, ministri Rexhepi ka thënë se kanë qenë premtime fillestare të cilat të gjithë kanë shpresuar që do të ndodhin.
Për më tepër ai ka theksuar se aktgjykimi kushtetues i Gjykatës Kushtetuese që ka konstatuar shkelje serioze të Kushtetutës nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka reflektuar në vendime individuale dhe me pasoja politike për vendin, që ka dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme.
Por, sipas Rexhepit, dalja e LDK-së nga koalicioni qeveritar e ka rënduar situatën, ndërsa PDK do të bëjë përpjekje për ruajtjen e stabilitetit të vendit.
Nënkryetari i PDK-së ka shtuar se është duke u shqyrtuar me seriozitet të gjitha opsionet kushtetuese për daljen sa më të shpejtë të vendit nga kriza institucionale.
Por sipas Rexhepit funksionaliteti i qeverisë ka humbur me mungesën e 6 ministrave dhe kjo qeveri nuk mund të marrë vendime të cilat kanë çfarëdo implikime buxhetore ose vendim madhor.
Ai ka theksuar se kjo është një lloj qeverie teknike deri në qeverinë e ardhshme, ndërsa ka shtuar se PDK është për mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt në mënyrë që mos të vazhdohet kjo krizë institucionale.
“Ne jemi të interesuar që sa më shpejt të kemi zgjedhje, mos të kemi një amulli që do të zgjatë 3-4 muaj, por nuk dëshirojmë të përshpejtojmë procedurën në dëm të kualitetit të zgjedhjeve dhe kualiteti i zgjedhjeve varet prej dy faktorëve kryesor. Njëra është nga përgatitja teknike, përgatitja teknike mund të bëhet, por cilësinë e zgjedhjeve e garantojnë partitë politike. Nëse arrihet një mirëkuptim, konsensus i partive politike në bazë të kushtetutës atëherë ushtruesi i detyrës t’i shpallet sa më përpara ne jemi të gatshëm për këtë”, ka theksuar ai.
Sipas tij, për PDK-në e rëndësishme është që cila do të zgjidhje të jetë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën, ndërsa kjo parti do të respektojë çdo vendim që merr Kuvendi i Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi