Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurti: Do të garojmë si subjekt politik

Shko poshtë

Kurti: Do të garojmë si subjekt politik Empty Kurti: Do të garojmë si subjekt politik

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 21, 2010 9:28 pm

Kurti: Do të garojmë si subjekt politik


Kurti: Do të garojmë si subjekt politik Konferena_auk_
Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka bërë të ditur se “Vetëvendosja” është e gatshme të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me ndonjë subjekt politik i cili ka ngjashmëri e përputhje programatike e ideopolitike.
Këto deklarime Kurti i bëri të njohura të enjten gjatë një takimi me studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë, ku ka diskutuar mbi temën “Vetëvendosja në zgjedhje, cilat do të jenë sfidat të cilat do t’i ketë kjo Lëvizje”.
Me këtë rast, Kurti ka prezantuar edhe 12 tezat kryesore të cilat shpjegojnë arsyet dhe qëllimet përkitazi me vendimin për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Ai vlerësoi se “Vetëvendosja” edhe pse në KQZ është certifikuar si nismë qytetare, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojë si subjekt politik.
“Lëvizja “Vetëvendosje” është ajo e cila në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojë si subjekt politik me ç’rast ne jemi regjistruar si subjekt politik në mendje të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por në Komisionin Qendror Zgjedhor nuk do të regjistrohemi po do të certifikohemi si nismë qytetare, porsa të gjitha proceduarat t’i përfundojmë dhe kësisoj do të jemi të gatshëm të garojmë në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Kurti.
Ai ka bërë të ditur se javën e ardhshme do ta kenë edhe programin politik dhe mandej edhe programin qeverisës. Sa i përket bashkëpunimeve në të ardhmen me faktorin ndërkombëtar, Kurti ka thënë se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë marrëdhënie partneriteti e jo servilizëm.
“Ne besojmë që me faktorët ndërkombëtar nuk janë vetëm dy rrugë të mundshme, pra serviliteti ose armiqësia, ne mendojmë se është i mundur edhe partneriteti, por partneriteti nuk është i mundur nga ana e ndërkombëtarëve atëherë kur ka politikan të korruptuar e të shantazhuar, mendoj se politikanët e Kosovës për shkak të korrupsionit dhe të shantazhit që e kanë mbi vetën e tyre ata nuk mund të ndërtojnë partneritet me ndërkombëtarët. Duke qenë se ne nuk jemi të korruptuar dhe ajo është një gjë të cilën ne e përjashtojmë në mënyrë kategorike në të gjitha nivelet e strukturave tona, ne besojmë se do ta ndërtojmë pikërisht atë marrëdhënie në partneritet me ndërkombëtarët”, është shprehur Kurti.
Ai ka thënë se “Vetëvendosja” në të ardhmen mund të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike me të cilat ka programe të ngjashme, me përjashtim të subjekteve politike që janë në Qeverinë e Kosovës.
“Ne më shumë preferojmë fjalën bashkëpunim se sa koalicion për shkak se koalicioni është bërë një term juridik ku duket si amalgamim i dy etniteteve të ndryshme, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike me të cilat kemi ngjashmëri e përputhje programatike e ideopolitike, si dhe me të cilat kemi besueshmëri të ndërsjellë”, ka thënë Kurti.
Në vijim ai ka lexuar 12 tezat të cilat shpjegonin arsyet dhe qëllimet e tyre përkitazi me vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, siç janë distanca ndërmjet të përfaqësuarit dhe përfaqësuesit, politikani që i ka braktisur qytetarët duhet të ndjehet i frikësuar nga qytetarët dhe jo anasjelltas.
Po ashtu, Kurti ka thënë se problemi në Kosovë nuk është vetëm që shumica dërrmuese e qytetarëve të Kosovës nuk janë të përfaqësuar, por që shumica dërrmuese e përfaqësuesve nuk ua mbrojnë interesat e qytetarëve. Vetëvendosja parasheh që në vend se të kemi shtet të pushtetshëm në Kosovë ka pushtet të shtetëzuar, po ashtu në mesin e këtyre tezave një ndër problemet ishte edhe zhvillimin ekonomik si dhe në pikën e 12-të.
Vetëvendosje thekson se durimi dhe pasiviteti i të pakënaqurve është i dobishëm vetëm për ata që janë të kënaqur, vetëm për ata që përfitojnë individualisht nga mjerimi kolektiv, për ndryshimet e domosdoshme në Kosovë, qytetarët e pakënaqur janë shpresa e këtij vendi, ndërsa pushtetarët e kënaqur janë pa shpresë.
Sipas tij, këto 12 teza, paraqesin arsyet dhe synimet tona dhe që pak a shumë janë përmbledhje e diskursit dhe ligjërimit tonë politik ndër vite.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi