Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova, hapësirë unike

Shko poshtë

Kosova, hapësirë unike Empty Kosova, hapësirë unike

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 04, 2009 12:33 pm

Kosova, hapësirë unike Petrit_rrahmani_-__marki_001-490x320

Marco Bianchini (Foto: Petrit Rrahmani) Kosova, hapësirë unike
Kosova, hapësirë unike


Aranzhimet e Ban Ki-Moonit nuk janë menduar të shkaktojnë ndarje. Përkundrazi, ato bazohen në Kosovën si një hapësirë e vetme legale, ekonomike dhe politike. Nuk kam ardhur në Prishtinë për dialogun me Beogradin, por për çështje të brendshme të UNMIK’ut. Marco Bianchini, zyrtar i lartë i OKB’së dhe ish anëtar i Ekipit të Ahtisaarit, flet për Express

Nga Bekim Greiçevci më 04.03.2009 në ora 8:07

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Marco Bianchini, mohon të ketë ardhur në Kosovë për të kontribuar në zbatimin e planit gjashtëpikësh të Ban Ki-Moonit - që në nëntor të vitit të kaluar kishte shkaktuar reagime të fuqishme në Prishtinë.

“Kjo nuk është aspak arsyeja për ardhjen time. Kam ardhur të diskutoj çështje të brendshme të UNMIK’ut që ndërlidhen me misionin. Por, vizita ime nuk ka asnjë lidhje me dialogun me Beogradin”, ka thënë të martën, në një bisedë për Express, Marco Bianchini, udhëheqës i Ekipit për Kosovën në Departamentin për Operacione Paqeruajtëse në selinë e OKB’së në New York.

“Kam ardhur për vizitë të rregullt, rutinore, në misionin tonë, për të diskutuar me PSSP’në dhe me stafin e UNMIK’ut, zhvillimet në Kosovë dhe në UNMIK. Në kuadër të këtyre diskutimeve, do të bisedojmë rreth rikonfigurimit të UNMIK’ut, që është tema jonë kryesore, si dhe aranzhimet e ndryshme të prezantuara në Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së, të 24 nëntorit”, ka thënë italiani Bianchini, pak kohë pas mbërritjes në Prishtinë.

Ai ka punuar rreth katër vjet në UNMIK, prej vitit 1999 deri më 2003. Më vonë, në vitin 2005, është përfshirë edhe në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. “Kam punuar në Ekipin e të Dërguarit të Posaçëm për Status, Martti Ahtisaari, për hartimin e Propozimit Gjithëpërfshirës”.

Përveç konsultimeve të brendshme me Lamberto Zannier dhe pjesëtarë tjerë të UNMIK’ut, ai thotë se nuk e ka në plan të takojë liderë politikë të Kosovës dhe Serbisë.
Bianchini shpreson se do të ketë kohë të shkojë edhe në Beograd sa për ta takuar Shefin e ri të Zyrës së OKB’së, britanikun Julian Harston.

“Fokusi im kryesor është për të diskutuar me stafin e UNMIK’ut për mënyrën se si po ndryshon roli i Misionit”, ka thënë zyrtari i OKB’së.

Ai thekson se bisedimet me pjesëtarë të UNMIK’ut janë në funksion të hartimit të raportit tremujor për Kosovën, të cilin Ban Ki-Moon do ta dorëzojë në Këshillin e Sigurimit.

“Dëshirojmë që në këtë raport të pasqyrojmë në aspektin e përgjithshëm çdo progres lidhur me fushat e prezantuara në raport, rikonfigurimin e UNMIK’ut, zbarkimin e EULEX’it, aranzhimet, dhe fushat tjera”.

Bianchini nuk dëshiron të flasë nëse ka pasur ndonjë lëvizje drejt implementimit të aranzhimeve të këtij raporti, ku është i përfshirë edhe plani gjashtëpikësh.

Ky dokument i negociuar mes OKB’së dhe Beogradit është parë nga kosovarët si një plan që do të thellonte edhe më shumë ndarjen mes pakicës serbe dhe Prishtinës.

Marco Bianchini, megjithëse ngurron të flasë për këtë çështje, nuk pajtohet me këtë vlerësim. “Ato aranzhime janë menduar për të lehtësuar funksione të caktuara në fusha praktike, qoftë në dogana, polici ose në fusha të tjera. Ato gjithmonë janë menduar të jenë aranzhime lehtësuese dhe sigurisht nuk janë menduar të jenë aranzhime që shkaktojnë ndarje. Përkundrazi, ato janë bazuar në Kosovën si një hapësirë e vetme legale, ekonomike dhe politike”.

I angazhuar në “Deskun për Kosovën” në OKB, Bianchini është në kontakt të përditshëm me UNMIK’un. Ai thotë se ky mision është duke u zvogëluar mjaft shumë sa i përket stafit dhe do të marrë një formë të re.

Zvogëlimi i OKB’së në Kosovë do ecë me intensitet të shtuar deri në mesin e këtij viti.
“Misioni do të ndryshohet në mënyrë goxha dramatike. Do të reduktojmë stafin në mënyrë të konsiderueshme. Do ketë një buxhet shumë më të vogël. Deri në qershor, shpresojmë të kemi një mision me numër shumë të kufizuar të funksioneve”.

Si pjesëtar i UNMIK’ut në vitet e para të pasluftës, thotë të jetë mahnitur me zhvillimet në Kosovë. “Në veçanti, duke ardhur nga Aeroporti, kam parë tërë ato ndërtime në infrastrukturë, rrugët, hekurudha. Një lloj aktiviteti i përgjithshëm. Krijohet përshtypja se shoqëria po ecën përpara dhe institucionet po forcohen. Një vend që ka një të ardhme të ndritur përpara”, ka thënë Bianchini.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi