Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flora Durmishi: Intervistë me zonjën Liri Berisha

Shko poshtë

Flora Durmishi: Intervistë me zonjën Liri Berisha Empty Flora Durmishi: Intervistë me zonjën Liri Berisha

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 22, 2010 3:07 am

Një shpirt dhe një zemër e madhe në një trup të vogël e të brishtë!
Flora Durmishi: Intervistë me zonjën Liri Berisha U1floradurmishi1
Nga Flora Durmishi
Zonja Liri Berisha u lind në Tiranë, më, 5 korrik, 1948, nga prindërit, Rexhep dhe Milica Ramaj. Diplomohet në mjekësi në vitin 1971. Po këtë vit edhe lidh kurorë me Sali Berishën, një nga mjekët me të njohur në vend, të asaj periudhe. Si rezultat i dashurisë dhe martesës së tyre, ata kanë dy fëmijë, Argitën dhe Shkëlzenin, si dhe janë gjyshër të Sarës, Dalilës, Amlës, Medinës dhe Lajdonit. Zonja Berisha është “ First Lady” e parë në historinë e Shqipërisë Demokratike gjatë viteve 1992-1997, gjatë së cilës kohë u dallua për përfshirjen në jetën publike dhe përkushtimin ndaj njerëzve në nevojë.
Liri Berisha drejton dy Fondacione: Presidente e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “ Domenick Scaglione” , i cili ka në qëndër të vëmendjes fëmijët që vuajnë
nga probleme të gjakut, kanceri dhe fëmijët me nevoja të veçanta dhe Presidente e Fondacionit Kulturor “ Nëna Terezë”.
Dr. Berisha u emërua Ambasadore Lokale për Shqipërinë dhe Kosovën për iniciativen botërore të UNICEF, lidhur me Eliminimin e Tetanozit Neonatal dhe Maternal në Republiken e Afrikës Qëndrore.
Organizata prestigjioze WIN, Washington DC, i ka akorduar znj. Liri Berisha në vitin 2009 çmimin “ Gruaja e Vitit” me motivacionin “ Për përkushtimin e saj për ta bërë botën një vend më të mirë për gratë dhe të gjithë qytetarët” .
Zonja Berisha shfaq interesim për librin, muzikën dhe për të gjitha rrjedhat artistike që ndodhin në kryeqytet. Ajo thotë që sa herë viziton Kosovën , ndjehet sikur shkon në “gjini”. Bashkëshortin e saj z. Berisha nuk e konsideron njeriun më të fuqishëm në Shqipëri , por si shokun e jetës me të cilin I ndanë të mirat dhe të këqijat e kësaj jete. Duke folur për figurën e Nënës Terezë, zonja Berisha thekson se cdo grua shqiptare gjen dicka te e Lumja Terezë. Për të gjitha këto lexoni intervistën në vazhdim.
Zonja Berisha, ju e keni takuar Nënën Terezë disa herë. Para se ta takonit kishit dëgjuar për të, kur dhe si?
Flora Durmishi: Intervistë me zonjën Liri Berisha U1liriberisha1
L. Berisha: Kam qenë 12 ose 13 vjece, kur në oborrin e shtëpisë së një mikut shumë të mirë të babait tonë, shkonim shpesh me prindërit për vizitë. Atje kam takuar dy gra, që punonin pa pushim punë dore. Këto dy gra dukeshin jo vetëm të vuajtuara por edhe shumë të varfëra. Ato qëndronin në pragun e një dere përtej së cilës gjithmonë kishte errësirë. Isha kurioze të dija cka kishte pas asaj dere! Ky kuriozitet më shtohej kur shikoja se edhe prindërit e mi pëshpërisnin me keqardhje për këto dy gra. Ato flisnin shumë rrallë. Njëra ishte e vjetër, Nëna, I thoshin. Emrin dhe historinë e sajë unë do ta mësoja vetëm pas 20 vjetësh. Kjo, që I thoshin nënë, ishte një grua e dobët me pakë flokë. I mbante të mbledhura. Mbante veshur një këmishë të bardhë, të gjatë dhe të trashë. Kjo ishte rroba karakteristike e saj, pra ishte kostumi I saj. Edhe pse fliste rrallë ishte një grua shumë gojëmbël. Kurse tjetra ishte vajza e saj, më e re më e shëndoshë. Një herë, tek ktheheshim në shtëpi, e pyes nënën time se kush ishin këto dy gra. Ajo më thotë: Janë dy zonja të varfëra që e nxjerrin bukën e gojës vetëm me punë dore dhe nuk kanë mundësi as ta paguajnë energjinë elektrike prandaj ajo dhoma që shikon ka gjithmonë errësirë dhe janë nënë e bijë. Vajzën e kanë pushuar nga puna, para disa kohësh. Nëna ka edhe një vajzë tjetër e cila është larguar për studime diku larg dhe mesa di unë, thotë mamaja, I është përkushtuar totalisht fesë. Flas për një kohë kur unë kam qenë shumë e re, ku në Shqipëri prisheshin egërsisht të gjitha kultet fetare, të gjitha kishat, xhamitë, të gjitha teqet…Dhe, njerëzit që kishin jashtë dikë, konsideroheshin të dyshimte, dhe I quanin agjentë. Atëherë vazhdoj të pyes nënën time se, a kanë korrespondencë me atë vajzën. Nuk e di, më thotë ajo, por mos I pyet se I vë në siklet. Pas njëzetë vjetësh, kur isha bërë nënë e dy fëmijëve, shikoj në një stacion televiziv, që atëherë I shikonim fshehtas, se Shqipëria ka qenë e mbyllur dhe nuk duhej as të dëgjoje, as të shikoje stacione televizive, të huaja, e as të dëgjoje këngë të huaja, shikojmë në një stacion televiziv një shqiptare që merr Cmimin Nobel. Kishim shtangur të gjithë familjarët para televizorit dhe dëgjonim se si e gjithë bota buqiste për këtë shqiptare që po merrte Cmimin Nobel. E ajo quhej, Nëna Terezë dhe ishte nga Shqipëria! Shqipëria nuk fliste asgjë për të! Ishte një memecëri dhe shurdhëri e plotë. Atëherë Shqipëria ishte një vend ateist dhe bisedat për shqiptaren Nobeliste bëheshin vetëm në mes familjesh apo njerëzve shumë të besuar. Këtu, më thotë nëna ime “ kjo është vajza e dytë e asaj zonjës që ke njohur në shtëpinë e mikut tone”. Më vonë kam marrë vesh që Nënë Tereza kishte kërkuar disa herë që të vinte në Shqipëri për të takuar njerëzit e saj, por nuk e kishin pranuar. Kishte kërkuar të vinte në ceremoninë e varrimit të nënës së saj por përsëri e kishin refuzuar. E kam kujtuar shumë nënën e saj. Kushedi sa zemërplasur e shkreta është larguar nga kjo botë, pa e parë të bijen.
Na kujtoni, ju lutem, takimin e parë me Nënë Terezën!
L. Berisha: Takimin e parë e kam bërë në shtëpinë e motrave të Nënës Terezë në vitin 1991. Ishte dhjetor. Një ditë shumë e fohtë. Shkojmë për ta takuar atje, te motrat. Motra, e cila na shoqëroi, na futi në një dhomë. 4-5 motra ishin përkulur dhe po lanin parketin. Ajo që po na shoqëronte shkoi te njëra, e preku në sup dhe ajo u ngrit, brofi në këmbë dhe u kthye nga ne. U shtanga, ishte Nënë Tereza. Për mua ishte e cuditshme se si ka mundësi që Nëna Terezë, bashkë me motra, të lante aty dyshemenë,! Ajo brofi në këmbë, shumë gëzueshëm, sikur të na njihte prej kohësh dhe na mori për të na treguar të gjitha ambientet që kishte ngritur. Aty më ka bërë një pytje që më ka ngelur në mendje. Para cdo shtrati nga kalonte thoshte nga një fjalë të vecantë, nga një fjalë të butë. Dikë përkëdhelte, dikë mbulonte, dikë e thirrte në emër. Ishim ndalur para një shtrati në të cilën qëndronte shtrirë jë grua. E njoha, ishte nëna e një shoqes sime. Këtë moment nuk e heq kurrë nga mendja. Ajo kishte ngelur e vetme pa përkujdesje dhe kishte gjetur strehë në shtëpinë e Nënës Terezë. Asaj I shkuan lotë. E mbuloi fytyrën, I erdhi zor. Edhe unë u ndjeva keq prandaj edhe nuk i dhashë të kuptojë që e njoha. Në këto momente Nëna Terezë, u kthye dhe më pyeti “a do mund ta beje ti këtë punë?”. Unë nuk e kisha menduar se do të më bënte një pyetje të tillë. Ende pa hapur gojën për të dhënë një përgjigje, më kap duart dhe më thotë “jo jo nuk e dua tani përgjigjen. Që të japësh këtë përgjigje duhet kohë, duhet të përgatitesh në shpirt.” Edhe sot po të ma bejë ndonjëri këtë pyetje, nuk do të dija se si të përgjigjesha.
Nëna Terezë duhet të ketë qenë pikë reference për ju! Unë kam parë të ndihmoni fëmijët, në forma të ndryshme.
L. Berisha: Sigurisht Nëna Terezë, është model për të gjitha gratë shqiptare dhe jo vetëm. Është model edhe në të gjithë botën. Është një shembull I jashtëzakonshëm vetëmohimi. Është padyshim një idhull që më tërheq në punën time. E kam takuar edhe herë të tjera dhe në takimet që kam pasur me të, më ka lënë përshtypje të vecanta. E para përshtypje që të krijohet kur e shikon thua: ai shpirt dhe ajo zemër kaq e madhe si qëndrojnë në atë trup aq të vogël dhe të brishtë! Ajo kishte besim shumë të madh te Zoti dhe atë besim e kthente në një force të pakufishme në dashurinë ndaj njerëzve. Në themel të punës së Nënës Terezë ishte humanizmi, mirësia, sakrifica, dashuria, vetëmohimi ndaj të brakisurve dhe atyre që ishin pa asnjë lloj shprese. Kishte brenda shpirtit të saj shumë energji dhe forcë dhe, gjithë kjo I reflektohej në zërin e saj që ishte shumë kumbues, jo vetëm kumbues por edhe imponues deri diku. Ishte grua që dinte të organizonte. Fakti që ka pasur gjithë ato qendra në të gjithë botën tregojnë aftësinë e saj organizative. Ajo që më ka bërë përshtypje ka qenë modestia. Në cdo rast, në cdo takim, në cdo bisedë që bëhej ajo e kthente në funksion të qëllimit të saj. E kthente në funksion të njerëzve të braktisur, të njerëzve të varfër, të njerëzve të pashpresë. Jeta e saj ishte një udhëtim I gjatë, udhëtim I vështirë midis të braktisurve prej të cilëve ajo nuk është ndarë tërë jetën e saj. Dhe, me misionin e saj ajo ka kapërcyer të gjithë kufijtë dhe është bërë një shenjtore që I përket jo vetëm Shqipërisë por të gjithë njerëzimit. U bë nëna e të gjithë të varfërve dhe të gjithë nevojtarëve. Ajo ka qenë me ne pavarësisht se nuk arriti të vinte në vendin e saj. Nuk e ka harruar kurrë vendin e saj dhe sic ka shkruar në letrat të cilat po dalin tani, ka thënë se “lutem cdo ditë për vendin tim. Unë lus Zotin për njerëzit e mi.” Në ceremoninë e Cmimit Nobel ajo e tha hapur se me gjak është shqiptare dhe se I përket gjithë njerëzimit. Madje në letrat e fundit që Nëna Terezë ka shkruar dhe që po flitet tashi, ka kërkuar që të prehet pranë nënës së saj. Ajo edhe pse ka jetuar larg, kurrë nuk e ka harruar nënën e saj e as vendin e saj.
Zonja Berisha, ju e keni pritur edhe në shtëpinë tuaj Nënë Terezën. Do të na kujtoni atë ditë!
L. Berisha: Pritja në shtëpi ka qenë krejt e vecantë dhe ka ngelur për mua një moment I pa harruar. Pse do thuash! E kam pritur në shtëpinë time në një kohë kur Shipëria ishte në një krizë të tmerrshme ekonomike. Dollapet tona në shtëpi, po e them, ishin bosh, dycanet ishin bosh, të mbyllura… Ishte një kohë që mos u ktheftë më! Kohë e tmerrshme por, dëshira ishte e madhe që ta prisnim Nënë Terezën. Kjo ishte reflektuar te banorët e gjithë asaj lagjeje ku unë jetoja. U angazhua I gjithë pallati, e gjithë lagjia. Bëmë një pastrim, lyem me gëlqere, u pastrua oborri, u ujitën lulet dmth ishte një angazhim për të pritur këtë njeri. Unë kam pasur një shtëpi jo shumë të madhe. Ajo u mbush plotë e përplotë me fëmijë. Të gjithë prindërit donin që Nënë Tereza t’I bekonte fëmijët e tyre. Ajo jo vetëm I bekoi por për të gjithë dha nga një shenjë të vogël. U dha edhe fëmijëve të mi, I bekoi edhe ata por ajo që më ka ngelur në mendje është kjo: Përgatita një drekë të pasur, kur mendoj për kohën se si u përgatit dhe për kohën që s’kishte asgjë. Pata edhe shqetësimin se a do të mund ta kënaq Nënë Terezën ashtu si dua unë. Në momentin që unë do shtroja tavolinën, Nënë Tereza më thotë: unë nuk do ha! Mënyra qe e butë por e vendosur. Kjo më preku shumë. Si ka mundësi, po mendoja. E kishim pritur me shumë qejf. Dëshira për t’I dhënë një drekë dhe për të qëndruar gjatë me të ishte shumë e madhe! Jo tha për të dytën herë! Unë me Saliun u pamë në sy. Saliu e kuptoi menjëherë dhe më tha: Lili, cfarë ke përgatitur të gjitha do t’I mbledhësh dhe do t’I zbresësh poshtë në makinë. Pa mbaruar ai fjalën Nënë Tereza kthehet e më thotë: O sa do gëzohen motrat sot me këtë gjellë të shijshme që ke gatuar nga duart e tua. Edhe në ato momente ajo dinte të kujtohej për të tjerët. Kur kam zbritur poshtë dhe ia kam dërguar në makinë ato, më thotë: unë të pres të vish shpesh atje! Faktikisht kam shkuar shpesh, edhe pse nuk kishim cfarë të dërgonim, Ishin kohë shumë të vështira, por ckado që do qoje atje ishte e domosdoshme. Unë vazhdoj të shkoj shumë shpesh në shtëpinë e motrave të Nënë Terezës, jo vetëm në Tiranë po kudo ku janë edhe kur dal jashtë Shqipërisë, I vizitoj shpesh shtëpitë ku Nënë Tereza ka ngritur qendrat e saj.
Flora Durmishi: Intervistë me zonjën Liri Berisha U1liriberisha21
Si do ta përshkruanit me pakë fjalë këtë figurë?
L. Berisha: Nëna Terezë, është simbol I sakrificës, I vetëmohimit I dashurisë njerëzore, simbol I modestisë, I organizueses së zonjë, me një energji të pashterrshme që buronte nga dashuria që kishte për Zotin. Nëna Terezë është një ikonë e jona për imazhin e Shqipërisë dhe duhet të krenohemi me figurën e saj. Ajo është ambasadore e vërtetë e vlerave të kombit tonë në të gjithë botën.
Zonja Berisha, këtë vit ju ishit shumë aktive bashkë me Fondacionin- Gjëja më e bukur, mendoj unë, ishte ekspozita!
L. Berisha: Ky vit u quajt, për ne, në Shqipëri, viti I Nënës Terezë. Fondacion Kulutor “Nëna Terezë” I themeluar para 2 vjetësh me degë në gjithë Shqipërinë, por edhe me degë në Kosovë e Maqedoni, është ngritur si një dëshirë e madhe e jona për të bërë cdo gjë në nderim dhe në promovim të vlerave të Nënës Terezë. Është ngritur edhe si një përpjekje për të korrigjuar atë qëndrim çnjerëzor të regjimit ateist ndaj saj. Ndoshta edhe për të korgjiuar edhe atë pjesë të historisë të cilën brezi im e ka mësuar mbrapsht. Ky Fondacion është ngritur edhe për të shërbyer si një qendër edukimi dhe promovimi për brezin e ri. Në këtë 100 vjetor Fondacioni ynë ka qenë pjesë aktive e festimeve, me aktiviteteve të ndryshme. Njëri ndër aktivitetet ka qenë hapja e ekspozitës në Tiranë, në Neë York, në një nga sallat e UN. Është hapur edhe në një nga sallat e Kongresit Amerikan në Ëashington.
Ekspozita e ka arritur efektin që ju keni dashur?
L. Berisha: Ka qenë jashtëzakonsht ekspozitë e efektshme sepse pati interesim të jashtëzakonshëm. Kjo ekspozitë në Washington është vizituar nga 11 kongresmenë dhe të 11 kongresmenët janë shprehur në intervistat e tyre me fjalët më të vecanta për Nënën Terezë.
Ç’komente kishin ata për këtë pjellë të shqiptarëve?
L. Berisha: Në fjalët e tyre shikoje që Nëna Terezë ishte një njeri I dashur për të gjithë botën. Në fjalët e tyre shikoje një vlerësim për punën vetmohuese për sakrificën e saj për punën e jashtëzakonshme që ka bërë për njerëzit e braktisur e të mbetur në mëshirë të fatit. Puna e saj ishte e vlerësuar kudo. Unë kudo ku kam shkuar e kam gjetur Nënën Terezë si njeriun më të dashur, më të nderuar, si shejtore, e kam gjetur si një nënë, si një nënë me vlera, si një nënë që I përket gjithë njerëzimit. Dhe vërtet ndihesha krenare kur shikoja që Nëna Terezë na bënte të ndjeheshim krenar që ishim shqiptarë. Përfundimisht, është një ambasadore e vërtetë e kombit tonë.
Për sa kohë I keni mbledhur reliktet për ekspozitë? E patët të vështirë t’i gjenit?
L. Berisha: I vështirë ka qenë vetëm momenti kur I kam thënë vetës që, duam të bëjmë një ekspozitë për Nënën Terezë. Duam të ngremë një muzeum për Nënë Terezën. Ky ka qenë momenti I vështirë, derisa ta them, ta nxjerr . Mund të them që sapo kemi hapur dëshirën që ne duam ta ngremë këtë muzeum, duam ta hapim këtë ekspozitë, kam pasur mbështetje nga të gjithë udhëheqësit e këtij Fondacione nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Ka shumë gjëra personale të Nënës Terezë?
L. Berisha: Nëna Terezë nuk ka qenë e pasur. Nuk mund të themi që Nëna Terezë ka gjëra të saja. Nëna Terezë përvec atij sarit të vet nuk ka pasur gjë tjetër por për fatin tonë të mirë, në Katedralen katolike imzot Rrok Mirdita mbante në mur një qilim të Nënë Terezës. Qilimi ka një histori të vecantë në të cilin Nëna Terezë para se të vdesë ka zbritur nga krevati dhe ka dhënë shpirt në këtë qilim dhe ka lënë amanet, sipas fjalëve të motrave të saja në Indi, që kur të falen të falen para këtij qilimi sepse ky qilim është I vendit tim. Qilimi është me motive shqiptare.
Si ra në duart e Imzot Mirditës ky qilim?
L. Berisha: Imzot Rrok Mirdita e ka marrë këtë qilim si dhuratë nga motrat e Nënë Terezës në Indi kur ai ka qenë në ceremoninë e varrimit të saj. Na ka dhuruar ne si Fondacion për ta ekspozuar dhe për ta vënë më pas në muzeumin që do ngrihet. Qilimi ka qenë pjesa më e bukur dhe më interesante e ekspozitës. Poashtu Kemi pasur edhe disa relikte të Nënë Terezës sic kanë qenë ato rruzaret që Nënë Tereza mbate vazhdimisht, një peshqir I saj që Ia ka dhuruar vetë Muzeut Kombëtar. Ekspozita që hapëm por muzeumi që do ngremë, sado I madh që do jetë, asnjëherë nuk do të mund të fusim Brenda veprën e Nënë Terezës. Kështu, ne vendosëm që të ngremë një ekspozitë ku do të pasqyrohen vlerat historiko- etnografike të kohës që jetoi Nënë Tereza. Dhe në këtë ekspozitë përvec këtij qilimi, këtij peshqiri, rruzareve dhe disa relikteve të tjera të familjes së saj, ne nxorrëm pjesën më të bukur historiko etnografike të zonave ku ajo jetoi : veshjet karakteristike të Nënës Terezë, në moshën kur ajo ishte 16, 18 vjece, veshjet e nënës së saj, veshjet e kohës që jetoi ajo, veshjet e kohës që jetoi I ati I saj, bizhutë që u vendosën në atë kohë, shallat që u mbajtën atë kohë pëlhurat.. . Ekspozita vërtet doli shumë bukur. Pastaj ishte pjesa e historike ku kishim materiale historike, materiale personale të zonave në Shqipëri, të njerëzve të ndryshëm të cilët, sapo morën vesh për hapjen e ekspozitës vërshuan dhe na I dhanë me shumë dëshirë për t’I mbajtur. Kishim gjithashtu edhe shumë fotografi, piktura, libra kushtuar Nënë Terezës të cilat, e kanë pasuruar mjaft ekspozitën dhe besoj që do të shtohen kur të ngritet edhe memoriali.
Flora Durmishi: Intervistë me zonjën Liri Berisha U1liriberisha31
Cili është vendi i radhës ku do të hapni ekspozitën?
L. Berisha: Mund të them që jam shumë e entuziazmuar nga ajo çfare korra në Neë York dhe Ëashington edhe në Tiranë. Tash kam shumë ftesa për ta hapur këtë ekspozitë edhe në Dhomën e Lordëve në Londër , në Milano, në Estoni në Paris, në Poloni… Pra, kanë kërkuar që ekspozita të shëtisë nëpër tërë këto vende.
Edhe unë ftoj të gjithë ata që kanë ndonjë gjë, që vlerësojnë se mund ta pasurojë ekspozitën, t’I sjellin dhe kështu të ndihmojnë në këtë projekt.
L. Berisha: Do të ishte gjë jashtëzakonisht e bukur dhe shumë humane. Do ishte një gjë që do t’I shërbente jo vetëm muzeumit por të gjithë vendit. Nënë Tereza është e të gjithëve. Dhe të gjithë mund të ndihmojnë për të ngritur këtë muzeum që është aq I domosdoshëm për vendin tonë.
A keni realizuar gjithë atë që keni planifikuar për këtë 100 vjetor të Nënës Terezë?
L. Berisha: Aktivitetet, për këtë 100 vjetorë, vazhdojnë akoma. Por, unë do thosha, aktiviteti më i madh, obligimi më I madh I yni për këtë 100 vjetor të Nënës Terezë, ka qenë përgatitja e projektit të një memoriali për Nënën Terezë. Ngritja e këtij memoriali ishte një dëshirë, në radhë të parë. Një dëshirë e cila lind nga dy arsye: t’I bënim nderimin e duhur, atë që meritonte ajo. Të bënim atë që brezi im nuk e bëri për 50 vjet dhe me këtë memorial t’i trgojmë brezit të ri vlerat shqiptare, vlerat e kombit të cilat dalin më së miri, spikasin më së miri përmes figurës së Nënës Terezë. Ne arritëm që në këtë 100 vjetor të hapim ekspozita, të mbajmë konferenca për Nënën Terezë, të paraqesim projektin e memorialit të Nënës Terezë, koncerte ka pasur, vazhdon viti dhe do të ketë edhe aktivitete të tjera . Të gjitha këto aktivitete, mund të them se, janë bërë në mënyrë të përbashkët nga Ministria e Kulturës dhe Qeveria Shqiptare.
Zonja Berisha, çka i ka dhënë Nëna Terezë gruas shqiptare dhe çka i ka marrë asaj?
L. Berisha: Unë mendoj që te çdo grua shqiptare gjen dicka nga Nëna Terezë. Nëna Terezë I ka dhënë gruas shqiptare kurajon, besimin, thjeshtësinë, forcën, jo vetëm për të zgjidhur problemet por edhe për të ndihmuar të tjerët . Dua të them dicka që ndoshta nuk është e bukur ta them por do ta them. Sa herë dilnim jashtë Shqipërisë, deri vonë vonë, nuk na njihnin. Nuk e dinin ku i bie Shqipëria. Ne thoshim që, Shqipëria është vendi prej nga vjen Nëna Terezë. Dhe, të gjithë e njihnin Nënën Terezë. Dhe mund të them që një pjesë e mirë e atyre që nuk e kanë njohur vendin tonë, janë njohur me vendin tonë përmes vetë Nënë Terezës. Dhe kjo na bën të ndihemi krenarë. Dy janë figurat me të cilat kombi shqiptar nderohet: Skëndërbeu dhe Nënë Tereza.
Nënë Tereza angazhohej shumë kundër abortit. Po ju si nënë, grua, por edhe si mjeke ç’qëndrim keni për abortin?
L. Berisha: Shkenca mjekësore dhe shoqëria e sotme ka metoda bashkëkohore mjaft efikase të cilat nëpërmjet planifikimit familjar mund të shmangin shtatëzanitë që vijnë në momente jo të përshtatshme për ciftin. Ndërsa si mjeke, duke ditur çrregullimet që sjell aborti në shëndetin e gruas, nuk do të keshilloja ndërprerjen e një jete deri në kufirin kur nuk rrezikohet jeta e nënës.
Zonja Berisha, ishte kënaqësi e veçantë që folëm bashkë për Nënën Terezë.
L. Berisha: Edhe unë jam e lumtur qe fola per këtë temë. Jam e vetëdijshme që nuk kam thënë gjithë c’kam ditur për Nënë Terezën. Dua të ju them të gjithë lexuesve të revistës tuaj se për të gjitha aktivitetet, muzeumin dhe cdo gjë që po bëhet për Nënën Terezë, është pjesë aktive e gjithë popullata. Nuk është vetëm Liri Berisha, që po flet sot por kudo që kërkon sot një mbështetje për Nënë Terezën janë të gatshëm ta japin. Festimi që u bë me rastin e 100 vjetorit të Nënë Terezës ishte jashtëzakonisht I suksesshëm, shumë I bukur, tejet madhështor dhe pati një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Aktivitetet qenë shumë të ngrohta shumë të bukura, qoftë mesha që u bë në Vaun e Dejës , qoftë koncerti I madh, qoftë ekspozita që u hap…Çdo gjë vërtetë ka qenë shumë e bukur.
Le të flasim fare shkurt edhe për jetën tuaj private. Cila është Liri Berisha jashtë protokolit të ditës?
L. Berisha: Jeta ime private, si e shumë grave shqiptare, është e lidhur me familjen. Me gjithë angazhimet e shumta në të dy Fondacionet që drejtoj, i pacenuar mbetet roli im si bashkëshorte, nënë dhe gjyshe. Por pa lënë menjanë dhe kohën për miqtë e mi e cila më jep kënaqësi.
Dita fillon me ardhjen e mbesave dhe nipit për t’u përshëndetur para se të shkojnë në shkollë. Pastaj mëngjesi dhe kafeja me Saliun dhe fëmijët. Zakonisht ora 9 më gjen në zyrat e Fondacionit për të vazhduar aty pjesën më të madhe të ditës. Ndersa fundjava është momenti më i bukur dhe që mezi e pres pasi jemi të gjithë së bashku dhe zërat gazmorë të fëmijëve mbushin ngado shtëpinë. Përvec të tjerave, ndjek me interes dhe dëshirë jetën artistike në Tiranë, e cila vitet e fundit është mjaft e pasur dhe aktive. Po ashtu libri dhe muzika janë pjesë e pandarë e ditës sime.
Kam dëgjuar se jeni shumë e zonja edhe në kuzhinë. E përgatitni vetë ushqimin për familjen?
L. Berisha: Gatimi mbetet një pasion i imi. Me gjithë angazhimet vazhdoj të gatuaj ende por mënyra e gatimit ndryshon pasi në ditët e sotme ka mjaft lehtësira si në përgatitje ashtu dhe në kohë.
Jeni gruaja e njeriut më të rëndësishëm dhe më të fuqishëm të Shqipërisë, ndërsa në jetën private dukeni shumë modeste, e qetë, dhe mbi të gjitha, humaniste. Ndoshta pikërisht për këtë arsye keni zgjedhur të studioni mjekësinë.
L. Berisha: Cilësitë që ju përmendni, kanë të bëjnë me karakterin e njeriut, dhe nuk besoj se lidhen me profesionin e mjekes. Njeriu mund të jetë njerëzor në çdo lloj profesioni. Bashkëshortin tim nuk e mendoj si njeriun më të fuqishëm të Shqipërisë, por si shokun e jetës me të cilin kam ndarë dhe ndaj gëzimet dhe shqetësimet e jetës. Natyrisht, detyra që Saliu kryen sot dhe përpjekjet e arritjet gjatë gjithë këtyre viteve, më bëjnë të jem krenare për të, ashtu siç jam ndier kur e njoha si mjek të zotin e të palodhur e mbi të gjitha si një bashkëshort e prind të përkushtuar.
Si ka qenë mjekësia, kur ju keni qenë studente, dhe ku është sot?
L. Berisha: Shkenca mjekësore ka përparuar me hapa shumë të shpejtë. Në Shqipëri kanë ardhur aq shumë pajisje të reja dhe të kohës, sa nuk kishim për pesëdhjetë vjet me radhë, por kultura e shërbimit shëndetësor është një reformë e cila nuk zhvillohet për një ditë apo për një vit dhe nga një njeri apo institucion i vetëm, ne ende kemi shumë për të bërë në këtë drejtim. Por bashkëpunimet institucionale me vendet europiane të ndërthurura këto me kapacitetet dhe eksperiencat e vyera të akademikëve dhe stafit mjekësor kanë sjellë rritje të shërbimeve si dhe përmirësim në kujdesin shëndetësor në Shqipëri.
Keni mall për profesionin?
L. Berisha: Dashurinë për profesionin e kam të ushqyer që në fëmijëri nga nëna ime. Kam punuar gjatë gjithë jetës me pasion dhe përkushtim. E kam dashur shumë punën time dhe padyshim që kam mall, vecanërisht kam nostalgji për pacientët e mi të vegjël.
A flisni me bashkëshortin tuaj në shtëpi edhe për politikë dhe mjekësi, apo i keni ndarë gjërat?
L. Berisha: Si në cdo familje, ne ndajmë së bashku cdo shqetësim, problem apo gëzim përfshirë këtu politikën dhe mjekësinë.
Në familjen tuaj kush është” ministër” i jashtëm e kush i brendshëm?
L. Berisha: Në shtëpinë tonë, “ministra” janë nipërit e mbesat. I duam shumë e secili ka gjëra që nuk i shikoj te tjetri siç janë edhe “ministritë” që drejtojnë. Të gjitha kanë një emër të përbashkët - dashuri.
Ju jeni gjyshe. Gjyshet moderne sot nuk tregojnë përralla, po ju?
L. Berisha: Nëse do më pyesni për nipër e mbesa, do fillojmë një intervistë nga e para, pasi çdo rrëfim për ta është histori më vete. Fëmijët sot janë të rrethuar nga librat dhe tregimi i përrallave është një moment i vecantë si për fëmijët ashtu edhe për gjyshërit.
Ishit këto ditë në një vizitë private në Kosovë. Do të na thoni ndonjë gjë.
L. Berisha: Nuk mund të them “ndonjë gjë”. Pasi sa herë që udhëtoj në Kosovë, kam shumë gjëra për të rrëfyer. Bëj udhëtimin që e dëshiruan aq shumë prindërit e mi, e pengun e tyre që nuk e panë dot Kosovën, aq më tepër të lirë e të pavarur, e mbart me vete në gjithë udhëtimet drejt Kosovës. Më duket se shkoj në gjini kur vizitoj Kosovën, e të shkosh në shtëpinë tënde, ke shumë gjëra për të kujtuar. Është vendi ku janë rrënjët e familjes sime. Ashtu si pema mbahet me rrënjët, edhe unë jam krenare se kam këto rrënjë të forta. Udhëtimi ishte shumë mbresëlënës, pasi bukuritë e Malësisë së Sharrit (vendi ku qëndruam) ishin vërtetë të mrekullueshme me gjelbërimin dhe freskinë, por dhe me mikëritjen dhe ushqimet tradicionale. Ne kemi vende të bukura, Kosova është e bukur. Dua ta shikoj sa më të begatë atë vend sepse ka vuajtur shumë. Sa herë largohem nga Kosova e ndjej se do shkoj sërish. Dhe kështu ndodh gjithmonë. (Imedica)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi