Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ARDHJA dhe IKJA , jane dy fenomenet vendimtare per FILLIMIN dhe per MBARIMIN !Kush e di pervec se ZOTIT !

Shko poshtë

ARDHJA dhe IKJA , jane dy fenomenet vendimtare per FILLIMIN dhe per MBARIMIN !Kush e di pervec se ZOTIT ! Empty ARDHJA dhe IKJA , jane dy fenomenet vendimtare per FILLIMIN dhe per MBARIMIN !Kush e di pervec se ZOTIT !

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 22, 2010 10:06 pm

ARDHJA dhe IKJA , jane dy fenomenet vendimtare per FILLIMIN dhe per MBARIMIN !Kush e di pervec se ZOTIT ! 49892_100000981830642_401841_n
ARDHJA dhe IKJA , jane dy fenomenet vendimtare per FILLIMIN dhe per MBARIMIN !Kush e di pervec se ZOTIT !

Cdo kush,ikjen ,
e kupton me menyren e vet ,
para gjashte vjetesh "iku"nena ime,
mamaja jone,
sic ishim mesuar ta therisnim.

Per ne, qe jemi larg ,
ikja, ka te tjera dimensione,
kush mund te pranoje,
detyrimin e sistemit,
te mos kem te drejte ,
te shkoj, te varros mamane time?!

Sa absurd dhe i pakuptueshem,
ju percillet nje realitet i tille?
Po keshtu eshte ,
dhe nuk jam njeriu i vetem ,qe ka ndjerre,
zhgenjimin dhe percmueshmerine.

Tani kane kaluar kaq vite ,
dhe urrejtja e atyre diteve,
ka fluturuar larg shume larg.
Ikja , mendoj se eshte,
pjese e jetes .
Po percjellja ,
a nuk eahte detyre e te tjereve,
qe mbeten pas?

Nuk do t`ja urroja kurre ,
kerkujt nje ndjenje te tille,
urrejtja ne keto momente ,
te ben te mos llogjikosh asnjegje,
shyqyr ,qe sistemi na ka zhveshur,
krejtesisht , nga te drejtat ,
sepse ne momente te vecanta ,
llogjika nuk ka permasat e te "urtit" .

Ike nena ime ,
e vetme , pa asnje femije ,
askush nuk t`u ndodh prane,
ne asnje cast, per asnje moment ,
fati yt ishte, te ikje e braktisur nga femijet,
mallkim apo detyrim ?,
kerkush s`do te gjeje pergjigjen ,
sepse jeta ka , kaq bema te cuditshme,
vetem nje gje di dhe kam mesuar,

Vijme, se na sjellin te tjeret,
vijojme jeten, sepse jemi te detyruar ,
kush me hir , kush me pahir ,
ta pershkojme, trajektoren e jetes,

Ikija ,vjen nga debimi qe na behet ,
ne duam ne s`duam ,
se kur do te ndodhe,
vetem nje ZOT e di!

Ike , lamtumire s`te thame ,
sepse te tjeret ,
s`na lane!!!!
Ike ,se, deri aty ,
ishte rruga e jetes tende!

Ike ,
dhe syte e tu s`paten fatin,
te shikonin syte e femijeve te tu,
O te tere o hic fare ,
dhe ti e dije shume mire,
qe te gjithe s`mund te ishim bashke!

Ike ,
e mira jone ,
trimeresha jone,
e drejta jone,
jetedhenesja jone,
LAMTUMIRE, MAMA!




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi