Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:NË FACEBOOK, PËR FACEBOOK, RRETH FACEBOOK-ut, BOTA SILLET, KRIDHET E P´SHTILLET!!! - Vargje-u(lu)rime!-

Shko poshtë

Mentor Thaqi:NË FACEBOOK, PËR FACEBOOK, RRETH FACEBOOK-ut, BOTA SILLET, KRIDHET E P´SHTILLET!!! - Vargje-u(lu)rime!- Empty Mentor Thaqi:NË FACEBOOK, PËR FACEBOOK, RRETH FACEBOOK-ut, BOTA SILLET, KRIDHET E P´SHTILLET!!! - Vargje-u(lu)rime!-

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 23, 2010 12:09 pm

Mentor Thaqi:NË FACEBOOK, PËR FACEBOOK, RRETH FACEBOOK-ut, BOTA SILLET, KRIDHET E P´SHTILLET!!! - Vargje-u(lu)rime!- 49861_100000582437455_4920807_n
Mentor Thaqi:F A C E B O O K - u t !
NË FACEBOOK, PËR FACEBOOK, RRETH FACEBOOK-ut, BOTA SILLET, KRIDHET E P´SHTILLET!!! - Vargje-u(lu)rime!-




Kush i pari e bani, aman këtë Facebook?!
Seç na u "shkoklu" xhani, e koka, tarabuk!
*********
Sapo vij nga puna, drejt në kompjutor,
jo për pak minuta, por, me nga shumë orë!

Gruaja nisë m´çorton: - Burrë, don me na çmend!
Një minut s´pushon, dhe hop, komenteve rend!

Paska shkru filani, fistekja e fisteku!
Dhe, hop, gjuan fjalë njani, si me t´ra orteku!

Komente e debate, si me qenë n´Kuvend,
me teke e sifate, me vend e pa vend!

Hajde të hamë buk, e le më atë Facebook!
Gruaja prej kuzhine, më "bërtet" pas shpine!

Si je bërë pa gjumë, prej pune në punë!
Kompjuter, facebook, s´ke kohë as për bukë!

Ah, ju miq të dashur, zonja dhe mikesha,
kur n´vështirësi të kem hasur, kërset flakaresha!

Mund të argëtohemi, të qeshim kile-kile,
por, kurrsesi t´mashtrohemi, të prishim Familje!

Facebook për të gjithë, një Medium Shoqëror,
mikesha dhe miq, plot respekt njerëzor!

Dhe "klik" me maus, me demek, minush,
si shumë argëtues, dhe gjithçka del për fushë!

Njëri ja merr këngës, tjetri n´vajë, medet,
një për inatë të nënës, s´njeh babanë e vet!

Njërit me pahiri, duke pranuar miq,
mend se bëri qafiri, s´u kujtua hiq!

Dhe, një ditë, medet, çka i bëri vaki,
në Facebook ai vetë, i zbulon fëmijtë e tij!

Dhe, hop, përnjëherit, nja gjashtë rend e rend,
pastaj n´shpi të mjerit, gruaja s´i lën vend!
 
Sa shumë u ngushtua, ju shkrua Protokolli!
Por, çklak, u kujtua, formoi Ekip Futbolli!

Njëra grua trainere, tjetra menagjere,
dymbëdhjetë djem në ekipë, e ai vet u fik!

Dhe zhurmë e piskamë, po i shkon sot shpisë,
gratë, bashk pajtu janë, për "hater" të fëmisë!

Ai, lypë lis me u varë, mbet si qen i vetëm,
veten n´qafë ka marrë, kështu meritoi jetën!

Tash mallkon Facebook, dhe shanë Internet,
ku me dalë me hupë?! Nuk po din as vet!

Andaj, të nderuar, mikesha dhe miq!
Facebook, s´është mallkuar, mos frikësohi hiç!

Veç, dijeni kufirin, deri ku mund t´shkojmë,
Facebook-un, të mirin, veç do e nderojmë!!!

Përshëndetje zemre, mikesha dhe miq!
Me nja dy fjalë kënge, por s´di të këndoj hiç!

Ju thëm: Ju ngjattë jeta! Mirë se erdhët n´miqësi!
Dhe, mirë se ju gjeta! Ju dëshiroj mbarësi!!!

Mentor Thaqi R., 22.10.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi