Hartohet lista e deputetëve të LDK-së në krye me Ukë Rugovën
Faqja 1 e 1

Marie Nikolla
Prej të hënës LDK Ibrahim Rugova e udhëhequr nga Bujar Bukoshi e ka selinë në Velani, ndërsa LDK-ja e Fatmir Sejdiut mbetet aty ku është te kompleksi “Qafa”.
Për Lidhjen Demokratike të Kosovës po përgatitet edhe një goditje e radhës. Jo më përsëritja e Kuvendit Zgjedhor të viti 2006, i cili u bë shkas për ndarjen e partisë në dysh, por përsëri është procesi zgjedhor brendapartiak, ai që po bëhet shkas që LDK-së t’i shkëputet edhe një pjesë e saj. Kandidatët e LDK-së, Komisionit Zgjedhor nuk do t’i shkojnë të gjithë në një listë zgjedhore. Kjo parti do të shkojë e ndarë në dy lista, bartës i njërës nga to do të jetë Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova.. Megjithëse, KQZ-ja, sipas Ligjit në fuqi, nuk mund të certifikojë dy lista zgjedhore të së njëjtës parti, zyrtarët e lartë të LDK-së, të cilët janë iniciues të krijimi të kësaj liste të re mohojnë se po e ndajnë LDK-në dhe se po krijojnë një fraksion të ri brenda kësaj partie.
Sido që të jetë, një burim i besueshëm i “Botës sot”, i cili është zyrtar i lartë i kësaj partie dhe dëshiron të mbetet anonim, ka bërë të ditur se nga e hëna gjithçka do të qartësohet, dhe LDK-ja e Ibrahim Rugovës do të ketë një seli të re në Velani.
Dy lista një parti?
Ky burim brenda LDK-së i tha “Botës sot” se po përgatitet një listë e re zgjedhore e LDK-së, bartës i së cilës do të jetë ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Sipas këtij burimi LDK-ja e Ibrahim Rugovës do të ketë selinë në Velani, ndërsa në selinë e LDK-së te Qafa do të mbetet LDK-ja e Sejdiut.
“Lista quhet LDK-ja e Ibrahim Rugovës. Ndërsa prej të hënës LDK-ja e ka selinë në Velani dhe nuk e ka më në Qafë. Atje (në Qafë) është LDK-ja e Fatmir Sejdiut, ndërsa në Velani është LDK-ja e Ibrahim Rugovës”, tha ai. Më tej ai sqaroi se ka mundësi që kjo listë të certifikohet si listë e një iniciative qytetare, por jo si parti politike, sepse sipas tij, kjo pjesë e anëtarësisë së LDK-së nuk po largohet nga LDK-ja, ndërsa pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të vazhdojë procesi zgjedhor brendapartiak.
“Ka mundësi të regjistrohet si iniciativë qytetare, e jo si parti dhe pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, do të fillojë zgjedhja brendapartiake në mënyrë demokratike. Në jemi LDK dhe absolutisht nuk dalim nga LDK-ja”, tha ky burim.
Gjithnjë sipas këtij zyrtari të lartë të LDK-së “situata e jashtëzakonshme ua ka imponuar edhe krijimin e një liste zgjedhore të jashtëzakonshme, duke mos përjashtuar as mundësinë e lidhjes së koalicionit me subjektet e tjera politike.
Ky zyrtar i lartë i LDK-së thotë se krejt kjo ka ndodhur për shkak të krizës politike të shkaktuar pas daljes së LDK-së nga koalicioni qeverisës me PDK-në, dhe kjo krizë determinon mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme e më këtë ndërprerjen e procesit zgjedhor në LDK.
“Pas situatës së krijuar do të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme, prandaj zgjedhjet brenda LDK-së nuk mund të kryhen, pra ndërpritet procesi zgjedhor në parti dhe pikërisht për t’iu shmangur zgjedhjeve partiake LDK-ja doli nga koalicioni, sepse Fatmir Sejdiu po e sheh se e ka humbur partinë”, pohoi ai duke shtuar se megjithatë negociatat janë duke vazhduar me Sejdiun, të cilit i është bërë me dije se ata nuk pranojnë që ai si shkelës i Kushtetutës dhe për faktin që LDK-ja në krye me të ka humbur dy palë zgjedhje, të jetë bartës i listës së LDK-së.
Ndonëse burimi nuk bën të ditur emrat që do të kryesojnë këtë listë, thotë se kësaj liste do t’i bashkohen të gjithë ata që e ndiejnë vetën LDK. Sipas tij kjo listë do të zyrtarizohet të hënën.
Bukoshi mohon se po e ndan LDK-në
Në anën tjetër Bujar Bukoshi, kandidati i vetëm deri më tani që zyrtarisht ka nisur fushatën për kreun e LDK-së, ka mohuar zërat se ai po krijon fraksion të ri në LDK.
“Nuk është fjala për fraksion, por vetëm për listë zgjedhore. Kjo është vetëm listë, nuk ka ndarje të LDK-së, assesi. Ne jemi në LDK dhe konsultimet ende po vazhdojnë.
Fatmir Sejdiu e shkatërroi procesin zgjedhor në LDK, dhe në jemi duke bërë konsultime për këtë listë dhe do ta bëjmë publike më pastaj. ”, tha Bukoshi për “Botën sot”. Ai gjithashtu bëri të ditur se bartës i kësaj liste do të jetë Ukë Rugova.
Por, një zyrtar tjetër i LDK-së, Dardan Gashi, thotë ndryshe. Sipas tij kjo iniciativë, ndonëse jo formalisht, është fraksion dhe frymë e re në LDK.
“Jo formalisht është fraksion i ri. Me listën që po përgatitet dhe me kandidaturën e Bujar Bukoshit dhe me strukturën e re që ka ai, me Ukën dhe me disa të tjerë, që prej nesër do të bëhet publike, dihet se është një lëvizje tjetër brenda LDK-së”, pohoi Gashi, ndonëse, sipas tij, lista është në zhvillim e sipër dhe nuk është diçka definitive.
Edhe Gashi tha se arsyet e vetme që kanë shtyrë disa nga anëtarët e LDK-së të nisin iniciativën për krijimin e një listë tjetër, kanë të bëjnë me ndërprerjen e procesit zgjedhor brenda LDK-së.
“Për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat janë provokuar prej vendimeve të ngutshme të Fatmir Sejdiut dhe njerëzve të tij dhe kriza institucionale e shkaktuar, po provokon zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërsa Ligji për zgjedhjet e detyron LDK-në që të përfundojë procesin brendapartiak zgjedhor në kohë shumë të shkurtër, dhe jo në kohën që ka qenë e paraparë. Ne jemi të informuar se në shumë vende është ndërprerë procesi zgjedhor brenda LDK-së dhe nëse bëhet një gjë e tillë ne kemi opsione të tjera”, tha ai duke sqaruar më tej se njëra nga këto opsione është krijimi i një liste të re zgjedhore.
I pyetur se a mund të certifikohet kjo listë, pasi që, siç thonë ata në KQZ-së, do të dërgohen dy lista zgjedhore të LDK-së, Gashi tha se ka mundësi të ndryshme dhe sipas tij nuk është momenti tani që të diskutohen çështjet formale, pasi ende nuk ka një vendim definitiv. Sipas tij, kjo ende mbetet vetëm një iniciativë.
Ndërkaq burimet e gazetës “Bota sot” bëjnë me dije se rreth kësaj liste dhe LDK-së Ibrahim Rugova gjithçka do të sqarohet të hënën.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi