Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:NGJYRAT ZHGËNJYESE

Shko poshtë

Vullnet Mato:NGJYRAT ZHGËNJYESE Empty Vullnet Mato:NGJYRAT ZHGËNJYESE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 24, 2010 9:25 pm

Vullnet Mato:NGJYRAT ZHGËNJYESE 39546_1390811501494_1568334934_30774696_5327804_n



Vullnet Mato:NGJYRAT ZHGËNJYESE 49948_1568334934_1204402_n

Vullnet Mato

NGJYRAT ZHGËNJYESE

Kur isha kec
në moshën e bardhë,
thosha, dil mjekra ime,
të bëhem burrë!
Të marr një faqemollë
me cicat dardhë,
ta bëj manare,
të mos më ndahet kurrë.

Të më flenë buzët
brenda frymës së saj,
të bëj përnatë eklipsin
hëna nën diell.
Të bëj si fytyrën time,
tre kalamaj,
të më thonë, o babi !,
t’u them, o yje !...

Kur i bëra të tëra
këto marifete,
thosha, më ndihmo fat,
të ngop bijtë e uritur,
t’i vesh si prilli
lastarët me gjethe,
të bëhem lumë i tyre
për t’i vaditur.

Por fati nuk m’i dha
qeset me të holla,
ndonëse u rropata
për letra të ndershme,
duke rendur pas diplomave
nëpër shkolla,
kur paraja tinëzare
u bë më e vlefshme.

Dhe i zhgënjyer
në vjeshtën e moshës,
thosha, duhet shembur
ky kodosh shteti.
Po kur u shtrinë urat
mbi oqeanet e botës,
m’i rrufiti bijtë
magnet kurbeti.

Pasi brodha kohët
me ndryshime ngjyre,
dhe ndërrime emrash,
por huqet njësoj,
them, sa keq të vdes
me kusarë mbi krye,
dhe me fatin koprrac
që më bojkotoi !...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi