Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zgjidhni çajin tuaj ideal

Shko poshtë

Zgjidhni çajin tuaj ideal Empty Zgjidhni çajin tuaj ideal

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 25, 2010 1:27 am

Zgjidhni çajin tuaj ideal


Zgjidhni çajin tuaj ideal Caj-150x150

Çaji relakson dhe forcon, është stimulues i butë, sepse përmban kofeinë (një filxhan çaji përmban rreth 40 miligram kofeinë, përgjysmë më pak se kafja, teofilinë dhe teobrominë. Në çaj nuk ka vitamina, as kalori (nëse nuk i shtojmë sheqer ose mjaltë).
Më i efektshmi është çaji i gjelbër: Në Japoni, , siç transmeton MIA, ku kultivohet e pihet më së shumti, njerëzit sëmuren më pak nga disa tumore, falë përbërësve të çajit – polifenolëve, antioksidantëve dhe vitaminave C dhe E. Polifenolët mund të pengojnë shfaqjen e disa llojeve të kancerëve si dhe të përmirësojnë gjendjen e personave të sëmurë, sepse e bllokojnë enzimën, e cila shtytë rritjen e tumorit. Krahas kësaj, neutralizon ndikimin e radikalëve të lire në organizëm, të cilët dëmtojnë qelizat e indeve dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme.
Në çajin e gjelbër ka 20 lloje mineralesh, prandaj ky çaj forcon imunitetin, zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, rregullon tretjen, pastron organizmin, ul peshën trupore, zbut kokëdhimbjen, freskon dhe sforcon koncentrimin dhe njëherësh nuk shkakton fryrje as Nuk e irriton lukthin. Për efekt të plotë shëndetësor do të duhej pirë pesë filxhanë çaj të gjelbër në ditë. Çaji i gjelbër nuk duhet përvëluar me ujë të valë. Lihet të ftohet në rreth 70 shkallë C, sepse nxehtësia shkatërron përbërësit e vlefshëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi