Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR-THIRRJE PUBLIKE

Shko poshtë

FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR-THIRRJE PUBLIKE Empty FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR-THIRRJE PUBLIKE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 25, 2010 5:18 pm

FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR-THIRRJE PUBLIKE 41409_100000138922269_2488729_n


FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR
FBKSH
Tiranë, 25/tetor/2010


T H I R R J E P U B L I K E

Kryesia e FBKSH-së i’u drejtohet me këtë Thirrje Publike; studentëve, profesorve, pedagogve, intelektualve të të gjitha niveleve, punonjësve të administratës shtetërore, përfaqësuesve të sekteve fetare dhe forcave politike që aspirojnë Bashkimin Kombëtar Shqiptar, brenda dhe jashtë kufirit administrativ të Republikës së Shqipërisë, si dhe, pa përjashtim, të gjithë qytetarve me kombësi shqiptare, autokton apo emigrantë, në Republikën e Maqedonisë, në Republikën e Greqisë, në Republikën e Kosovës, në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Malit të Zi dhe në Republikën e Serbisë që të marrin pjesë në “PROTESTËN FESTIVE” që do organizohet nga FBKSH-ja në Tiranë, më 28/nëntor/2010-të, ora 11.00, me pikënisje sheshin “Skënderbej” e destinacion final sheshin para “Kuvendit të Republikës së Shqipërisë” ku, gjithashtu, do të mbahet dhe një konferencë për mediat në emër të FBKSH-së.
Kjo “PROTESTË FESTIVE” ka si qëllim:
• Rikujtimin, respektimin dhe përuljen ndaj atdhetarve shqiptar që, nga 28-nëntori i 1912-tës, ditës së verdiktit më sublim të Kombit Shqiptar, atë të shpalljes së Pavarsisë për Shqipërinë Historike, deri më sot kanë sakrifikuar jo vetëm kohën, ekonominë familjare, por edhe jetën në shërbim të aspiratës së popullit tonë, Bashkimit Kombëtar në një Shtet të Vetëm Shqiptar.
• Respektimin dhe vlersimin e duhur të të gjitha evenimenteve dhe personazheve atdhetar, që kanë lidhje jo të rastësishme me këtë datë historike, duke u kthyer në kohë qysh kur Gjergj Kastrioti ngriti flamurin në Krujë (28/11/1444), Shpallja e pavarsisë së Shqipërisë Historike (28/11/1912), dalja publike e UÇK-së (28/11/1997) dhe ditëlindja e Heroit Legjendar (28/11/1955), Adem Jashari.
• Reflektimin nga politika e Tiranës, angazhimin dhe zbatimin, prej saj, të ligjit themeltar, Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në lidhje me aspiratën e Bashkimit Kombëtar Shqiptar. Aspiratë kjo, e sanksionuar në preambulën e kësaj Kushtetute (fq.nr 3)

Sekretari Politik
I FBKSH-së
Jurist, Genc Llakaj

Shënim: Për cilindo, qytetar, anëtar i FBKSH-së apo biznesmen që ka dëshirë të mësoi mbi mënyrën, format dhe strategjinë e këtij organizimi mbarshqiptar apo të ndihmoi (qoftë financiarisht a qoftë fizikisht) në mbarvajtjen e tij, vëmë në dispozicion numrin e cel. të drejtuesit të grupit organizativ Z.Kristaq Ziu: 00355/ 69 26 59 475

Dërgoi:Djalë Labërie
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi