Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Plisat” e duan Isën, ndërsa kërkojnë largimin e Sejdiut

Shko poshtë

“Plisat” e duan Isën, ndërsa kërkojnë largimin e Sejdiut Empty “Plisat” e duan Isën, ndërsa kërkojnë largimin e Sejdiut

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 25, 2010 6:59 pm

“Plisat” e duan Isën, ndërsa kërkojnë largimin e Sejdiut


“Plisat” e duan Isën, ndërsa kërkojnë largimin e Sejdiut ProtestaVranjevc

Një grup prej dhjetëra tifozësh nga Kodra e Trimave, të njohur si “Plisat”, janë mbledhur para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke brohoritur “E duam Isa Mustafën kryetar të LDK-së” dhe “Fatmir Sejdiu jep dorëhqeje, shpëtoje LDK-në!”
Në një takim me gazetarët, kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Isa Mustafa, u bëri thirrje të gjithë mbështetësve të tij që të presin procesin demokratik zgjedhor në parti.
Kandidati i përfolur për kryetar të LDK-së, zoti Mustafa, tha se është i gatshëm të marrë drejtimin e partisë, vetëm nëse strukturat e LDK-së do ta mbështesnin atë.
Përndryshe, ai tha se e vlerëson lart edhe punën e kryetarit aktual të LDK-së, Fatmir Sejdiu.
Mustafa po ashtu u bëri thirrje përkrahësve që të mos shkruajnë grafite nëpër mure në favor të tij. Ditë më parë, Lagjja Kodra e Trimave kishte gdhirë me shkrime që i bëjnë thirrje Isa Mustafës të marrë kryesimin e LDK-së.
Tubimi para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjatur rreth 10 minuta dhe më pas mbështetësit janë shpërndarë qetë. “Plisat” e duan Isën, ndërsa kërkojnë largimin e Sejdiut 25plisattt1
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi