Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmira Endrra Dhe Lote:Komunikimi im i fundit -Pershendetja e fundit me mikun dhe poetin tone te dashur dhe te cmuar Z.Gjakush Tana

Shko poshtë

Fatmira Endrra Dhe Lote:Komunikimi im i fundit -Pershendetja e fundit me mikun dhe poetin tone te dashur dhe te cmuar Z.Gjakush Tana Empty Fatmira Endrra Dhe Lote:Komunikimi im i fundit -Pershendetja e fundit me mikun dhe poetin tone te dashur dhe te cmuar Z.Gjakush Tana

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 26, 2010 9:57 pm

Fatmira Endrra Dhe Lote:Komunikimi im i fundit -Pershendetja e fundit me mikun dhe poetin tone te dashur dhe te cmuar Z.Gjakush Tana 67709_163920956965420_100000425493246_404546_2803134_n







Fatmira Endrra Dhe Lote:Komunikimi im i fundit -Pershendetja e fundit me mikun dhe poetin tone te dashur dhe te cmuar Z.Gjakush Tana 49293_100000425493246_7216762_n
Fatmira Endrra Dhe Lote:Komunikimi im i fundit -Pershendetja e fundit me mikun dhe poetin tone te dashur dhe te cmuar Z.Gjakush Tana

Fatmira Endrra Dhe Lote:Komunikimi im i fundit -Pershendetja e fundit me mikun dhe poetin tone te dashur dhe te cmuar Z.Gjakush Tana 62116_1424500894407_1289294870_30968037_2658676_n
.......Akoma ,jo nuk me besohet se zemra e poetit tone te madh Gjakush Tana pushoi se rrahuri......,gojemjalti,zemerdridhuri ,mendjearti, shpirtendrituri,miku yne i dashur dhe i cmuar, nuk ndodhet me ne mes nesh.....
-Nje nate me pare,para se te merrja vesh kte lajm kaq te kobshem pata fatin tim te shkembeja fjalet e fundit me poetin dhe mikun tone te dashur dhe te cmuar.....
-Mbasi u pershendeten ashtu si gjithmone,e pyes dhe me pyet edhe Ai per shendetin.
-Nuk kam qene mire me tha nga shendeti,nje muaj isha ne spital....shpetova nga operacioni me tha.....por tani kam probleme me astmen ,mbreme nuk munda te merrja dot fryme.......
-I uroj te shkuara ,duke i dhene kurajo se tashme e tutje Zoti per Ate do te sillte vetem dite te mira dhe te bardha.....(ne te vertet u deshperova shume qe kishte qe ne ne spital dhe tashme kishte probleme me astmen,nuk merrte dot fryme...)....
-Te faleminderit e nderuara Fatmira,me pergjigjet......por Zoti ,ato qe mua nuk mi dha dot ketu ,do t'mi jape kur te vete atje........po,po atje do ti gjej ,ato qe nuk i gjeta dot kurre ketu ,jam i sigurte per kete Fatmira me thote.......
.....-Jo ,i pergjigjem une ,per ju qe tani e tutje nuk do te kete me as dhimbje,dhe as vuajtje ,miku im i mire dhe i cmuar.....
....kuptova qe ai ,me duket se akoma nuk e ndjente veten mire.....
Fjalet ne komunikim e siper me vinni jo ashtu ,si gjithmone,......gjysma-gjysma.....
-E pyes ,perse nuk po mundem ta kuptoja me ne fjalet qe me shkruante......mendja me shkoi se ai nuk e ndjente veten mire,por akoma vazhdonte te komunikonte me mua,ashtu.....me mundim te madh ja kuptoja...)
-Kur komunikoj me ty ,dhe kur lexoj komentet e tua ne poezite e mia me thote se, shpirti me mbushet me blerim dhe shenjteri,e nderuara Fatmira....
-Poezite e tua mua me pelqejne shume i them une,dhe i lexoj me plot kenaqesi e pasion miku im dhe poeti yne i madh!
Sa here qe komentoj poezite e tua,zemra me thote te shpreh ato ,qe une ndjej ne ate moment, qe sa po kam mbaruar se lexuari poezine ....
-Me falni i them une .....sepse jo te gjitha poezite e tua ti kam komentuar kohet e fundit,miku im i mire dhe i nderuar....(per faktin se edhe une nuk kam qene aq mire nga shendeti...) por te jap fjalen i them ,se avash -avash do ti komentoje te gjitha poezite e tua....
-Tani,e kuptoj qe ti je me mire me thote,sepse sa po lexova nje komentin tend tek poezia ime ,dhe me pelqeu shume ,je ne te vertete e mrekullueshme e ndritura Fatmira....
-Me kishte marre malli te komunikoja me ty...me thote.....(kisha kohe qe nuk kisha komunikuar me mikun dhe poetin tone te dashur,keshtu qe edhe mua me kishte marre malli te shkembenim se bashku fjale zemre ,ashtu sic dine vetem miqte e vertet dhe fisnik...)))
-Mire je,me thote perseri....mos u bej merak,te kesh kujdes femijet ,me porosit,....sepse ,po te them nje gje Fatmira:-se une mbi femijet nuk ve asnje gje me te shtrenjte ne kte bote....
-Patjeter ,i pergjigjem une,jeta e jone tashme eshte e lidhur me femijet tane miku im i mire dhe i cmuar,pa femijet jeta nuk do te kishte aspak kuptim,te faleminderit shume,per kete porosi kaq te vlefshme qe po me jep....po ti nuk je vetem nje poet i madh ,ti e di se cdo te thote te rriten femijet me mungesen e njerit prind....ah miku im ....(dhe mu kujtua historia e tij e dhimbeshme ,ku nje jete te tere ishte per femijet e tij,jo vetem nje baba i mire dhe i dashur,por ai u be edhe nene ,nga me te mirat dhe te ndriturat nena,.......duke i mbajtur prane engjujt qe i la pase Alija,bashkeshortja e tij e ndjere,e cila se bashku me te birin u ndane tragjikisht nga jeta plot 25 vjet me pare........nepermjet poezive te tij sa te dhimbeshme ,po edhe aq madheshtore ,ne kishim mesuar avash -avash te gjithe jeten e tij ,qe i kishte dhuruar vetem dhimbje dhe lote,vuajtje aq te medha....jeten ai ia kishte kushtuar engjujve ,qe kishin nevoje aq shume per dashurine dhe ngrohtesine e nenes....)))....
..............Deri ketu komunikuam ,ja keshtu sic e pershkruajta edhe me siper,pastaj komunikimi nuk qe i mundur....(me thote se nuk kam internet,prandaj dhe fjalet qe me shkruante ai,nuk po me vinin me....)....e deshperuar se nuk munda me te vazhdoje komunikimin tim ,vendosa qe ti dergoja nje mesazh,me qellim qe kete bisede tonen ta perfundonim ashtu sic duhej....Ai ,nuk ishte me ne linje.....
I dergoj nje mesazh me pak fjale,duke i uruar edhe njehere te shkuara per ate, qe kishte qene nje muaj ne spital,dhe duke i thene qe per problemin me astmen te merrte ndonje mjekim ,se astma eshte shume e veshtire(nuk te len te marresh fryme...)....I shkruaj ,se Zoti ,do ti qendronte prane dhe nuk do ta linte qe te vuante me ,si deri tani....se per Ate ,tashme do te kishte vetem buzeqeshje dhe miresi....
-Me vjen pergjigja e ketij mesazhi,shum pak me kishte shkruajtur....
-Perseri mendja me shkon per keq,se miku im dhe i joni Gjakush ,ne te vertet nuk ishte akoma mire....
-Ai me thoshte vetem kaq:
-te faleminderit e nderuara Fatmira....
Me nderime miku yt Gjakushi.
Mbec me shendet....
Keshtu e mbyllem komunikimin tone te fundit me mikun dhe poetin tone te dashur,te ndjerin tashme Z.Gjakush Tana.....(pa e ditur kurre se pikerisht nje nate me vone ,une do te merrja lajmin e kobshem nga nje miku im i nderuar dhe bashkefashatar i tij, i quajtur..... Drilon Xhelili.......
Ky lajm me ra si nje bombe ne koke....u trondita aq shume,nuk me besonin ,syte....doja te rilexoja mesazhin me kte lajm kaq te kobshem ,por nuk munda me.......
Ne ato momente ,vetem mbaj mend qe femijet me kishin vene ne krevat ,qe te qetesohesha....
-Cfar ,te ka ndodhur me pyeten,perse dridhesh keshtu,dhe buzet te kane marre ngjyre ne blu???
-Nuk isha ne gjendje me te flisja asnje fjale......
Gjithmone ne jeten time ,keshtu me ka ndodhur kur marr lajme kaq te kobshme ,si ky ,qe me solli me mesazh bashkefshatari i mikut tone te paharruar per te gjithe ne,poetin e zemrave tona Gjakush Tana.....
Nga ai moment qe mora kte lajm mbi kte ngjarje kaq te hidhur,nuk isha ne gjendje te futesha ne profilin tim ,nuk me kishte ikur akoma ajo e gjeme qe me zaptoi te tere qenien time.....
-THOSHJA ME VETE,SE ISHALLA NUK ESHTE I VERTET KY LAJM,POR JO,JO.....
NE KTO MOMENTE SHOH SE LAJMI PER NDARJEN NGA JETA TE MIKUT DHE POETIT TONE TE DASHUR ,PASKA KAPERCYER EDHE MALET....
....TE GJITHE SHPREHIN NGUSHELLIMET TEK FAMILJA,TEK MIQTE DHE SHOKET QE I DESHI DHE E DESHEM AQ SHUME....
-Me lote ne sy,me dhimbje te madhe qe me ka zaptuar zemren,mora guximin e te shkruaj me dore te dridhur,komunikimin tim te fundit me mikun dhe poetin e zemrave tona,gojemjaltin ,shpirtndriturin dhe mendjeartinZ.Gajkush Tana....
....Akoma them me veten time,ishalla ky lajm nuk eshte i vertet.....
Por,me kot qe them keshtu.....
Miku dhe poeti yne i dashur,iku atje.....ku do te gjente ato qe Zoti nuk ja dha dot ketu.....
-Ate kishte kaq vite qe e priste Alija,bashkeshortja e tij e dashur dhe e shtrenjte ,endrra e jetes se tij qe u nda me dysh shum shpejt,Ate e priste djali i tij i dashur,qe iku ne moshen me te bukur te femijerise....
Zemra me dhemb dhe lote pikellimi me rrjedhin nga syte.....
Akoma edhe njehere me shume ,Jeta u tregua e pameshireshme me mikun dhe poetin tone te dashurZ.Gjakush Tana,duke e ndare papritur dhe pakujtuar,nga familja e tij e dashur dhe e shtrenjte ,qe aq ai aq shume e donte,nga miqte dhe shoket ,nga sa e sa admirues te veprave te tij poetike,nga te gjithe ata qe e paten njohur dhe e deshen aq shume....
----------------------------------------------------------------
Zgjohu miku ,yne te lexosh ndo pak
ngushellimet e miqeve ,vijne anembane,
cohu miku yne,te shohesh kush ka ardhe
sa shpejt qe na ike,miku yne i rralle.....

Lote nga syte me dalin,akoma s'besoj
qe nga ne u ndave,ike ne Parajse...
Zgjohu ...miku yne,a s't'vjen keq per ne?
te duam ne mes nesh,i ndrituri poet!

Presim te na sjellesh ,poezine e radhes
te lexojme me endje ,te bukurit vargje,
te shkembejme fjale,dhe per miqesine
fjale miresie veshur me blerim.......

Por ti s'na degjone,ne gjume ke rene
shume e padrejte kjo jeta,te mori kaq shpejte,
ike pa u kuptuar,si bombe lajmi i hidhur
ej,o vaj medet........................

Kishe shume akoma, rruge per te bere
poezite e tua ''legjende per cdo zemer ''
zgjohu se te pret pena ''arma e jote e shtrenjte''
t'hedhesh vargje n'leter ,ashtu si perhere.

Zgjohu miku yne,futu pak ne linje......
te te pershendesim,t'pyesim si ke gdhire,
duam te te shohim ,por nuk mundemi dot
permbi vargjet tua ,homazh bejne lotet.

Por ti s'zgjohesh dot,gjumi i rende t'ka zene
ke rene ne qetesi,s'ke me halle e derte,
Ike tek Alija,endrra e jetes tende
te takosh dhe engjellin ,qe mori me vete.

Se kjo jetezeza ty kurre nuk te qeshi
nje jete buzeplasur ,tretur nga veremi,
amanetin e kreve,ndaj dhe ike ti
Nene sec u bere ,per engjujt jetim.

Tash prehesh i qete ,doren dot se ngre
shkove qe te shplodhesh ,miku yne poet,
pishtar ti do ngelesh,mendjendrituri yne
Diell per ne do behesh,miku yne i shtrenjte.

Zemra jote e madhe,shpirti yt i shenjte
ne parajse u prefte,drite per ne do kthehet,
nje yll permbi yjet ,do mbetesh perhere
kurre jo,ti s'do fikesh ''legjend,mbi legjenda''

(Do te na mungosh aq shume, miku dhe poeti yne i dashur Gjakush......poezite e tua ndodhen ne sirtarin e shpirtit tone.... ....ti ike per tu mos harruar kurre.......ike per tu bere i perjetshem......)
Athine me 25-10-2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi