Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpresa Besa:NE DIMER U BASHKUAM, E NE DIMER ME LA...

Shko poshtë

Shpresa Besa:NE DIMER U BASHKUAM, E NE DIMER ME LA... Empty Shpresa Besa:NE DIMER U BASHKUAM, E NE DIMER ME LA...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 27, 2010 12:05 pm





Shpresa Besa:NE DIMER U BASHKUAM, E NE DIMER ME LA... 48905_100000745564260_4416800_n



Shpresa Besa:NE DIMER U BASHKUAM, E NE DIMER ME LA....



Kalëruar në terrin e pa fund,mbi retë e zeza-futë

mes akullnajash ndizet zjarr, flakë e tym

zemrën të shkrumuar, të ndezur e bërë prush

dërmuar ne mes lotësh... i mbetur pa frymë.



Më iku, më la ashtu siq erdhi e me gjet,

mu ashtu në dimër, të ftoftë acar...

ajo fustan nusërie, unë dhëndërr si mbret

së bashku dhamë betimin e dashurisë ne altar.



Në të keq e në të mirë së bashku do jemi

kështu patem dhënë betimin atëherë...

përse tani ike e më la?....mbeta si jetimi,

krahë keputur, të vetmuar si përherë.



Dimër ishte kur u bashkuam e të ngroha në gji,

nuk e ndjenim acarin..... zjarr ndjenim përmbrenda

dashuri dhe puthje, të shtrengoja në krahët e mi,

nga afshi dhe dëshira, më gulqonte zemra.



E tash, eh tash....ike e më la, i cunguar mbeta

si trungu i prerë, e i tharë mu ne mes....

shkrumohem, e zihem e do t'me plasë zemra.

ndjej se po më ndalet fryma.... e po vdes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi