Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Ju ftoj që ta ndërtojmë LDK-në dhe Kosovën

Shko poshtë

Mustafa: Ju ftoj që ta ndërtojmë LDK-në dhe Kosovën Empty Mustafa: Ju ftoj që ta ndërtojmë LDK-në dhe Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 27, 2010 8:20 pm

Mustafa: Ju ftoj që ta ndërtojmë LDK-në dhe Kosovën Copy-of-Isa-Mustafa
Mustafa: Ju ftoj që ta ndërtojmë LDK-në dhe Kosovën


Nëpërmjet një deklarate, kryetari i komunës së Prishtinë Isa Mustafa ka ftuar ithtarët e tij që të jenë të përmbajtur nga çdo aktivitet në rrugë. “Kohëve të fundit kemi vërejtur shprehje të mendimit qytetar për zgjedhjet në LDK nëpërmjet formës së protestës në rrugë, në të cilat brohoritet emri im dhe bartet fotografia ime.

Miqtë dhe dashamirët e mi, pjesëmarrës në këto aktivitete, nuk më bëjnë kurrfarë nderi as mua dhe as LDK-së me kërkesa që zgjedhjet në LDK të bëhen me forma të tilla të presionit. Duhet të keni besimin se është në interes të zhvillimit normal demokratik të LDK-së dhe të Kosovës që procesi elektoral brenda partiak të shoqërohet me filozofinë e urtësisë dhe vizionin e zhvillimit, vlera të dëshmuara që përfaqësohen nga kjo parti. Sot Kosova ka nevojë për LDK-në dhe për unitetin e saj, ndërsa LDK-ja ka nevojë për mençurinë dhe maturinë e dëshmuar në vite.

Ne sot duhet ta shprehim këtë maturi dhe mençuri duke zhvilluar demokracinë dhe pjesëmarrjen qytetare në jetën politike, prandaj unë ju ftoj te gjithë juve, veprimtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, që idetë dhe mendimet t’i shprehni duke marrë pjesë në proceset demokratike dhe institucionale nëpër të cilat po kalon LDK-ja dhe Kosova.

Jam i bindur në angazhimin e vendosur të LDK-së për zhvillim normal të proceseve të brendshme zgjedhore, procese që do të rezultojnë me përfaqësim të vullnetit të anëtarësisë së LDK–së dhe me zgjedhje të cilat do të jenë në interes të anëtarëve të LDK-së dhe të qytetarëve të Kosovës.

Vendimet të cilat merren nëpërmjet këtyre proceseve do të jenë legale dhe të pranueshme për mua, kurse është jashtë vullnetit tim dhe i papranueshëm çdo ndryshim i cili vjen si rezultat i presioneve jashtë forumeve dhe organizmave të kësaj partie.

Prandaj, me besimin në vlerat tona të përbashkëta për demokracinë, mençurinë dhe besimin në institucione ju ftoj që ta ndërtojmë LDK-në dhe Kosovën brenda institucioneve dhe procedurave të parapara”, thuhet në fund të deklaratës së Isa Mustafës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi