Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: Vargjet t'i puthëm

Shko poshtë

  Nehat Jahiu: Vargjet t'i puthëm Empty Nehat Jahiu: Vargjet t'i puthëm

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 28, 2010 2:46 am



  Nehat Jahiu: Vargjet t'i puthëm U1_FeritRamadani
NEHAT JAHIU
VARGJET TI PUTHËM...


(Mikut dhe poetit Gjakush Tanës - Ferit Ramadanit)


Sa e sa lotë mbrëmë i derdhëm në sy

deshëm të bisedojmë , o mik me ty,

të kërkuam , o poet e nuk të gjetëm

trup e shpirt shtangur mbetëm.



Të kërkuam, o mik gjithëkund

e nuk të gjetëm ty askund,

të kërkuam mq e mike

shumë shpejt ti prej nesh na ike.



Seç na u hapën plagët në shpirt

vdekjen tënde, or mik nuk e kemi prit,

ta kërkuam vargun aty ku të mbet

tek poezia yte ,o i madhi poet.



Lotët na mbetën të patharë në sy

vargjet ti puthëm dhembshëm në poezi,

vdekjen nuk ta besuam, or mik askush

mbetëm zemërkallur e zemërprush.



Të kërkuam, o mik ku na mbete

ku na ike ,o poet e ku na u trete,

eh, or mike sa shumë na brengose

si qiriu seç na kalle e na dogje.



Eh, mor mik do të gjejmë aty në kullë

trup e shpirt mbështjellur në flamur,

do të gjejmë në të lashtën Uskanë

që ti e thërrisje gjithmonë NËNË.



e diel, 24 tetor 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi