Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mexhid Yvejsi:KOSOVËS I FALËT NJË DIELL...

Shko poshtë

Mexhid Yvejsi:KOSOVËS I FALËT NJË DIELL... Empty Mexhid Yvejsi:KOSOVËS I FALËT NJË DIELL...

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 05, 2009 3:05 am

Mexhid Yvejsi, Gjakovë


Mexhid Yvejsi:KOSOVËS I FALËT NJË DIELL... U1_MexhidYvejsi


KOSOVËS I FALËT NJË DIELL...

(Jasharajve të Prekazit, Drenicë)

Zotin e Madh
Udhën e Tij
Nuk e braktisët,
As kur të ftohtët
Pushtonte hapësirën,
As kur zjarri
Ishte fikur,
As kur sëmundja
Përhapej ngado,
As kur natës
Nuk i shihej fundi,
As kur këmbët, duart,
E ngrira s’lëviznin,
As kur shpata
Vringëllonte fuqishëm
Mbi qafën e kërrusur,
As kur Evropës së Bashkuar
Që me gjumë na kish bekuar,
Ia prishët gjumin,
As kur Kombet e Bashkuara
Mbetën pa gjumë,
As kur u bëtë
Hi e shkrumb,
Zotin nuk e braktisët
Për t’i falur
Kosovës një Diell…

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi