Fadil Demaku:As "dëshprimet e Gjorgj Klunit" nuk do ta ndihmojnë Fatmir Sejdiun të rikthehet në Holliwood
Faqja 1 e 1
Fadil Demaku:As "dëshprimet e Gjorgj Klunit" nuk do ta ndihmojnë Fatmir Sejdiun të rikthehet në Holliwood
Fadil Demaku:As "dëshprimet e Gjorgj Klunit" nuk do ta ndihmojnë Fatmir Sejdiun të rikthehet në Holliwood
Krijimi i Lëvizjes Ibrahim Rugova - iniciativë e Bujar Bukoshit dhe Ukë Rugovës, përfundimishtë mbyllë nevojën për dalje në skenë të Partisë së Humanizmit Rugovian - iniciativë e një grupi entuziastësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ukë Rugova, Bujar Bukoshi, Astrit Haraqija, Dardan Gashi dhe një grup aktivistësh e udhëheqësish të LDK-së janë ndarë përfundimisht nga Fatmir Sejdiu dhe nga pjesa e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së. Të pakënaqur me rrjedhat e procesit zgjedhor në LDK e mbi të gjitha të revoltuar me mosdorëheqjen e Fatmir Sejdiut nga LDK-ja, fraksioni i udhëhequr nga Bujar Bukoshi e Ukë Rugova kanë publikuar qëndrimin e tyre për rrjedhat e mëtejme në LDK. Ata thanë se kanë provuar që të bisedojnë me Fatmir Sejdiun për unifikimin e veprimeve të tyre brenda LDK-së por kanë hasur në “kokëfortësi” të Fatmir Sejdiut dhe grupit të tij në Kryesinë Qendrore të LDK-së. Ata sot kanë thënë se mbesin në LDK por ndryshojnë formën e veprimit brenda LDK-së në garën zgjedhore për zgjedhjet nacionale. B.S
Deklaratë për shtyp e “Lëvizjes Ibrahim Rugova”Nuk krijojmë parti por alternativë të re brenda LDK-sëSot ju kemi ftuar që të bëjmë publike vendimin tonë në formimin e një liste alternative të LDK-së me të cilën planifikojm të kandidojmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Me vendimin për krijimin e listës LDK-“Ibrahim Rogova” ne nuk braktisim LDK-në, dhe nuk po krijojmë parti të re. Me këtë iniciativë po krijojmë alternativë për votuesit e LDK-së që janë dëshpëruar nga keqmenaxhimi i vazhdueshëm i kësaj partie që nga marrja e udhëheqjes nga zoti Sejdiu. Ky vendim është marrë pas takimit të djeshëm me Fatmir Sejdiun ku ndër të tjera kam kërkuar që Sejdiu të lëshojë rrugën për reforma dhe ringjallje të LDK-së.Për arsye thjesht individuale Sejdiu refuzoi kategorikisht çdo ide e cila do të sillte reforma, hapje , ringjallje të LDK-së. Me këtë konsiderojmë që janë shterur të gjitha mundësitë për të gjetur rrugëdalje nga kriza në të cilën është sjellë LDK-ja...
Në LDK po ndodh ajo që është pritur, pas dorëheqjës së Fatmir Sejdiut nga presidenca. Fatmiri u tërhoq i bindur se me këtë akt do të arrijë të mobilizojë LDK-në për t'i siguruar një mandat të ri si udhëheqës i republikës apo qeverisë së Kosovës. Shkurorëzimi mashtrues i tij me PDK-në i bërë qëllimishtë për të forcuar pozitat e veta dhe besimin e luhatur, krijoi edhe një fraksion të ri , njësoj si dje me përgjysmimin e LDK-së dhe ndarjen e LDD-së.
Këtë e kam parashikuar edhe në këtë koment të shkurtër, të para disa ditëve. Nëse Sejdiu ka menduar ndonjëherë në dobi të LDK-së do të duhej të hiqte dorë nga LDK-ja dhe jo nga presidenca, por ai e bëri pikërishtë të kundërten, që do të thotë se nuk i intereson asgjë tjetër përveq karrierës së tij. Dje përgjysmoi LDK-në e nesër ?!...
Nëse ai prap do të zgjidhet në krye të LDK-së përfundimishtë do të varros LDK-në, por shpresoj se antarësia e LDK-së, tashmë është vetdijësuar.Bashkëveprimi i Thaqit dhe Sejdiut nuk datojnë nga vdekja e Rugovës, Sejdiu edhe për të gjallë të Rugovës rrinte në dy karriga. Në njëren "patriot" me Thaqin dhe në tjetren "intelektual" me Rugovën.
Ditën me Rugovën, natën me Thaqin.
Fatmir Sejdiun e njoh vetëm si tip "labil" i politikanit i gatshëm të udhëheq edhe PDK-në nesër, njësoj si LDK-në sot apo secilën parti që do ti siguroj një karrigë dhe pushtet.Sejdiu nuk është personi që zgjedh probleme në Kosovë, por personi që do të zhagis zgjidhjen e tyre deri në pambarim.
Ai i bindur se njësoj si Isa Mustafa më heret, që përfitoi opinionin prishtinas përmes deklaratave të hapta publike kundër keqmenagjimit të qeverisë së tashme kosovare do t'ia arrijë qëllimit të mobilizojë radhët e LDK-së në llogari të karrierës së tij. Por, ai sikur harroi se Isa Mustafa i bëri ato në një moment të caktuar, kur ai ende strukej nën hijen e po asaj qeverie.Opinionet kosovare kanë evoluar nga ato momente.Tash në Kosovë flitet haptas për keqpërdorimet dhe askush nuk beson se Fatmiri do të jet personi që mund t'i luftoi ato.
Ai kurrë nuk ka shfaq gatishmëi të luftojë ndonjë dukuri negative, por u ka shërbyer atyre si ombrellë e mirë, "që të mos i lag shiu' i zërave të vetmuar që dëgjoheshin aty këtu. Oportuniteti ishte mënyra më e sigurtë për mbajtjen e postit të presidentit, që Fatmiri kishte zgjedhur.LDK-ja e Rugovës i kishte siguruar postin, ndërsa i duhej "lojaliteti" i PDK-së, që të jetë i sigurt nga të dy anët dhe të mos veproi asgjë.Mbante emrin president dhe merrte rrogë të mirë!
Ishte një orator i mirë, që shumë lehtë mund të bindëte njeriun e paformuar politik se ishte politikan i kalibrit të lartë, krahasuar me të tjerët që e rrethonin.
Ai, më në fund vendosi të bëj një "aktrim" holivudian i bindur se do t'i siguronte karrierë të pakufishme. As "dëshprimet e Gjorgj Klunit" nuk do të arrijnë ta ngrisin atje ku synon Fatmir Sejdiu. Filmat e rinj që do të shfaqen në ekranet e Holliwoodit kosovar do të jenë pa të.
Unë kam theksuar edhe më heret se që nga fëmijëria ushqej një një ndjenjë mirënjohëse ndaj Dr.Bujar Bukoshit. Këtë ndjenjë e krijova nga sjelljet humane të Bukoshit ndaj babait tim, kur po punonte si mjek i praktikës së përgjithshme në Drenas dhe Punktin Shëndetësor në Abri të Epërme. Pastaj ajo ndjenjë ngeli përherë e freskët, kur motra e tij Drita sihte profesoreshë e imja e kimisë në Gjimnazin"Skënderbeu" në Drenas.
Ajo u forcua vazhdimisht, derisa Bujari nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta ishte zëri më i fuqishëm shqiptar në Kosovë, kundër dhunës serbe. Ai kishte pësuar më së rëndi në torturat e hordhive serbe në Fakultetin e Mjekësisë si patriot dhe intelektual i shquar kosovarë.
Unë kam shpresë se këtij fraksioni, nëse guxoj ta quaj kështu, sepse mendoj se "fraksioni" do të ngelet grupi i Fatmir Sejdiut, do ti bashkangjiten edhe të gjithë kuadrot e reja me orientim të djathtë proamerikan e proevropian, që synojnë një demokraci të mirfilltë kosovare.
Unë konsideroj se LDK po afrohet edhe më shumë me krahun tjetër rugovian LDD-në. Për këtë qëllim ftoj gjithë miqtë dhe adhuruesit e iniciativës sonë për krijimin e Partisë së Humanizmit Rugovian si kundërpërgjigje ndaj pakënaqësive me kreun e LDK-së, që tash t'i bashkangjitemi kësaj iniciative, të bindur se aty gjejmë plotësisht vetvehten .
Jemi me ju!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi