Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mocioni i votëbesimit për Qeverinë votohet të martën

Shko poshtë

Mocioni i votëbesimit për Qeverinë votohet të martën Empty Mocioni i votëbesimit për Qeverinë votohet të martën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 29, 2010 8:13 pm




Mocioni i votëbesimit për Qeverinë votohet të martën Kuvendi_4


Mocioni i votëbesimit për Qeverinë votohet të martën


Mocioni i votëbesimit për Qeverinë e Kosovës i inciuar nga Aleanca Kosova e Re do të shtrohet në Kuvendin e Kosovës të martën në një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët do të zgjedhin nëse duan t’ia vazhdojnë jetën kësaj qeverie deri në zgjedhjet e parakohshme të caktuara më 13 shkurt 2011, apo nëse do ta ‘çojnë n’shpi’ qeverinë aktuale dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Lista prej 40 nënshkrimeve të deputetëve e dorëzuar nga AKR-ja në Kryesinë e Kuvendit, është kundërshtuar nga LDK-ja dhe AAK-ja, veçmas arsyetimi i mocionit dhe disa prej nënshkrimeve, të cilat ka mbetur që të verifikohen deri në seancën e së martës.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë ka theksuar se seanca në të cilën do të votohet për këtë mocion do të mbahet të martën.
“Pas mocionin e AKR-së të nënshkruar nga 40 deputetë, si kryesi dhe si grupe parlamentare vendosëm që të thirret seanca për këtë mocion të martën, në orën 12.00 Kjo është ajo më e reja”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se arsyeja e këtij mocioni është verifikimi nëse kjo qeveri e pakicës e ka besimin e deputetëve apo jo. Vota e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e dalë nga koalicioni qeverisës ditë më parë, duket se do të jetë në favor të vazhdimit të qeverisjes.
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Ismet Beqiri ka thënë se për këtë do të vendos partia, mirëpo ai ka kundërshtuar mocionin, sidomos arsyetimin e mocionit, dhe ka kontestuar disa prej nënshkrimeve në këtë listë. “Mocioni i votëbesimit ndaj qeverisë me arsyetimin e dhënë në tekst edhe për LDK-në është i paqëndrueshëm, sepse është e qartë pse është i paqëndrueshëm, nuk është ndonjë arsyetim për ne i mjaftueshëm për diçka të tillë. Dhe çështja që po ashtu u ngrit, që duhet ta verifikojmë, sepse është shumë mundshme një njëri t’i shkruaj pesë emra pa u nënshkruar”, ka thënë Beqiri.
Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se arsyetimi i këtij mocioni është i padenjë për një parti opozitare.
Ai ka theksuar se asnjë deputet i AAK-së nuk e ka nënshkruar mocionin, por kjo nuk do të thotë se nuk do të votojë pro këtij mocioni në seancën e së martës.
“Asnjë nga deputetët e GP të AAK-së nuk e kanë nënshkruar mocionin, nuk është e vërtetë ajo që ka dalë në media. Arsyeja për mos nënshkrimin e këtij mocioni, është arsyetimi që ka dhënë AKR-ja në këtë mocion. Pjesa e arsyetimit për AAK-në, është e padenjë për një parti opozitare. Ne kemi kërkuar për më shumë se dy vjet që kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi, që kjo qeveria i ka sjellë dëme të mëdha Kosovës, në shumë raste të pariparueshme”, ka thënë Gjini.
Ai ka theksuar se opozita nuk guxon të arsyetohet që qeveria duhet të bie për shkak se presidenti ka dhënë dorëheqje.
Gjini po ashtu ka kontestuar disa prej nënshkrimeve, duke thënë hedhur dyshimin se mund të ketë pasur manipulime me nënshkrime.
Mirëpo anëtari i Kryesisë së Kuvendit nga radhët e AKR-së, Ibrahim Gashi ka theksuar se kjo gjë shumë lehtë do të verifikohet deri në seancën që do të mbahet javën e ardhshme.
“Do të mbahet seanca të martën dhe sigurisht edhe aty do të ketë rast secili të shpreh qëndrimet e veta. Unë mendoj që arsyetimi për mocionin është shumë i qartë dhe është i mbështetur në Kushtetutë. Vërejtjet që u dhanë lidhur me vërtetësinë e nënshkrime, mbeti që të vërtetohen plotësisht dhe unë mendoj që deri në seancë, ata deputetë që kanë shkruar me dorën e tyre emrin, por që nuk e kanë vënë edhe nënshkrimin, do ta vënë, dhe kjo është një çështje krejt teknike që nuk ka asnjë dyshim se do të zgjidhet deri të martën”, ka thënë Gashi, duke shtuar se AKR-ja ka ngritur këtë mocion vetëm për të mirën e shtetit dhe kjo, sipas tij, do të dëshmohet në të ardhmen.
Në arsyetimin që AKR-ja ka vënë në mocion theksohet se mocioni është kërkuar për shkak të rrezikut që mund të derivojë kriza e përgjithshme institucionale në vend pas dorëheqjes së Sejdiut nga posti i presidentit dhe pas largimit të LDK-së nga koalicioni qeverisës.
Nëse Kuvendi i Kosovës do të miratonte mocionin e votëbesimit për qeverinë, atëherë Kuvendi do të shpërbëhet. Kjo do të ketë jo me pak konsekuenca në këtë fazë, kur kihet parasysh fakti se tashmë janë disa nisma në Kuvend, sikur që është strategjia për privatizimin e PTK-së, apo projektbuxheti për vitin 2011, etj.
“Të gjitha këto i mbesin mandatit të ardhshëm, ose legjislaturës së katërt. Mirupafshim”, ka thënë të premten kryeparlamentari Krasniqi.
Ndryshe Kuvendi i Kosovës duke e pasur parasysh situatën e krijuar, me procedurë të shpejtë ka miratuar dje në parim ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, ndërkaq në seancë ky ligj do të miratohet në lexim të dytë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi