Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:HIJA

Shko poshtë

Kujtim Stojku:HIJA Empty Kujtim Stojku:HIJA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 30, 2010 12:51 pm

Kujtim Stojku:HIJA 71616_1427016159051_1342220805_1021669_7809016_n
Kujtim Stojku:HIJA 45994_1357738907163_1342220805_878143_1249582_n
Kujtim Stojku:HIJA.

Po e vëzhgoja me kujdes hijen
Që m’ndiqte përbri nga dielli mëngjesit
E cila më jepte imazhin
Që mund të krijojë realiteti.

Shpesh hija zgjatej e përthyehej
Në një spektër gjithnjë t’vazhdueshëm
Përtej kohës dhe hapsirës, pyetja që ngrihet
Është gjithçka në çdo gjë, mbetet i mundshëm.

Edhe nën dritën e hënës
Përsëri të çfaqet hija
Ku duket se është varur
Në një pemë të zhveshur.

Po kështu uji rrjedh vazhdimisht
Si ora me tik takun e saj rend me vrap
Figura të zbehta sheh si n’mjegull
Hijen e vetmuar të patave të egra.

Pastaj të tronditura ato ngrihen
Dhe më pas nuk shikon asnjë
Pastaj ulen mbi një degë të ftohtë
Gjatë të dridhurave t’vetmuar n’ plazh.

Fund
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi