HASHIM THACI: GJIGANT I LUFTES E XHUXH I POLITIKES`
Faqja 1 e 1

Ma kujtoi nji lexues i flakte i Gazetes JAVA. E kisha harrue. Me tha se n’artikullin e dates 1 Shtator 2005, JAVA ka botue rubriken e rregullt “Opti i JAVES” dhe ja ka kushtue figures se Hashim Thacit, ku permendet SHIK i Kadri Veselit, RTK, Gazeta Express si medium i ri i tij, etj. Lexuesi edhe ma pruni numrin. I kishte tana numrat. E lexova dhe mendova se duhet me e nda me ju edhenjihere. Si perfundim, mbas leximit me duhet me konstatue: tana shejat, koordinatat, amplitudat e latitudat e fenomeneve politike zakonisht jane aty, ne perditshmeni. Vetem duhet me e pase fuqine, shqisen dhe dijen me i lidhe! M. Kelmendi
Kush po ja rrxon piunat Hashim Thacit e don me cullakue pushteti ?
Nese ky rrexim i piunave nuk i ndihmon Thacit me reflektue per te ardhmen e tij politike, atehere kjo xhveshje prej pushteti asht nji argument se ai e ka kohen me u terheq e me i ba vend ndryshimeve radikale mbrenda kesaj partie qe udheheq, nese don qe kjo parti te kete t’ardhme. Dhe nese don qe partia e tij mos me u shfrytezue si nji trampoline e madhe qe ka me e katapultue nji politikan tash per tash te vocerr---Veton Surroin
Migjen Kelmendi, 1 Shtator 2005
Me e artikulue fenomenin interesant politik qe u krye dhe perfundoi gjate kesaj vere, njashtu trazue e njelmue me shije krype deti, me pyetjen—“Kush po ja rrxon piunat Hashim Thacit, e don me e cullakue pushteti’’ - i bjen me konstatue si te permbyste kete pyetje. Me kete pyetje vetemsa e nxame epilogun e nji aksioni politik. Pyetja qe asht mbarre dhe e vendos n’kambe kete cashtje te praptueme asht kjo: “Si u ba qe Thaci me pase pushtet fare, kur asht n’opozite?” Dhe, “Cfare pushteti tek paska Thaci sa me marr aksionin me ja rrxue piunat dhe, sidomos, kush asht kah ja rrxon?”
Krejt tregimi fillon nga nji studio filmi - studio e andrrave ideologjike –Kinostudio “Shqiperia e re”. Po si lidhet nji studio e Shqipnise enveriane, e nji shteti totalitar, me kontemporanitetin politik e demokratik te Kosoves dhe shefin e opozites, Hashim Thaci?
Mendoj se asht nji moment qe i lidhe keto dy premisa: Qeveria e Perkohshme. Ju kujtohet, menjihere mbas lufte, kur protogonistat e luftes ne Kosove, qe dilnin nga rradhet e e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, filluen me mendue e veprue politikisht, te paren pune qe e bane, formuen nji qeveri. Njashtu si neper filmat me Partizane e Gjermane t’Enverit. U nguten. Mule se po na e marrin pushtetin. E s’ka kush na e merr, na gjalle, sepse simbas filmave me Partizane e Gjermane, Partizanet kurre fitojne—fitojne me ka krejt! E natyrisht edhe pushtetin. Po them, u nguten dhe harruen se ushtria serbe nuk iu dorezue UCKs, por forcave aleate dhe NATOs. Edhe pse kjo nuk e zvogelon vetemohimin, guximin dhe meriten e tyne qe kjo lufte doli e fitueme.
Nga nji keqkuptim i thelle, per te cilin si metafore po perdori parabolen me simplifikimet e filmueme ne kinostudion “Shqiperia e re”, simbas se ciles pushteti automatikisht mbas lufte i takon fituesit, Hashim Thaci dhe partia e cila mblodhi forcat e dalme nga lufta e UCK vazhdon me mendue se duhet me pase pushtet edhe nese zgjedhjet i humbe (sic!). Kete e mbeshtet bash ne faktet dhe argumentet e pamohueshme se meritat per luften e fitueme jane ne anen e tyne.
Keshtu, Thaci me kambengulje gjate tane kesaj kohe, ku si n’banke e ka te sigurueme humbjen ne zgjedhje (e s’po din e as s’po len me i ndihmue kush), investon ne disa pushtete te vocrra, te cilat i mban dhe don me vazhdue me i kotrollue derisa dikush ka me ja rrxue, sic ja rrxuen.
Po cilat jane ato pushtete te vocerra?
I pari dhe ma i randesishmi asht – “Sigurimi”.
A ka dicka ma te randesishme se informata e duhun ne kohen e duhen. Ta kishte Bujar Bukoshi informaten per intervenimin e NATOs, sot kishte me i udheheq proceset ne Kosove. Po e ka pase huq. Me tahmin i ka pase dale se nuk intervenojne. Keshtu i paten thane edhe keshilltaret. Dhe jo vetem atij. Ne faktin se Thaci i jep randesi te madhe informimit, kjo e verteton si koshient dhe vigjilent ne veprimin politik. Por, ne boten jashte kinostudios “Shqiperia e re”, Sigurimi asht institucion me procedure dhe mbikeqyrje demokratik. Vete ideja me e pase nji “Sigurim privat” asht megallomane, e bile e pashije.
I dyti asht Universiteti me Rektoratin.
I treti asht nji pushtet i lehte dhe latent n’RTK dhe ne ndonji gazete, ku ka nise me e dhane “Epokene re” per “Expressin”, si Adem Demaci nusen e vjeter per njo te re (kjo e reja diqysh ma e teleiste!)
I katerti asht kontrolli i heshtun dhe me teledirigjues i privatizimit ne zonen e vet, Drenice, ku Thaci ka mendue se asht e moralshme dhe drejte qe ai dhe partia e tij me i diktue menyrat dhe format e privatizimit. Nahija jone, halli jone. Tevona, keshtu u ka premtue edhe drenicakeve te lodhune e te harruem se, nji dite, n’paste drejtesi ne kete bote, ai ka me ju prue pune, lumni e t’ardhme ketyne njerezve te harruem te Drenices.
Por, cka ndodhi?
“Ferronikelin”, te vetmen gja qe ka Drenica, ja shiten pa e pyet. Ja rrxuen pushtetin e heshtun dhe ja shiten te vetmin atu qe i garantonte atij dhe partise vota.
Ne Rektorat e n’Universitet ia shemben piunat, si me dore. Njaq sa edhe nuk e muer ngene me i mbrojte.
Ne RTK, Zatriqi nuk i bindet ma dhe ngadale po i zbehet influenca. Aq ka nis me u ba i pamvarun RTK nga influenca e tij, sa ka nis me u ba nervoz e i pakontrolluem, e me ba edhe asi gabimi - me kerkue mos me pague obligimin qytetar ndaj - RTK. Edhe nese ka pase ndonji dyshim per kete influence latente te Thacit ne RTK, kjo ftese per mosbindje e mospagese dhe nervoza, vertetojne dhe zbulojne se Thacit ia rrxuen edhe nji piun.
Zgjedhjet Thacit po ja marrin votat, Rektoratin ja moren Amerikanet, RTKn - Daci, Sigurimin - britanezet; “Expressin”, per te cilin ai thote se asht “investimi jem ma i mire”, as po mundohet me ja marr kush. Hashim Thacin jane tue e striptizue e xhvesh pushteti deri n’asht.
Pse?
Ketu vijme edhe deri te poenta e ketij shkrimi: Si i ba Thaci me pase pushtete?
Edhe nese e lame hulumtimin e cashtjes si u ba me pase pushtet, pyetje kredibile asht - cka po i duhen?
Bindja e rreme qe i krijojne keto pushtete te vocrra, nuk po e len me e fitue e me pa pushtetin e madh – “zgjedhjet parlamentare”. Thaci ka mbete i ngujuem ne do pushtete te vocrra, qe s’po i leshon, nga te cilat rrezikon me e trete e me e humbe edhe ate kapital moral e politik qe e ka fitue gjate lufte.
Cullakimi nga keto pushtete asht rruga qe ka me i ndihmue me reflektue e me kuptue - pse po i humbe zgjedhjet?
Nese del keshtu, kjo xhveshje ka per qellim ne te vertete me i ndihmuen me u ballafaque me faktet dhe me realitetin. E realiteti e konfirmon si Gjigant lufte, por si Xhuxh politik.
Aspak fleksibil, i mbyllun, e me ambicie te nji kontrolli total, aspak transparent, bile i pelqen nofka ‘Gjarpni’, pa aftesi popullore me afrue e me mobilizue njerez e potenciale, pa kombinatorike e strategji, e mbi tanat, i zorshem dhe i pagatshem per kompromise.
Nuk ka qene kompromis Surroi, po Rugova.
Fakti, sado i sakte dhe i akullte ne vertetesine e tij, se ne nji forme te terthorte ‘Ora’ asht krijese e PDKs, nuk mjafton qe Thaci me e pase bindjen komfore se situata s’un praptohet dhe Surroi s’un e shfrytezon jofleksibilitetin politik te Thacit ne favor te vet. Surroi lehtazi mundet me u vertetue si nji manikin i rebeluem i cili, si ne prralla, e merr vesh se paska qene i manipuluem, e i shnuk pejte.
Thaci ka nji pandan - Ramush Haradinajn. Nese nga ky shkrim nuk shifet se per cka asht fjala, atehere le t’i mendon tana veprimet qe i bani Haradinaj deri sot. Ka me e kuptue.
Nese ky rrexim i piunave, qe ma konfirmuen edhe disa qarqe t’aferta me autoritetet vendosese, nuk i ndihmon Thacit me reflektue per t’ ardhmen e tij politike, atehere kjo xhveshje prej pushteti asht nji argument se ai e ka kohen me u terheq, nese don qe kjo parti te kete t’ardhme. Dhe nese don qe partia e tij mos me u shfrytezue si nji trampoline e madhe qe ka me katapultue nji politikan tash per tash te vocerr - Veton Surroin.
Apo ndoshta edhe kjo mundesi s’asht mos me u marr parasysh.
Diqysh vetiu po m’vjen me e ndertue parabolen se Thaci e Surroi jane ne aso koordinatash politike si Nano me Edi Ramen. Ka mbete vetem Surroi me e kerkue doreheqjen e Thacit e me i dale opozites n’krye.
Se ORA e Surroi jane krijesa politike te Thacit e PDKs, nuk asht kurrfar argumenti qe te krijon komfor. Edhe Edi Ramen e pate gjete Nanua n’Paris, t’unte e t’palame, me thoj t‘lyem, dhe e pat prue n’Tirane me e ba minister. Sot Rama mbas zgjedhjeve te humbuna te PS, si me imagjinate shekspiriane, kerkon doreheqjen dhe vendin e Nan(u)os.
Por, une gjithmone them, kjo s’asht imagjinate shekspiriane. Kjo asht nji imagjinate qe bahet ne gjuhen letrare shqipe - imagjinate enveriane
Pandani mun i gjindet vetem n’Rusi, e jo n’Britani.
(Note: Ne kete tekst personifikimi i partive politike me liderat dhe gjuha direkte jane te qellimta. Gjetje narracioni.)
Gazeta JAVA /NR. 157/ 1 SHTATOR 2005

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi