Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pesë ditë në Kosovën e lirë e të pavarur

Shko poshtë

Pesë ditë në Kosovën e lirë e të pavarur Empty Pesë ditë në Kosovën e lirë e të pavarur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 31, 2010 2:32 pm

Pesë ditë në Kosovën e lirë e të pavarur


Maxhun SMAJLI

Pesë ditë në Kosovën e lirë e të pavarur Foto%20lart

Pas njëmbëdhjet vitësh

Para njëmbëdhjet vitesh ndaheshin rruga ime ideore me krahun tjetër të luftës. Gjatë këtyre vitëve koha punoj kundër njerëzve që tërë qenien e tyre ia kushtuan qështjes kombëtare. Ata u anashkaluan, qoftë si ideator, poashtu edhe si përsona fizik, duke i vrarë, izoluar, e forma tjera. Vrasësit gjakftohtë ishin ndër më të tmerrshmit e kohës së pasluftës.

Pati shumë nga ata që ishin pa të meta në mesin e bashkëkohësve të tyre. Ishin njerëz me përkushtim hyjnorë, të drejtë mes brezit të lig. Patën guximin të bënin atë që ishte e drejtë, edhe pse e dinin se kjo do t'u sillte përçmimin dhe urrejten e atyre që si donin, e që më pas u vranë. Kështu, njerëzit e lindur shqiptarë pakësuan fytyrat që i dhanë shkelqim Kosovës.
Koha e pasluftës është e njohur edhe për thash e thëna, ku në shënjestër kanë qenë përsonalitetet dhe emrat e njohur, me qellim të uljës së dinjitetit. Shpifjet zakonisht goditën njerëzit e denjë, ashtu si krimbat që u sulen kokrrave më të mira të pemës.
Shkoni në vendin tuaj dhe, nga aty thirrne Zotin dhe mirësitë e Tija kërkoni
Kur jeton në vend të huaj, duke njohur vetëm gjuhën e detyrueshme, e jo atë gjuhën emocionale, përmes së cilës shprehen ndjenjat shpirtërore dhe intelektuale, je i pa dukshëm dhe i pa vlerë edhe nga njerëzit e shtresës më të ulët.
Pas njëmbëdhet vitësh nisëm për në Atdhe. Ngjarjet e ditës i kaloj duke i kujtuar ato të para njëmbëdhjetë vitëve më parë në Kosovë. Pas njëmijë e gjashtëqind kilometrash, kaloj kufirin shqiptarë tek Hani i Hotit. Ka shumë kthesa dhe më ofron pamje më spektakulare që vijnë në mendje. Faqet e kodrave spikatin panorama të bukura sa mua më duhej të jem i kujdesshëm që të mos shpërqendrohem.
Pas pak kilometrash gjindëm në Bajzë të Malësisë së Madhe. Si i habitur dhe kurreshtar, mezi pres të mësoj për vendin, njerëzit dhe jetën e tyre. Rrethohem nga njerëz të sjellshëm e miqësor. Lodovik Pashko Popaj, më mirëpret ngrohtësisht, ndonëse nuk e kisha takuar më parë. Ka më tepër se një vit që më këtë familje kemi lidhur kumari, më saktësishtë me familjën e Fran Zef Popajt, i cili jeton dhe punon në Duisburg të Gjermanisë.
Dielli i mesditës shndriste, e po kështu edhe buzëqeshja e tij. Në labirintet e imagjinatave, sikur kisha humbur ndjenjën e orientimit dhe aftësinë e kontrollit të vetvetës. Shpirti më ndizet, si flaka shpërndahet e tretet në jetën e malësorve të përvuajtur, por të pa nënshtruar përballë furtunave të kohës.
Nga këtu, thirra Zotin dhe mirësitë e Tija kërkova.
Kosovën e shoh ndryshe nga koha ime
Ndërtimi i autostradës nacionale më mundësoj kalim të shpejtë në Kosovë. Tashmë, nuk duhej kaluar përmes rrugëve gjarpërore që ndonjeherë ishin aq të ngushta sa vështirë se mund të kalonin dy makina pa u prekur.
Kosovën e shoh ndryshe nga ajo që ishte në kohën time. Si një vend të pllakosur, katandisur dhe mberthyer nga pasiguria dhe mjerimi. Si një vend ku vetëm të korruptuarit jetonin mirë. Çfarëdo që thonë, mashtrojnë, çfarëdo pronësie e kanë të vjedhur. Kështu, këta po blejnë shkelqimin e virtytit të njerëzve, si dhe vështrimin e syve të tyre krenar.
Manipulohet me masën mendjelehtë, të cilës i servohet vetëm një e vertetë apsolute, totalitare. Nga lartë hedhin ngushllimin e heshtjës, tash kur edhe guri ka zënë të flasë. Njerëzit që ngritën në karrierë, janë të mvarur, atyre nuk u takojnë as hapat e vet t’i drejtojnë, e aç më pak të mendojnë ndryshe nga padronët e tyre. Më brengos së tepërmi sjellja e shthurur pas të cilave jepen njerëzit, dikur të nderëshmit e kohës së tyre.
Edhe në mungëtirën e agimit, mjerimi dhe skamja që mundojnë shqiptarët shihet qartë. Njerëz që ecin anedej-këndej me duartë në xhepa. Shumica, edhe pse janë nisur nga zeroja kishin mbetur në rrethin e saj.
Vendet ku dikur ishin njerëzit e mi, tani kanë mbetur bosh
Ndjenja mbizotëruese që përjetojnë shumica e shqiptarëve, është dhembja e thellë emocionale. Por, dhembja therëse që ndjejë në fillim është shumë trishtuese. Vendet ku dikur ishin njerëzit e mi të dashur, tani kanë mbetur bosh. I shiqoj me kujdes vendet e tyre, por ata nuk janë më. Për të vdekurit e tyre, të nderuarit e mi më thanë: “Jeni vonuar, ka vite që kanë ikur nga jeta. Mund t’i takosh në botën tjetër, ndoshta”.
Gjatë kësaj kohe në farefisin tim kanë vdekur pesëdhjetegjashtë. Prej tyre tridhjetenëntë vetëm në fshatin tim (Poterç i Epërm), përfshi edhe të rënit në luftë. Nuk i mbaj dot lotët kur i afrohem Lapidarit në të hyrë të varrezave të fshatit. Një Lapidar i punuar për mrekulli besnikërishtë ruan shëmbëlltyrën e të rënëve për liri. Ato fotografi të punuara aq bukur sikur flisnin me mua, shiqimet e të cilëve më përcjellnin ngado që leviznja. Ato shiqime prekëse po më përcjellin edhe këtu, në Gjermani.

Nga fshati im shoh aq sa nga toka shihet gjithësia
Për njëmbëdhjet vite kanë ndryshuar shumë gjera; njerëzit, pejsazhet e natyrës, ndjenjat, morali, sistemi politik dhe shoqëror, raportet ndaj njëri-tjetrit, e sa e sa gjëra tjera. Por, tek unë ka mbetur esenca e dashurisë dhe nostalgjisë për të kaluarën time, që përfshinë nga lindja e deri në moshën time tridhjetë e pesë vjeqare. Dhe, këtu në këtë nostalgji futën punët që janë bërë me gëzimet dhe trishtimet e tyre, futen dashuria dhe miqësia, futet aventura e moshës me ëndrrat e saj.
Nga fshati im shoh aq sa nga toka shihet gjithësia. Në terasën e katit të tretë të shtëpisë sime, që i ngjanë Helikonit, e gjej frymzimin tim. Nga lartë vështroj fushat e gjëra, të cilat i përshkon lumi “Bistrica e Pejës”. Ato fusha pjellore që dikur dhuronin jetë, kishin mbetur djerrina. Askund nuk dëgjohen zëra njerëzit duke punuar e as pllitje lopësh.
Kulla e fshatit e prishur. Shtëpi të rrenuara prej vitësh, disa të tjera pa njerëz, u ishte vënë dryri. Çatitë kanë rënë nga mendeshat dhe pjesët e jashtme. Dikur këto shtëpi ishin streh për miqtë e luftetarët e lirisë.
Mirëpo, kur hedh vështrimin pas, mrekullohem nga ndryshimet që janë bërë në fshatin tim; ndërtimi i shkollës, ngritja e urës mbi lum dhe asfaltimi i rrugës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi