Poezi nga Miradije RAMIQI
Faqja 1 e 1
Poezi nga Miradije RAMIQI
Poezi nga Miradije RAMIQI
TRIPTIK POETIK
1. URIA ARTISTIKE
Çdo njëzete e katër orë
Ndjejmë uri
Hamë Gjuhë
Lëpijmë Buzë
Puthim Sy
Kafshojmë Veshë
Ngopemi dashuri
Kështu
Pak nga pak
Ikim nga vetvetja
Mbyllemi në kornizë
Pak fare pak bëjmë
Vetvrasje Artistike
2. KOHË (DHE) DHEMBJE E BUKUR NË SHI
Më dhemb deri në Iliri
Kur jam largë e afër teje
Derisa Ti ik në turmën ecejake
Në majë gishtash ndalur
Në pëlhurë t’i zë të gjitha ikjet
Bukuria shndërrohet ne pikturë
Aty krijohet ëndrra e dhembjes
Brenda një kohe në fytyren time
Përzihen pikat e shiut dhe loti
Me siguri më dhemb
Me mallin për ty
Edhe me një Mbretëri
Kur Ti s’ishe aty
Një ditë të bukur
Me shi e pa shi
Në pasqyrë takohen
Shi e dhembje e bukur
3. STINËT E MËKATIT
Ti nuk u ktheve
Nuk më fale në pranverë
Mëkati më shpërlau
Nëpër gurët e rrufeve
Më kot më veshe me fustan malli
Në vend teje pranvera stoli
Një kurorë lulesh ma solli
Në ecjen tënde
Nuk më fale as në verë
Kallinjtë m’i mbështollën flokët
Dielli tinëzisht u fsheh në ta
Sërish ëndërrova mëkatin e parë
Një copë gjelbrim t’a arrnova
Në ecjen tënde deri te unë pikturë
Si nuk u njohëm
Në vjeshtë arrita pak para teje
Ti megjithate nuk më fale
Si nuk u njohëm as në këtë vjeshtë
Mëkati t’u lulëzua në fytyrë
U struke në hijen e germave
Një ditë dimri më zure në pritje
Barin e thatë e njomi loti im
U struka në hijen e germave
Më mbylle në një mallëngjim
Refreni
Ti asnjë stinë nuk ma fale
Unë dola sërish me fustan të njëjtë
Si në katër stinët e tjera
T’i mbledhë ëndrrat e kuqërremta
Që më harruan
Për të arritur deri te Ti
4. RILINDJE ARTISTIKE
Në çarjet e gjoksit drithërim
Në ecejaket e dhembjeve të murosura
Çuditërisht shpërthen një pikturë
Ngadalë e përgjumur zbret deri tek unë
” Ecën nëpër gjakun tim të shprishur ”
Lëkur-rjepur Atdheu im
Eshtrat kërkojnë qetësi
Nga vuajtja Vdekja apokaliptike
Përvujtënisht në tablo paraqitet
Rilindje artistike
5. MUREVE TË HARRESËS
( Ç’të bëj me pritjen duke kërkuar
kthimin tënd mall i pashuar )
Zgjohuni o ju të mallkuar
Kur malli kërkon dashurinë
Rrugëve të mendjes së fjetur
Sh(p)aloni shekujt mbi supe ngarkuar
Në muret e harresës
Ndrydhje ndjenjash kujtime
Nëpër të prekurat
Dhembje e murosur Rozafë
Në heshtje Gjoksit tonë derdhet dashuria
Mbjell qëndresë themeleve të Ilirisë
Zgjohuni o ju të bekuar
Në prekje të këtij shekulli
O ju njerëz
Të përvuajturit e kësaj toke
Mureve të harreses
Zgjohuni
6. PRITJA
/Pritja më e madhe se ardhja ishte /
I shemba muret që na ndanë
Ti prap nuk ishe aty
Duke e përsosur vetmin në afreskë
Gërvisha lëkurën time dhe s’doli gjak
Në vend të plagës pashë fytyrën tënde
Lotonte Pritjen si dhunti të flisë
Gritha edhe pak sa të më dalë gjaku
Ç’çudi I pashë duart e mia mbi atë fytyrë
Duke ta zbehur mërzinë e Pritjes
Nga ai dhelkim u drithërua afreska
Tha: ” S’mund ta duroj më këtë robëri ”
Zbriti dhe shembi muret që na ndanë
U ul në skajin tjetër të studios
Tha: ” Më shpirtëzo edhe njëherë ”
Nga ajo Pritje unë u ringjalla
Fytyrën tënde e ktheva në skulpturë
Që të më ruaj nga një dimrim i ri
Pritja është më e madhe se ardhja
7. E BARDHA NË PASQYRË
Një mbrëmje e heshtur në pasqyrë
Ca puthje t’i fala Orfe
Dhe gjithçka ndodhi më vonë
Në dritare të pritjes
Rrinte e varur këmishë e bardhë
Ngjyrat e harresës t’i fala
Të shkrira në një pikturë të çmendur
Derisa në dritare shfaqej pikëllimi
Shi binte deri në dhembje
Porteti yt zgjohej nga ëndërrimi
Përqafonte fytyrën në pasqyrë
Me duar tona përthekuam bardhësinë
8. ALEGRO (I)
Deri sa të piqen ngjyrat
Qiellin e mbaj mbi supa
Mos m'i shikoni gjithmonë
Buzëqeshjet e kursyera
Kujtimi i hëngi muret e dhomës
Në Studion ku isha një herë
Duke i krijuar ngjyrat
Prapë udhëtim e vetëm udhëtim
Dhe peizazhi që më ndjek kudo
9. PRITJA E NGJYRAVE
M'i more duar këmbët
Peizazhi imi i gjorë
Mbeta torzo
M'i verbove sytë
Tash s'di ku më le
Peizazhi im i gjorë
10. NJË NATË
Çdo natë e ka
Edhe një natë tjetër
Errësira shumëzohet
Pjell harresën
Çdo natë e ka
Edhe një natë tjetër
Bredh në çdo skutë
Fantazmë trishtimi
Një natë
Si asnjë natë tjetër
E s'është natë tjetër
11. NË UDHËKRYQ
Tash s'di
A kam zbritur ende në vetvete
Apo kam dalë prej saj
Me një lot më tepër
Jam nisur kësaj rruge
Të arrij njëherë
Pa u mplakur prej pritjes
Në udhëkryq
Prej nga më ndjek nëpër rrudha
Që malli me ngulmë i ndërton
Tash s'di
A kam dalë nga vetvetja
Apo jam mbyllur në ty
12. NJË DITË DERI TE BARDHESIA
Derisa në pëlhurë shkrij
Ngjyrën e dhembjes
Bëhu roje e natës Orfe
***
Në portretin tënd
T’a vizatoj fytyrën time
Të paluar diku në pritje
Në pasqyrë të thyer
Njëmijë thërmiza bardhësie
Edhe një puthje më fal
Në muret e mbyllura në pasqyrë
Nga buzët tua të njoma
Për Ty
T’a pi edhe një gotë harrimi
***
Në një mëkat u përqafuam
Në një stinë të ngrohtë më shpërndërrove
Me dhembje të palova në puthje
***
Ti ike që nesër të kthehesh
Në një hapërim me duar të mpira
Të kuptosh se për Ne
Dashuria nuk ka kuptim
13. STUDIO I
Hajneshë e trupit tim të mëkatuar
Ik prej meje deri sa të të zë
Në Studio para meje shtrihet gjeregjatë
Arkivoli i shndërruar në një hije
Një dorë e merr brushën time të lënë
Më kthen në një peizazh të verdhë
Në parakalim i vizatoj të gjitha stinët
Njeri pa emër e nishan
Arkivoli i zgjatur në një hije
Brusha ime më ngjyros murit të bardhë
14. TA ZDESH KËMISHËN E NATËS
Prej nga në këtë dhomë të bardhë
Barikada prej thonjve të macjes
Në Studio fillon të rigojë pikëllimi
Gjaku fqinji im i parë më zgjoi prapë
Nga gjumi dimëror i lëkurës së regjur
Ta vazhdoj udhëtimin nëpër peizazh
Që më mbeti para sa shekujsh këtu
Vizatim i pakryer në pëlhurë të zezë
Ta zdesh këmishën e natës
Heshtjen ta kthej në një qiri vallë
Të dalë prej murit që më muros
Miradije Ramiqi, Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje
Josif Papagjoni
Miradie Ramiqi është, më së pari, një piktore. Piktore e ngjyrës. E poezisë. Ka patur fatin të dalë nga duart e piktorit të shquar kosovar Muslim Mulliqit, nga koreografitë dhe antinomitë e tij ngjyrore, nga ai konflikt gati tragjik i kolorit dhe imazhit transhedental që së toku përplasen dhe krijojnë një realitet herë ëndërror e delikat, herë përthyer nëpër ravijëzime metaforash të rokshme, e herë në njëmendësime figurash e shëmbëllimesh që pranëvendosen si nëpër ikona bizantine, duke qenë sa të përveçuara aq edhe të integruara më idenë gjithëpërfshirëse të saj. Teksa lexoj CV-në e piktores habitem nga energjia e saj krijuese si grua-artiste me mbi 1000 vepra artistike, filluar me ekspozitën e parë në vitin 1977 dhe e pasuar nga pjesëmarrja në 63 ekspozita kolektive në Kosovë e vende të ndryshme të Europës si dhe me mbi 20 ekspozita vetjake. Kushdo piktor me këto shifra s’ka pse mos të krenohej; do të derdhte për vete një “gjerdan ari” apo, thënë me pakëz humor, jo si Pushkini me monumentin për veten, por si Buxheli ynë do ta mbushte “gjoksin me dekorata”...
Unë kam patur rastin t’i shohë shumë nga pikturat e Miradies në Kosovë. Ajo është profesore e arteve të bukura në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, me gradën shkencore të magisterit, me specializime në Francë etj. Thashë kryeherit se ajo është, më së pari, piktore. Por Miradia është edhe një poeteshë e ndjeshme, bukur mirë e njohur nga lexuesi ynë, me disa libra dhe çmime të fituara. Ndaj dhe poezia me pikturën janë bërë bashkë në personalitetin e saj, ashtu si vëllezërit dioskurë, a si dy qetë në arë që tërheqin durueshëm plugun e rëndë dhe hapin ugarët e mendimit estetik, a si ai Hyu i qëmoçëm romak Janus me dy shëmbëllimet përplotësuese. Bukur kur njeriu ka disa talente! Për poezinë e saj kam shkruar dikur ca rradhë, për pikturën u bë nxitje ekspozita e fundit vetjake “Bolero”.
Mistikja dhe ëndërrorja
“Bolero” është një titull grishës. Është një tip vallëzimi. Them se piktura e Miradies është pikërisht si një “vallëzim ngjyrash”. Me dashje apo pa dashje, them se titulli i ekspozitës e identifikon jo vetëm atë se çka mëtuar të shpreh artistja (vetëdija dhe pavetëdija e saj njëherazi), por edhe atë se si e ka shprehur. Spektri i ngjyrave është i gjerë, dhe kjo është e para gjë që ta rrëmben syrin. Megjithatë e kuqja, bluja, kafja dhe e verdha sikur grahin përkah shpështjellimeve të ndodhura brenda instinktit të saj. “Pikturat sa janë impresive, - vë në dukje prof. dr. Nebi Islami, - aq janë edhe tmerruese për nga ambivalenca e ngjyrës all të kuqe të eksterierizuar, duke paralajmëruar rrezik për shkak të instinktit të pakontrollueshëm të fuqisë së saj si dhe njeriut të përfshirë në të, me të cilin lidhen pasionet ekstremisht të irracionalizuara, dashuria fatale ndaj diçkaje, urrejtja, rruga e përplasjeve dhe fataliteti”.
Substrati i motiveve që bulojnë nga magma krijuese e Ramiqit është thuajse opak, një lëndë e ngjeshur, që vjen e shkërmoqet dalëngadalë, bëhet pah, pjalm, ajër, ngjyrë, ndjesi porsa ai shndërrohet në pikturë, për të mbërritur, më në fund, aty ku lënda dhe konturet tridimensionale zhduken dhe nis saora transhedentalja, infiniti, mistikja, loja e agnostikes dhe labirinthi… E para gjë që të godet nga pikturat e Miradies është prania e realiteteve ëndërrore, e diçkaje tej konkretes, tej të rëndomtës, e diçkaje mirëfilli poetike por e bashkëshoqëruar me përmasën mistike, me surrealen, të përtejmen. Kjo bëhet thuajse tunduese posaçërisht në ciklet “Shpirtëzime fluide”, “Peizazhe imagjinative”, por edhe tek ciklet “Përshpirtërime poetike” dhe “Shpërthim”. Titujt e cikleve sigurisht janë shënjëzime të piktores, paçka se të përgjithshme e me një mbivendosje libreske. Por ç’rëndësi kanë emërtimet?! Them se të katër këto cikle i lidh së bashku ëndërrimi, dhe përtej tyre një situatë mistike, që herë krijon diku reljeve të mugëta figurash e herë humbullon nëpër amalgama e kacafytje ngjyrore; herë tjetër sikur shkrihet e bëhet bulb a membranë hapësirash humane ekzistencialiste të pranëvendosura, një kolizion dimensionesh sociale e përthyerjesh shpirtërore të shumëfarta. Tek një akril në pëlhurë (130x100 cm, 2000), falë një pamjeje krejt poetike, ku ngjyra jo vetëm “shihet” por edhe “nuhatet” si tek vargjet e Rembosë, artistja krijon një peizazh të rrumbullt qiell e tokë, me do ujra qelqore që rrjedhin e ngrijnë si stalaktidet; më tutje lëndinat e shtrira e të copëzuara nga e verdha, e gjelbërta, e kuqja dhe e kafta. Tejet lirike. Po ashtu poetike. Sikur je në një ëndërr të bukur dashurie. Një tjetër akril në pëlhurë bri saj (15x10 cm, 2005) piktorja thuajse ndryshon krejt për nga teknika, ngjyra dhe tensioni. Tashmë gjësendet e parafytyruara në trajtë hapësirash që ngjeshen dhe ngulfaten kah njëra-tjetra e anashkalojnë këndelljen, “paqen”, lirizmin, butësinë, ëmbëlsinë. Ato bëhen nervoze. Ngjyrat përplasen. Krijohet një konflikt, jo vetëm ngjyror. Madje ngjyrat ndërfuten e ndërkallen. Kjo bëhet edhe më shprehëse kur dy dimensione të kafta, dy brigjet, sikur përballen në një rrafsh të shqetësuar blu: det a qiell, s’ka rëndësi. Tabloja ka tension. Një tension gati i hapur, jo i fshehur pas agnostikës. Një seri punësh të tilla, që motërzojnë për nga stili dhe konceptimi, sjellin në shqisën estetike të vizitorit ndjesinë e magjikes. Ndaj me të drejtë shkrimtari i njohur kosovar Beqir Musliu vinte në dukje se kredua figurative dhe poetike e Miradije Ramiqit përshfaqet “nëpërmjet ngjyrave dhe asaj bote të fshehtësive, që mund të jetë një rizbulim arti, një qasje kreative ndaj asaj që jeton dhe asaj që e krijon, një barazpeshë ndërmjet reales dhe magjisë”.
Fantazmagorikja
Nuk lodhem së sodituri “peizazhin imagjinativ” 54x35 cm, e vitit 2004, ku ngjyrat vërtet bëhen mbreti i lojës së imazhit. Një imazh sugjestiv, fantazmagorik, aspak i frikshëm, as dramatik apo tragjik, por onirik. Vetëm piktura mund t’i krijojë kësisoj realitetesh. Ja toka e lodhur ku dergjen trungje të plakur, ku gjelbërojnë bimë të njoma e të brishta, sikurse të reshkura e pa lëng. Dhe mbi këtë tokë një qiell sa i trazuar, aq edhe i bukur, i cili duket se bart diku thellë një tjetër planet, ndoshta atë që ne e ëndërrojmë: parajsën. Por kjo brishtësi bëhet copë e çikë në të tjera tablo, ku toka dhe uji sikur pjellin zjarre e gjëmba, krepa gurësh e maja malesh, drurë të rreshkur si shigjeta e shpata, një shkretim të frikshëm; diku më tej hapësirat qarkohen nga zjarret, energjia. Ja dhe një peizazh tjetër i zhyturt krejt në një lumnajë e denduri çukërmimesh të forta të penelit, ku spatula dhe brusha, ngopur me bojë, grahin drejt një hapësire të tejmbushur me vrullime ngjyrash, dimensionesh, përmasash që “sulmojnë” njëra-tjetrën. Gati një kaos, një ngulfatje, veç fare mirë ndjehet aty qëndrueshmëria e gurit (e malit). Por edhe e drurit. Një betejë e vërtetë… E afërt si situatë, po ky shpështjellim i lëndës opake dhe i ajrit haset edhe në peisazhin tjetër imagjinativ (51x35, 2003), ku ajo çka jeton ende mbi tokë, bimë e pemë të lodhura nga shqota e porsaikur, sikur sulmohet nga një qiell jo aq i zemëruar, nervoz e hidhnak sesa kalamendës, plot trill, mes fluksit të dritës blu-bardhë-verdhë. Paçka se trungjet e pemëve janë të ngulura, stoike, ti e ndjen gjallërinë, energjinë, dinamikën, lëvizjen, fluksin, pështjellimin, vrullin. Këto përcaktime që sapo bëra këtu më sipër s’janë veçse përjetimet e piktores, të sublimuara në ngjyra, forma, përmasa gjësendesh, ndjeshmëri poetike, ide estetike: në realitet piktorik. Të njëjtat realitete piktorike, të filtruara tashmë nga përndritja ngjyrore, kontrastet e forta, tensioni dhe përplasja, krijojnë në syrin tim, teksa sodit peizazhet dhe tablotë e shumta, arketipin e të menduarit figurativ të Miradie Ramiqit. Ky arketip vjen thuajse gjithmonë në trajtën e një fluksi, përhedhjeje, hovi, gati si zjarret vullkanike që shpërthejnë e digjen nëpër hapësira plot trysni, përplasje, ndërkallje. Se ç’kanë diçka nga kozmosi të gjitha ato. Nga kozmosi në zjarr. Nga kozmosi në lodrim e krijim qiejsh të rinj e yllësish të reja. Diçka nga zjarri i shpirtit njerëzor, që digjet e digjet pafundësisht. Është ky zjarri i brendshëm i artistes, në dukje aq e qetë, fisnike, e heshtur, pa shumë fjalë, shpesh e vetmuar, e bezdisur nga rëndomtësitë e jetës, me një buzëqeshje të lehtë. Fantazmagoria nuk krijohet vetëm nga befasitë e formave çudake të gjësendeve, nga loja e ngjyrave, nga “çartja” e imazhit dhe ndërfutjet e hapësirave kozmogonike. Ajo vjen edhe nga fantazia pjellore ku realiteti piktorik nuk shpërfaqet si ëndërrim, ca më pak si subjekt, por si vendosje hapësirash antropologjike, sa diverse aq edhe të bashkalidhura, sa pranë të njohurës aq edhe të panjohurës, sa përtej aq edhe këndej (p.sh. “Shpirtëzim fluid”, vaj në pëlhurë, 126x100 cm, 2002; ose 70x100 cm, 2002; ose 50x35 cm, 2002; ose akril në karton, 46x25 cm, 2002 etj.). Fantazmagorikja e tejkalon vetveten, bën një rikthim drejt identifikimit të saj, tashmë e pllenuar nga një ide poetike, e kapshme lehtësisht. Ajo na paraqitet edhe më e thjeshtë, së paku në trajtën e një asociacioni piktorik, siç ndjehet kjo tek peisazhi poetik/akril në letër 55x35 cm, 2002. Vini re! Poshtë, një truall në zjarr që hepohet drejt qiellit, ndërsa lart vrushkuj të bardhë qiellorë bien drejt tij si dëbora, bryma apo akulli; për t’ja fashitur zjarrin gjithësesi. Pra, e ngrohta dhe e ftohta, shpërthimi dhe qetësimi, e kuqja e gjakut dhe e bardha e qumështit, energjia (instinktivja, grishja demoniake e pavetëdijes, deliri, kaosi) dhe kthjellja, prehja, ngarendja drejt ekuilibrit, ftohjes, arsyes, racionales. Bigëzime kësilloji, në lojën e dikotomive logjike, unë mund të sillja plot e plot të tjera. Sepse kur piktura të fton për bashkëshoqërime ideore, ajo bart në fetusin e saj pjellorinë e mendimit estetik, ushqen farën e zgjidhjeve befasuese, pllenuar nga energjia krijuese e artistes. Me të drejtë studiuesi Hivzi Muharremi konstaton se “Ngjyra e kuqe dhe ajo blu simbolizojnë pasionet më lemeritëse të tërë figurave të trajtësuara në peizazhet e shqetësuara, figura këto që do të pësojnë metamorfoza në tërë atë rrëmujë kalvariane”. Por, sakaq, unë do të theksoja tutje këtij konstatimi se këto ngjyra s’janë vetëm lemeritëse, por edhe shprehësi të thukta poetike, të ngopura në liqeret lirike alla lazgushiane, ku ëndrra e bukur, e bardhë, e brishtë dhe e “kaltër” përkundet ndën flakët e pasionit, dhe vrullet e shpirtit të piktores, që nga flakët digjet, mbi flakë sërish kërkon të rrijë. Një shpirt që sepse kam qejf ta ngjasojë me zogun Feniks. Ashtu qoftë!
Me syrin tek rrënja e fisit
Kur artisti nis e piqet (jo vetëm në moshë e përvojë jetësore) ai hedh sytë nga fillesat, aty ku ka nisur rruga e të parëve, ku janë rrënjët etnike, oxhaku, gjaku, miti. Nuk është rastësi që nga shpërthimet poetike dhe pasionale të motiveve, ngjyrave, ndjesive, përjashtimisht vetjake e në kohë të “kufizuar”, M. Ramiqi ka mundur të migrojë me synime të qarta në hapësira të moçme, atje ku ftillëzoheshin dikur legjendat e krijimit të etnosit dhe mbinte fara e kombit: tek parailirët dhe ilirët. Arkeologjia e saj krijuese interesohet të fshijë me brushë pluhurin e shekujve, për të sjellë si kujtesa evokuese vegimet e herëshme iliro-shqiptare. Një cikël i plotë krijimesh, të cilat ajo i quan “arketipe ilire”, rishpallen si emblema etnopsikologjike. Doemos gjarpëri (sipas mitit, Iliri, djali i Kadmit, prej nga rrjedhin ilirët, ishte gjarpër) mbetet një zanafillë etnike metaforike; nga ana tjetër, kjo figurë zomorfe në vetëdijen kombëtare shqiptare, sado e përpunuar dhe me atribuim sakral, ka qenë dhe mbetet një “ogur i mbarë” , një shenjë parabolike me fuqi mbrojtëse për familjen, vatrën, njerëzit, i quajtur ndryshe “gjarpëri i shtëpisë”. Përveç figurës së gjarpërit në pikturat që objektivizojnë relikte a paradigma etnopsikologjike shqiptare janë edhe zogjtë, më saktë shqiponjat, të cilat më vonë u bënë simboli i flamurit. Shpesh gjarpërinjtë dhe kokat e shqiponjave çiftëzohen: e kuqe dhe blu. Pra, arsyeja dhe instinkti, e ngrohta dhe e ftohta, + dhe -, mashkulli-femra. Kundërshti dhe harmoni, dy qënie në një, figurë sinkretike që mbart më shumë se një bashkëjetesë të thjeshtë gjendjesh shpirtërore. Mendimi racional në këtë cikël është ku e ku më zotërues; jo një herë “paragjykimi” apo “të menduarit e tepërt” e kanë frenuar bujtjen e vrullimeve psikike të piktores. Kjo lloj pikture, a ky stil, a kjo modë mua më ngjan disi jashtë natyrës së saj, më shumë si një kompilim, besoj i kapërcyer. Janë shpërthimet, patoset, pasionet rrëmbyese dhe deliret ngjyrore thuajse vetëvrasëse ato që na shfaqen si identitet menjëherë i kapshëm dhe në mënyrë krejt të shpenguar i piktores M. Ramiqi.
Filozofia e rrugëtimit
“Atje larg vizatohet një rrugë, një urë, një shtëpi, një ngjarje, një gjendje, një njeri. Atje, pra, ka njerëz që na flasin, që na pyesin” – shprehet për pikturat e Miradije Ramiqit piktori i njohur kosovar, akademiku Rexhep Ferri. Cikli “Rrugëtimi fatal” është, sipas meje, kupola e arritjeve të Ramiqit, ndoshta tempulli ku prehet ideja e saj estetike. Si ngjyrë, si situatë, si energji dhe si proporcione, ndoshta, ciklet “Shpirtëzim fluid”, “Peizazhe imagjinative dhe poetike”, “Përshpirtërime poetike”, “Shpërthim” etj. janë më të përpunuarat, cilësisht më të bukura, ku piktorja bëhet një qëndistare. Por arti s’është vetëm gjendje, as vetëm lojë ngjyrash, proporcionesh, madje as vetëm sqimë dhe formë. Apogjeu i tij është asiherë kur këto dhe energjia krijuese çiftëzohen me mendimin e lexueshëm, jo domosdoshmërisht social e politik. Pikërisht në ciklin në fjalë ideja sunduese nuk është sociale dhe politike. Përkundrazi, ajo i tejkalon të dy kahjet. Është një ide ekzistenciale: brenda shqiptarëve por edhe përtej tyre, sublimacion i fatit historik por edhe më tutje, një rrugëtim fatal i vetë qenies, i popujve, i njerëzimit (pse jo!). Ky ripërmasim i idesë qëndrore, në formë rrathësh, është thelbi i vetë perceptimit të artit në kohë dhe hapësirë. Dhe prandaj tri figura – herë femrash, herë burrash, herë të përziera – shndërrohen në figurën qëndrore të rrugëtimit. Një rrugëtim i mundimshëm, mes ankthesh, pasigurish, rrënojash, dështimesh, përshpirtjesh, fataliteti. Ec dhe ec pafund si në përrallë. Ec për të mbërritur diku: atje ku është thelbi yt, ku ti nis dhe mbaron, ku ti lind dhe vdes. Dhe më pas nga tre figura ato bëhen katër, pastaj gjashtë, në fund një vargan. Vargani i kosovarëve në vitin 1999, të dëbuar nga hordhitë serbe. Golgota shqiptare. Stërmundimi. Dhe kryqëzimi, për të përhiruar gjakun, për të rimarë shëlbimin, fundin e vdirjes dhe poshtërimit; fundin e një torture të pamerituar. Ngjan si një riardhje në “Atme”, në vatër, në prehërin e nënës: Kosovës së martirizuar. Ndonëse vizatohen përtej konceptit mimeitik, gati si njolla, syri ndjek në ankth këtë vargan njerëzish herë në terr e herë të mbytur në ngjyrë e dritë… Trupa njerëzish si në qëndizma etnografike, trupa të përthyer nga dhimbja, vuajtja dhe udhëtimi tmerrues, trupa të brishtë, si pa formë, mbushur me ajër, trupa femrash elegante si nuse të bukura, trupa të rrumbullt, të shkurtër, mish e kocka bashkë, pleq, fëmijë, burra e gra; trupa si një qenie tri pjesëshe; trupa në një trup, diç e njësuar, si një familje e madhe; trupa të fragmentuar në linjën vertikale-horizontale, trupa të ndaluar mes shqotës, nëna martire me fëmijtë e futur në gji. Dhe kështu më tutje. Oh, kjo rrugë e tmerrshme drejt Hadit! Kjo rrugë aq e mundimshme, me flakët e ferrit (e kuqja, që përfaqëson shkatërrimin, djegien, djallin dhe ferrin)! Kjo rrugë ku qielli zbraz mbi shpinat e njerëzve rrebeshet e mallkimit. Mallkimit të shekujve mbi shqiptarët e stërmunduar, të pushtuar nga “shkjau”, të dëbuar. Me sa duket, dhimbja e Miradije Ramiqit për eksodin biblik të kosovarëve në vitin 1999 drejt Maqedonisë (Lugina e Bllacës – Lugina e vdekjes), drejt Shqipërisë dhe Europës ka qenë vërtet shumë e madhe. Një dhimbje gruaje, femre, nëne, artisteje, intelektualeje, atdhetareje. Figurat janë trajtuar dyformëshe: herë me vizatime të qarta linjash, por në të shumtën si të mjegullta, si hije të zgjatura apo fantoma të krrusura. Edhe pejzazhet, si figurat e njerëzve, janë po ashtu të turbullta, plot mjegull, tym zjarresh, vegime apokaliptike. Toka ku shkelin është e shkretë, e djegur. Është kjo dhimbje e shpirtit të piktores prej nga u gatuan këto krijime të bukura, ky cikël tragjik, i ngarkuar me mendim, sa i qartë, i kthjellët dhe i vetmbyllur (hermetik), po aq protestues, zëmërak, mbushur mëri dhe denoncim. Ishte një kujtesë drithëruese ajo që i polli. Është një apel human ai që i mban. “Në veprën e saj – shprehet Dritëro Agolli, - ndjehet tragjizmi i kohës, po ashtu shkëndija e shpresës”. Agolli ka të drejtë. Shpresën tek pikturat e M. Ramiqit, edhe tek ato më të zymtat dhe tragjiket e ciklit “Rrugëtim fatal” unë e shoh tek bluja e përndarë në ajri, që herë rri sipër si qiell hyjnor dhe kumt mesianik për lumturi të pritshme dhe herë ndërfutet midis të kuqes, kafes, grisë për t’u thënë tokës, shkëmbinjëve, drurëve, shtigjeve: Ndaluni! Vuajtja e këtyre njerëzve duhet të pushojë. Ujrat e epifanisë dhe pagëzimit duhet t’i japin shqiptarëve të stërmunduar paqen, gëzimin dhe lumturinë e munguar. Me këto fjalë do desha ta mbyllja edhe unë këtë shkrim, por në një tjetër kontekst, tashmë alegorik: ujrat e epifanisë së artit, e pagëzimit të tij me filozofinë e jetës, e mbulofshin aspiratën krijuese të piktores sin ë një lumnajë për të sjellë e risjellë në telajo bula të shpirtit të popullit, bula të shpirtit të saj, bula të shpirtit universal…
Marre nga Fryma.blogspot.com
FRESKË POETIKE E DHEMBJES DHE KUJTIMIT
(Për artin poetik të Miradije Ramiqit, në vend të fletëpalosjes)
Prof.Dr. Agim Vinca
Miradije Ramiqi (Pozharan, Viti, 1953), poete dhe piktore, është krijuese tashmë e afirmuar. Më se dy dekada ajo merret aktivisht me krijimtari letrare e artistike dhe, pos pjesëmarrjes në ekspozita të shumta të arteve figurative, kolektive e individuale, ka botuar edhe këto vepra poetike: Drithërimë ngjyrash (1981), Shi në pasqyrë (1990) dhe Pëshpërimë mbretërie (2000). Poezinë e Miradijes e karakterizon përpjekja e autores që me një gjuhë të figurshme poetike të shprehë preokupimet e saj jetësore. Krijuese që u falet hireve të fjalës, të ngjyrave dhe të perspektivës, Miradije Ramiqi është në kërkim të identitetit krijues. Ecejaket e saj imagjinative në botën antike shqiptare (në Antikën tonë - timen), po aq sa edhe në përditshmërinë tonë jetësore, me imazhet dhe topografinë e saj autentike; rurale e urbane, përfundojnë në studion e poetes-piktore dhe të piktores-poete, ku ajo rikrijon botën e saj artistike.
Ndër figurat qendrore të mitologjisë së saj poetike është mbretëresha ilire, Teuta. Miradija mëton ta ribëjë në vargje figurën e kësaj gruaje të shquar shqiptare, të sertë e tragjike, që në një cikël të pikturave të saj e ka emëruar me togfjalëshin “arketipet ilire”. Antika është për poeten një lloj muze. Muzë tjetër e saj është vetë arti, piktura, poezia. Mjediset që frekuenton imagjinata e poetes janë fisnike, elitore ose, siç i pëlqen të shprehet asaj, mbretërore. Poetja dëgjon pëshpërimat e asaj bote të largët dhe i pëshpërit asaj fjalë moderne. Bota e fjalëve dhe e ngjyrave është për të bota e vërtetë. Një ndër fjalët e preferuara të fjalorit poetik të kësaj poeteshe është fjala e bukur shqipe: drithërimë. Libri i saj i parë me poezi, i botuar në vitin 1981, titullohej: Drithërimë ngjyrash, sintagmë kjo që shpreh esencën e aktit krijues, por edhe interferencën e pikturës dhe të poezisë, që janë dy prirje jetësore të kësaj krijueseje.
Nuk ka art pa drithërimë, dhembje, mall, dashuri, pikëllim. Në studio frymon dhembja, kurse subjekti lirik, pas grindjes me vetveten dhe të tjerët, mbyllet në kornizë, duke bërë “vetëvrasje artistike”. Drithërima është përherë e pranishme aty, si zjarmia në trupin e të sëmurit. Fjalët dritë, ngjyrë, pëlhurë gjithashtu. Aty janë edhe shiu, pasqyra, bardhësia. Si Niobet e mitologjisë antike atë pritja e shndërron në skulpturë; në gur. Gratë e Hasit të Thatë, këto krijesa që jetën e kalojnë në pritje; që gatuajnë bukë e lindin fëmijë dhe që “ditën e lidhin bystek”, janë një alter ego e vetë poetes: “Sa shumë u gjasoj atyre/ në një portret të pikëlluar oval”. Gjeografia e kurbetit, këtij lajtmotivi të poezisë shqipe, ka gjetur te kjo poezi, njëra nga poezitë më të bukura të kësaj poeteje, gjuhën e vet adekuate poetike.
Gjendja shpirtërore e subjektit lirik ta kujton dehjen e atij që ka shijuar ambrozin magjik, nektar ky, që, sipas legjendës, ishte privilegj i perëndive të Olimpit. Ka një lloj ekstaze në vargjet e kësaj poeteje. Emri i këngëtarit mitologjik, Orfeut, të parit poet të botës, që kërkon përjetësisht Euridikën e tij, është në funksion të këtij eksitimi, ku më shumë se kujtesa është prezent harrimi (po ti diku i tretur/ Orfeu im i harruar). Në vjershën Arti ynë, kushtuar artistëve figurativë shqiptarë, artikulohet ideja se arti ynë i lashtë është i mbyllur jetësisht në rrudhat e tokës.
Nuk duhet kërkuar sistem të fortë logjik në vargjet e Miradije Ramiqit; aty fjalët janë të hedhura si ngjyrat në pëlhurë në një kombinim spontan, që ka logjikën dhe bukurinë e vet. Derisa Orfeu i mitologjisë antike është simbol i bukurisë dhe i dashurisë së humbur, të tretur; figura biblike e Satanait është e kundërta e tij: e keqja dhe shëmtia. Ky i fundit, madje, nuk shfaqet si qenie e gjallë, por si statujë. Statujë prej balte. Poetja kërkon të krijojë raporte harmonike me botën, por harmoninë e prish e keqja ataviste në shpirtin e njeriut dhe Satanai që bën plojë në teatrin tragjik të Prishtinës.
Një vend të veçantë në opusin krijues të poeteshës Miradije Ramiqi zënë vargjet kushtuar miqve të saj poetë: Beqir Musliut, Mirko Gashit, Rexhep Elmazit, tre krijues të veçantë e autentikë, secili në mënyrën e vet; që të tre nga treva e Anamoravës, nga është edhe ajo vetë. Poezitë kushtuar këtyre poetëve, sikurse edhe Nënë Terezës dhe figurave të tjera emblematike, që tashmë kanë kaluar në amshim, nuk janë thjesht in memoriam-e poetike. Poezia e Miradije Ramiqit është poezi për aktin e krijimit, të cilin ajo e mitizon plotësisht. Sepse, créer, c’est tuer la mort! (të krijosh do të thotë ta mundësh vdekjen!) - thoshte shkrimtari i njohur frëng, Romen Rolan.
Agim Vinca
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Poezi nga Miradije RAMIQI
TE TJERET PER ARTISTEN MIRADIJE RAMIQI
B A L A D Ë P Ë R GJ A R P Ë R I N I L I R
Portave ilire, gjarpri shtëpiak ishte roje besnike e shtëpisë, dhe ja sërish në pikturat e Miradije Ramiqit tash shfaqen si në ritual artistik, intuitiv e arketip.
Syri në grusht, ky lajtmotiv i transportuar me ndiesi e strukturë të ndieshme poetike kompozohet në baraspeshë harmonike me elementet e tjera përbërëse të pikturës së saj të mvetësishme. Kjo që ka arritur ajo në pikturë është një shenjë e vlershme figurative dhe begaton thesarin e kulturës figurative kombëtare! Ja në të gjitha ishte ajo e tëra, gjesti i saj subtil, dëshira për të kapur të pakapshmen, synimi për të zbuluar e jo vetëm kërkuar! Në "Arketipet ilire", autorja arrin atë që me fat të mirë arrihet, me talentin e domosdoshëm dhe mishërimin në procesin krijues! Shumë struktura pikturale vibrojnë si dritëza, pasqyrëza të thyera kristalesh, dhe aty syri magjik, gjarpri mitologjik dhe maska mistike sikur krijojnë trekëndëshin e fatit tragjik kombëtar shqiptar! Shenji, Tre është një trajtë autoktone artistike me konotacion mitologjik dhe sugjeron një botë të paprekur në kosmosin e thesarit tonë të begatshëm baladesk.
Nebih MURIQI, piktor pjesë nga katalogu i ekspozitës Prishtinë, 26 dhjetor 1997
P A S I O N E L E M E R I T Ë S E
Miradije Ramiqi që nga vitet e tetëdhjeta është aktive në rrjedhat e arteve bashkëkohore kosovare. Është një ndër krijueset më aktive, e cila, krahas penelit, i qaset edhe penës. Andaj, imazhi i saj artistik spikat në frymën e introduktit poetiko-figurativ, imanencë kjo e cila mund të kundrohet si në pikturë, po ashtu edhe në poezi.
Për ndryshim nga cikli "Arketipe ilire", "Peizazhet e shqetësuara", ngërthejnë një atmosferë në një dokotomi të tillë mund të venerohet një rrëmujë e një katandisje me përpëlitjet dhe shtresimet më të llahtarshme, të cilat i ka përjetuar dhe i përjetoi tërë etnia shqiptare. Piktorja Ramiqi me një sens të madh këto imazhe nga jeta e përditshme kosovare i vë në spikamë në mes të raporteve koloristike dhe implikimit të dritës, e cila buron nga brendia e pikturës dhe në mënyrë harmonike shtresohet në tërë gamën kompozicionale.
Ngjyra e kuqe dhe ajo blu simbolizojnë pasionet më lemeritëse të tërë figurave të trajtësuara në peizazhet e shqetësuara, figura këto që do të pësojnë metamorfoza në tërë atë rrëmujë kalvariane.
Dr. Hivzi Muharremi Dhjetor 1998, Prishtinë
21 korrik, Rilindja
P a g e 01
Pas shtat prezentimesh të suksesshme me ekspozita të veta (Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Podujevë), me pjesëmarrje të gjerë në ekspozitat në grup, të arteve pamore të artistëve tanë gjithandej në shtrirjen tonë antike, ja tek "Rruga...në vija", e shpie, në të parën ekspozitë të vetën, në botën e jashtme, në botën e huaj, jashtë hapësirave shqiptare, pra. Por që nuk është edhe aq larg tyre. Në mjediset e Universitetit Popullor Shqiptar, në Gjenevë të Zvicrës, Miradije Ramiqi, piktore dhe poeteshë nga Prishtina, është prezantuar me ekspozitë të vetën, midis datës shtatëmbëdhjetë nëntor dhe dy dhjetor të këtij viti (2000). Nëse marrim të vlerëshme dhe të qëlluara (e pse jo), fjalët e Delacroix, kur thotë: "Merita e parë e një pikture është festa që (ajo) krijon për syrin" - atëherë, lirisht mund të themi se ato njëzet e dy-tri piktura të Miradije Ramiqit, të ekspozuara me këtë rast e në këtë hapësirë, secila veç e veç dhe të gjitha tok, krijojnë harmoninë e një feste fort të dashur për syrin dhe për zemrën.
Duke vështruar këtë gërshet pikturash, madhësish, gjinishë dhe stileve të ndryshme, beft e papritmas fare, si jehonë e një muzike të lashtë dhe të preferuar, ndër mend të shkrepë mendimi tjetër i një titani tjetër të arteve pamore, kure thotë: "Piktura është poezi që e shohim, kurse poezia është pikturë që e dëgjojmë!" Pse të pikë ndër mend dhe të troket mbi portat e zemrës pikërisht kjo thënie e artë e të pavdekshmit Leonardo da Vinçit? Për arsye të qartë dhe të thjeshtë! Ngase Miradije Ramiqi është edhe piktore edhe poete. Njëkohësisht. Pse është artiste në kuptimin e parë të fjalës. Pse rruga e saj është në vija. Është dora e piktores - poeteshë kur në vargje bën (studimin) e akteve të mbrëmjes - "Ta studiova syrin e djathtë /Deri te i majti ç’ndodhi vallë", - "Ta arnova buzëqeshjen/Në të njejtën trajtë thëngjillore",-"Dimri t’u tkurr në lëkurë/Ora e anatomisë vazhdoi"..."Thëngjilli mu fik në dorë ..." Është dora e poeteshës-piktore, atje, në hapësirën (intime) të ateliesë tek "ngjyros - bojatis" aktin e mbrëmjes. Për të ardhur, kështu, dorë për dore, piktorja me poeteshën bashkë, deri te akti përfundimtar (final) i bleut "Akti i mbrëmjes", në gjashtë tablo (thuaj piktura!), me porosinë përmbyllëse: "Ta hetova tërë këtë provani/Ti e shndërrove në akt flijimi/Çdo gjë u zhduk, i dashur/Në këtë akt të mbrëmjes..." Jo, nuk u zhduk asgjë! Ja, ku janë pikturat, ja ku janë dy vëllime me poezi, që të dyja këto gjuhë të artit, në kultivim e sipër, në rritje, në ecje përpara. Ja tek është ngjyra e tyre e gjallë, e kohës dhe e hapësirës, e dëshmisë, që nuk zhbëhet e nuk shlyhet kurrë...! Ç’ti shtohet tjetër, pos të thuhet se, Miradije Ramiqi është: piktore e vyeshme me klithma të indit poetik brënda qenies dhe shpirtit të saj krijues.
(Gjenevë, nëntor 2000)
Bajram Sefaj, shkrimtar http://www.geocities.com/opinion3/id28_m.htm 5/16/2003
SHPIRTËZIMI FLUID I MIRADIJE RAMIQIT
( Kritikë nga katalogu i ekspozitës, shtator, 2002 )
Në studion e Miradije Ramiqit piktura dhe poezia, sikur janë hedhur në kryengritje, e ajo me penë e me penelë mundohet t’i qetësoi, t’i pajtojë ndër vete, t’i unifikojë, pra tenton të bëj, pikërisht atë që tentoi poeti i lashtë Horaci, përmes parimit të tij estetik ” Ut pictura poesis ”. Në këtë tentativë Miradija ia arriti qëllimit, me vetë faktin se krijimtaria e saj, nuk mund të cilësohet ndryshe pos si dyzim idesh poetike dhe ato plastike, pavarësisht se poezineë e ka pasion kurse pikturën vokacion dhe pasion. Kur në botën artistike shqiptare vepronin dy rryma në themelet konfliktuoze, diametralisht të kundërta: njëra e importuar nga Lindja, tjetra nga Perëndimi, si meteor u shfaq Ismail Kadare, në fillim për t’i neutralizuar ato, e më pas për t’i margjinalizuar fare, duke ua vënë përpara modelin e ri të ligjërimit artistik dhe të interesimit tematik. Në fakt, ai krijoi një formulë mëvetësie të shprehjes të njohjes dhe rinjohjes së identitetit kombëtar, të cilën zunë ta përfillin krijuesit e dy anëve të trungut etnik: shkrimtarët, poetët, piktorët. Të njëjtën formulë e aplikoi edhe Miradije Ramiqi, kur realizoi ciklin e pikturave ” Arketipe ilire ” , pra, kur nisi të gërmojë nëpër mbamendjen historike, për të mësuar për identitetin e vet, për të ditur kush është dhe nga vie ajo dhe etnia së cilës i takon.
Gjatë shtegëtimit kreativ, apo gjatë ” rrugës me vija ” siç thotë piktorja, realizoi disa tërësi tematike interesante, u sprovua në portrete, akte, pejzazhe, natyrë të qetë dhe maska, por me ” Arketipe ilire ” doli në sipërfaqe në artin tonë pamor, u dëshmua si krijuese e formuar. Ky cikël, apo thënë figurativisht, ndërmarrje arkeologjike e Miradije Ramiqit është sprova e parë e saj për t’u ballafaquar me tema të mëdha, është për më tepër, shtegëtimi i saj më serioz nëpër magmën e ngjyrave, nëpër sfidat dhe ankthet që di t’i kurdisë piktura njësoj si jeta.
Erdhi pastaj një kohë e egër, ku ” rruga me vija ” u shndërrua në rrugë me gjakë, në rrugëtim tragjik që shpiente vetëm në një drejtim: në drejtim të deatdhesimit total, të degëdisjes së plotë të qenies sonë shqiptare anekënd meridioneve të botës, për ç’gjë flasin pikturat e ciklit ” Rrugëtimi fatalë ”, me figura qe gjasojnë në silueta e fantazma, që faniten nga Lugina e Bllacës, nga Lugina e Vdekjes. Aty në atë tmerr e ferr, midis realitetit dhe përfytyrimit somnabul, midis Satanës e Luciferit, figurat njerëzore u shndërruan në masë të zezë që lëkundej pa pasur koncept për kohën, as për hapësirën. Këto janë figurat e të përndjekurve, të cilat autorja nuk i qartëson, duke i futur në një gamë të errët koloristike i bënë më të mjegulluara ngase pejzazhi nëpër të cilin kaluan ato në prill të viti 1999, ishte i mjegulltë i trishtrueshëm i shlkretë-ishte pejzazhë apokaliptik. Dhe, pikërisht këtë pejzazh e prezanton autorja para nesh, duke paralajmruar një etapë të re në pikturën e saj, një lëkundje të befasishme me të cilën ajo hyri në një rrugëtim piuktural tjetërfare, ku çdo gjë fillon dhe mbaron me ngjyrën dhe shpirtin estetik.
Piktori ynë i mirënjohur Ibrahim Kodra thotë: ” Arti fillon aty ku mbaron filozofia ” ( A.Tafa: ” Kodra, një univers ”, faqe 50 ). Ajo që pason pas filozofisë është estetika, e cila studion artin, të bukurën dhe kategoritë tjera të botës ndijore. Dhe, mu kjo botë e intereson kohëve të fundit piktoren tonë, Miradije Ramiqi. Duke u përqendruar apriori në estetiken si të tillë, apo në domosdoshmërinë e brendshme shpirtërore, siç do të thoshte Kandinski, braktisë ajo figurën dhe figuracionin konkret, për të kaluar në një poetikë abstrakte, në semantiken e shenjave. Këtë etapë kreative dhe pikturat e përfshira brenda saj, autorja e quan ” Shpirtëzim fluid ”, që plotësisht i përgjigjet shpirtit të saj brufullues, që vazhdimisht lëvizë, rrjedh, njësoj siç rrjedhin rrëke ngjyrat në tabllot e saj. Dhe, nëse ndonjë vokacion i artit pamor mund të njësohet me poezinë, por edhe me muzikën, atëherë ky është artiabstrakt, është pra, shpirti i liruar krejtësisht nga pesha e materies. Pikërisht në këtë art, që është sintezë e lirisë dhe katarzës së drejtpërdrejtë, Miradija si duket më në fund gjeti veten, gjeti për më tepër ekuivalencën e temperamentit të saj sanguistik. Në të vërtet me ciklin më të ri ” Shpirtëzimi fluid ” ajo po fillon nga e para, sepse në krijimtarinë e saj pikturale e poetike, në fillim ishte vija. Edhe në projeksionet abstrakte është e pranishme vija, por rolin kryesor, mbase të vetmin, tani e ka ngjyra, që nisos gjendet në funksion të formës dhe përmbajtjes që do të thotë se është emnesë e tyre e përbashkët. Edhe më tej autorja trajton simbolin, dhembjen, makthin, shqetësimet, por tani ato i kuptimëson, i shpirtëzon përmes abstraksionit lirik-ekspresiv, pra, përmes vetë shpirtit estetik, që gjithmonë rrjedhë, për fisnikrimin e të cilit ( shpirtë ), siç thotë filozofi i madh, Niçe,
”duhet të ekzistojë diçka që e fisnikron, e ky është gjaku ”.
Marrë në tërësi, kjo ekspozitë mundë të cilësohet si prononcim krijues i suksesshëm i Miradije Ramiqit, piktura e së cilës pa dyshim ka gjak niçean, por ka edhe zjarr të Lasgushit e helm të Migjenit, ka mbi të gjitha bukuri, pa të cilën as arti në përgjithësi, e as piktura në veçanti, nuk mund të imagjinohen.
Prishtinë, 24.08.2002
Mustafa Ferizi
Kritik arti
OPINIONE PËR EKSPOZITËN E MIRADIJES NË GALERINË E DEPARTAMENTIT TË KULTURËS NË PRISHTINË
" SHPIRTËZIMI FLUID I NGJYRËS"
6 shtator 2002
"Në studion e saj piktura dhe poezia sikur janë hedhur në kryengritje, e ajo me penë e me penel mundohet t’i pajtojë ndër vete, t’i unifikoj ashtu si tentoi poeti i lashtë Horaci, përmes parimit të tij estetik, - Un pictura poesis -" tha kritiku Mustafa Ferizi.
Lule, fjalë të bukura, kolorit i bukur në pikturat dhe përshëndetje nga miqtë, kolegët dhe familja e piktores Miradije Ramiqi.
"Me këtë ekspozitë Miradije Ramiqi dëshmon se është njëra nga piktoret më të mira të Kosovës. Ajo vazhdimisht ka sjellë shprehje të reja figurative. Në këtë ekspozitë ajo tregon tërë pjekurinë e saj, tregon shkathtësinë për të krijuar dhe për të operuar me një figurë shumë origjinale, të cilën e ka krijuar gjatë kësaj kohe, dëshmon se di të përdorë ngjyrën, di të krijoj mesazhe me ngjyra. Arketipet që ajo i kultivon tash sa kohë, janë bërë një dominatë interesante në krijimtarinë e saj dhe janë shenja identifikimi, të cilat reprezentojnë pikturën dhe botën e saj shumë të pasur origjinale".
Prof. Basri Çapriqi, shkrimtar
"Unë jam i mahnitur me këtë ekspozitë, sepse Miradijen e kam përcjellë me kohë dhe me këtë ekspozitë ka dalë thellësisht me elemente të reja të opusit të saj kreativ. Në radhë të parë këtu shihet harmonizimi i pikturës me poezi. Ngjyra është harmonizuar shumë bukur, ashtu si edhe kompozicioni dhe mesazhi".
Prof. Jetulla Haliti (ETI) Piktor
"Krijimtarinë e Miradije Ramiqit e kam përcjellë qysh më herët, mirëpo me punën që është prezantuar sonte më le shumë më tepër përshtypje. E veçanta e Miradije Ramiqit është origjinaliteti, sepse piktura e saj dallohet nga të gjithë piktorët e Kosovës".
Mr. Eshref Qahili, piktorë
"Ekspozita e koleges më ka pëlqyer shumë. E veçanta e saj është koloriti, forca dhe përmbajtja".
Merita Myderizi – Maloku, piktore
"Ekspozita e Miradije Ramiqit është mjaft e realizuar. Mua personalisht më ka lënë mbresë sidomos cikli i fundit "Shpirtëzimi fluid".
Bardhe Ferizi – Buza
“Bota sot”, 9 shtator 2002 Naime Beqiraj
P I K T U R A S I P O E Z I
Piktura e Miradije Ramiqit është e dendur dhe mjaft komplekse.
Imazhet e saj, janë si një poezi e qetë e shpirtit.
Arketipet e saj e sfidojnë kohën në procese rrëfimi.
Ky rrëfim e sfidon meditativen.
Mr. Bislim ALIU
Në këtë konglomerat ravijëzimi ajo dallohet me origjinalitetin e lartë që gjithësesi dallohet nga piktorët tjerë të Kosovës. Kjo botë e lartë specifike është e ndërlidhur me poezi, që rrëfehet si një muzikë e qetë e shpirtit. Kjo plotni rrëfimtare të përvetëson me imazhet e saj, si një stimulans i veçantë i një bukurie rrezatuese. Piktura e saj në tërësi bashkohet me poezi, që del nga shpirti dhe mendja që bredhërisë në një shprehje fare të mvetësishme.
“Bota sot”, 25 shtator 2002
SHPIRTËZIM ASOCIATIV I REFLEKSEVE VIZUALE
Kjo është ekspozita e njëmbëdhjetë vetjake e piktores akademike Miradije Ramiqi e cila çelet në ambientet e Galerisë-Qendra Rinore në Pejë.
Piktorja para artëdashësve pejan prezentohet me tablotë e cikleve: "Arketipe ilire", "Rrugëtimi fatal", "Shpirtëzimi fluid"dhe "Reflekset asociative të pejzazheve". Pra, përmes veprave nga ciklet e lartcekura, shpaloset bota kreative e piktores e cila çdo herë synon të qëndron në funksion të formës dhe përmbajtjes. "Reflekset asociative të pejzazheve" janë një vazhdimësi e logjikshme e tentim- synimeve të piktorës që përmes ngjyrave të sintetizuara me lëvizje ekspresive të penelit t’i shpreh ndjenjat shpirtërore e poetike të frymës së introduktit ekspresivo-abstrakt.
Pejë, 27.6.2003 Prof. Dr. Hivzi Muharremi
TRINOMI I ÇUDITSHËM I ARTISTES
Për veprat e artit rendom flitet me gjuhën përkatëse të interpretimit, ku e tek duke futur edhe shtjella epistemologjike dhe akseologjike.Për përurime, hapje, shfaqje, shpalime vlerash artistike bëhët i pashmangshëm edhe një fill i tonit solemn shoq me kortezi. Një shtysë ë brendshmme më vë në lajthitje, më bënë profan. Le të më lejohet profaniteti që më vjen si dhuratë e artit.Rrethuar nga tridhjet e gjashtë tabllo, sa ka sonte në këtë ekspozitë, tash e disa ditë e net, ndihem i mbyllur brenda një burgu krejt të ngjajshëm me labirinthin borhesian. Në momente të veçanta kam harruar edhe autorën, bjonden e bukur, poeten Miradije Ramiqi.
Ky univers artistik strukturuar në tri njësi: Arketipe ilire, Rrugëtimi fatal dhe Shpirtëzimi fluid, ma kujton trinomin e çuditshëm brenda të cilit gjëllin etosi, etnosi dhe arti. Loja e ngjyrave, hedhur furtunshëm herë në pëlhurë e herë në letër shpalon origjinën, ose më saktë shenjat e origjinës – arketipet që vijnë e marrin funksion dëshmimi në kohën tonë; shpalon përçapjet e mundimshme sizifiane në të përpjetat dhe të tatpjetat e rrugëtimit, pavarësisht që autorja e quan fatal, ( fataliteti dhe idealiteti në fund të fundit janë vllezërit siamezë të qenjës ); përnëdrit, më në fund, pjesën e padukshme, fluidin e shpirtit. Është pikërisht, inkandeshenca, magma ku duke u vdirur një shpirtë me alkiminë e artit ngjizet shpirti i ri. Shpirti i ri migjenian, i trajtuar shumë kohë më parë në vargjet e frashëlliut Naimi se: ”tek babai rron i biri, tek i biri rron babai”. Ky kapërcim në të vërtet është ambiguiteti i artit.
A nuk e veni re se në këto tabllo po atë lirizëm që shoqëron vargjet poetike të autores? E, po fillimi dhe fundi janë një, një pikë e vetme, një pikiatë brenda të cilës përvijohet ritmi, lëvizja e jetës dhe vdekjes, që në fakt janë dy pjesë të një tërësie siç janë e errta dhe e ndritshmja pjesë të ditës njëzetekatër arëshe. Kjo pikë është fara, nukleusi, tharmi i paasgjasueshëm. Përreth është sfondi parajsor, deliri seksual i bimës, bimësisë. Duke shpërthyer këtë membranë artisti bënë herezinë e parë të kësobotshme, merr ” mallkimin ” e përjetshëm – me krijue. Këtij ”mallkimi” ja paftë hajrin dhe sherrin bashkë me ekspozitën e sontme, mikja ime Miradije Ramiqi!
Adem Gashi, shkrimtar
Prishtinë, shtator 2002
GËRSHETIM I PIKTURËS, VARGUT E MUZIKËS
Ferizaj, 19 tetor
Momenti i hapjes u shndërrua në një mbrëmje të vërtetë artistike. Në praninë e artdashësve të shumtë paralelisht u gërshetuan ngjyrat, vargjet, muzika dhe baleti.
Duke e shpallur të hapur këtë manifestim kulturor, prof. Rexhep Ferri, në restorantin "Sokoli", që tash është bërë një vatër e ngrohtë kulturore për Ferizajn, nënvizoi se "të krijosh sot në këto rrethana do të thotë të sakrifikosh një pjesë të jetës dhe se kjo mbrëmje dëshmon se nuk ka provincë për artin e vërtetë". Ndërkaq, Edita Tahiri, anëtare e Kryesisë Qendrore të LDK-së përmendi se "përkundër dhunës së ushtruar, nuk ka okupues që mund të na okupojë edhe shpirtërisht."
“Bujku”, 23.10.1995
R. Rifati
RINJOHJA E IDENTITETIT KOMBËTAR
Nëse në vetëdijën krijuese dhe në atë aktin krijues nuk vepron ndjenja, emocioni dhe shpirti, atëherë lehtë mund të jetësohet profetizimi i Hegelit mbi vdekjen definitive të artit. Me këtë rast, krahas artit do të vdiste edhe estetika, e cila funksionon si shkencë vetëm në raport me artin, të bukurën dhe me kategoritë e tjera të botës ndijore.
Sigurisht, e vetëdijshme për këtë të dhënë, M. Ramiqi sikur balancon vazhdimisht midis të vërtetës artistike dhe asaj logjike, midis empirizmit estetik dhe atij intuitiv, në instancë të fundit, midis ndjenjës dhe mendimit, për të na e bërë të ditur se piktura e saj është produkt i së parës dhe të dytës se, për më tepër, identiteti i saj, para së gjithash, konsiston në habitusin imanent, por edhe në strukturën e jashtme të quajtur formë artistike.
Arkeologjia krijuese, përmes së cilës gjurmohet dhe zbulohet autoktonia jonë historike-kulturore, e aktualizuar nga Kadareja, pos letrave tona, po gjen aplikim edhe midis artistëve figurativë. Këtë mënyrë të vetënjohjes, apo më mirë të themi të rinjohjes së identitetit tonë kombëtar e historik, po e përfill (aplikon) edhe Miradije Ramiqi, me krijimtarinë e saj pikturale. Ç’është e vërteta, njësitë figurale, figurat të cilat ajo i quan arketipe, katandisen për një faktografi të lashtë të qenies sonë nëpër të cilën gjurmon ajo.
Krahas horizontit të brendshëm, piktura e M. Ramiqi ka të shquar edhe formën, e cila nuk është strukturë e ngjyrosur, por është ngjyrë e formësuar e nuancuar përmes një spektri të dendur koloristik, përplot dritë. Kjo dritë është thellësia e shpirtit estetik e intuitiv të piktores Miradije Ramiqi.
Mustafa FERIZI
piktor - kritik arti
Pjesë nga punimi për ekspozitën e hapur në Prishtinë në janar 1995, botuar në “Rilindje”, më 21 korrik 2001
BIOGRAFIA E AUTORES NGA WIKIPEDIA
Miradije Ramiqi Lindi më 11.9.1953, në Pozheran të Vitisë, ku kreu filloren, kurse normalen në Ferizaj e Gjilan më 1972. 1974-1978 Akademinë e arteve (dega e pikturës), e kreu në klasë të prof. Rexhep Ferri dhe të prof. Muslim Mulliqi në Prishtinë. Gjatë studimeve më 1974-1978 ishte anëtare e Pleqësisë së Fakultetit, njëherësh edhe anëtare e Senatit të Universiteti të Prishtinës, përfaqësuese e studentëve të Akademisë së Arteve. Kurse në janar të vitit 1978 mori pjesë në "Takimet e Universiteteve të Jugosllavisë" në Malinska-Kërka, e cila përfaqësoi studentët e Universitetit të Prishtinës me paraqitjen e saj dinjitoze. 1979 Ka bërë specializimin ( 3) mujor në Francë-Paris, në artet figurative, financuar nga; Bashkësia Krahinore për Punë Shkencore e Kosovës, dhe ishte realizuese e suksesshme e projektit. 1995-1997 Kreu studimet pasuniversitare te prof. Muslim Mulliqi, në Prishtinë dhe mbrojti Temën e Magjistrarurës me titull "Arti në udhëtim rreth rikuptimësisë së tij". Punon; Profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Jeton në Prishtinë.
Ekspozita PERSONALE:
• 2008 15 jan.-15 shkurt EU- Prishtine
• 2007/2008-tetor/prill Park inn Zyrich Airport Cyrih, Zvicerr
• 2006 Teatri Kombëtar Prishtinë – 9 / 11 Prishtinë
• 2005 "BKUK" Java e Bibliotekës në Kosovës Prishtinë
• 2003 Galeri "Kulla e Balshajve" (gusht) Ulqinë
• 2003 Galeri "Qendra e të Rinjve" (qershor) Pejë
• 2003 Banka e Pagesave e Kosovës "BPK" Prishtinë
• 2002 Galeri "LINDART" Qendra e gruas artiste (tetor) Tiranë
• 2002 Galeri "QAFA" - Depa. i Minis. së Kult. (shtator) Prishtinë
• 2000 Universiteti Popullor Shqiptar Gjenevë, Zvicër
• 1998 Galeri-restorant "Pllumbi" Prishtinë
• 1997 Galeri-restorant "Berati" (Ekspozitë pasdiplomike) Prishtinë
• 1996 Galeri-restorant "Blini" Besianë (Podujevë)
• 1996 Galeri-restorant "Sokoli" Ferizaj
• 1995 Galeri-kafe "Apollonia" Gjilan
• 1995 Galeria e SHKA "Agimi" Prizren
• 1995 Galeri-kafe "Koha" Prishtinë
Ekspozita KOLEKTIVE:
• 2008 Galer. e Arteve “Flaka e Janarut” Gjilan
• 2007 Galer. Qendra e kultures, nentor Mitrovice
• 2007 Galer. Nacion.” Cifte Hamam”Ekspoz.Mbarekombetare-Ditet e kultures
shqiptare ne Maqedoni , nentor Shkup-Gostivar
• 2007 Muzeu i Kosoves- ” Rrugët e lirise ” SHAFK, mars Prishtinë
• 2007 Galeria e Arteve ” Flaka e Janarit ” Gjilan
• 2006 Galeria e Arteve te Kosovës, Ekspozita ” Çmimi Muslim Mulliqi-2006 ”
Prishtinë
• 2006 Galeria ” Çifte Amam ”, ( nentor ) me rastin e vendosjes së Shtatores se Skënderbeut Shkup
• 2006 Galeria e Arteve e Kosoves, ” Salloni i nëntorit” Prishtinë
• 2006 Kolonia e artistëve ” Festina ” Therandë
• 2006 Muzeu i Kosovës, ”Dita e Prishtinës” ,qershorë Prishtinë
• 2006 Galeria e Arteve, "Flaka e Janarit" Gjilan
• 2005 Galeri d’Art Patenier, ekspozitë e artistëve shqiptarë, 9 deri 28 dhjetor
Namyr - Belgjikë
• 2005 Galeria e Arteve e Kosovës "28 Nëntori - Festa e Flamurit", SHAFK
Prishtinë
• 2005 Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë, Ekspozita internacionale
"Skënderbeu strateg e luftar", Çifte Amam - Shkup
• 2005 Galeria Arteve e Kosovës, Ekspozita Internacionale "Skënderbeu –
strateg e luftëtar" - Prishtinë
• 2005 Akademia Europiane e Arteve 35o Sallon “Concours Internationa “ Bruksel
• 2005 Galeria "QAFA" e Ministrisë së Kulturës "Dita e Prishtinës" SHAFK –
Prishtinë
• 2005 Ekspozita “Konkurs Internacional në 70-vjetorin e vdekjes
së Aleksandër Mojsiu”, Llugano
• 2005 Muzeu i Kosovës "8 Mars" Prishtinë
• 2004 Galeri "ARSENAL", Universiteti Notre Dam de la Paix Namyr - Belgjikë
• 2004 Akademia Evropiane e Arteve 34o Sallon “Concours International” Bruksel
• 2004 Shtëpia e Kulturës, "Mitingu i Poezisë" Gjakovë
• 2004 Galeri "HIBIYA", Ekspozitë Internacionale për Paqe Japoni
• 2003 Shtëpia për aktivitete rinore "FESTARI" Therandë
• 2003 Shtëpia e Kulturës e qytetit të Shkodrës Shkodër
• 2003 Galeri "ARTITUDE", Ekspozitë Internacionale për Paqe Paris
• 2002 Galeri "CLAE" Luxemburg
• 2002 Galeria e Arteve të Kosovës, Ekspozita "Dita e Prishtinës" (SHAFK) Prishtinë
• 2002 Galeria e Arteve të Kosovës, Ekspozita "Portreti" Prishtinë
• 2002 Teatri Kombëtar, "Kohët e paharruara", Prishtinë
• 2001 Shtëpia Popullore në Ronneby Suedi
• 2001 Shtëpia e Kulturës në Hassleholm Suedi
• 2001 Shtëpia e Popullit në Alvesta, Ekspozitë e Artistëve nga Kosova - Suedi
• 2001 Galeri- kafe "KOHA", Qendra për Kultivimin e Artit Figurativ (QKAF) "Studio&Plejada", Prishtinë
• 2001 Galeri Pallati i Rinisë, Ekspozitë e Qershorit "Dita e Prishtinës", Prishtinë
• 2001 Teatri Kombëtar, "Për fëmijët bonjakë dhe invalidët e luftës" (Eksozitë shitëse) Prishtinë
• 2000 Galeri-kafe "KOHA", Pamor Art "DARDANËT" Prishtinë
• 2000 Teatri Kombëtarë "8 Mars" Prishtinë
• 1998 Galeri Pallati i Rinisë "Salloni i nëntorit" (SHAFK) Prishtinë
• 1992-2005 Ekspozita tradicionale "Flaka e Janarit" Gjilan
• 1998 Galeri "EUROPA"- Ekspozitë mbarëkombëtare Gostivarë - Maqedoni
• 1997 Galeri "Hani i dy Robertëve" - Salloni i Nëntorit" (SHAFK) Prishtinë
• 1997 Galeria "Ti & Gi" - Ekspozita e femrës shqiptare nga Tirana e Prishtina (e para e këtij lloji, në organizim të galerisë shëtitëse"Studio&Plejada" të Prishtinës) Tiranë - Galeri "EUROPA" Pejë, Galeri-kafe "KOHA" Prishtinë
• 1996 Galeri "n'ART", (Gjenerata e parë e magjistrarurës) Therandë (Suharekë)
• 1996 Galeri "EUROPA" Pejë
• 1996 Galeri-kafe "Koha" - Salloni i Nëntorit (pranverë), (SHAFK) Prishtinë
• 1995 Galeria kombëtare e Arteve "ONUFRI ’95" Tiranë
• 1995 Galeri "RADA" - Salloni i Nëntorit (SHAFK) Prizren
• 1995 Galeria "Hani i dy Robertëve" - Salloni i Nëntorit (SHAFK) Prishtinë
• 1994 Galeri-kafe "Koha" - Salloni i Nëntorit (pranverë), (SHAFK) Prishtinë
• 1993-1994-1995 "Grupi i femrës krijuese" Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë, Besianë, Preshevë, Ulqin.
• 1990-1991-1992 Instituti Albanologjik i Kosovës (SHAFK) Prishtinë
• 1985-1986-1987 Galeri - Pallatit i Rinisë - "Salloni i të Rinjve" (SHAFK) Prishtinë
• 1984 (SHAFF) Shoqata e Artistëve Figurrativ e Ferizajt Ferizaj, Viti, Prishtinë
• 1977-1978-1979-1980 (SHAFGJ) Shoqata e Artistëve Figurativ Gjilan
• 1974-1978 Akademia e Arteve (Ekspozita e studentëve) Prishtinë .
ÇMIME PËR PIKTURË:
• 2006 Mirenjohje dhe Medalje të Argjendë në konkursin internacional të ” Sallonin e 36-të të Akademisë Evropiane të Arteve ” në Bruksel 2006 Çmimi blerës i galerisë ”Flaka e Janarit” , Gjilan
• 2005 Medalje të Argjendë kombëtare në konkursin internacional në ” Sallonin e 35-të të Akademisë Evropiane të Arteve" në Bruksel 2004 Mirënjohje dhe Medalje të Argjendë në konkursin internacional të "Sallonin e 34-të të Akademisë Evropiane të Arteve" në Bruksel Është anëtare e rregullt e:
Shoqatës së Artistëve Figurativë dhe Aplikativë të Kosovës Akademisë Evropiane të Arteve në Bruksel dhe eLidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (anëtare e Kryesisë) Përveç veprimtarisë në krijimtarinë e kulturës figurative, qysh në moshë të re është marrë edhe me aktivitete dhe krijime të fushave të tjera. Që nga vitet ‘70 është prezente me shkrime poetike, tregime, ese etj. në periodikun tonë: në Fjala, Zëri i rinisë, Jeta e re, Sfinga, Lemba e Ulqinit etj., si dhe në të përditshmen prestigjioze, gazetën Rilindja. Po ashtu është e përfshirë edhe në antologji të shumta në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja.
• 2007 Antologji e perkthyer ne gjuhen rumune Shpirt i përflakur, Bukuresht
• 2000 Boton vëllimin e tretë poetik Pëshpërim mbretërie, "Rozafa”,Prishtinë
• 1990 Boton vëllimin e dytë me poezi Shi në pasqyrë, “Rilindja”, Prishtinë
• 1981 Boton vëllimin e parë poetik Drithërimë ngjyrash, “Rilindja”, Prishtinë
ÇMIME PËR POEZI
• 2007 Çmimi i tretë në ”Flakadan i Karadakut” LSHK në Viti
• 2006 Çmimi i tretë në ”Sofra Poetike” Ymer Elshani në Drenicë
• 2004 Çmimi i dytë në ” Flakadan i Karadakut ” LSHK, Viti
• 2001 Çmimi i tretë në "Ditët e Nënës Terezë" të SHSHK, Prishtinë
• 2000 Çmimi i parë në "Takimet e poeteshave" i SHSHK-së në Vushtrri
• 2000 Çmimi i parë i "Flakës së Janarit” – “Flaka e Lirisë" në Gjilan
Vushtrri:
• 1986 Çmimi i parë në "Takimet e poeteshave" i SHSHK-së në Vushtrri
Në dorëshkrim ka disa vëllime me krijime, që presin botimin.
________________________________
Materialet u huazuan nga disa faqe ne internet.
/H.Muhaxheri/

Similar topics
» Muzafer Ramiqi: Zgjimi - poezi
» Muzafer Ramiqi: Dramё me njё akt - poezi
» Muzafer Ramiqi: Loja - poezi
» Muzafer Ramiqi: Mbreteri e heshtjes - poezi
» Muzafer Ramiqi: LEGJENDA MBI BARIUN PLAK - POEZI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi