Poezi nga Tonin NIKOLLI
Faqja 1 e 1
Poezi nga Tonin NIKOLLI
Poezi nga Tonin NIKOLLI
IKJA
Kurdo mund te ikje,
Ne ikjen pa fund...
Siç ikin gjethet,
Kur vjeshta i shkund...
Por pendohen gjethet,
Rikthehen tek pema,
Kur te zgjatet dita,
Kur te vije pranvera...
Porse vetem ti,
Ti nga ikja e gjate,
Tek une,ndoshta,s'kthehesh,
S'kthehesh te une prape...
Ikja eshte e vjeter.
E vjeter eshte ikja...
Paçka se ne zemer,
Perhere vuan pritja...
SI NJË XHAKETË
Si nje xhakete e shpelare jam varur ne kerrabe te jetes.
balle ererave qe me shkundin,me shqepin pak nga pak.
Arnuar dosido me pejera kryq e terthor peces,
Lare me ujera pellgjesh,thare mbi hunjte ne gardh...
Kalojne para meje udhetare te çuditshem.
Zoterinj,te varfer,tekanjoze,maniake...
Me provojne,xhepat mi hapin habitshem,
Me rivarin ne kerrabe dhe ikin me vrap...
Fryjne perseri ererat,me shqyejne dhe nje cope.
Me grisin jaken,me heqin nje menge...
Te tjere vizitore bejne proven e kote,
E largohen vetimthi,varur me lene...
Jam nje xhakete dale boje,grisur keq.
Pa xhepa,pa jake,pa kopsa,pa astar...
te gjithe m' largohen sikur m'ka veshur nje dreq,
Te gjithe m' largohen,sikur m'ka veshur nje djall...
1.TE RINJVE NE MOSHE
Kur ju kam juve perreth,
Jam si lis plot dege e gjeth...
Jam si kenge,si melodi,
Me kembe te reja,me shpirt te ri!
2.MOSHATAREVE TE MI (para e pas)
Ju jeni nje pyll pa skaj,pa ane...
Une veç nje dru i kesaj mbreterie.
Qe borxhe miqsh mbi supe mban,
Borxhe shpirti,veresie...
KERKOJ FALJE
Kerkoj falje per qetesine qe ua prisha zogjve,
Me çangen e zemerimit duke trokitur rrugeve.
Qe nje moment,kur para tere botes,
Doja te trimerohesha prej frikes se mumjeve...
Kerkoj falje per barin qe shqelmova pa meshire,
me kepucet e gozhduara prej mllefit militar.
Qe nje moment,kur vrapova neper erresire,
Per te dale ne drite jashte gardhit te marre...
Kerkoj falje per shtigjet qe hapa,pa dalje.
U gabova keq,si Kristofor Kolombi i lashte...
Mendova se tokat e reja zbulohen pa gajle,
Por emra pluhuri kudo qe shkela lashe...
Kerkoj falje per guret e kulles se vjeter,
Qe shkeputen e pertoke bien nje nga nje.
Enderrova pallatet e larte,por mbeten ne leter,
E une shtegtar i botes,i ikjes bere pre...
Kerkoj falje per doren qe nuk e shtriva,
Drejt armikut tim,te perjetshmit komshi.
Ndoshta paksa,do te zbutej meria,
E nje nene me pak do te vishej ne zi...
Kerkoj falje...pafund falje,pa fund....
Per buzeqeshjen e munguar,kengen e ngrene...
Per barren time,qe nga shpatullat e shkund,
E mbi krahet e tjetrit,e bej te peshoje rende...
TI JE YLLI IM...
Ti je ylli im ne kupe te qiellit!
Dhridherima e refleksit tend,
Eshte qarja,qeshja,
Perpelitja e shpirtit.
Dridherima e refleksit tend,
Eshte fjala e pathene,
Pergjigja e pamarre,
Ardhja e mezipritshme,
Ikja e padurueshme.
Ti je kupa e qiellit per yllin tim!
Si satelit te sillem ne orbite...
Me shkeputen copa prej shpirtit,
E mbi shpirtin tend ulen perdite...
E,pra,
Ti je ylli im ne kupe te qiellit!
Refleksi yt ne syte e mi,
Projekton mallin pervelues,
Prodhon magnetishem,
DASHURI.
I TRANSFORMUAR NE ASGJE...
I transformuar ne asgje,
Ne piken,ku horizontet ndahen me dysh,
Duke thermuar boten ne grimca bajate,
Kam provuar realisht,
Se,nga jeta ne pajete mund te hysh,
Shderruar nga rreze drite te çuditshme,
Ne skuta po kaq te çuditeshme nate...
I transformuar ne asgje,
Ne piken, ku shpirtrat perthyhen ne qiell,
Per te shpallur jovdekjen,
Kam provuar me pa dyshim,
Se mund te fluturosh nga dielli ne diell
Dhe asgjekundi nuk e rigjen me jeten...
I transformuar ne asgje,
Ne gjyqin e botes kam krijuar kaos;
Sepse te gjithe,megjithate,
Gjejne kohe te merren,
Me shpirtin tim te pasosur...
DY EMRA...
Diku,
Ne nje cep muri,
Poshte nje zhgarravine,
Shquhej emri im...
Tulatur,
Si shpine e kerrusur burri,
Sulmuar nga hallet,
Me terbim...
Ne ane,
Me germa te ndezura flake,
Nje tjeter emer,
Ngrihej hijerende...
M'u kujtua kemisha,
Qe e vishnim me rradhe...
Copa e bukes thate,
Me dysh e ndare,
Bashke per t'a ngrene...
NE DIMRIN TIM
Ne dimrin tim bie bore e bardhe.
Bie bore akoma dhe ngrin shume akull...
Nje bukuri nga larg,e rralle,
Por qe te ngrin,kur e prek afer...
Ne dimrin tim nuk ka me gjethe.
Ka vetem dege-skelet balle eres...
Ka te dridhura shpirti rrenqethese,
Kur pret dike...t'i trokase deres...
Ne dimrin tim ka zhele,zhele.
Te mbledhura botes ane per ane...
Ne dimrin tim ka zogj te zhveshur,
Qe cicerijne...dhe pse pak hane...
Ne dimrin tim ka shume legjenda,
Qe thuren epikshem netes se gjate...
Ka shume mistere,qe t'i ka enda,
T'i zbulosh,kur te puthin grate....
Ne dimrin tim ka nxitim te marre,
Te zgjaten ditet pa kufi...
Ka nje vrap te papare,
Drejt pranveres...perseri...
NE VJESHTEN TIME
Ne vjeshten time zverdhen gjethet.
Zverdhen akoma e bien perdhe...
Ne vjeshten time fryhen rete,
Shijera nervoze leshojne rreke...
Ne vjeshten time piqen frutet.
Piqen akoma e keputen me mall...
Ne vjeshten time stolisen nuset,
Dashurite nisen ne rrugen e bardhe...
Ne vjeshten time nxitojne zogjte.
Nxitojne akoma te gjejne nje strehe...
Ne vjeshten time malet e larte,
Qethin majat per te vene qeleshe...
ne vjeshten time ka llafe,fjale.
Ne rradhen e pensionit,ne kafene...
"Si eshte e mundur,i keqi gjalle,
ndersa i miri,ndahet nga ne?"...
ne vjeshten time ndizen stufat.
Ne trup ngjeshim trikon e trashe...
E dashura ime prane meje struket,
Ne trup ngjitet si mishi per asht...
Ne vjeshten time shkurtohen ditet.
Shkurtohen akoma,akoma,akoma...
Nga velloja e nates,qe ringjall mitet,
Qe tregohen pareshtur neteve te vona...
ME KAN SHTYRE
Kam rene diku e keq po dergjem.
Me plage ne shpirt,me varre ne shtat.
Me thane miqte:-ti s'ruan veten.
Pate mundesi,te mbahesh pak"!
Kam zene me thua ne nje pengese.
Rrezuar jam,me koke perdhe.
"-Si,more burre,s'bere kujdes,
Ke rene shume keq.E kush te ngre!?
Nje nje tatepjete kam marre yrysh.
Per t'u rrezuar ne hunde e ne buze.
M'u versulen prape shoke e miq:
-Mendo per veten,freno,rri sus!
Tashme jam rrezuar,s'ngrihem me.
Ne mendje shkoj rruget ,me vete qaj.
Nuk doli nje,qofte dhe pa ze,
Atyre qe me shtyne,t'u vinte faj...
GUR-RROKULLISUR
Si gur i shkeputur po bie teposhte,
Nga maje e larte e shkembit te vjeter.
Rrokullima le pas dhimbje dhe lote,
Horizonti merr nje vijezim tjeter.
Le pas plage qe me nuk mbyllen,
Qiellin e jetes sterpikur me gjak.
Fragmente lulesh qe lindin e shtryllen,
Nje pus te qelbur....pa kapak.
Vije e horizontit,si kafshate e ngrene,
Nga nje goje e madhe e perbindeshme,
Diten kercenon diellin,naten vret henen,
Dhe perseri me shtyn gur-rrokullisshem.
Plage te vjetra,lot mbi lotet e pathare,
Shkaktoj kudo qe bie,pa meshire.
Bota çuditet me mua-gur te marre,
Dhe s'gjykon kurre ate qe me ka shtyre...
SHI DHE AVULL
Kur boten shiu ka rrethqarkuar,
Dhe xhamat me avull jane bere opake,
Me gisht mbi qelq diçka kam shkruar,
Nje fraze te embel qe duroi pak...
Avulli mbi qelq eshte nje magji.
Eshte nje telajo enigmatike.
Shkruan mesazhe dhe per çudi,
Fshihen,o kthehen ne herioglife...
S'i lexon kush dhe shpirti vuan.
Jashte perplaset indiferenti shi.
Shpirti me avullin perseri luan,
Ne lojen e perjetshme,dashuri....
E MIRA DHE E KEQJA
Si vellezrit siameze nga koha e lashte,
E mira dhe e keqja gjithenje udhetojne bashke.
Te ldhura ne nje kurris,ngjitur shpine per shpine,
Cfare diten ben e mira,naten e keqja fshin...
E mira eshte diell,nxeh boten,ngroh shpirtra.
E keqja frikshem kercenon ne skuta te hirta.
Shtyhen e shtyhen kurriz me kurriz,
Ferri thelle i zi,me t'shndritshmin parriz...
Ecin keshtu bashke,ne jete te jeteve,
Motrat siameze armike per vdekje.
Veçse bote e madhe sheh me deshperim,
Si e keqja t'mires i rendon mbi shpine....
NATEN E MIRE
Naten e mire! Naten e mire!
Nga cep i botes te pershendes.
Nata gjithe rruget i ka nxire,
T'mos gjej me kthimin,me larg te tres...
Nuk bie shi,nuk derdhen lote,
As syte qiellit meshirshem s'i luten.
Mes gishtave dridhshem nje gote,
Plot me zeher,ku endrrat shuhen.
Naten e mire! Naten e mire!
Nga larg,ku me ke lene,te pershendes.
Ikja jote seç e ka ngrire,
Imazhin tend,qe kurre t'mos vdese.
Se,kushedi,ndodh mrekullia!
Padashur ndeshemi diku...
Ne s'do t'kujtohen tiparet e mia,
Zeri i embel do t'vije si ...flu.
Ti do te ndalesh per nje minut,
Me pendimin ne zemer,mekatar,
Do te me hedhesh nje sy te bute,
E do te zhdukesh,si nje perralle.
Naten e mire! Naten e mire!
Eshte shpirti im i pa paqe,
Qe deshiron ne kete erresire,
Te shohe nje film qe me nuk shfaqet....
VAJI I AJKUNES
(Mitrushkuteliane)
Kur vrane Omerin,birin e vetem,
Vaji i ajkunes tronditi krejt Bjeshken.
Zanat pushuan kengen,ahet ulen fletet,
Burrat e Gjeto Bashes idhnueshem kallin eshken...
Oret ndalen vallen buze krojit te kulluar,
hena u fsheh pas gjetheve,qielli derdhi lote.
Krajli,me tere brezat qofsh e shuar,
Qysh Jutbines ia thave zemren sot!
U ngrit ne gjunje Gjeto Basho Muji,
Me ze gjemueshem u flet trimave te tij:
-U shofte Bjeshka me zana,u thafshi krojet me uje,
Po s'ta qita ,Krajli,tymin e zi!
Burrat brofen rrufe ne kembe.
Perpjete Bjeshkes u ngjiten mbi gjoga te bardhe.
Ahet percjellin vajin e Ajkunes me gjeme,
Zanat u rrine trimave permbi krahe.
Nje puhize e lehte mbi Kreshta t'Bjeshkes,
Shtynte drejt qiellit tymin sterre te zi.
Ajkuna pushoi vajin e perjetshem,
Triumfoi mbi Krajli gjaku i Omerit te Ri.
PO SHKOJ...
Po shkoj me diellin ne perendim!
Mos me ndiqni!
Shkelqimi im qe i rreme.
Ngrohtesia qe e genjeshter.
Vezullimi jo i vertete.
Hija qe e akullt.
Ju kam mashtruar me agimet e perflakur.
Me muzgjet e purpurt.
Ngjyrat e ylberit qene sajime.
Jo perthyerje e drites sime.
Tani po shkoj.
Me diellin.
Ne perendim.
Mos u mrekulloni
Me horizontin tim!
Eshte rrena e fundit....
MEMORIALI I NJERIUT TE NDERSHEM
Qielli i vranet eshte hedhur zhytmas ne liqenin e shpirtit,
Duke trazuar pa meshire dy-tri ndjenja te fundit mbetur,
Si relike te nje kohe te arte,kur dielli vertete ndriti,
A te nje bote te çuditshme,ku s'arritem te njohim veten....
Merzi e perhimte,e acaruar prej valles hipokrite te lajkave,
perplaset pas memorialit te rreme te njeriut te ndershem,
Qe, "as i gjalle e as i vdekur",
Ka merguar endrrat e tij ne nje bote tjeter,te pazeshme....
Ne nje bote ujerash te ndeshjshme,veshur me korale te shpifura myshku,
Mbyllur ne arka te vjetra kusuresh te papaguara,
te salduara perjetesisht nga skorjet dhe ndryshku...
Ne boten,ku deshirat jane mbytur ne keneten-moçal te zhgenjimit,
E si thase hallesh rendojne mbi supet e rrenuara te hamallit...
Ku zemrat jane thare nga gjaku i munguar i premtimit,
Ku krenaria s'e gjen me shtegun e lire te ballit...
Qielli i vranet eshte hedhur zhytmas ne liqenin e shpirtit.
Merzine e perhimte s'ka diell qe e davarit....
Mes shtellungave te mjegulles,memorial i njeriut te ndershem,
Shfaqet e zhduket si...meteorit...
DIALEKTIKE SHQIPTARE
(Para se gjithash,ju kerkoj falje per fjalet e perdorura ne mbyllje te poezise.
Nuk jane te natyres sime,por qeshe i detyruar t'i shkruaja.Falemnderit!)
Ne e deshem mbretin.
E duartrokitem.
Ju shtruam dajakut te tij.
Derisa nje dite,
Kur erdhi armiku,
Mori "plaçkat" dhe...
Ja mbathi....iku...
Pastaj ia mbyllem kthimin.
E urryem mbretin.
I lame arratine,
Kurbetin....
Ne e deshem diktatorin.
E duartrokitem.
Ju shtruam kerbaçit te tij.
Derisa nje dite,
Kur erdhi ore e re,
E lidhem me litar,
e rrezuam perdhe...
Ne i duam te gjithe te tjeret.
Qe pushtetin marrin,gjithesesi.
I duartrokasim,siç bejne te mjeret,
Kur i rrejne me fjalet....flori...
....derisa vjen nje dite,
Kur thiken na e vene ne fyt...
I rrezojme,
I vrasim,i presim...
Pastaj veme ne krye,
Perseri ata,
Qe s'harrojne vesin,
Por,per t'u parfumosur vete,
Te tjeret i...pershurrin,
I dhjesin...
LIBRI IM
(Nje parathenie per librin poetik ne perfundim "PYLLI IM I BARDHE")
Ju prezantoj librin tim!
Shkruar ne netet e gjata te dimrit,
Ne ditet e veres pa mbarim...
Mbi kopertine,nje lis shekullor,
Mberthyer fort ne shkemb...
Mbijeton ne lufte te paepur,
Me ererat,dhemb per dhemb...
Une jam autori.Nje burre i thjeshte.
Qyshkur ne drite nena me solli,
Shqiptar i lindur me gjak e me bese,
Jam quajtur e do quhem Tonin Nikolli,
Me adresen mitike: GJADER-LEZHE.
Nese ne librin tim do gjeni egoizma,
O sadopak hipokrizi,
Ne flake hidheni me heretizem,
Le te behet shkrumb e hi...
DO T’UA LE...
Eci ne te njejten rruge me te tjeret,
Ne te njejtin drejtim.
ME HAPIN TIM!
Flas nga e njejta tribune,me te njejtet njerez,
Me te njejten gjuhe.
ME FJALET E MIA!
Jetoj me te vertetat e botes sone,
Me pergenjeshtrimet e perditeshme.
ME TE VERTETEN TIME!
Lagem nga i njejti shi,nga e njejta bore,
Thahem ne te njejtin diell.
ME RRECKAT E MIA!
Nje dite do te vdes.Do kepus endrren.
Do le te vetmen gje ,qe kisha per ju,
ZEMREN!
ME MATNI; ME PESHONI; ME PREKNI!
M' imatni hapat!
Me metrin-etalon te kohes.
Me mendimin -njerezor te njeriut.
Do shihni,
Rruga ime nuk qe e shkurter.
Nuk qe pa kthesa.
Qe e mundimshme,
Si e heroit zhylvernian Hateras,
Drejt polit te veriut!
M'i peshoni vitet!
Me peshoren-etalon te jetes.
Me barren e rende te halleve.
Me thesin e miellit te munguar.
Do te shihni,
Asnjehere nuk kam vdekur.
Asnjehere nuk kam rene.
Ne udhekryqin e lemoshes,
Asnjehere me doren shtrire,poshteruar,
S'kam qene...
Me prekni shpirtin!
Me zemren tuaj-etalon te dashurise!
Me syrin tuaj-etalon te kthjelltesise.
Do te shihni,
jam gjalle,
Jam i pavdekshem,
Se jetoj i dashuruar,
Mes njerezise...
RREKEZA E UJIT...
Shkeputur nga rrjedha e perroit te zhurmshem,
Rrekeza e ujit vjan nga larg.
Humb ne brazdat e tokes,vajtueshem,
Etjen time nuk e lag...
S'do kujtohet me perroi qe e lindi,
S'do pyesin me,pse u shkeput valle.
Por do kujtohet,se si uvra freskimi,
Dhe rrekeza humbi neper zall.
Dy duar drejt qiellit do te ngrihen.
Deshperueshem do kerkojne meshire.
Nga qielli,poshte do te bien,
Pika lotesh,ne akull...ngrire...
SHTEPIA IME
Shtepia ime eshte ndertuar ne udhekkryq te rrezeve te diellit.
Ne piketakimin e ererave te jugut me te veriut.
Atje,ku gjethe e lule shperthejne ne dite te prillit,
Rreze nje mali,ku jane shkruar fatet e mia te njeriut.
Shtepia ime me gure te gerryer,cfilosur nga suferinat,
Tjegulla gjysem te thyera,trare gjysem te rene.
Perreth oborri me shkurre,peme te thara,are-djerrina,
Zogj qe kthehen me vaje,rinisen pa kenge...
Pra,eshte shtepia ime,mall qe s'nderrohet me tjeter.
Oazi i vetem qe m'freskon shpirtin e thare.
Une,si barke e deshperuar,qe kerkon molin e vjeter,
Vozis drejt saj me krahe te keputur,kurre pa u ndale.....
BULEZA E UJIT
Ti je e vogel bulez e ujit!
Nen diell reflekton margaritar.
Mbi fijen e barit,kur ulesh,
Je nje vezullim i papare.
Ti je e vogel bulez e ujit!
Ne shkretetire shuan etje te madhe.
Ashtu,si digen shemb pa buje,
dhe ben nje gjeme te madhe.
Ti je e vogel bulez e ujit!
Por ke nje peshe tejet te rende,
Kur rrjedh vajshem prej syrit te bukur,
Dhe tregon shpiin qe dhemb...
Ti je e vogel,bulez e ujit!
RRUDHAT E KOHES
Tek pragu kam vene kryet qe me dhemb,
Nga pesha e rende e rrudhes se fundit.
Pragu me vret,porsi nje shkemb,
Porsi nje shkemb,kur malit i shkulet.
Nje dite nje rudhe,nje nate dy rudha,
Mbi ballin tim krejt tarracuar.
Jane kamxhiket-brazda qe ma dha udha
E botes, kryq e terthor kaluar...
Sepse nga dita qe me pranuan,
Dhe me quajten"qytetar i botes se lire",
U zgjidha nga litaret e vendit te bekuar,
Dhe ne boten e huaj u lidha me zinxhire...
M'u shterren mendimet,me rane fjalet,
Perpara "padronit"u kerrusa,sus!
Nisi te vije vdekja e ngadalet,
Shpirti im i gjalle,u mbyt ne pus...
Tani krejt rudha jam vijezuar,
Si nje toke e plasaritur ne thatesire.
Me thinja te perhime kryet m'eshte mbuluar,
Dhe endem rrugeve si muhaxhir...
Nuk jane te moshes rrudhat,as thinjat.
As kerrusja e supeve, gjithesesi.
Koha m'i beri t'i kem te miat.
Dalengadale i pranova,se ,pse,nuk e di....
NENES
Kur erresira mbulon boten me terr,
Dhe kudo mbreteron e trishtueshmja qetesi,
E vetmja ne bote je ti qe nuk flen,
E per mua i shton vetes nje thinje.
Je e vetmja qe pret lajmet e eres,
Pas dritares,ku kalojne udhetare.
Ti qe dridhesh shpejt nga lajm i rreme,
Dhe te vertetin e quan te marre.
Ti qe ne skuten e erret,ne shtepine e vjeter,
Nje qiri e le ndezur dite e nate.
Per shpirtin tim,te mos shderrohet ne tjeter,
Per shpirtin tim,qe te mungon gjate...
Ti je gjalle e embla ime dhe jam i pasur.
Ne enderr te shoh,te kam thelle ne zemer.
Ne zemren copa-copa plasur,
Copa gjaku mpiksur me tendin emer...
DEGET E THATA
Deget e thata bien.
Bien thyeshem,"krrak".
Ne e nga nje.
Pertoke.Medet!
Dhe s'ngrihen me.
Trishtohen zogjte.
Rrahi nkrahet dridhshem ,
Qajne me cicerime.
Era kashten dhe puplat fryn...
Cerdhet ndertojne,
Pas çerdheve qe bien.
Deget e thata te pyllit tim,
Koha thyen...
BINJAK ME QIELLIN...
U kam thene te gjitheve se jam binjak me qiellin.
Me mrekulline e kthjellet.
Me vezullimin e yjeve.
Me magjine e bores.
Me vdekjen e meteoreve.
Asnje nuk me besoi.
Ne zemren e qiellit strehohet zoti.
Ne zemren time grumbullohen mekatet.
Aresye qe ndan binjaket...
ENDRRAT E MIA
Endrrat e mia ç'te kane bere,
Qe kerkon t'i vrasesh pa meshire?
Jane pare naten e kthjellet me hene,
Per t'u fshire pastaj, ne te gdhire...
Endrrat e mia s'i bejne keq kujt.
Jane iluzion qe me rrejne ndjesite.
Lajkatare,qe me mua luajne,
Me ngrene peshe njeçast,me rrezojne perdite...
Por une jetoj me to,gjithesesi.
Jane filmi i jetes qe me mban gjalle.
Te enderrosh bukur eshte mrekulli,
Siç eshte e trishtueshme,nje enderr e marre.
Jane prone e imja,e shpirtit tim.
E nje bote qe ruan misteret per vete.
Kush kerkon t'i mbyse,ben vetem krim,
E enderrvrases do quhet gjithe jeten...
MALLKIMI YT
Mbylle dritaren e shko te flesh!
Jashte,boten e mbuloi terri.
Ne jastek nje enderr do te gjesh,
Imazhin tim qe lotet t'i shterri.
Naten e mire!Naten e mire!
Nga nje cep i tokes te pershendes!
Pak ajer qe ka mbetur akull eshte ngrire,
Ne zemer bie kallkan,me ben te vdes.
Ti fli ngadale,mos mendo gjate.
Neser dielli do zbrese ne dritaren tende.
Mbi jastek do te vije nje rreze e arte,
Qe te te joshe paksa ne enderr.
Por mos u gezo,eshte e kote.
E shkuara iken,nuk kthen me.
I denuar do tretem neper bote,
Nga mallkimi yt,bere pa ze...
DESHIRE...
Te kisha nje shtepi me dy kate!
Nje kat per mua,nje per endrrat e mia!
Te kisha dy lumenj plot me uje!
Njeri te me freskoje shpirtin,
Tjetri te me laje mekatet...
NE NATEN E YJEVE QE SHUHEN
Fytyra ime eshte shnderruar ne mirazh.
Emri eshte tretur ne eter.
Shikimi ka perfunduar ne vegim.
Zeri eshte kthyer ne fishkellime ere...
Eshte nata e yjeve qe shuhen.
Une i vetem rri perballe qiellit,
Duke kerkuar ne rrugen e qumeshtit,
Yllin qe bashke e kemi zgjedhur.
Por ylli eshte shuar ne fshehtesi.
Humbur pergjithnje ne nje cep te atmosferes.
Nuk donte te me shihte ne vetmi,
Si nje zog trishtuar prapa ferres.
Fytyra jote eshte shnderruar ne mirazh.
Emri te eshte tretur ne eter.
Shikimi te ka perfunduar ne vegim.
Zeri te eshte kthuer ne fishkellime ere...
PERRALLAT E VERTETA
Ne bote tregohen mijera perralla.
Me ujqer,tigra,lepuj,luane...
Me kafshe qe dine te te falin,
Te tjera qe te shqyejne,te hane.
Ndesa une tregoj mijera te verteta.
Me njerez qe te vrasin,te therin,
Te hedhin menjane.
te nesermen,pastaj,
Gjate dites me diell,
Me "lote" rreke te ...qajne...
PEJSAZH ME SHI
Me gishta shiu
Moti ekzekuton renie te shpeshta.
S'jane tupane,
as lodra,
as bilbile.
Nje gjethe,
Ne pentagramin e udheve te mia,
Si çeles soli,
E ul lehte vjeshta.
Kaloj gishtat mbi floket e njome.
Ca gjurme,para meje ,ne toke,
Me bejne te ulem menduar.
Gjurma e saj,
Ne mijera pellgje,
Eshte pellgezuar....
KODI SEKRET
Nuk e di ne eshte akoma,
Ruajtur ne nje vend te fshehte,
Kodi yne i asaj kohe,
kodi fantastik sekret.
S'me kujtohet,ish fishkellime,
a nje gur permbi tjegulla.
Ish nje kenge si cicerime,
A nje drite qe fshinte mjegulla.
Nuk e di ne ishte numer,
Apo shkeonja,iniciale,
Shkruar rruges neper pluhur,
Neper peme te Rruges Madhe...
Apo s'ishe hiç ky kod,
Transmetuar drejt dikujt.
Sepse kurre nuk qe nje kohe,
Tishim afer.Ishim te huaj....
DUA TE JEM...
Dua te jem endrra e gjumit tend te bukur!
Me livadhe te gjera,ujvara pa fund...
Dua te jem pushtimi i krahut tend te lumtur,
Qe polendin e dashurise mbi mua shkund...
Dua te jem zgjimi yt gazmor ne mengjesin e paqte!
Me arome trendafilash,sperkatur me vese.
dua te jem kafeja me qumesht e me ajke,
qe ti e rrufit me pasion te vertete...
FUNDI I BOTES
Idealistet thone me bindje te plote,
Se trupi vdes,jo shpirti,jo fryma.
Veç mishi nderron,shkon ne tjeter bote,
Ne endemi qiejve,ku na çon era,rryma...
Materialistet thone me siguri te patunshme,
Vdes çdo gje.Nuk ka me as fryme,as shpirt.
Por,gjithesesi,nuk jemi te zhdukshem,
Veç transformohemi ne tjetergje,nje dite...
Atehere,perse deshperohesh,e dashura ime,
Per fundin e botes,qe thone,se vjen?
Le te behet globi,si qelq,cope e therrime,
Nje bote e re perpara na gjen...
Do coptohemi ne mijera,miliona yje,
Pergjate qiellit do endemi,orbite me orbite.
Do puthemi,si perhere,me driten e syve,
Ne hapesiren tone do rrime bashke,perdite...
S'do jemi me njerez,por nje trajte tjeter,
Qe sot nik e kalojme as ne imagjinate.
Do t'a shuajme si dikur,serishmi,etjen,
Me dashurine e perjetshme,qe s'njeh trajte...
Te falenderojme idealistet,materialistet njeheresh,
qe na sigurojne se ka ekzistence....
Perderisa e felliqem boten,sa qeme njerez,
Le ta pranojme nderrimin me....transparence...
NESE NUK DO ME SHIHNI...
Nese neser ne mengjes nuk do me shihni ne rrugen e zakonshme,
Balle rrezes se diellit,dreit jush,duke ardhur,
Mos mendoni se kam devijuar ne nje rruge te zorshme,
As nga ngrica e nates nuk kam mardhur.
Jam ndalur,diku,ne nje stacion te vjeter.
ne nje stacion,qe braktisur e kam,njehere....
te shoh guret e kalldemte ne jane tretur,
Nga kripa e loteve qe rane paprere...
nese neser ne mesdite nuk do me shihni ne qoshkun tim,
Me nje gote perpara,gjysem te papire,
Mos mendoni se kam gabuar rrugen,ne harrim,
As merzitur nuk jam nga bota jone e mire.
Jam ndalur,diku,ne nje stacion te vjeter.
ne nje stacion te vdekur,pa fryme,pa jete.
Per t'a rilindur,per t'a rizgjuar,per t'a rigjetur,
VEND-IKJEN,VEND-PRITJEN time te vertete.
Vendndodhjen do t'ua lajmeroj me...
SIRENE...
SONTE NUK JAM!
Sonte nuk jam!
Ne porten e zemres kam shkruar:"MBYLLUR".
Te varri,nje vit qe s'takoj babane.
Nje vit,nenen ne telefon pa thirrur...
Tre vjet shoke e miq pa pare.
dhjete vjet qe s'shkoj ne kishen e pagezimit.
Nje jete,qe shpirti qelbet i palare,
Une,mekatari me i madh i njerezimit.
Sonte nuk jam!Mos me prisni!
Neper nate jam nisur,kot,kuturu...
drejt moçaleve,ku kallamishtet rrisin,
Folete e mushkonjave zu-zu-zu.
Po shkoj drejt maleve te shkepur,te rene,
Zhveshur prej petkut te lisave shekullore.
Drejt nje qielli pa diell,pa hene,
drejt shkretinave djegur prej zjarrit mizor.
Sonte nuk jam!
Ne fantazma e babes do shfaqet para portes,
Nje menteshe te ndryshkur do gjeje ne dere.
Do ulet ne gjunj,me grushte t'i bjere tokes,
Per t'birin e gjalle,lote do te derdhe...
Sonte nuk jam....
DUKE PRITUR AGIMIN...
Duke pritur agimin,
Nata m'u stergjat....
Shpejt me dolen thinjat,
Shpirti fort m'u mpak...
Ylli im polar,
Njesh me te tjeret,
Dielli rrezear,
Me ndriçon pjerret...
S'eshte agim' i bardhe....
Ne fakt...kurre s'ka qene.
Iluzion i marre,
Ne shpirt nre folene...
Agimi qe presim,
Per shekuj e shekuj,
Eshte nocion i hershem,
Fantazi poetesh.
Agimin real,
Perhere e kane vjedhur.
Ata qe me naten,
Bejne...bishtperdredhur...
___________________
Poezite u moren nga profili i krijuesit ne FB
/H.Muhaxheri/
IKJA
Kurdo mund te ikje,
Ne ikjen pa fund...
Siç ikin gjethet,
Kur vjeshta i shkund...
Por pendohen gjethet,
Rikthehen tek pema,
Kur te zgjatet dita,
Kur te vije pranvera...
Porse vetem ti,
Ti nga ikja e gjate,
Tek une,ndoshta,s'kthehesh,
S'kthehesh te une prape...
Ikja eshte e vjeter.
E vjeter eshte ikja...
Paçka se ne zemer,
Perhere vuan pritja...
SI NJË XHAKETË
Si nje xhakete e shpelare jam varur ne kerrabe te jetes.
balle ererave qe me shkundin,me shqepin pak nga pak.
Arnuar dosido me pejera kryq e terthor peces,
Lare me ujera pellgjesh,thare mbi hunjte ne gardh...
Kalojne para meje udhetare te çuditshem.
Zoterinj,te varfer,tekanjoze,maniake...
Me provojne,xhepat mi hapin habitshem,
Me rivarin ne kerrabe dhe ikin me vrap...
Fryjne perseri ererat,me shqyejne dhe nje cope.
Me grisin jaken,me heqin nje menge...
Te tjere vizitore bejne proven e kote,
E largohen vetimthi,varur me lene...
Jam nje xhakete dale boje,grisur keq.
Pa xhepa,pa jake,pa kopsa,pa astar...
te gjithe m' largohen sikur m'ka veshur nje dreq,
Te gjithe m' largohen,sikur m'ka veshur nje djall...
1.TE RINJVE NE MOSHE
Kur ju kam juve perreth,
Jam si lis plot dege e gjeth...
Jam si kenge,si melodi,
Me kembe te reja,me shpirt te ri!
2.MOSHATAREVE TE MI (para e pas)
Ju jeni nje pyll pa skaj,pa ane...
Une veç nje dru i kesaj mbreterie.
Qe borxhe miqsh mbi supe mban,
Borxhe shpirti,veresie...
KERKOJ FALJE
Kerkoj falje per qetesine qe ua prisha zogjve,
Me çangen e zemerimit duke trokitur rrugeve.
Qe nje moment,kur para tere botes,
Doja te trimerohesha prej frikes se mumjeve...
Kerkoj falje per barin qe shqelmova pa meshire,
me kepucet e gozhduara prej mllefit militar.
Qe nje moment,kur vrapova neper erresire,
Per te dale ne drite jashte gardhit te marre...
Kerkoj falje per shtigjet qe hapa,pa dalje.
U gabova keq,si Kristofor Kolombi i lashte...
Mendova se tokat e reja zbulohen pa gajle,
Por emra pluhuri kudo qe shkela lashe...
Kerkoj falje per guret e kulles se vjeter,
Qe shkeputen e pertoke bien nje nga nje.
Enderrova pallatet e larte,por mbeten ne leter,
E une shtegtar i botes,i ikjes bere pre...
Kerkoj falje per doren qe nuk e shtriva,
Drejt armikut tim,te perjetshmit komshi.
Ndoshta paksa,do te zbutej meria,
E nje nene me pak do te vishej ne zi...
Kerkoj falje...pafund falje,pa fund....
Per buzeqeshjen e munguar,kengen e ngrene...
Per barren time,qe nga shpatullat e shkund,
E mbi krahet e tjetrit,e bej te peshoje rende...
TI JE YLLI IM...
Ti je ylli im ne kupe te qiellit!
Dhridherima e refleksit tend,
Eshte qarja,qeshja,
Perpelitja e shpirtit.
Dridherima e refleksit tend,
Eshte fjala e pathene,
Pergjigja e pamarre,
Ardhja e mezipritshme,
Ikja e padurueshme.
Ti je kupa e qiellit per yllin tim!
Si satelit te sillem ne orbite...
Me shkeputen copa prej shpirtit,
E mbi shpirtin tend ulen perdite...
E,pra,
Ti je ylli im ne kupe te qiellit!
Refleksi yt ne syte e mi,
Projekton mallin pervelues,
Prodhon magnetishem,
DASHURI.
I TRANSFORMUAR NE ASGJE...
I transformuar ne asgje,
Ne piken,ku horizontet ndahen me dysh,
Duke thermuar boten ne grimca bajate,
Kam provuar realisht,
Se,nga jeta ne pajete mund te hysh,
Shderruar nga rreze drite te çuditshme,
Ne skuta po kaq te çuditeshme nate...
I transformuar ne asgje,
Ne piken, ku shpirtrat perthyhen ne qiell,
Per te shpallur jovdekjen,
Kam provuar me pa dyshim,
Se mund te fluturosh nga dielli ne diell
Dhe asgjekundi nuk e rigjen me jeten...
I transformuar ne asgje,
Ne gjyqin e botes kam krijuar kaos;
Sepse te gjithe,megjithate,
Gjejne kohe te merren,
Me shpirtin tim te pasosur...
DY EMRA...
Diku,
Ne nje cep muri,
Poshte nje zhgarravine,
Shquhej emri im...
Tulatur,
Si shpine e kerrusur burri,
Sulmuar nga hallet,
Me terbim...
Ne ane,
Me germa te ndezura flake,
Nje tjeter emer,
Ngrihej hijerende...
M'u kujtua kemisha,
Qe e vishnim me rradhe...
Copa e bukes thate,
Me dysh e ndare,
Bashke per t'a ngrene...
NE DIMRIN TIM
Ne dimrin tim bie bore e bardhe.
Bie bore akoma dhe ngrin shume akull...
Nje bukuri nga larg,e rralle,
Por qe te ngrin,kur e prek afer...
Ne dimrin tim nuk ka me gjethe.
Ka vetem dege-skelet balle eres...
Ka te dridhura shpirti rrenqethese,
Kur pret dike...t'i trokase deres...
Ne dimrin tim ka zhele,zhele.
Te mbledhura botes ane per ane...
Ne dimrin tim ka zogj te zhveshur,
Qe cicerijne...dhe pse pak hane...
Ne dimrin tim ka shume legjenda,
Qe thuren epikshem netes se gjate...
Ka shume mistere,qe t'i ka enda,
T'i zbulosh,kur te puthin grate....
Ne dimrin tim ka nxitim te marre,
Te zgjaten ditet pa kufi...
Ka nje vrap te papare,
Drejt pranveres...perseri...
NE VJESHTEN TIME
Ne vjeshten time zverdhen gjethet.
Zverdhen akoma e bien perdhe...
Ne vjeshten time fryhen rete,
Shijera nervoze leshojne rreke...
Ne vjeshten time piqen frutet.
Piqen akoma e keputen me mall...
Ne vjeshten time stolisen nuset,
Dashurite nisen ne rrugen e bardhe...
Ne vjeshten time nxitojne zogjte.
Nxitojne akoma te gjejne nje strehe...
Ne vjeshten time malet e larte,
Qethin majat per te vene qeleshe...
ne vjeshten time ka llafe,fjale.
Ne rradhen e pensionit,ne kafene...
"Si eshte e mundur,i keqi gjalle,
ndersa i miri,ndahet nga ne?"...
ne vjeshten time ndizen stufat.
Ne trup ngjeshim trikon e trashe...
E dashura ime prane meje struket,
Ne trup ngjitet si mishi per asht...
Ne vjeshten time shkurtohen ditet.
Shkurtohen akoma,akoma,akoma...
Nga velloja e nates,qe ringjall mitet,
Qe tregohen pareshtur neteve te vona...
ME KAN SHTYRE
Kam rene diku e keq po dergjem.
Me plage ne shpirt,me varre ne shtat.
Me thane miqte:-ti s'ruan veten.
Pate mundesi,te mbahesh pak"!
Kam zene me thua ne nje pengese.
Rrezuar jam,me koke perdhe.
"-Si,more burre,s'bere kujdes,
Ke rene shume keq.E kush te ngre!?
Nje nje tatepjete kam marre yrysh.
Per t'u rrezuar ne hunde e ne buze.
M'u versulen prape shoke e miq:
-Mendo per veten,freno,rri sus!
Tashme jam rrezuar,s'ngrihem me.
Ne mendje shkoj rruget ,me vete qaj.
Nuk doli nje,qofte dhe pa ze,
Atyre qe me shtyne,t'u vinte faj...
GUR-RROKULLISUR
Si gur i shkeputur po bie teposhte,
Nga maje e larte e shkembit te vjeter.
Rrokullima le pas dhimbje dhe lote,
Horizonti merr nje vijezim tjeter.
Le pas plage qe me nuk mbyllen,
Qiellin e jetes sterpikur me gjak.
Fragmente lulesh qe lindin e shtryllen,
Nje pus te qelbur....pa kapak.
Vije e horizontit,si kafshate e ngrene,
Nga nje goje e madhe e perbindeshme,
Diten kercenon diellin,naten vret henen,
Dhe perseri me shtyn gur-rrokullisshem.
Plage te vjetra,lot mbi lotet e pathare,
Shkaktoj kudo qe bie,pa meshire.
Bota çuditet me mua-gur te marre,
Dhe s'gjykon kurre ate qe me ka shtyre...
SHI DHE AVULL
Kur boten shiu ka rrethqarkuar,
Dhe xhamat me avull jane bere opake,
Me gisht mbi qelq diçka kam shkruar,
Nje fraze te embel qe duroi pak...
Avulli mbi qelq eshte nje magji.
Eshte nje telajo enigmatike.
Shkruan mesazhe dhe per çudi,
Fshihen,o kthehen ne herioglife...
S'i lexon kush dhe shpirti vuan.
Jashte perplaset indiferenti shi.
Shpirti me avullin perseri luan,
Ne lojen e perjetshme,dashuri....
E MIRA DHE E KEQJA
Si vellezrit siameze nga koha e lashte,
E mira dhe e keqja gjithenje udhetojne bashke.
Te ldhura ne nje kurris,ngjitur shpine per shpine,
Cfare diten ben e mira,naten e keqja fshin...
E mira eshte diell,nxeh boten,ngroh shpirtra.
E keqja frikshem kercenon ne skuta te hirta.
Shtyhen e shtyhen kurriz me kurriz,
Ferri thelle i zi,me t'shndritshmin parriz...
Ecin keshtu bashke,ne jete te jeteve,
Motrat siameze armike per vdekje.
Veçse bote e madhe sheh me deshperim,
Si e keqja t'mires i rendon mbi shpine....
NATEN E MIRE
Naten e mire! Naten e mire!
Nga cep i botes te pershendes.
Nata gjithe rruget i ka nxire,
T'mos gjej me kthimin,me larg te tres...
Nuk bie shi,nuk derdhen lote,
As syte qiellit meshirshem s'i luten.
Mes gishtave dridhshem nje gote,
Plot me zeher,ku endrrat shuhen.
Naten e mire! Naten e mire!
Nga larg,ku me ke lene,te pershendes.
Ikja jote seç e ka ngrire,
Imazhin tend,qe kurre t'mos vdese.
Se,kushedi,ndodh mrekullia!
Padashur ndeshemi diku...
Ne s'do t'kujtohen tiparet e mia,
Zeri i embel do t'vije si ...flu.
Ti do te ndalesh per nje minut,
Me pendimin ne zemer,mekatar,
Do te me hedhesh nje sy te bute,
E do te zhdukesh,si nje perralle.
Naten e mire! Naten e mire!
Eshte shpirti im i pa paqe,
Qe deshiron ne kete erresire,
Te shohe nje film qe me nuk shfaqet....
VAJI I AJKUNES
(Mitrushkuteliane)
Kur vrane Omerin,birin e vetem,
Vaji i ajkunes tronditi krejt Bjeshken.
Zanat pushuan kengen,ahet ulen fletet,
Burrat e Gjeto Bashes idhnueshem kallin eshken...
Oret ndalen vallen buze krojit te kulluar,
hena u fsheh pas gjetheve,qielli derdhi lote.
Krajli,me tere brezat qofsh e shuar,
Qysh Jutbines ia thave zemren sot!
U ngrit ne gjunje Gjeto Basho Muji,
Me ze gjemueshem u flet trimave te tij:
-U shofte Bjeshka me zana,u thafshi krojet me uje,
Po s'ta qita ,Krajli,tymin e zi!
Burrat brofen rrufe ne kembe.
Perpjete Bjeshkes u ngjiten mbi gjoga te bardhe.
Ahet percjellin vajin e Ajkunes me gjeme,
Zanat u rrine trimave permbi krahe.
Nje puhize e lehte mbi Kreshta t'Bjeshkes,
Shtynte drejt qiellit tymin sterre te zi.
Ajkuna pushoi vajin e perjetshem,
Triumfoi mbi Krajli gjaku i Omerit te Ri.
PO SHKOJ...
Po shkoj me diellin ne perendim!
Mos me ndiqni!
Shkelqimi im qe i rreme.
Ngrohtesia qe e genjeshter.
Vezullimi jo i vertete.
Hija qe e akullt.
Ju kam mashtruar me agimet e perflakur.
Me muzgjet e purpurt.
Ngjyrat e ylberit qene sajime.
Jo perthyerje e drites sime.
Tani po shkoj.
Me diellin.
Ne perendim.
Mos u mrekulloni
Me horizontin tim!
Eshte rrena e fundit....
MEMORIALI I NJERIUT TE NDERSHEM
Qielli i vranet eshte hedhur zhytmas ne liqenin e shpirtit,
Duke trazuar pa meshire dy-tri ndjenja te fundit mbetur,
Si relike te nje kohe te arte,kur dielli vertete ndriti,
A te nje bote te çuditshme,ku s'arritem te njohim veten....
Merzi e perhimte,e acaruar prej valles hipokrite te lajkave,
perplaset pas memorialit te rreme te njeriut te ndershem,
Qe, "as i gjalle e as i vdekur",
Ka merguar endrrat e tij ne nje bote tjeter,te pazeshme....
Ne nje bote ujerash te ndeshjshme,veshur me korale te shpifura myshku,
Mbyllur ne arka te vjetra kusuresh te papaguara,
te salduara perjetesisht nga skorjet dhe ndryshku...
Ne boten,ku deshirat jane mbytur ne keneten-moçal te zhgenjimit,
E si thase hallesh rendojne mbi supet e rrenuara te hamallit...
Ku zemrat jane thare nga gjaku i munguar i premtimit,
Ku krenaria s'e gjen me shtegun e lire te ballit...
Qielli i vranet eshte hedhur zhytmas ne liqenin e shpirtit.
Merzine e perhimte s'ka diell qe e davarit....
Mes shtellungave te mjegulles,memorial i njeriut te ndershem,
Shfaqet e zhduket si...meteorit...
DIALEKTIKE SHQIPTARE
(Para se gjithash,ju kerkoj falje per fjalet e perdorura ne mbyllje te poezise.
Nuk jane te natyres sime,por qeshe i detyruar t'i shkruaja.Falemnderit!)
Ne e deshem mbretin.
E duartrokitem.
Ju shtruam dajakut te tij.
Derisa nje dite,
Kur erdhi armiku,
Mori "plaçkat" dhe...
Ja mbathi....iku...
Pastaj ia mbyllem kthimin.
E urryem mbretin.
I lame arratine,
Kurbetin....
Ne e deshem diktatorin.
E duartrokitem.
Ju shtruam kerbaçit te tij.
Derisa nje dite,
Kur erdhi ore e re,
E lidhem me litar,
e rrezuam perdhe...
Ne i duam te gjithe te tjeret.
Qe pushtetin marrin,gjithesesi.
I duartrokasim,siç bejne te mjeret,
Kur i rrejne me fjalet....flori...
....derisa vjen nje dite,
Kur thiken na e vene ne fyt...
I rrezojme,
I vrasim,i presim...
Pastaj veme ne krye,
Perseri ata,
Qe s'harrojne vesin,
Por,per t'u parfumosur vete,
Te tjeret i...pershurrin,
I dhjesin...
LIBRI IM
(Nje parathenie per librin poetik ne perfundim "PYLLI IM I BARDHE")
Ju prezantoj librin tim!
Shkruar ne netet e gjata te dimrit,
Ne ditet e veres pa mbarim...
Mbi kopertine,nje lis shekullor,
Mberthyer fort ne shkemb...
Mbijeton ne lufte te paepur,
Me ererat,dhemb per dhemb...
Une jam autori.Nje burre i thjeshte.
Qyshkur ne drite nena me solli,
Shqiptar i lindur me gjak e me bese,
Jam quajtur e do quhem Tonin Nikolli,
Me adresen mitike: GJADER-LEZHE.
Nese ne librin tim do gjeni egoizma,
O sadopak hipokrizi,
Ne flake hidheni me heretizem,
Le te behet shkrumb e hi...
DO T’UA LE...
Eci ne te njejten rruge me te tjeret,
Ne te njejtin drejtim.
ME HAPIN TIM!
Flas nga e njejta tribune,me te njejtet njerez,
Me te njejten gjuhe.
ME FJALET E MIA!
Jetoj me te vertetat e botes sone,
Me pergenjeshtrimet e perditeshme.
ME TE VERTETEN TIME!
Lagem nga i njejti shi,nga e njejta bore,
Thahem ne te njejtin diell.
ME RRECKAT E MIA!
Nje dite do te vdes.Do kepus endrren.
Do le te vetmen gje ,qe kisha per ju,
ZEMREN!
ME MATNI; ME PESHONI; ME PREKNI!
M' imatni hapat!
Me metrin-etalon te kohes.
Me mendimin -njerezor te njeriut.
Do shihni,
Rruga ime nuk qe e shkurter.
Nuk qe pa kthesa.
Qe e mundimshme,
Si e heroit zhylvernian Hateras,
Drejt polit te veriut!
M'i peshoni vitet!
Me peshoren-etalon te jetes.
Me barren e rende te halleve.
Me thesin e miellit te munguar.
Do te shihni,
Asnjehere nuk kam vdekur.
Asnjehere nuk kam rene.
Ne udhekryqin e lemoshes,
Asnjehere me doren shtrire,poshteruar,
S'kam qene...
Me prekni shpirtin!
Me zemren tuaj-etalon te dashurise!
Me syrin tuaj-etalon te kthjelltesise.
Do te shihni,
jam gjalle,
Jam i pavdekshem,
Se jetoj i dashuruar,
Mes njerezise...
RREKEZA E UJIT...
Shkeputur nga rrjedha e perroit te zhurmshem,
Rrekeza e ujit vjan nga larg.
Humb ne brazdat e tokes,vajtueshem,
Etjen time nuk e lag...
S'do kujtohet me perroi qe e lindi,
S'do pyesin me,pse u shkeput valle.
Por do kujtohet,se si uvra freskimi,
Dhe rrekeza humbi neper zall.
Dy duar drejt qiellit do te ngrihen.
Deshperueshem do kerkojne meshire.
Nga qielli,poshte do te bien,
Pika lotesh,ne akull...ngrire...
SHTEPIA IME
Shtepia ime eshte ndertuar ne udhekkryq te rrezeve te diellit.
Ne piketakimin e ererave te jugut me te veriut.
Atje,ku gjethe e lule shperthejne ne dite te prillit,
Rreze nje mali,ku jane shkruar fatet e mia te njeriut.
Shtepia ime me gure te gerryer,cfilosur nga suferinat,
Tjegulla gjysem te thyera,trare gjysem te rene.
Perreth oborri me shkurre,peme te thara,are-djerrina,
Zogj qe kthehen me vaje,rinisen pa kenge...
Pra,eshte shtepia ime,mall qe s'nderrohet me tjeter.
Oazi i vetem qe m'freskon shpirtin e thare.
Une,si barke e deshperuar,qe kerkon molin e vjeter,
Vozis drejt saj me krahe te keputur,kurre pa u ndale.....
BULEZA E UJIT
Ti je e vogel bulez e ujit!
Nen diell reflekton margaritar.
Mbi fijen e barit,kur ulesh,
Je nje vezullim i papare.
Ti je e vogel bulez e ujit!
Ne shkretetire shuan etje te madhe.
Ashtu,si digen shemb pa buje,
dhe ben nje gjeme te madhe.
Ti je e vogel bulez e ujit!
Por ke nje peshe tejet te rende,
Kur rrjedh vajshem prej syrit te bukur,
Dhe tregon shpiin qe dhemb...
Ti je e vogel,bulez e ujit!
RRUDHAT E KOHES
Tek pragu kam vene kryet qe me dhemb,
Nga pesha e rende e rrudhes se fundit.
Pragu me vret,porsi nje shkemb,
Porsi nje shkemb,kur malit i shkulet.
Nje dite nje rudhe,nje nate dy rudha,
Mbi ballin tim krejt tarracuar.
Jane kamxhiket-brazda qe ma dha udha
E botes, kryq e terthor kaluar...
Sepse nga dita qe me pranuan,
Dhe me quajten"qytetar i botes se lire",
U zgjidha nga litaret e vendit te bekuar,
Dhe ne boten e huaj u lidha me zinxhire...
M'u shterren mendimet,me rane fjalet,
Perpara "padronit"u kerrusa,sus!
Nisi te vije vdekja e ngadalet,
Shpirti im i gjalle,u mbyt ne pus...
Tani krejt rudha jam vijezuar,
Si nje toke e plasaritur ne thatesire.
Me thinja te perhime kryet m'eshte mbuluar,
Dhe endem rrugeve si muhaxhir...
Nuk jane te moshes rrudhat,as thinjat.
As kerrusja e supeve, gjithesesi.
Koha m'i beri t'i kem te miat.
Dalengadale i pranova,se ,pse,nuk e di....
NENES
Kur erresira mbulon boten me terr,
Dhe kudo mbreteron e trishtueshmja qetesi,
E vetmja ne bote je ti qe nuk flen,
E per mua i shton vetes nje thinje.
Je e vetmja qe pret lajmet e eres,
Pas dritares,ku kalojne udhetare.
Ti qe dridhesh shpejt nga lajm i rreme,
Dhe te vertetin e quan te marre.
Ti qe ne skuten e erret,ne shtepine e vjeter,
Nje qiri e le ndezur dite e nate.
Per shpirtin tim,te mos shderrohet ne tjeter,
Per shpirtin tim,qe te mungon gjate...
Ti je gjalle e embla ime dhe jam i pasur.
Ne enderr te shoh,te kam thelle ne zemer.
Ne zemren copa-copa plasur,
Copa gjaku mpiksur me tendin emer...
DEGET E THATA
Deget e thata bien.
Bien thyeshem,"krrak".
Ne e nga nje.
Pertoke.Medet!
Dhe s'ngrihen me.
Trishtohen zogjte.
Rrahi nkrahet dridhshem ,
Qajne me cicerime.
Era kashten dhe puplat fryn...
Cerdhet ndertojne,
Pas çerdheve qe bien.
Deget e thata te pyllit tim,
Koha thyen...
BINJAK ME QIELLIN...
U kam thene te gjitheve se jam binjak me qiellin.
Me mrekulline e kthjellet.
Me vezullimin e yjeve.
Me magjine e bores.
Me vdekjen e meteoreve.
Asnje nuk me besoi.
Ne zemren e qiellit strehohet zoti.
Ne zemren time grumbullohen mekatet.
Aresye qe ndan binjaket...
ENDRRAT E MIA
Endrrat e mia ç'te kane bere,
Qe kerkon t'i vrasesh pa meshire?
Jane pare naten e kthjellet me hene,
Per t'u fshire pastaj, ne te gdhire...
Endrrat e mia s'i bejne keq kujt.
Jane iluzion qe me rrejne ndjesite.
Lajkatare,qe me mua luajne,
Me ngrene peshe njeçast,me rrezojne perdite...
Por une jetoj me to,gjithesesi.
Jane filmi i jetes qe me mban gjalle.
Te enderrosh bukur eshte mrekulli,
Siç eshte e trishtueshme,nje enderr e marre.
Jane prone e imja,e shpirtit tim.
E nje bote qe ruan misteret per vete.
Kush kerkon t'i mbyse,ben vetem krim,
E enderrvrases do quhet gjithe jeten...
MALLKIMI YT
Mbylle dritaren e shko te flesh!
Jashte,boten e mbuloi terri.
Ne jastek nje enderr do te gjesh,
Imazhin tim qe lotet t'i shterri.
Naten e mire!Naten e mire!
Nga nje cep i tokes te pershendes!
Pak ajer qe ka mbetur akull eshte ngrire,
Ne zemer bie kallkan,me ben te vdes.
Ti fli ngadale,mos mendo gjate.
Neser dielli do zbrese ne dritaren tende.
Mbi jastek do te vije nje rreze e arte,
Qe te te joshe paksa ne enderr.
Por mos u gezo,eshte e kote.
E shkuara iken,nuk kthen me.
I denuar do tretem neper bote,
Nga mallkimi yt,bere pa ze...
DESHIRE...
Te kisha nje shtepi me dy kate!
Nje kat per mua,nje per endrrat e mia!
Te kisha dy lumenj plot me uje!
Njeri te me freskoje shpirtin,
Tjetri te me laje mekatet...
NE NATEN E YJEVE QE SHUHEN
Fytyra ime eshte shnderruar ne mirazh.
Emri eshte tretur ne eter.
Shikimi ka perfunduar ne vegim.
Zeri eshte kthyer ne fishkellime ere...
Eshte nata e yjeve qe shuhen.
Une i vetem rri perballe qiellit,
Duke kerkuar ne rrugen e qumeshtit,
Yllin qe bashke e kemi zgjedhur.
Por ylli eshte shuar ne fshehtesi.
Humbur pergjithnje ne nje cep te atmosferes.
Nuk donte te me shihte ne vetmi,
Si nje zog trishtuar prapa ferres.
Fytyra jote eshte shnderruar ne mirazh.
Emri te eshte tretur ne eter.
Shikimi te ka perfunduar ne vegim.
Zeri te eshte kthuer ne fishkellime ere...
PERRALLAT E VERTETA
Ne bote tregohen mijera perralla.
Me ujqer,tigra,lepuj,luane...
Me kafshe qe dine te te falin,
Te tjera qe te shqyejne,te hane.
Ndesa une tregoj mijera te verteta.
Me njerez qe te vrasin,te therin,
Te hedhin menjane.
te nesermen,pastaj,
Gjate dites me diell,
Me "lote" rreke te ...qajne...
PEJSAZH ME SHI
Me gishta shiu
Moti ekzekuton renie te shpeshta.
S'jane tupane,
as lodra,
as bilbile.
Nje gjethe,
Ne pentagramin e udheve te mia,
Si çeles soli,
E ul lehte vjeshta.
Kaloj gishtat mbi floket e njome.
Ca gjurme,para meje ,ne toke,
Me bejne te ulem menduar.
Gjurma e saj,
Ne mijera pellgje,
Eshte pellgezuar....
KODI SEKRET
Nuk e di ne eshte akoma,
Ruajtur ne nje vend te fshehte,
Kodi yne i asaj kohe,
kodi fantastik sekret.
S'me kujtohet,ish fishkellime,
a nje gur permbi tjegulla.
Ish nje kenge si cicerime,
A nje drite qe fshinte mjegulla.
Nuk e di ne ishte numer,
Apo shkeonja,iniciale,
Shkruar rruges neper pluhur,
Neper peme te Rruges Madhe...
Apo s'ishe hiç ky kod,
Transmetuar drejt dikujt.
Sepse kurre nuk qe nje kohe,
Tishim afer.Ishim te huaj....
DUA TE JEM...
Dua te jem endrra e gjumit tend te bukur!
Me livadhe te gjera,ujvara pa fund...
Dua te jem pushtimi i krahut tend te lumtur,
Qe polendin e dashurise mbi mua shkund...
Dua te jem zgjimi yt gazmor ne mengjesin e paqte!
Me arome trendafilash,sperkatur me vese.
dua te jem kafeja me qumesht e me ajke,
qe ti e rrufit me pasion te vertete...
FUNDI I BOTES
Idealistet thone me bindje te plote,
Se trupi vdes,jo shpirti,jo fryma.
Veç mishi nderron,shkon ne tjeter bote,
Ne endemi qiejve,ku na çon era,rryma...
Materialistet thone me siguri te patunshme,
Vdes çdo gje.Nuk ka me as fryme,as shpirt.
Por,gjithesesi,nuk jemi te zhdukshem,
Veç transformohemi ne tjetergje,nje dite...
Atehere,perse deshperohesh,e dashura ime,
Per fundin e botes,qe thone,se vjen?
Le te behet globi,si qelq,cope e therrime,
Nje bote e re perpara na gjen...
Do coptohemi ne mijera,miliona yje,
Pergjate qiellit do endemi,orbite me orbite.
Do puthemi,si perhere,me driten e syve,
Ne hapesiren tone do rrime bashke,perdite...
S'do jemi me njerez,por nje trajte tjeter,
Qe sot nik e kalojme as ne imagjinate.
Do t'a shuajme si dikur,serishmi,etjen,
Me dashurine e perjetshme,qe s'njeh trajte...
Te falenderojme idealistet,materialistet njeheresh,
qe na sigurojne se ka ekzistence....
Perderisa e felliqem boten,sa qeme njerez,
Le ta pranojme nderrimin me....transparence...
NESE NUK DO ME SHIHNI...
Nese neser ne mengjes nuk do me shihni ne rrugen e zakonshme,
Balle rrezes se diellit,dreit jush,duke ardhur,
Mos mendoni se kam devijuar ne nje rruge te zorshme,
As nga ngrica e nates nuk kam mardhur.
Jam ndalur,diku,ne nje stacion te vjeter.
ne nje stacion,qe braktisur e kam,njehere....
te shoh guret e kalldemte ne jane tretur,
Nga kripa e loteve qe rane paprere...
nese neser ne mesdite nuk do me shihni ne qoshkun tim,
Me nje gote perpara,gjysem te papire,
Mos mendoni se kam gabuar rrugen,ne harrim,
As merzitur nuk jam nga bota jone e mire.
Jam ndalur,diku,ne nje stacion te vjeter.
ne nje stacion te vdekur,pa fryme,pa jete.
Per t'a rilindur,per t'a rizgjuar,per t'a rigjetur,
VEND-IKJEN,VEND-PRITJEN time te vertete.
Vendndodhjen do t'ua lajmeroj me...
SIRENE...
SONTE NUK JAM!
Sonte nuk jam!
Ne porten e zemres kam shkruar:"MBYLLUR".
Te varri,nje vit qe s'takoj babane.
Nje vit,nenen ne telefon pa thirrur...
Tre vjet shoke e miq pa pare.
dhjete vjet qe s'shkoj ne kishen e pagezimit.
Nje jete,qe shpirti qelbet i palare,
Une,mekatari me i madh i njerezimit.
Sonte nuk jam!Mos me prisni!
Neper nate jam nisur,kot,kuturu...
drejt moçaleve,ku kallamishtet rrisin,
Folete e mushkonjave zu-zu-zu.
Po shkoj drejt maleve te shkepur,te rene,
Zhveshur prej petkut te lisave shekullore.
Drejt nje qielli pa diell,pa hene,
drejt shkretinave djegur prej zjarrit mizor.
Sonte nuk jam!
Ne fantazma e babes do shfaqet para portes,
Nje menteshe te ndryshkur do gjeje ne dere.
Do ulet ne gjunj,me grushte t'i bjere tokes,
Per t'birin e gjalle,lote do te derdhe...
Sonte nuk jam....
DUKE PRITUR AGIMIN...
Duke pritur agimin,
Nata m'u stergjat....
Shpejt me dolen thinjat,
Shpirti fort m'u mpak...
Ylli im polar,
Njesh me te tjeret,
Dielli rrezear,
Me ndriçon pjerret...
S'eshte agim' i bardhe....
Ne fakt...kurre s'ka qene.
Iluzion i marre,
Ne shpirt nre folene...
Agimi qe presim,
Per shekuj e shekuj,
Eshte nocion i hershem,
Fantazi poetesh.
Agimin real,
Perhere e kane vjedhur.
Ata qe me naten,
Bejne...bishtperdredhur...
___________________
Poezite u moren nga profili i krijuesit ne FB
/H.Muhaxheri/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi