Politika t'i kthehet historisë
Politika t'i kthehet historisë
Politika t'i kthehet historisë
Të pakënaqurit janë kushti i ndryshimeve, por jo edhe garancia për to. Garancia për ndryshime është organizimi i të pakënaqurve. Ne besojmë që bashkimi është mundësia. Kur njerëzit e pakënaqur, si shumicë që janë, bëhen të vetëdijshëm që janë shumicë, organizohen, mobilizohen, dhe bëhen bashkë, atëherë edhe ajo që dikur është dukur e paimagjinueshme, bëhet edhe më shumë sesa e mundshme.
Shkruan: Albin KURTI
Vetëm dëshmorët nuk i kanë borxh kombit
Vetëvendosja është e drejtë e popullit, por njëkohësisht është edhe mënyrë e të bërit politikë. Prandaj vetëvendosja nuk është vetëm një ide për të cilën mund të mendosh, por vetëvendosja është edhe ide nëpërmjet të cilës mund të mendosh. E Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron që vetëvendosja është pikërisht ajo ideja nëpërmjet të cilës duhet të mendojmë. Pra kjo do të thotë që angazhimi vetjak vendës i paraprin çfarëdo ndihme të të tjerëve.
Ne besojmë që shteti është sovran, por po ashtu ne besojmë që populli është burimi i sovranitetit. Një popull është sovran nëse e ka të drejtën për vetëvendosje dhe e drejta për vetëvendosje është liria politike e popullit. Që populli të vendosë çdoherë për gjithçka ashtu siç di, që është më së miri për veten e tij.
Ne besojmë që idesë së fuqishme të vetëvendosjes gjithnjë e më shumë po ia bashkëngjisim një organizim edhe më të fuqishëm se kurdoherë më parë. E tash edhe një program politik, po ashtu të fuqishëm si asnjëherë më parë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet që populli i Kosovës ta ketë të drejtën e vetëvendosjes edhe në aspektin e brendshëm edhe të jashtëm të saj. Aspekti i brendshëm i të drejtës për vetëvendosje nënkupton që ne duhet të kemi institucione sovrane demokratike, që nuk kanë instanca ekzekutive, arbitrare mbi veten e tyre, që dalin nga populli dhe i japin llogari atyre. Por njëkohësisht kjo nënkupton që ne vetë duhet t'i kontrollojmë resurset tona natyrore dhe kapacitetet zhvillimore, të cilat duhet të vihen në funksion të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Ndërkaq, aspekti i jashtëm i të drejtës për vetëvendosje nënkupton që Kosova duhet ta ketë të drejtën e vet për ushtri si kapacitet mbrojtës për popullin e saj dhe që Kosova duhet ta ketë të drejtën që t'i bashkohet Shqipërisë.
Ne besojmë që realiteti është më shumë sesa faktet. Situata reale e një populli është më shumë se situata faktike e një populli. Dallimi midis realitetit dhe fakteve është pikërisht subjektiviteti. Pra populli, si subjekt - vullneti i popullit. Dhe kjo është teza mbi të cilën është ngritur e gjithë ngrehina e konceptit politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila tani po sublimohet edhe në programin tonë politik që thotë: Zhvillim dhe Shtetndërtim. Bashkë është e mundshme!
Ne dëshirojmë që politika t'i kthehet historisë dhe historia t'i kthehet politikës. Ne dëshirojmë që politika t'i kthehet ekonomisë dhe ekonomia t'i kthehet politikës. Ne po ashtu duam që politika t'i kthehet moralit dhe morali t'i kthehet politikës, për shkak se besojmë që politika e vërtetë është vetëm ajo e cila nuk i braktis marrëdhëniet ekonomike, nuk e braktis historinë e popullit dhe nuk distancohet nga morali.
Populli ynë ka mbërritur deri këtu si rezultat edhe i vetëmohimit të brezave të mëparshëm. Po të mos sakrifikonin ata breza, ne nuk do të ishim sot dhe nuk do të ishim këtu. Është rreziku që kanë ndërmarrë brezat paraprakë ai i cili na e ka mundësuar neve jetën. Është sakrifica që ne duhet të jemi të gatshëm ta bëjmë çdoherë ajo që do të garantojë brezat e ardhshëm.
Ne besojmë që angazhimi politik për kombin dhe për shoqërinë është borxh yni. Ne nuk mendojmë që angazhimi për kombin, popullin, shoqërinë, qytetarët, vendin është një çështje e zgjedhjes sonë. Ne e bëjmë atë, për shkak se ne duhet ta bëjmë atë! Dhe besojmë që të vetmit njerëz, të cilët nuk i kanë borxh kombit, popullit e shoqërisë, janë dëshmorët e kombit. Ata të cilët nuk janë më në mesin tonë dhe që dhanë jetën e tyre që ne të jemi - ata nuk i kanë borxh këtij vendi! Të gjithë ne të tjerët, të cilët jemi gjallë, jemi borxhlinj dhe mbesim borxhlinj!
Lëvizja VETËVENDOSJE! po organizohet gjithandej nëpër Kosovë. Ne po krijojmë këshillat tona për zhvillimin e qendrave të VETËVENDOSJE!-s dhe deri më tani i kemi krijuar 20 sosh. Në javët në vijim do t‘i kemi edhe këshillat nëpër komunat e mbetura dhe kësisoj Lëvizja VETËVENDOSJE! po pajiset me një organizim të fuqishëm popullor, i cili do të mund ta realizojë idenë e vetëvendosjes.
Pushteti aktual në Kosovë mirëmbahet në llogari të shtetit. Pra ky pushtet po trashet për shkak se shteti po zvogëlohet. Po zvogëlohet në kuptimin e lirisë së qytetarëve, të demokracisë së institucioneve të sistemit, të ekonomisë, të politikës e të territorit.
Ne besojmë se duhet ta sjellim një kulturë të re politike në Kosovë, ku politikanët si përfaqësues të qytetarëve janë fare pranë qytetarëve që i përfaqësojnë; ku nuk ka kurrfarë hendeku midis tyre dhe janë të lidhur në një. Prandaj, ne angazhohemi që në Kosovë të mos ketë vetëm demokraci përfaqësuese, por njëkohësisht edhe demokraci direkte e demokraci pjesëmarrëse.
Ne duam që referendumi të jetë instrument i vendimmarrjes politike për të gjitha çështjet e interesave të përgjithshme, të cilat janë të domosdoshme të realizohen me pëlqimin e qytetarëve, qoftë kjo në nivelin e përgjithshëm të Kosovës ose në nivelin lokal.
Gjithashtu besojmë se demokracia pjesëmarrëse është e domosdoshme. Kategoritë dhe grupet e ndryshme shoqërore, shtresat e popullsisë, duhet patjetër të marrin pjesë në vendimmarrjen politike, jo vetëm njëherë në katër vjet, atëherë kur votohet, por gjatë tërë vitit, të secilit vit, gjatë këtyre katër vjetëve që ndodhen midis dy palë zgjedhjeve. E kjo nënkupton që gratë, të rinjtë, pensionistët, veteranët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, të papunët, punëtorët e nëpërkëmbur, mjekët, arsimtarët, familjet e të pagjeturve - të gjithë këta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes politike, sepse kur demokracia është vetëm demokraci përfaqësuese, atëherë populli shndërrohet ne spektator e institucionet në spektakël.
Ne jemi kundër kësaj dhe besojmë që kur demokracisë përfaqësuese i shtohet edhe demokracia direkte, pra referendumi, edhe ajo pjesëmarrëse, pjesëmarrja e grupeve të ndryshme të interesave të shtresave shoqërore, atëherë demokracia do të jetë e plotë dhe e vërtetë.
Në fund, më lejoni të them se energjia që ekziston sot gjithandej nëpër Kosovë është energji e pakënaqësisë. Është energji e njerëzve, të cilët kanë dëshirë të zjarrtë për ndryshime, por kjo dëshirë e zjarrtë e njerëzve të pakënaqur do të shndërrohet në fuqi që prodhon ndryshime, atëherë kur është ndërmjetësuar prej organizimit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi