Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuqi, i irriton gratë

Shko poshtë

Kuqi, i irriton gratë  Empty Kuqi, i irriton gratë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 01, 2010 12:12 am




Kuqi, i irriton gratë  1011jetmiridrizikuvend2Kuqi, i irriton gratë



Deklarata e Zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi se nuk ka punë me gra, por vetëm me burra, ka zgjuar reagime nga shoqatat për mbrojtjen e grave. Anëtaret e këtyre grupeve, debatet e tilla i vlerësojnë si shkelje të barazisë gjinore. Por ka edhe gra të cilat deklaratën e Kuçit e identifikojnë vetëm si një gafë të tij.

Nga Express më 31 tetor 2010


Replika që Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi bëri ndaj fjalës së deputetes Xhylnaze Syla, zgjoi reagime dhe komente të shumta të deputeteve përgjatë gjithë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Por, përveç grave në pushtet, edhe rrjetet e grupeve të grave të Kosovës kanë reaguar për fjalët të cilat dolën nga goja e Kuqit. Ai dy ditë më parë, gjatë seancës, tha haptazi se nuk ka punë me gra, pos me burra. “Në kulturën time, nuk është princip të shtyhem me gra, por me burra”, ka qenë replika e Hajredin Kuqit drejtuar deputetes Xhylnaze Syla.

Fjalët e tilla, të dala nga goja e Zv.kryeministrit Kuqi, kanë shqetësuar tej mase Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK). Në një reagim ndaj fjalës së Kuqit, ky rrjet ka kërkuar që zëvendëskryeministri të ofrojë një sqarim lidhur me komentet që ai i kishte bërë ndaj fjalës së koleges së tij.

“Përveç kësaj, sugjerojmë që përvojat personale mos të bëhen pjesë e promovimit institucional. Kuvendi i Kosovës është institucion i zgjedhur nga populli dhe duhet të ofrojë vend për debat demokratik për të gjithë shtetasit e Kosovës”, thuhet në reagimin e RrGGK-së, i cili debatet e tilla i vlerëson si shqetësuese dhe shkelje të barazisë gjinore.

“Në shtetin më të ri, i cili garon me vendet evropiane në hartimin e legjislacionit dhe politikave për promovimin dhe sigurimin e standardeve më të larta të të drejtave të njeriut, duke përfshirë këtu edhe barazinë gjinore, janë shqetësuese debate të tilla. Një komunikim i tillë në institucionin më të lartë shtetëror, të zgjedhur nga vota e të gjithë shtetasve të Kosovës, nuk duhet promovuar nga figura të tilla. Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon që Kuvendi i Kosovës të mos bëhet vend i debateve jodemokratike dhe segreguese”, citohet në këtë reagim të Rrjetit, i cili mbron dhe promovon të drejtat dhe interesat e grave dhe të vajzave në tërë Kosovën, pavarësisht nga orientimi politik, religjioz, niveli i arsimimit, mosha, orientimi seksual apo aftësitë e tjera.

Por, përkundër këtyre që replikën e Kuqit e quajtën si shkelje e të drejtave të njeriut barazisë gjinore, ka edhe gra që një deklaratë të tillë e quajnë vetëm një gafë të Zëvendëskryeministrit.

Jeta Xharra, gazetare, shprehet e sigurt se fjalët e thëna nga Kuqi përgjatë seancës, kanë qenë vetëm një gafë e çastit.

“Si baba i 4 vajzave që Hajredini është, mendoj dhe shpresoj që atë gafë e ka bërë pa qëllim. Ai nuk ka menduar që ta ofendojë gjysmën e popullit të Kosovës, e lëre më 60-përqindëshin e familjes së tij”, thotë ajo.
“Sepse në atë parlament ka gra me burrëri më të madhe se disa burra që janë aty, nëse e konsiderojmë burrërinë si kategori etike dhe morale, e jo si definimi gjinor”, vlerëson Xharra për Express.

E të njëjtit mendim është edhe Luljeta Vuniqi, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare të Studimeve Gjinore. Ajo thotë se reagimi i Hajredin Kuqit ka qenë vetëm një reagim i rastit.

“Ajo nuk ka qenë fjalë me vend, por mendoj që ka qenë vetëm një gafë e Zëvendëskryeministrit. Po e them këtë, sepse po nisem prej asaj që Kuqi vetë ka qenë pro 30-përqindëshit të grave në parlament”, thotë Vuniqi për Express.

Megjithatë, sipas saj, reagimi i Kuqit ka mundur të vijë edhe si pasojë e refleksit gjinor.
“Kudo, jo vetëm në parlament, fjalori kur burrat shtyhen mes veti dallon nga ai kur shtyhen me gratë”, vlerëson Luljeta Vuniqi.

Por Nita Luci, antropologe, ka një qasje tjetër për “gafën” e Hajredin Kuqit.
Sipas saj, replika e Zv.kryeministrit Kuqi është edhe një rast si shumë të tjerë, ku në mënyre shumë të dukshme shpaloset vlera dominante kulturore dhe politike e shoqërisë tonë. “Rasti kur subjekti politik dhe agjenci shoqëror paramendohet vetëm si burrë”, pohon Luci për Express.

“Shprehja e rreme se 'gruaja respektohet', andaj edhe nuk bën të shtyhet me të, shërben për ta larguar atë nga pjesëmarrja në hapësirat, qofshin private apo publike, ku ndodhet krijimi i relacioneve shoqërore dhe politike”, tregon Luci.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi