Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çmimi i nuses!-Esse-analize shkruar nga Raimonda Moisiu, Lexoni sot ne G. Tirana Observer

Shko poshtë

Çmimi i nuses!-Esse-analize shkruar nga Raimonda Moisiu, Lexoni sot ne G. Tirana Observer Empty Çmimi i nuses!-Esse-analize shkruar nga Raimonda Moisiu, Lexoni sot ne G. Tirana Observer

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 01, 2010 7:48 pm



Çmimi i nuses!-Esse-analize shkruar nga Raimonda Moisiu, Lexoni sot ne G. Tirana Observer 41390_1208896826_5194675_n
Çmimi i nuses!
Shkruar nga Raimonda Moisiu

Tregimi “Kurmi i derdhur”, i Fatmir Terziut, është një tregim i këndshëm, plot me përzierje kontradiktore, me një stil narrativ mjaft të detajuar, ku tregimi funksionon bukur, nivelues, me qartësi dhe kapacitet të mahnitshëm për thjeshtësinë e gjuhës dhe metaforës. Terziu na ka shpalosur një histori duke ekspozuar ekstremin e mirësisë dhe pandershmërisë dhe sekretin e motiveve të tyre. Por arti i të rrëfyerit të tregimit, është fjala e saktë për ta përshkruar karakterin e Kumit, si një trazim i besueshëm, i cili komunikon realisht dhe përjeton me forcën e madhe të lëvizshmërisë, konfliktin e tragjedisë me naivitetin, konfliktin e traditës me modernen, kjo e shprehur fuqishëm nëpërmjet këtij personazhi kryesor, se në fund të fundit ne e jetojmë jetën me dobësitë tona dhe ecim me forcën tonë që ekziston në jetë. Përveçse kësaj, Terziu ka arritur të na japë në formë historinë, ai vë në dukje konfliktin që Kumi kishte me veten, familjen dhe njerëzit që e rrethonin: besimeve tradicionale, fesë, zakoneve dhe traditës të familjes dhe vendit ku ishte lindur rritur e jetuar, të cilat e bëjnë tregimin interesant e të kuptueshëm. Tregimi është rreth një njeriu, Kumit-i cili është gjithmonë duke luftuar me naivitetin dhe panikun e gjendjes emocionale të tij, edhe pse e hiqte veten për trim e kurajos, duke pretenduar se ishte i fortë, i fuqishëm dhe i patrembur, (trokitja në derë-shpreh guximin dhe kurajon), komplekse të mishëruara te ai gjatë rritjes e përkëdheljes, si një djalë i vetëm mes shumë motrave, por që edhe askush në familje nuk i kishte thënë njëherë të vetme:“JO”! Kumi ka frikë e dobësi dhe dështimi më shumë se nga frika e humbjes së “bishtlëshuarës” , konseguancat e atij dështimi, i dukej sikur mori fund, por ai tashmë i ka hedhur sytë, kompjuterit ( modernes) për të “trokitur”, në një shtëpi pa derë, por vetëm me një “klik”, të “mausit”, - të gjejë dashurinë reale apo virtuale- çmimin e nuses për veten e tij dhe të afërmit. Përmes historisë së Kumit, Terziu na ka dhënë karakterin e thellë e të pasur njerëzor, na ka përshkruar me një sarkazmë therëse zakonet e traditën në konflikt me modernen, gjë që e bën më tërheqës për audiencën e lexuesve. Nëpërmjet këtij tregimi Terziu me mjeshtëri përshkruan kompleksitetin e shoqërisë duke i prekur ato në dy periudha kohore; mes ritit tradicional dhe atij modern-sic shprehet edhe shkrimtari Thani Naqo, për këtë tregim. Terziu e përshkruan personazhin e tij si një njeri të guximshëm që kishte frikë vetëm nga dështimi dhe dobësia e tij. “Kurmi i derdhur” ka forcë shprehëse, fuqi jetësore dhe artistike, ka mendim dhe dashuri, por gjithashtu përmban edhe sarkazmën dhe ironitë dramatike. Shkrimtari, Fatmir Terziu, është autor i shumë veprave letrare në gjini të ndryshme, ku mes tyre dallon edhe vepra “bestseller”, klasike, me një stil të mobiluar, unik dhe me rëndësi të veçantë. Lufta e individëve të kapur midis traditës dhe modernitetit është një temë që Terziu prek shpesh në krijimtarinë e tij të larmishme, e gjen vetveten duke u ndeshur mes tradicionales, pikëpamjeve, opinionit dhe forcave të ndryshme moderne që përfiton gjatë jetës e progresit të saj.Nga njëra anë Kumi ngrohet me mënyrën tradicionale të jetës, ai ka njohur dashurinë sipas mënyrës së tij;duke i shkelur syrin, duke i qëndruar përballë ballkonit apo edhe duke i hedhur ndonjë fjalë apo fërshëllimë, - ndërsa në një kohë tjetër të caktuar ai pranon përfitimet që mund të sjellë –kompjuteri- modernizimi, Një kontrast të tillë, Terziu si një ‘piktor i argumenteve”, me këtë tregim-na ka dhënë simbolin e modernizimit, luftën kundër mënyrës tradicionale të jetesës, jetës të Kumit në familje me njerëz që përmbahen në një mënyre jetese më tradicionale. Ky konflikt i traditës me modernen shndërrohet në një forcë jete për Kumin, që të jetë në vazhdim të kërkimit të dashurisë e flirteve, tradhtisë së ndjenjave dhe sfidës së tyre, të frikës e dështimit, dobësisë e forcës, rizbulimit dhe domethënien e vetvetes, nënshtrimit të “harresës”, dhe ndryshimeve të shoqërisë. Fatmir Terziu me një mjeshtëri artistike e letrare, ka krijuar një botë që është edhe intime, miqësore, e zakonshme, por edhe mospërfillëse dhe e ankthshme. Një rrëfim që ia vlen të lexohet sepse ju mban në tension për të zbuluar të vërtetën, njohuri kjo, që e bën Terziun një mjeshtër të rrëfimit dhe tejet njerëzor.



Raimonda Moisiu

Hartford CT USA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi