Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranë: Berisha takoi kreun e AKR-së

Shko poshtë

Tiranë: Berisha takoi kreun e AKR-së Empty Tiranë: Berisha takoi kreun e AKR-së

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 01, 2010 11:44 pm

Tiranë: Berisha takoi kreun e AKR-së


Tiranë: Berisha takoi kreun e AKR-së 01pacolli-berisha

Në kuadër të vizitës që po zhvillojnë në Shqipëri, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe nënkryetarja, Mimoza Kusari-Lila, janë takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha si dhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë, Ilir Meta.
Në takimin e ngrohtë dhe vëllazëror që është zhvilluar ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha me udhëheqjen e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe Mimoza Kusari-Lila, thuhet të jenë diskutuar një mori çështjesh të rëndësishme për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këtë rast, kryeministri Berisha foli për angazhimin e tij dhe të kabinetit që ai përfaqëson për të promovuar shtetin e ri të Kosovës, përfshirë këtu edhe lënien në dispozicion të infrastrukturës diplomatike të Republikës së Shqipërisë në favor të interesave të Republikës së Kosovës, me ç`rast e çmoi lart punën lobuese të Behgjet Pacollit si dhe përpjekjen e tij për rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën.
Tiranë: Berisha takoi kreun e AKR-së Ber-pac53foto1-1

Gjatë takimeve po ashtu janë diskutuar edhe mundësitë e ngritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, me ç`rast nga kryeministri Berisha është kërkuar që të krijohen kushte të barabarta për plasimin e produkteve të Kosovës në tregun e Shqipërisë.
Në këtë kontekst, u përmend edhe rasti i mosplasimit të patates, si dhe rasti i mosplasimit të rrushit të Rahovecit në tregun shqiptar.
Kryeministri Berisha ka shprehur brengosjen e tij gjatë dëgjimit për pengesat e plasimit të rrushit në tregun e Shqipërisë dhe premtoi se do t`a shqyrtojë për së afërmi mundësinë e heqjes së të gjitha barrierave në mes të tregut të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në interesimin e përfaqësuesve të AKR-së, për integrimin e mëtejshëm të zonës kufitare të Malësisë së Gjakovës, kryeministri shqiptar e informoi se në vitin 2011 do të fillojë ndërtimi i rrugës së Fierzës, rrugë kjo e cila do ta afrojë më shumë këtë zonë.
Kryeministri shqiptar, gjithashtu i informoi se projekti i hekurudhës Kosovë - Shqipëri është një projekt për të cilin do të bëhet studimi i fizibilitetit, i cili padyshim që do të realizohet në një të ardhme të afërt.
Në anën tjetër, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e informoi kryeministrin Berisha me dinamikën e proceseve politike në Kosovë duke e siguruar se zgjidhja e situatës aktuale në Kosovë po bëhet në kuadër të Kushtetutës së Republikës së KosovësTiranë: Berisha takoi kreun e AKR-së 02PACOLLI-META

Ndërsa gjatë bisedës me Ilir Meten thuhet të jenë diskutuar çështje mbi krizën institucionale në Kosovë dhe rrugën e zgjidhjes së saj, si dhe rolin e AKR-së në këtë proces.
Zëvendëskryeministri shqiptar, Ilir Meta vlerësoi rolin e Pacollit në drejtim të njohjeve të reja të Kosovës, ndërsa Pacolli e vlerësoi mbështetjen e Metes në cilësinë e ministrit të Jashtëm në këtë proces.
Gjatë ditës së hënë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli mori pjesë edhe në ceremoninë e dekorimit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, të ministrit të Jashtëm të Republikës së Maldiveve, Ahmed Shaheed, një njeri me kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e njohjeve të Kosovës.
Ndërkaq, gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Pacolli pasdite ka qenë në Lezhë, ku edhe ka marrë titullin “Qytetar Nderi” i kësaj komune, titull ky që i është dhënë me miratimin unanim të të gjithë këshilltarëve të partive të ndryshme të Shqipërisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi