Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dosjet cilësohen jorelevante

Shko poshtë

Dosjet cilësohen jorelevante  Empty Dosjet cilësohen jorelevante

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 02, 2010 12:04 am

Dosjet cilësohen jorelevante


Dosjet cilësohen jorelevante  2422458

Komisioni për Lustrim në Maqedoni i ka vlerësuar si jo relevante tri dosjet e dorëzuara në këtë institucion për tre zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, për të cilët pretendohej se kanë qenë bashkëpunëtor të ish-shërbimit sekret jugosllav, UDB.
Kryetari i Komisionit, Tome Haxhiev, tha se nga katër organe të sigursisë në vend, kanë marrë prëgjigje negative lidhur me ekzistimin e origjinaleve të këtyre dosjeve.
“Fotokopjet nuk mund të jenë relevante për komisionin e verifikimit të fakteve. Pas krahasnimit tyre konstatohet se ato nuk korrespondojmë me dosje tjera të formuara në atë kohë nga shërbimet e njejta andaj edhe nuk janë relevante që komisioni të mund t’i trajtojë. Deri tash nuk morëm dokumente origjinale, mund të ju vërtetojmë me siguri se nuk ka. Edhe Drejtoria për zbulim dhe kundërzbulim ka konstatuar se nuk ka tek ato. Të gjitha katër organet kanë konstatim se nuk ekzistojnë dokumentet e tilla origjinale”, tha Haxhiev.
Sipas tij, një dosje tjetër me pseudonimin ‘Ibri’, po ashtu e një zyrtari të lartë të BDI-së, i është dorëzuar institucioneve kompetente për verifikim.
Dosjet e tilla në Komisionin për Lustrim ishin dorëzuar nga një qytetar nga Tetova, i cili tha se të njejtat i kishte gjetur në oborrin e shtëpisë së tij.
Por, nga BDI-ja kishin akuzuar se pas të ashtuquajturave dosje qëndron PDSH-ja e Menduh Thaçit me qëllimin diskreditimin e zyrtarëve të BDI-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi