Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:Ndoshta

Shko poshtë

Kujtim Stojku:Ndoshta Empty Kujtim Stojku:Ndoshta

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 02, 2010 3:00 pm

Kujtim Stojku:Ndoshta 72458_1430971137923_1342220805_1030203_175739_n
Kujtim Stojku:NDOSHTA.


Kujtim Stojku:Ndoshta 48976_1342220805_6401676_n
Ndoshta jam i pa aftë intelektualisht
T’konceptoj t’shkuarën, t’sotmen, t’ardhmen
Të zhytem n’mes ligjesh e të mos dal dot
T’shpërfytyrohem n’mes politikës bajate
Por dyfytyrsinë se duroj dot.

Po ëndrat e mia vall në ç’ligj futen
Me dashje dhe pa dashje t’gjitha i kam zbatuar
Dhe sa herë n’mes tyre furishëm përplasem
Ndoshta kjo është drejtësia që kemi kërkuar.

Por para atdheut plot nderim përkul gjunjët
Të dy kemi një zemër dhe dhimbje t’përbashkëta
Kur na dhemb ne edhe atij i dhemb, dhe tund drurët
Kur ne lotojmë ai shpërthen në stuhira të mbrapshta.

Unë jam i vogël dhe si pika e shiut pikoj në të
Jemi lumenj të rrjedhshëm q’ vazhdimisht ngopim detin
Jemi mosha burrërore më e re, që kurrë vetëm nuk të lë
Jemi ne ata që n’emrin tënd përtrijmë gjithmonë shtetin.

Ndoshta dikujt i dukem se flas përçart
Më është bërë ves shpsh herë me veten flas
Cigaren thith dhe shëtis nëpër natë
Bëj dialog me veten, hënën kam si dëshmitar.

Kaloj pranë rrënojave të kalasë së vjetër
Që s’ka shumë kohë që është zbuluar
Shikoj luftëtarët që trimërisht përleshen
Qielli është vrenjtur dhe shiu sa ka filluar.

Hedh vështrimin drejt qiellit, yjet fshihen pas reve
Qetësinë e natës e prishin tingujt e një violine
Dhe bashkë me këtë melodi regtin dhe zemra ime
Këpucët më përlyhen me llurbë baltovine.

Vendi im nuk është aq i vogël sa duket në hartë
Ka qenë më shumë se kjo sa sot e quajn Shqipëri e madhe
Dikur me dinakëri dhe terror e coptuan
Duke e pasur zili këtë zonjë të madhe.

Ndoshta Zoti prandaj na ka ruajtur
Duke na mbajtur si bijtë etij nën sqetullën e vet
Prandaj sa herë mendoj dhe me veten flas
Nukjam i çmendur se egzistenca ime ty të përket
Ndoshta për mua mbetesh një mister
Ti je pjesë e imja dhe unë e jotja derisa të vdes.

Fund.







Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi