Bie Qeveria, shpërndahet Kuvendi i Kosovës

Bota sot
(E plotësuar)
Ligjvënësit në një seancë të jashtëzakonshme të martën, votuan për mosbesim ndaj qeverisë aktuale, për të dalë kështu nga kriza institucionale e politike që e ka kapluar vendin pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu dhe daljes së LDK-së nga koalicioni qeverisës. Mocioni i ngritur nga AKR për votëbesimin për qeverisjen aktuale, e cila mori mbështetjen e shumicës në Kuvend u vlerësua zgjedhja më e drejtë, më logjike dhe përmbajtjesore e daljes nga kriza që e ka kapluar shtetin e Kosovës.
Në sallë ishin 105 deputëtë. Për mocionin votuan 66 vota, 2 abstenime, 1 kundër mocionit. Me këtë rast përfundimisht ra qeveria e Kosovës
* * * * * *
Kuvendi filloi seancën e jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, ndërsa mocionin e ka prezantuar Ibrahim Makolli në emër të AKR-së, dhe të 40 deputetëve që e nënshkruan mocionin. Makolli tha se vendi ndodhet në krizë dhe për këtë nevojitet votimi i mocionit, si pasojë e krizës së shkaktuar nga partnerët e koalicionit, PDK e LDK.
Më pas fjalën e mori Kryeministri në shkarkim Hashim Thaçi, i cili e quajti ditën e sotme moment të veçantë dhe test për dekomracinë.
Ai ka falënderuar të gjithë ish ministrat e tij për punën e bërë dhe të gjithë qytetarët duke lënë të ditur se ai dhe partia e tij do ta votonte mocionin e mosbesimit. Ai tha se të gjitha punët do të vazhdojnë si në infrastrukturën rrugore, në arsim dhe në të gjitha fushat.
Ndërsa, më pas fjalën e mori Ramë Buja, kryetar i GK të PDK-së, i cili tha se ky grup ka vendosur ta votojë mocionin duke ditur se në çfarë situate ndodhet vendi, ndërsa akuzoi LDK-në për ikje nga kolaicioni duke shkelur ligjin dhe marrëveshjen politike, pa arsyetim. Ai tha se me gjithë respektin për qeverinë dhe punën e saj, sipas tij, shumë të mirë, PDK e do më shumë Kosovën, dhe se duhet të shkurtohet kriza dhe të gjindet zgjidhje sa më e shpejtë.
Behgjet Pacolli në emër të GK të AKR-së tha se shteti të ishte unik, por për këtë dështoi qeveria dhe koalicioni. Ai tha se e kishte mbështetur fuqishëm këtë qeveri, por nuk e kishte menduar se kështu do të dështonte dhe se ai do të bëhej nismëtar për rrëzimin e saj. Ai tha se mbështetja e pareqervë që i ka dhënë kësaj qeveri ka mundur ta dëmtojë partinë e mbase edhe qytetarin. Ai tha se AKR-së i intereson shteti i mirëfilltë dhe jo pushteti. Ai tha se ka ardh në Kosovë për të ndihmuar Kosovën dhe qytetarin e saj. Pacolli duke iu drejtuar kryeministrit i tha se ju nuk i keni përmbushur premtimet, as të fushatës dhe as pas marrjes së postit të kryeministrit: nuk patët punësim, nuk pat dyfishim të buxhetit shtetëror, nuk u ndërtuan autostrada me 6 korsi, etj, por më e keqja është se nuk e integruat shtetin, veriun, nuk e ngritëtt |moralin dhe etikën në shoqëri, dhe kjo qeveri dështoi si të gjitha qeveritë e pasluftës.
“Unë do të ju numëroja të mirat, por juve z.kryeministër ju ka kapluar e keqja”, tha Pacolli. Ai tha se Kushtetuta më së pari u shkel nga presidenti Sejdiu, por e keqja është se, siç thotë Sejdiu, tha ai, Kushtetuta u shkel në marrëveshje me ju, dhe se kryeministri Tha]i e shkeli Kushtetutën në rastin e Rahovecit.
Pacoli tha se sapo janë emëruar 140 gjykatës e prokurorë, me preferncë të Thaçti e partisë së tij, por edhe me preferncë të veçantë të u.d. të presidentit z. Krasniqi, ndërsa e drejtoi gishtin nga ai.
Ndërsa, shefi i Grupit Kuvendar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se LDK ka vendosur që të mos e votojë mocionin e mosbesimit.
Shefi i Grupit Kuvendar të AAK-së Ardian Gjini tha se kjo qeveri duhet të shkojë sa më parë për shkak të dështimeve të panumërta, si për mospërmbushje të 100 njohjeve, të premtuara për vitin 2008, e që nuk janë arritur as pas dy vjetësh, si për mos përmbushjen e premtimeve për energjinë, pastaj për korrupsionin dhe për shumë dështime të tjera, të cilat i kanë sjellë vendit shumë vuajtje. Ai bëri të ditur se grupi i tij nuk do të marrë pjesë në votim.
Pro mocionit të mosbesimit tha se do të votojë edhe LDD-ja, deklaroi shefi i këtij GK Lulzim Zeneli.
Pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë janë deklaruar edhe grupe kuvendare të pakicave.
Pas miratimit të mocionit, u.d. së Presidentit Jakup Krasniqi mund të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, në afat më së largu 40 ditë nga dita e shpalljes. /I. M.
Makolli kritikon qeverinë, Thaçi vetëlavdohet për qeverisje të mirë
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot dy seanca. Fillimisht Kuvendi në seancën e parë është miratuar Projektligjit i punës. Pas amandamentimit të këtij Ligji dhe votimit në tërësi, u dha një pauzë e shkurtër për të filluar pjesën e dytë të seancës në të cilën u parashtrua mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.
Seancën e hapi kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi i cili pasi konstatoi se në Kuvend gjenden 99 deputet procedoi me rendin e ditës që kishte vetëm një pikë, shqyrtimin e mocionit të GP të AKR-së në mbështetje të 40 deputetëve. Në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, ky grup parlamentar ka parashtruar mocionin kundër Qeverisë së Kosovës.
Makolli fajëson koalicionin për keqqeverisje
Më pas fjalën e mori Ibrahim Makolli kryetar i Grupit Parlamentar të AKR-së. Fillimisht ai përshëndeti të pranishmit duke iu drejtuar kryeministrit Thaçi si “kryeministër i gjysmëqeverisjes” së Kosovës. Makolli bëri përgjegjës koalicionin qeverisës PDK-LDK ai tha se GP i AKR-së, në pajtim me nenin 100 paragrafi 1 dhe rregullores së Kuvendit ka parashtruar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.
Kriza e shkaktuar me konstatimin e Gjykatës Kushtetuese për shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës nga presidenti i Kosovës dhe tërheqja e ministrave të LDK-së nga qeveria, vendi ka hyrë në krizë të rëndë qeveritare. Prandaj Makolli ftoi deputetët që të mbështesin mocionin për të dënuar këtë qeverisje të keqe.
Kryeministri vetëlavdohet, reagojnë me zhurmë deputetët
Më pas fjalën e mori kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Pasi i përshëndeti të pranishmit në Kuvend dhe qytetarët e Kosovës, tha se sot jemi mbledhur këtu për një moment tjetër të veçantë që është një test për shtetin tonë të ri. Shteti është zhytur në krizë institucionale por po përballemi me test të ri të demokracisë. Këtë sfidë nuk mund ta përballojmë gjatë prandaj të gjithë së bashku duhet ta tejkalojmë këtë sfidë. Ne jemi betuar se do të punojmë mbi interesat partiake. Vota juaj është vendim i ri për shtetin e Kosovës. Vendimi juaj do ta forcojë dhe konsolidojë demokracinë dhe lirinë e Kosovë për të cilat jemi sakrifikuar të gjithë. Thaçi foti deputetët që të votohet mocioni i mosbesimit duke i hapur rrugë krijimit të institucioneve të reja të shtetit të ri të Kosovës.
Duke vepruar kështu ne do të dalim në ballë të krizës dhe do t’ia kthejmë stabilitetin vendit tonë.
Qeveria që drejtoi unë nuk e deshi dhe nuk e solli këtë krizë. Diçka të tillë nuk e duan dhe nuk e pritën as qytetarët e Kosovës e aq miqtë tanë ndërkombëtarë. Ne ishim në vlug të punës por kriza na u imponua por duhet të përballemi me këtë krizë. Thaçi megjithatë në fund falënderoi partnerët e qeverisjes së deritashme gjatë bashkëqeverisjes. Ai falënderoi edhe institucionet ndërkombëtare për mbështetje të deritashme ndaj Qeverisë dhe Kosovës.
Thaçi siguroi se edhe gjatë javëve në vazhdim Qeveria do të vazhdojë të kryejë obligimet e veta ndaj vendit në të gjitha fushatë e jetës. Ai falënderoi të gjithë stafin civil për shërbimet e tyre në institucionet e Kosovës gjatë kësaj periudhe të qeverisjes 3 vjeçare.
Në vazhdim të fjalimit të tij Thaçi bëri një rekapitullim i synimeve të tij gjatë kësaj periudhe të angazhimit të tij. Gjatë këtij fjalimi “vetëlavdues” Thaçi u përshkua nga një zhurmë e disa deputetëve në sallë duke mos u pajtuar me këto fjalë lëvduese për veten dhe qeverinë e tij të deritashme.
Në vazhdim fjalën e morën shefat e grupeve parlamentare.
* * * * * *
Kuvendi filloi seancën e jashtëzakonshme për votimin e mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, mocionin e ka prezantuar Ibrahim Makolli në emër të AKR-së, dhe të 40 deputetëve që e nënshkruan mocionin. Makolli tha se vendi ndodhet në krizë dhe për këtë nevojitet votimi i mocionit, si pasojë e krizës së shkaktuar nga partnerët e koalicionit, PDK e LDK.

Neni 100, pika 1 e Kushtetutës së Kosovës thotë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës së të gjithë deputetëve të Kuvendit. Ndërsa, konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kur mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë ditëve të ardhshme, thuhet në Kushtetutën Kosovës.
Për miratimin e mocionit, të nënshkruar nga 40 deputetë, dy nga të cilët të PDK-së, duhet të votojnë të paktën 61 deputetë.

Miratohet Ligji i punës, përfundon odiesada e një ligji
Deputetët e Kuvendit të Kosovësme shumicë votash pak minuta më parë miratuan Ligjin e Punës, duke i dhënë fund odiseadës së këtij ligji. Votimi ishte unanim me 101 vota për, asnjë kundër dhe pa abstenim, deputetët e bënë me ligj të Punës, vendin e vetëm në Evropë që ishte pa një ligj të këtillë themelor. Seanca u mbajt kohë pak kohë para fillimit të seancës për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, pasi rreth orës 13.00 pritet të fillojë seanca e dytë e Kuvendit në ditën e sotme.
* * * * * *
Kryekuvendari Jakup Krasniqi, pak minuta më parë bëri të ditur se Kryesia ka vendosur që në orën 12 të nisë seanca e rregullt e Parlamentit, për shqyrtimin e Projektligjit të punës.
Sindikatat kishin kërcënuar se do të bojkotonin zgjedhjet nëse nuk miratohej ligji. Kryekuvendari Krasniqi tha para gazetarëve se pas kësaj, Kuvendi në një seancë të veçantë do të shqyrtojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Thaçi, të paraqitur nga Grupi Kuvendar i AKR-së.
Krasniqi tha nëse miratohet mocioni, në përputhje me autorizimet kushtetuese, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së Presidentit të vendit, do të shpërndajë Kuvendin, për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat mund të mbahen jo më larg se më 12 dhjetor.
* * * * * *
Kanë mbetur vetëm edhe pak minuta deri në fillimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për votimin e mocionit të mosbesimit të propozuar nga AKR-ja. Për miratimin e mocionit, të nënshkruar nga 40 deputetë, dy nga të cilët të PDK-së, duhet të votojnë të paktën 61 deputetë.

Në Kuvendin e Kosovës sot hidhet për votim mocioni i votëbesimit për Qeverinë e Kosovës.
Subjektet parlamentare nuk kanë saktësuar se si do të votojnë, përveç 40 deputetëve që tashmë kanë nënshkruar mocionin.
Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, shpjegon procedurat nëse votohet pro mocionit.
“Në rast të votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, atëherë krijohet situata juridiko- kushtetuese në të cilën ushtruesi i detyrës së presidenti të Republikës, mund ta shpërndajë parlamentin dhe mbi këtë bazë edhe mund të caktojë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 30 deri në 40 ditësh”, tha Bajrami.
Ndërkaq, nëse deputetët e vendosin ta refuzojnë mocionin në fjalë, atëherë sipas Bajramit kjo qeverisje do të vazhdojë punën.
“Në rast se ndodh e kundërta, qeveria ngel në detyrë dhe nuk shpallen zgjedhjet e parakohshme. Atëherë duhet të menaxhohet situata deri më 13 shkurt, kur edhe janë deklaruar zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh Bajrami.
Në anën tjetër, analisti politik Ramush Tahiri, konsideron se para se mocioni të hidhet në votim, duhet edhe një herë të konfirmohet se a ka qenë gjithçka në rregull me mënyrën e procedimit.
“Mocioni i votëbesimit është i sigurt se do të ndodhë, por nuk është i sigurt se si do të shkojë votimi, sepse me nenin 100 të Kushtetutës, pika 6, thuhet nëse mocioni i mosbesimit votohet në terësi Qeveria konsiderohet në dorëheqje".
"Dhe nëse është në dorëheqje, procedurat për qeverinë janë në bazë të nenit 95 , pika 5, ku thuhet se nëse kryeministri jep dorëheqje ose për arsye të tjera posti i tij mbetet i lirë, qeveria bie dhe presidenti i Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionet që kanë fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri për të formuar qeverinë”, tha Tahiri.
Në nenin 100, pika 1 e Kushtetutës së Kosovës, thuhet se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngritet me propozimin e një të tretës të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Ndërsa konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kur mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringritet gjatë nëntëdhjetë ditëve të ardhshme, thuhet në Kushtetutën e Kosovës.
Tahiri thotë se pas shpërbërjes se Kuvendit dhe dorëheqjes së qeverisë, vendi mund të shkojë drejt një anarkie.
“Ne po hyjmë në një krizë pa pasur nevojë, sepse deri tash i kemi pasur proceset e kontrolluara, i kemi dekretuar zgjedhjet dhe jemi përgatitur për të hyrë në zgjedhje".
"Mirëpo duket se nga inatet partiake dhe lideriste, vendi po shkon drejt një anarkie dhe një mosbesimi dhe një mosmenaxhimi të situatës deri në zgjedhje, por ekziston rreziku që edhe pas zgjedhjeve të mos pranohen rezultatet e zgjedhjeve për shkak të këtij procesi çfarë është duke u zhvilluar tani”, tha Tahiri.
Përderisa Aleanca Kosova e Re, si nismëtare e mocionit, dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë janë deklaruar tashmë se e mbështesin këtë mocion, grupet tjera parlamentare, kanë thënë se sot do të vendosin përfundimisht se si do të votojnë.
Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka mbetur e vetme me pakicat në Qeveri, thotë se mbështet nismat ligjore-kushtetuese që e nxjerrin vendin nga kriza aktuale.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi