Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parlamenti i ri, Komiteti Shtetëror miraton shembjen e Piramidës

Shko poshtë

Parlamenti i ri, Komiteti Shtetëror miraton shembjen e Piramidës Empty Parlamenti i ri, Komiteti Shtetëror miraton shembjen e Piramidës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 02, 2010 7:43 pm

Parlamenti i ri, Komiteti Shtetëror miraton shembjen e Piramidës


Parlamenti i ri, Komiteti Shtetëror miraton shembjen e Piramidës 20%20(1)

Komiteti Shtetëror për Ndërtimin e Parlamentit të ri miratoi sot vendimin për shembjen e Piramidës, me qëllim ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.
Ky vendim vjen pak kohë pasi Parlamenti miratoi me 71 vota, propozimin e një grupi deputetësh të djathtë për shembjen e Piramidës dhe ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar.
Mbledhja e sotme e Komisionit është shoqëruar me debate të ashpra mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PS dhe Bashkisë së Tiranës Edi Rama.
Ndërkohë nuk ka ende një datë të saktë për kohën kur mund të fillojë shembja e Piramidës megjithëse vendimi për rrafshimin e saj është miratuar tashmë.
Parlamenti i ri, Komiteti Shtetëror miraton shembjen e Piramidës Topalli_02.11.2010(2)


Komisioni shtetëror “Për ndërtimin e Kompleksit të ri parlamentar” miraton vendimin për ftesën për studiot, për rregullore dhe njësinë teknike për ndërtimin e Parlamentit të ri të Shqipërisë.

Në selinë e Kuvendit të Shqipërisë u mblodh sot Komisioni shtetëror “Për ndërtimin e Kompleksit të ri parlamentar” me pjesëmarrjen e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, dy kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe PS, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi, kryetarit të Bashkisë Edi Rama, ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi dhe ministrit të Financave Ridvan Bode.
Parlamenti i ri, Komiteti Shtetëror miraton shembjen e Piramidës Topalli_02.11.2010(1)

Kryetarja Jozefina Topalli fillimisht bëri me dije anëtarët e Komisionit shtetëror mbi vendimin e Kuvendit nr 66, datë 21.10.2010, për ngritjen dhe funksionimit e komisionit për ngritjen e Kompleksit të ri parlamentar.
Në hapje të diskutimeve, Kryeministri Berisha, tha se pas 100 vitesh, Shqipëria do të ketë Parlamentin, në godinën më dinjitoze dhe më moderne të kryeqytetit.
“Vlerësoj thirrjen e Komitetit Shtetëror për ndërtimin e Parlamentit të ri dhe dua të theksoj se Parlamenti, institucioni themelor i këtij shteti pas 100 vitesh rruge të komplikuar të këtij vendi, nga kaos në mbretëri, nga mbretëri në okupacion, nga okupacion në diktaturë, ku vend do të ketë Parlamentin e ri. Kjo ndërtesë do të jetë më dinjitoze të kryeqytetit të vendit. Ndërtimi i parlamenti është një imperativ para së gjithash funksional. Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka Parlamentin e saj, por e ka atë në ndërtesa të ndryshme dhe në distanca, dhe jo tërësisht funksional”- tha Kryeministri Berisha, i cili theksoi ndër të tjera se, maketi i kompleksit të ri parlamentar, krahas jurisë arkitekturore do të votohet dhe elektronikisht nga juria e qytetarëve.
Kryeministri Berisha konfirmoi sërish vendimin për prishjen e Piramidës, ish muzeu i diktatorit komunist, ku do të ndërtohet Parlamenti i ri, duke theksuar se rëndësia e godinave nuk mund të fetishizohet nga periudha të caktuara historike, por nga vlerat e të tashmes dhe të së ardhmes.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehu domosdoshmërinë e ngritjes së kompleksit të ri parlamentar, pasi Parlamenti aktual i Shqipërisë nuk ka standartet e asnjë parlamenti evropian dhe të vendeve të rrajonit.
“Për të gjithë ato që kanë parë parlamentet e botës nuk eksizton as edhe në rajon, një godinë e papërshtatshme, një godinë e cila nuk ka asgjë të përbashkët me atë që do të ishte Tempulli i Demokracisë, me atë që duhet të ishte parlamenti i Shqipërisë. Dhe Maqedonia,Kosova Mali i Zi e kanë më të bukur dhe më funksional, pa folur pastaj për parlamentet e Evropës parlamentet e vendeve ish-Sovjetike , Azisë , Afrikës etj.
Kjo ka qenë një ndër arsyet më kryesorë që vendin tonë nuk mund ta linim më, me një parlament që ngjasonte më një klasë për nga forma dhe mungesa e funksionalitetit . Kjo nuk është vetëm për godinë e seancave plenare, por kjo është vetëm njëra anë.
Edhe zyrat ku ne jemi sot, edhe komisionet parlamentare, nuk kanë asgjë të përbashkët me atë që, duhet të ishin sallat e komisioneve parlamentare.
Në komisionet e ndryshme parlamentare edhe gazetarët janë të vetëdishëm edhe deputetet se, nga kamerat që janë mbi kokën e tyre nga gazetarët, të cilët ulen ngjitur me to, nuk mund të kryejnë asnjë punë vërtetë serioze, siç i takon një parlamentari. Ndoshta në këtë aspekt unë them se jëmi vonë , por ne do ta rikapim kohën për të ndërtuar një godinë të re , do ti japim vendit tonë një parlament dinjitoz, si të gjitha vendet e tjera.
Padyshimim që është një sfidë e vështirë dhe koha është shumë e shkurtër .Ne e dimë sesa të vështira janë edhe procedurat sic e keni edhe në vendimin e Kuvendit; ne do ti kalojmë edhe pas këtij vendimi, edhe pas miratimit në Komisionin Shtetëror, në një ligj të veçantë, që të bëjmë të mundur që në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe Shqipëria të jetë më një parlament më dinjitoz .
Unë jam e bindur se edhe me ato lista të studiove që ju keni përpara, janë bërë kujdes që të jenë studiot më të mira dhe nëse ndonjëri ka për të shtuar për studio të tjera; absolutisht që ne duhet të jemi të hapur edhe për studi të tjera, që të kemi mundësi të përzgjedhim më shumë për atë që do të jetë maketi i ardhshëm i Parlamentit të Shqipërisë.
Ato që janë marrë me studiot dhe që e njohin procesin do të shohin edhe emrat e atyre që janë emrat më të njohur dhe dinjitozë, që kanë ndërtuar Governemet Billding, që janë sot më të preferuarat dhe më të bukurat.
Duke ndërtuar Parlamenti e ri, bëjmë një rrugë e dy punë; zgjidhim edhe çështjen e gjyqësorit dhe kjo, është një godinë e shkëlqyer për të qenë një godinë e drejtësisë, meqënëse dhe në njërin krah, është Gjykata Kushtetuese.
Besoj se dhe në hapësirat e tjera edhe Gjykata e Lartë, e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të sillet dhe të sistemohet këtu.
Unë si Kryetare e Kuvendit do ti kërkoja të gjithë anëtarëve të Komitetit Shtetëror mbështetjen tuaj dhe të bëjmë të mundur që, vendi të ketë një parlament dinjitoz dhe të mos rreshtohet si një vend pa një parlament dinjitoz.
Unë të falenderoj zoti Kryeministër që po përfshijmë menjëhërë në buxhet, zërin e veçantë për fillim e procedurave.
Do ti kërkoja edhe opozitës, të cilët janë pjesë e rëndësishme e Kuvendit të Shqipërisë, që ta mbështesin këtë inisiativë, që ka filluar që nga zoti Pëllumbi. Unë kur jam zgjedhur Kryetare e Kuvendit, kam gjetur një vendim të Kuvendit të Shqipërisë, tek i cili jemi bazuar sot dhe po e zhvillojmë më përtej .Unë i kërkoj Kryetarit të Bashkisë, Kryetarit të Grupit Parlamentar dhe opozitës që ta mbështesin këtë vendim
Ndërkaq kryetari i Bashkisë, njeherësh i PS, Edi Rama tha se partia që ai drejton, është dakort për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar në zonën e Piramidës:
“Në rast se është fjala për të ndërtuar një parlament të ri aty ku gjendet piramida, unë dhe ne jemi dakort, me kushtin që kjo gjë të bëhet ashtu siç e bën bota, me një konkurs ndërkombëtar me arkitektë të njohur me propozime të njohura, jo me konkurse ndërkombëtare, si ajo që u bë për konkursin parardhës, por që u keqpërdor”- u shpreh zoti Rama.
Pas diskutimeve, Komisioni Shtetëror për ndërtimin e Kompleksit të ri parlamentar miratoi projektvendimin për listën e studiove të njohura ndërkombëtare, të cilave u dërgohet kërkesa për të marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar për idenë e kompleksit të ri parlamentar, rregullores së organizimit të Konkursit Ndërkombëtar dhe shpalljen e njoftimit për organizimin e këtij konkursi, në revistat e specializuara ndërkombëtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi