Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HOQATA ATDHETARE PËR IDENTITET DHE BASHKIM KOMBËTAR (SHAIBK)

Shko poshtë

HOQATA ATDHETARE PËR IDENTITET DHE BASHKIM KOMBËTAR (SHAIBK) Empty HOQATA ATDHETARE PËR IDENTITET DHE BASHKIM KOMBËTAR (SHAIBK)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 05, 2009 3:10 pm

HOQATA ATDHETARE PËR IDENTITET DHE BASHKIM KOMBËTAR (SHAIBK)



KOMUNIKATË




Dje, më “28 shkurt 2009”, prof. Xhavit Dalloshi, koordinatori i (SHAIBK), për Evropë, si dhe kryesia në Gjermani së bashku me kryesinë e (SHAIBK) nga Belgjika, mbajtën një mbledhje konsultative me dy kryesitë e (SHAIBK-ut) .



Në këtë mbledhje ishin të parapara dy pika të rendit të ditës:



1. Shqyrtimi i situatës aktuale në Kosovë, si dhe në të gjitha trojet e Shqipërisë Natyrale.



2. Të ndryshme.



Po ashtu në këtë mbledhje të SHAIBK-ut, u nxor ky vendim që, për opinionin e gjerë të dalim me këtë komunikat.



Të dy kryesitë e SHAIBK-ut, duke shqyrtuar dhe analizuar mirë situatën e vështirë politike që po kalon populli shqiptar në të gjitha trojet shqiptare, si dhe dhuna serbo-maqedonase qe po ushtrohet ndaj popullit liridashës dhe kundër ish pjesëtareve te UÇK-së.



Kërkojmë që:



Dhuna qe ushtrojnë forcat paramilitare serbe dhe policia maqedonase të dënohet dhe të merren masa që populli duar thatë të mbrohet me të gjitha mjetet qe disponon.



Kërkojmë që, Murat Jashari të kërkon falje publike popullit për deklaratën e Tij skandaloze qe dha në RTK të Prishtinës, për kosovarizmin e Tij.



Ku ai thekson, pa kurrfarë turpi t: “tash jemi një popull i ri me emrin kosovar, dhe pas disa vjetësh rinia jonë dhe populli do të kujtojnë dhe përmendin se ja dikur ne ishim shqiptar, por që tani jemi kosovarë, siç ishim dikur ilir dhe dardan dhe pastaj u bëmë shqiptarë”!...

Nuk do ishte fare e çuditshme deklarata të tilla të na vinin nga politikanet servil “kosovarë” të cilët hoqën gjithçka çka ishte shqiptare, por një deklaratë të vjen nga familja e Jashareve, është e pa falshme!.

Po të ishte Adem Jashari gjallë do ta pyeste Murat Jasharin, se si ai, ndoshta për interesa karrieriste ose për pushtet, guxon tëjep deklarata të tilla që nuk janë as me përputhje me amanetin e vet Adem Jasharit, por edhe as me amanetin e dëshmoreve të kombit .



Adem Jashari do te përgjigjej me siguri se, Ai dhe shokët e Tij e dhanë jetën e tyre për popullin shqiptarë, por jo për një popull kosovar!

Ai, Adem Jashari nuk e dha jetën për planin e Ahtisaarit dhe për flamurin pro serb dhe multietnik!

Ai, nuk dha jetën për këtë Hymë antikombëtarë!

Ai, dhe shokët e Tij nuk dhanë jetën për bashkim- vëllazërim dhe për Kosovën multietnike!

Ai nuk dha jeten per kosoven pa ushtri!

Ai nuk dha jeten qe shoket e tije te vijne ne pushtet e te manipulojne me emrin e tije!

Ai, dhe shokët e Tij nuk dhanë jetën për planin e Ahtisaarit, një plan ky antishqiptar!

Ai Adem Jashari dhe shoket etije nuk luftuan qe serbet te kene 10 komuna e me shume.



Ne Shoqatat e SHAIBK përkrahmi njezerit deputetin Nait Hasanin per shqyrtimin e figurave te komunizmit dhe kerkojme qe te gjithe udbashet shqiptare dhe bashkpunetoret shqiptare te serbise qe denuan, diferencuan ,,burgosen, maltretuan dhe i egzukutuan vellezerit ,,motrat tona ,prinderit tone vetem pse kerkojshin liri shtet demokraci!

Te gjithe keta te largohen nga skena politike sa me shpejt,se përndryshe do ti largon populli me dhune!

Pra Iniciativen e deputetit Nait Hasani ta përkrahin i gjithe populli dhe patriotet shqiptare dhe gjithe deputetet e jo te heshtin!



Njëherit kërkojmë nga qytetaret shqiptarë në të gjitha trojeve shqiptare që, të mos festojnë kinse ,,pavarësinë” nën flamurin multietnik, se ky flamur nuk ka fare të bëjë me identitetin shqiptar (por me një identitet pro serb ). Këto manifestime që organizohen në trojet shqiptare sidomos në diasporë nga organizatoret e këtyre manifestime nuk kanë qëllimin që me të vërtet të manifestojnë ,,pavarësinë”e shtetit, por qëllimi i këtyre organizatoreve matrapaz është që, të shfrytëzojë momentin dhe ndenjat e qytetareve për qëllimet e tyre fitimprurëse



- Kërkojmë nga qytetaret dhe nga populli kudo që janë shqiptarë që, të iu bashkëngjiten Shoqatës për Identitet dhe Bashkim Kombëtar, si në diasporë dhe në Kosovë, poashtu edhe”Lëvizjes Vetëvendosje” që, të organizojnë protesta paqësore dhe t’i largojnë nga skena politike këta që mashtruan dhe po mashtrojnë popullin se, kinse Kosova qenka “shtet i pavarur dhe demokratik”!



- Thuaj jo korrupsionit, jo pasurisë në emër të popullit, dhe në emër të dëshmoreve!



- Anëtaret e TMK-së, që pas 9 vite shërbimi( i hodhën si leckë të pa vlefshme në rrugë pa kurrfarë mëshire) që të na bashkëngjitën në rrugën tonë të drejtë!



Këta politikanë servil shkatërruan çka kishte shqiptare dhe as nuk kanë të ndalur!



Stop rrenave!

Stop mashtrimeve!



Nuk ka shtet as demokraci pa vetëvendosjen e popullit!

Vetëm vetëvendosja e popullit sjell paqe, stabilitet dhe demokraci!





Për të dy kryesitë e SHAIBK-ut,

Koordinatori i SHAIBK-ut për Evropë,

Prof. Xhavit Dalloshi.





Gjermani- Belgjikë, 1 mars 2009.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi