Matrapazet helmojne shqiptaret
Matrapazet helmojne shqiptaret
Gazeta Telegraf :
Matrapazet helmojne shqiptaret
Julian XHELILI
SKANDAL/ Në vend të mishit të viçit shitet mish qeni dhe në vend të vajit të ullirit shitet vaj pushkësh
TELEGRAFI i BERATIT
Helmohen shqiptarët nga ushqimet e skaduara
Në tregjet e Shqipërisë, mashtrimet e biznesmenëve me anë të ushqimeve të skaduara, po helmojnë ditë për ditë qytetarët. Strukturat e shtetit dhe të bashkive bëjnë sehir, ndërkohë që tatimorët, doganat, organet sanitare dhe burokratët injorantë majmen çdo ditë pa e kuptuar as vetë se në çfarë krimi të rëndë po bëhen pjesëmarrës. Qytetarët kanë dhënë alarmin, për cilësinë dhe kushtet higjienike, ku sot në tregjet shqiptare, buka që u shitet atyre është e një cilësie të keqe dhe qeskat e plastmasit, rikthehen përsëri në punishte edhe pasi janë mbledhur në koshin e plehrave. Ndërsa buka e ndenjur treditore, u shitet qytetarëve me gjysmën e çmimit, duke u garantuar atyre një helmim të sigurt, i cili mund të shkojë deri në marrjen e jetës. Duke përfituar nga varfëria e njerëzve të thjeshtë, këta banditë me licencë po u bëjnë “zbor” qytetarëve duke i shitur edhe vaj pushkësh në vend të vajit të ullirit, por askush prej mashtruesve nuk është arrestuar deri tani. Në tregjet javore tregtohen produkte ushqimore të helmuara që merren nëpër pikat e tregtimit me shumicë, si mall i skaduar. Dhe pastaj shiten me gjysmë çmimi nëpër këto tregje, ku shumica e konsumatorëve, joshen nga çmimi i ulët dhe i blejnë ato, pa e ditur se në këtë mënyrë po blejnë vdekjen.
Situata
Gjendja nëpër tregjet javore, por dhe në trotuare mbetet problematike për faktin se aty tregtohen ushqime, të cilat nuk janë të kontrolluara. Tregtarët shfrytëzojnë ambientet e tilla, ku nuk ndërmerret asnjë aksion për të parë kushtet dhe cilësinë. Ky fakt vihet re, kudo, në Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, apo Gjirokastër. Por ne zgjodhëm këtë radhë qytetin e Beratit, ku po bëhet batërdia. Në tregjet javore që zhvillohen në Komunën e Poshnjes, Tërpanit, Kutallisë, Lumasit etj., po shitet edhe mishi i qenit në vend të mishit të viçit. Madje, edhe tek tregtarët që shesin me tezga nëpër rrugë dhe pranë shkollave po vihet re rreziku i kolerës. Këta të ashtë quajtur tregtar ambulant i shesin produktet me çmime të ulëta, për të mbuluar mashtrimin. Në këtë rast më të rrezikuar janë fëmijët e moshave të ndryshme, të cilët blejnë patatina, molto, çibukë apo dhe pasta të ndryshme, por edhe ata persona që blejnë çdo produkt tjetër ushqimore. Sipas një vëzhgimi që ka bërë gazeta “Telegraf”, duket qartë se, përveç gjithë këtyre të këqijave një shqetësim tjetër është vendi ku tregtohet, vend, i cili është jashtë të gjitha kushteve, ambientet aty janë të ndotua dhe ka rrezik infeksioni. Por për mbarëvajtje të kushteve është detyra e Policisë Tatimore dhe e inspektorëve të higjienës që të kryejnë kontrolle të shpeshta për të parandaluar dhe për të ndëshkuar këta tregtarë që shfrytëzojnë momentet e një varfërie që ka pllakosur shumë familje dhe u shesin ushqime të skaduara. Sipas konsumatorëve, që frekuentojnë këto vende bëhet e ditur, se qytetin e kanë larg dhe nuk mund të shkojnë atje për të bërë pazar, prandaj detyrohen që të gjitha gjërat e nevojshme t’i blejnë nëpër tregjet javore që bëhet nëpër komunat e tyre.
Bukët e ndenjura shiten me gjysmë çmimi
Rreziku më imediat që i kanoset konsumatorëve përpos këtyre probleme të mësipërme është edhe ai që lidhet me konsumimin e bukës. Pronarët e furrave përveç faktit që luajnë me sasinë e saj, kanë nxjerr edhe një metodë të re, e cila konsiston në shitjen e saj me gjysmë çmimi kur buka ka kaluar dy apo tre ditë pa u shitur. Por specialistët për këtë “marrëzi” të re , shprehen se, konsumatorët nuk duhet ta blejnë “bukën e ndenjur”, duke shtuar se rreziku është i madh. Kështu personat që konsumojnë këtë bukë kanë rrezik të helmohen pasi pronarët e furrave në përpunimin e miellit hedhin shumë maja për të rritur peshën e saj dhe ndenja për një kohë të gjatë, krijon në të fibra të cilat më pas kthehen në myqe, të cilat me sy të lirë nuk dallohen. Shkaku tjetër është se buka rri e vendosur në qeska, të cilat janë të ricikluara.
[LKAB_cameri-arvaniti]

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AGIM GASHI - EKZODI PO PASURON MATRAPAZËT
» Si tentuan ta trafikojnë vajzën time tre matrapazët nga Drenasi?
» Isa Mulaj: Matrapazët e duan edhe ajrin me koncesion
» Ramiz Kelmendi:Ç’THONË SHQIPTARËT PËR SHQIPTARËT
» Shqiptarët festojnë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi