Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

INTELEKTUALËT ATDHETARË TË MARRIN FATIN E POPULLIT NË DORË

Shko poshtë

INTELEKTUALËT ATDHETARË TË MARRIN FATIN E POPULLIT NË DORË Empty INTELEKTUALËT ATDHETARË TË MARRIN FATIN E POPULLIT NË DORË

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 04, 2010 3:43 pm

NTELEKTUALËT ATDHETARË TË MARRIN FATIN E POPULLIT NË DORË
INTELEKTUALËT ATDHETARË TË MARRIN FATIN E POPULLIT NË DORË 716lidhja221
Stafi, Diplomacia.dk
Lëshon këtë: KOMENT

Me keqardhje dhe brengosje të thellë Diplomacia.dk ngjarjet që kanë marrë në veçanti kohëve të fundit; kur shihet një përkeqësim i theksuar të situatave politike në gjithë hapësirën shqiptare në Ballkan e në veçanti në këtë koment, duam të shprehim mospajtime tona, për këto ngjarjet në Maqedoni, në Kosovë dhe në Shqipërinë Londineze.
- Situatën tejet kritike politike ekonomike, sociale etj, më shumë se çdo kush tjetër mbi kurrizin e tij po e vuan populli i pafajshëm shqiptar.

Ky popull nuk mund të ketë përgjegjësinë për këto prapësi që po ngjajnë në gjirin e politikës shqiptaro-maqedonase e gjetiu... Përgjegjësia për të djeshmen, të sotmen dhe për të ardhshmen; ka rënë, po bie dhe do të bie mbi ato parti që po i shkaktojnë kaq fatkeqësi këtij populli.
Partitë politike as ishin as nuk janë ato që vendosën dhe po vendosin për zhvillime të reja pozitive në dobi të popullit shqiptar; ato ishin dhe kanë mbetur vetëm një dekor i qendrave ndërkombëtare të vendosjes; të cilat për vite të tëra janë stacionuar në trojet etnike shqiptare dhe në Ballkan. Populli ynë, çdo ditë po i vuan manipulimet që po ia bëjnë këta "politikanë”, servilë.
Natyrisht se, armiqtë e kombit tonë sllavë, nëpërmjet miqve të tyre ndërkombëtarë ua arritën qëllimeve të tyre. Ata, e planifikuan e pastaj e realizuan projektin e tyre famëkeq; - e shtypën "gjarprin në kokë", duke e marrë " kalanë nga brenda, duke i gjunjëzuar politikanët e Shqipërisë Londineze.
Ata, e hoqën nga skena politike pushtetin e vërtetë popullor, pastaj atë pushtet, të shqiptarëve - tani, pa shtet sovran; e morën bandat pro-serbe, greke e të tjera agjentura të huaja armike...
Dhe, këtë e bën kur qe momenti vendimtar, për shpëtimin e kombit shqiptar, pra për ribashkimin e trojeve tona etnike.
Sot, përditë po shihen fatkeqësi të pambarim, të cilat po ndodhin në dritën e diellit!
Kur në Shqipërinë Londineze po vidhen votat, po krijohen armiqësi të panevojshme ndërshqiptare të partive satelite në duar të huaja.
Kur në Kosovën historike tregtarët “politikë” po shpejtojnë me nxitim t´i shesin sa më parë dhe sa më lirë, të gjitha pasuritë publike të Kosovës, vetëm për interesat e tyre.
- E, pastaj, të tërhiqen përkohësisht nga qeveria, parlamenti etj, siç vepruan sot, kur e bën mocionin e mosbesimit të qeverisë së Hashim Thaçit.
-Kjo qeveri e pa legjitimitet, e cila nuk i përfilli këshillat e intelektualëve atdhetarë, që politikën shqiptare dhe fatin e këtij populli, ta merr në dorë njeriu, i cili e sakrifikoi tërë jetën e vet, për çështjen kombëtare, simboli ynë i rezistencës, Adem Demaçi, i cili ka dhënë prova, - do të thoshim të përtej mjaftueshme...; dhe ka një bagazh të madh politik, i cili mundet dhe di t´ua mbyllë gojën të gjithë armiqve të hapur dhe të maskuar.
Partia e Hashim Thaçit, nuk pranoi që t´i jepej mundësia historike këtij burri të madh të kombit, ashtu siç iu dha mundësia Mandelës në Afrikën e Jugut që pas gjithë asaj lufte për liri, ta udhëhiqte kombin. Nuk pranoi që të shpëtohet ky popull prej uzurpatorëve të pushtetit, që në emër të shtetit, punuan dhe po punojnë më së paku për shtet. Duke bërë këtë, kjo qeveri ra në kurthet e turpit dhe të kapitullimit organizativ, politik dhe moral.
Qeveria e Hashim Thaçit ka përgjegjësinë e madhe historike, sepse u bë një servile e pështirë e qendrave të huaja ndërkombëtare, të vendosjes, duke mos lejuar që populli të vendosë vet për fatet e tij.

Janë tepër shqetësuese dhe skandaloze, gjithashtu situatat që po kalojnë shqiptarët në Maqedoni, atje tani u hap një "bombë e kurdisur" nga qarqet, vegla antishqiptare,” u hapë krejt pa kuptim, skandali i dosjeve.
Stafi i redaksisë diplomacia.dk e ndjek me vëmendje, dhe vëren se ky skandal erdhi nga opozita “shqiptare”, Partia e PDSH-së.
Kjo parti, ka përgjegjësi të mëdha: si për sabotimin e Luftës Çlirimtare, si për servilizmin me sllavët në dëmet që ua ka shkaktuar interesave kombëtare në përgjithësi. PDSH-ja, ka qenë disa herë në koalicion me VMRO-n dhe gjatë pushtetit udhëheqja e saj u tregua vërtetë servile ndaj sllavëve (Kujtojmë rastin e Brodecit) e, shumë prapësi të tjera që ia bëri me pabesi popullit shqiptar, për këtë, padyshim, ka dhe do të ketë përgjegjësi të madhe para historisë.
Sikur PDSH-ja të sulmonte me argumente për tradhtitë që po ndjek BDI-ja e Ali Ahmetit, pas luftës e këndej, do ishte krejt në rregull, do të kishte vërtetë arsye për ta përkrahur; -por këta zotërinj po merren me falsifikime të dokumenteve, që janë ruajtur në sirtarë, që prej kohëve para viteve ‘90-ta, kur personat e përfolur ishin në vrullin e luftës sonë kombëtare, prandaj kjo na bën të dyshojmë se kjo “luftë e dosjeve” është pikërisht falsifikim shumë i rrezikshëm nga njerëz, të cilët kanë veprimtari dhe alergji ndaj sllavëve.
Nuk ka dyshim se partia në pushtet e dalë nga Lufta Çlirimtare, BDI-ja nuk mundet t´ i ikë përgjegjësisë për situatat e krijuara, faktikisht, për proceset e montuara politike, për vrasjet e shumë komandantëve të UÇK-së, për tradhtinë që ia bëri kësaj lufte, që kur për shqiptarët e pranuan një status të papërcaktuar etj...
Përkundër këtyre veprimtarive reaksionare, - pothuajse tërësisht kapitulluese, ndërsa si të pacipë që janë, tani “marrin guximin” të mashtrojnë popullin me zhurma shurdhuese propagandistike, kinse UÇK-ja, korri fitore politike dhe ushtarake ndaj Maqedonisë.
Rasti i dosjeve u hapë në një moment tejet të papërshtatshëm, kur faktori shqiptar në Iliridë duhet të përcaktohet me rastin e emrit të këtij shteti.
Rasti i dosjeve u hapë gjithashtu, kur në Kosovë, “Vetëvendosja” ka depërtuar gjithandej nëpër të gjitha qendrat shqiptare dhe po e sqaron popullin për këtë politikë sllave, thellësishtkundërshqiptare, që po udhëhiqet atje qe sa e sa vite.
Pra, hapja e dosjeve "eksplodoi" si minë, kur në Shqipërinë Londineze, tani më shumë se kurrë, po debatohet për ribashkimin e Shqipërisë Natyrale.

Kjo, që po bën PDSH-ja, i ngjanë asaj së bërjes që thuhet në popull: "Mbaje nënë kopilin tim, t´ i them asaj rrospijes, se yti është"!
Se, ç´rrugë pa krye po e çon kombin kjo politikë e këtyre dy partive nuk është zor të konstatohet se: kur dy veta të marrë rrihen, i treti shfrytëzon rastin, për të fituar.
Prandaj, ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar në këtë Republikë dhe kudo në trojet shqiptare, që t´i përkrah ato parti që në thelb e kanë objektiv kryesor; ribashkimin kombëtar si e vetmja zgjidhje për shqiptarët në Ballkan.

Kopenhagë, 2 nëntor 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi