Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U zgjodh udhëheqja e re e Degës së LDK-së në Gjermani

Shko poshtë

U zgjodh udhëheqja e re e Degës së LDK-së në Gjermani Empty U zgjodh udhëheqja e re e Degës së LDK-së në Gjermani

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 04, 2010 10:06 pm

U zgjodh udhëheqja e re e Degës së LDK-së në Gjermani

U zgjodh udhëheqja e re e Degës së LDK-së në Gjermani Kryesia%20e%20punes_4

Kryesia e punës së Kuvendit të Degës së LDK-së në Gjermani (Foto: Doruntina Mehmetaj)
Kuvendi zgjedhor i Degës së LDK-së në Gjermani

Kuvendi i Degës së LDK-së në Gjermani 73 delegatët e kësaj dege të deleguar nga të gjitha nëndegët e LDK-së që veprojnë në Gjermani. Pos delegatëve, aktivistëve dhe disa udhëheqësve të nëndegëve në punimet e këtij Kuvendi morën pjesë edhe Remzi Azemi, sekretar i Degës së LDK-së në Beneluks dhe Sebastian Nuiqi, kryetar i LSHB për Gjermani. Freski e këtij Kuvendi ishte pjesëmarrja aktive në cilësinë e delegatëve të kësaj Dege, për herë të parë e Astrit Rracit, i biri i Ismet Rracit, ish-kryetar i KK të Klinës i vrarë nga një dorë tradhtare, Blerim Hajdaraj, i biri i Smajl Hajdarajt, deputet i Kuvendit të Kosovës, i vrarë poashtu nga një dorë tradhtare, Nezir Ferati, nga familja e Fadil Feratit, nënkryetar i LDK-së që shkoi në amshim në janarin e këtij viti, pastaj pjesëtarë të familjeve Krasniqi, Çekaj, Zemaj, Zeqiri etj si dhe për herë të parë në strkturat e kësaj dege u inkuadrua Anton Kolaj, ish-nënkryetar i LDK-së. Poashtu në punimet e këtij Kuvendi morën pjesë edhe ish-anëtarët e kryesisë së Degës së LDD-së në Gjermani të cilët u kthyen në LDK
Aktivitete të ngjeshura të Degës në Gjermani
Kuvendi filloi me intonimin e himneve kombëtare, të Kosovës dhe atij dardan si dhe me një minutë heshtje për të gjithë aktivistët e qëdhanë jetën për lkirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës në krye me presidentin dr. Ibrahim Rugova.
Pasi ua përcolli përshëndetjet e kryetarit të Degës së LDK-së, Hazir Krasniqit, i cili ndodhet në Kosovë dhe pasi u aprovuan dokumentet e nevojshme për të vazhduar me punë, raportin për punën e kaluar katërvjeçare e paraqiti Myftar Dragidella,UD të nënkryetarit të Degës.
Ai me këtë rast ndër të tjera tha se Dega e LDK-së në Gjermani e udhëhequr nga Hafiz Gagica dhe më vonë nga Hazir Krasniqi, vlerëson lart kontributin e dr. Ibrahim Rugovës në vënien e themeleve të shëndosha të një shteti sovran e demokratik, të parit të këtij lloji në Ballkan.
Çështje që dominoi në rendin e ditës së Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani ishte organizimi i Akademive përkujtimore për Heroin e Kosovës, Sali Çekajn, ish-nënkryetar i Degës sonë dhe dy kolonelet e FARK-ut Ahmet Krasniqi e Tahir Zemaj, tashmë të dy heronj të Kosovës. Këtyre tubimeve përkujtimore për Degën e LDK-së në Gjermani u shtua edhe një. Është ajo për nënkryetarin e LDK-së, Fadil Feratin.
Nga Kryesia qendrore aktivitetin tonë gjatë periudhës për të cilën po raportojmë e ndihmuan anëtarët e Kryesisë: Fadil Ferati, nënkryetar, Ramë Manaj, sekretar i përgjithshëm, Lutfi Haziri, Naser Osmani, Sali Asllanaj anëtarë të Kryesisë etj. Gjatë kësaj periudhe organizuar nga aktivet dhe nëndegët e LDK-së nëpër landet e Gjermanisë u organizuan edhe tubime për kremtimin i 12 Qershorit - Ditës së Çlirimit të Kosovës, 2 Korrikut – Ditës së Shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Kosovës, 7 Shtatorit – Ditës së shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit etj si dhe gjatë dy viteve të fundit edhe 17 Shkurtin – Ditën e pavarësisë së Kosovës. – vazhdoi Myftar Dragidella.
Tubim pak më masovik gjatë kësaj periudhe ishte ai për kremtimin 20-vjetorit të Degës së LDK-së në Gjermani e ku pos anëtarëve e simpatizantëve kishim edhe mysafirë nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Gjermani, që u hapen sivjet si dhe nga Dega e LDK-së në Zvicër e nga Dega e LDK-së në Beneluks. Ky tubim u mbajt në Wiesbaden, më 23 maj 2010. Në Aachen në organizim të aktivistit tonë, shembullor dhe anëtar i Kryesisës së Degës së LDK-së në Gjermani, Abedin Gashit për çdo vit është organizuar Darka e Lamës dhe Dita e Presidentit.
Pas ngjarjeve të pahijshme që ndodhën në Kuvendin VI të LDK-së në Prishtinë, ndarjet që u bënë aty, ndikuan që një gjë e tillë të ndodhë edhe në Degën tonë. Nga radhet e LDK-së u largua nënkryetari i Degës dhe disa delegatë të Kuvendit qendor. Më vonë për shkak të pamundësisë së kryerjes së detyrave u zëvendësuan edhe nënkryetari dhe sekretari i Degës duke u caktuar dy UD.
Kjo dukuri sikur e përcolli Degën tonë dhe me vendimin qe Hazir Krasniqi, kryetar i Degës të kaloi pjesën më të madhe të kohës në Kosovë dhe me emërimin e Astrit Zemajt, ish-nënkryetar, konsull i R. së Kosovës në Frankfurt, kryesia e Degës sonë caktoi dy UD të nënkryetarit, Myftar Dragidellën e Mehmet Zymerin, të cilët bashkë me sekretarin Qazim Bajgoraliu u ngarkuan ta udhëheqin Degën deri në Kuvendin zgjedhor.
Vizita të përhershme në Kosovë
Një delegacion i Degës së LDK-së në Gjermani i udhëhequr nga kryetari Hazir Krasniqi për çdo verë, gjatë pushimeve vizitojnë në mënyrë të organizuar Kosovën. Vizitohet varri i presidentit Rugova, ku vëhen kurora lulesh sikurse edhe Deçanin ku vëhen kurora lulesh pran shtatorës së Heroit Sali Çekaj, varrit të Rrustem Bruçit, ish-delegat i Kuvendit të Degës së LDK-së në Gjermani dhe të Heroit Tahir Zemaj si dhe tek varri i Fadil Feratit në Gurrakoc– tha në fund Myftar Dragidella.
Pas diskutimeve dhe përshendetjeve që iu bënë Kuvendit nga Remzi Azemi, sekretar i Degës së LDK-së për Beneluks, Anton Kolaj, Astrit Rraci e të tjerëve, Kuvendi i Degës së LDK-së në Gjermani pas një votimi të fshehtë e demokratik zgjodhi kryesinë e re në këtë përbërje: Qazim Bajgoraliu, kryetar, Myftar Dragidella, nënkryetar, Shpend Shala, sekretar si dhe Haxhi Dërvishaj, Zymer Bardheci, Azem Zemaj, Agim Aliçkaj, Fazli Hajdaraj, Smajl Çekaj e Mehmet Zymeri anëtarë. Poashtu u zgjodhen edhe delegatët për Kuvendin qendror të LDK-së.
Pas shpalljes së rezultateve fjalën e mori Qazim Bajgoraliu i cili tha se jemi për të përkrahur vendimet e mara me shumicë, në kryesinë qendrore, si organ ekzekutiv i LDK, për kundër vërejtjeve, që ne nga largësia, i kemi analizuar dhe fatkeqësisht disa kanë dalë si vendime të pamatura dhe si shembull u mor, pranimi i Bujar Bukoshit në listën e LDK-së. Ne, tha në fund Qazim Bajgoraliu, përkrahim në mënyrë të parezervë proceset demokratike në LDK dhe të gjithë ata që punojnë që LDK-ja, të kthehet në udhëheqjen e vendit, drejt fitoreve të reja për një shtet dhe jete më të mirë në Kosovë. Fjalimi i kryetarit të ri të Degës së LDK-së në Gjermani, sikurse edhe ai i Anton Kolajt u përcollën me duartrokitje të gjata dhe ngritje në këmbë.
 
Komisioni për informim i Degës së LDK-së në Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi