Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flake Ligësinë...Këndoji Jetës...Dashurisë- mesazh poetik nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Flake Ligësinë...Këndoji Jetës...Dashurisë- mesazh poetik nga Raimonda Moisiu Empty Flake Ligësinë...Këndoji Jetës...Dashurisë- mesazh poetik nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 04, 2010 11:09 pm

Flake Ligësinë...Këndoji Jetës...Dashurisë- mesazh poetik nga Raimonda Moisiu 41390_1208896826_5194675_n


Flake Ligësinë...Këndoji Jetës...Dashurisë- mesazh poetik nga Raimonda Moisiu

Vjeshtë - Dimër…Netë të gjata…Vetmi…Kalon ora e mesnatës e ngadaltë, si një shtrigë plakë që kënaqet të mbytë njerëz duke i gudulisur. Pas saj vjen ora tjetër…vjen e nesërmja…Mos po rend keshtu drejt një kryqi? Drejt kryqit të varrit tim? …Gratacelët përqark më ngjajnë si të jenë thika që i janë ngulur qiellit të shpirtit tim… Oh po!…Te dritarja ime paska celur një bisk i ri. Një pëllumb është ulur te parvazi i dritares, e ka mbuluar biskun e ri me pendët e krahut dhe po gugit. Gugit në gjuhën e pëllumbave…Unë e di gjuhën e pëllumbave tanimë!…Unë ua kam mësuar atë, ndërsa i kundroj se si nderin krahët. Se si nderin krahët duke gugitur mes gratacelave si shpirtëra të bardhë të ardhur nga atdheu. Cdo më thuash, pëllumb? Ai …Po më jep porosinë më të vjetër dhe më të bukur të dheut: “Guguuu…"Flake ligësinë ...Këndoji jetës… dashurisë”.


Flake ligësinë ...këndoji jetës ...dashurisë.

Oh, sa të kini jetën gëzojuni dashurisë,
Më mirë t’u dojë një zemër se mali me florinj,
Më mirë një fjalë “Të dua”, dy sy me lotë për ty,
Dhe si drejt Shën Mërisë drejt teje dhjetë gishtrinj.
-.-
Nëse një pëllumb i bardhë të vjen nga memedheu,
Dhe në sqep duke u dridhur të ka sjellur mimoza,
Po merreni në pëllëmbë, mbajeni me të mirë,
Tërhiqeni pas vetes e putheni në mollëza,
Nëse një shkëndije jete të vjen si shtojzovalle,
Zgjohu, ikë me të, fluturo drejt kaltërsisë ,
Dikush ka mërmëritur për ty fjalën “të dua,”
Hej, fluturo …Poshtë teje – kënetë e ligësisë…
-.-
Oh, ti ende po fle…mëngjesi po të zbrazë,
Në retinën e syve, hapësirën e paanë,
Brof! dritaren cel, përtej hidh, vërvit lule,
Kupolën qiellore shpejt vishe si fustan.
Kur nata prap të vijë, oh, hënëza do të ulet,
Te qerpikët e tu do thërmohet si lot,
Puthja hënës dy sytë…foli për dashurinë,
Dhe kryqeve ndër varre i thuaj - jeni kot!.

Nga Raimonda Moisiu Hartford CT USA [/b]
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi