Adem Berisha:Lediana Kapaj - Margaritar i ri i artit dhe kulturës shqiptare nga mërgimi
Faqja 1 e 1
Adem Berisha:Lediana Kapaj - Margaritar i ri i artit dhe kulturës shqiptare nga mërgimi
Adem Berisha:Lediana Kapaj - Margaritar i ri i artit dhe kulturës shqiptare nga mërgimi
Ja, arriti në atdheun e dashur të tij edhe një margaritar i artit dhe kulturës tonë kombëtare nga mërgimi që poetja e talentuar dhe humanistja zemërbardhëLEDIANA KAPAJ e solli këtu ku shpirti e zemra i pushojnë më qetë se çdo ku tjetër në rruzullin tokësor. Madje, edhe më qetë se sa në vet djepin e kulturës, demokracisë e civilizimit evropian e botëror, Francë ku tash e njëzet vite Lediana jeton dhe punon duke gëzuar gjithë mbështetjen e atjeshme për jetën dhe veprimtarinë e saj kreative në lëmin e artit letrar të cilin ajo me pasion e kultivon për ta sjellë tek lexuesit e saj të dashur shqiptar së pari në atdhe por edhe gjithandej Evropës e Amerikës ku jetojnë e punojnë bashkëkombasit e saj. Pas përmbledhjes së parë të saj poetike DALLGË DASHURIE, Lediana për lexuesit e saj që i do dhe e duan shumë, tash na sjell librin e saj të dytë FLLAD PSHERËTIMASH në botim të shtëpisë botuese ADA dhe redaktim të shkrimtarit të shquar fterriot z Vullnet Mato i cili si duket, nuk kishte nevojë të mundohej shumë për të redaktuar këtë libër pasi që poetja me vullnet dhe përkushtim kishte realizuar pasionin e saj. Promovimi i këtyre dy veprave me vlerë të pakontestueshme artistiko-letrare që do të bëhet më datë 14 nëntor në ora 15 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, për të cilin autorja bën një udhëtim të gjatë nga Franca në Shqipëri, edhepse ka mund ta bënte atje, është edhe një mundësi e mirë që artdashësit dhe dashamirët e fjalës së shkruar poetike nga Tirana e qytete tjera të Shqipërisë ku me gjasë nuk do të mungojnë as lexues e artdashës tjerë edhe nga Kosova e viset tjera shqiptare, të njihen më afër me vlerat e larta artistiko-letrare që Lediana sjell në këto anë.Ftoj bashkatdhetarët e dashur që në numër sa më të madh të marrin pjesë në këtë ceremoni promovimi dhe jam i sigurt se nuk do të zhgënjehen, përkundrazi do të përjetojnë kënaqësi të veçanta të çastit. Unë bashkë me një grup miqsh të mi nga Kosova përkundër moshës që kam dhe gjendjes së brishtë shëndetësore, nuk do të hezitoj të kaloj disa qindra kilometra për të qenë pjesëmarrës i këtij manifestimi dhe për të më mbetur një kujtim i veçantë në kujtesën time. Uroj autoren e nderuar dhe respektuar znj Lediana që botimi i këtyre dy veprave të jetë vetëm fillimi në vazhdën e shumë botimeve të reja në vijim për çka ajo në favor ka edhe moshën e saj të re, gjë që në këtë edhe nuk dyshoj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi