Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:GRABITQARJA E DJESHME

Shko poshtë

Vullnet Mato:GRABITQARJA E DJESHME Empty Vullnet Mato:GRABITQARJA E DJESHME

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 05, 2010 7:55 pm

Vullnet Mato:GRABITQARJA E DJESHME 76739_1405022216753_1568334934_30798383_5278644_n





Vullnet Mato:GRABITQARJA E DJESHME 49948_1568334934_1204402_n

Vullnet Mato

GRABITQARJA E DJESHME



E djeshmja m’i përdori sytë

për Marksin dhe thepin e pushkës,

më pengoi zotësinë,

për të më barazuar me proletarin,

më rraskapiti krahët,

për të më paguar me tallonin e bukës,

më incizoi te shiriti i zorrëve

këngën e kursimtarit.



E djeshmja më injektoi

frikën e burgosjes nga intelekti,

më dogji frymëzimin,

për të ushtruar artin shabllonist,

më dogji dashurinë,

për të mastrubuar në ëndrra seksi,

më grabiti kohën, për të pritur

mashtrimin e lugës së florinjtë.



E djeshmja më la qiradhënës

te shtëpia betonarme e shtetit,

më bëri memec për mangësitë

e nevojave të domosdoshme,

më hoqi dinjitetin për t’u bërë

“Leifen” i eksperimentit,

më dërgoi te “rinia vullnetare”

për pleqëri të parakohshme.



Të gjitha, të gjitha m’i rrëmbeu

grabitqarja e djeshme,

fsheha vetëm zemrën

që më rrihte për të nesërmen...


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi