Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Europarlamentarët largohen të zhgënjyer nga Tirana

Shko poshtë

Europarlamentarët largohen të zhgënjyer nga Tirana Empty Europarlamentarët largohen të zhgënjyer nga Tirana

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 06, 2010 12:55 am

Europarlamentarët largohen të zhgënjyer nga Tirana


Europarlamentarët largohen të zhgënjyer nga Tirana Kukan-prononcim


Komiteti ndërparlamentar Shqipëri - BE i marrëveshjes së stabilizim-asociimit e mbylli sot takimin e Tiranës pa ndonjë deklaratë me konsensus mbi zhvillimet politike në vend. Bashkimi Evropian pritet të publikojë opinionin mbi aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat pas disa ditësh. Sipas njoftimeve të shtypit vendas, nuk priten vlerësime pozitive për Shqipërinë, nisur nga ngërçi politik njëvjeçar.
Takimi i dytë i komitetit ndërparlamentar Shqipëri - BE për marrëveshjen e stabilizim-asociimit u mbyll në Tiranë për herë të parë pa arritur mirëkuptimin shumëpalësh mbi një deklaratë të përbashkët rreth zhvillimeve politike në Tiranë dhe mënyrave për zgjidhjen e ngërçit politik. Takimi i parlamentarëve evropianë dhe atyre shqiptarë vazhdoi dy ditë me debate të ndezura, por në fund demokratët dhe socialistët shkatërruan me buzëqeshje të hidhura një projekt-deklaratë të përbashkët për të cilën dhanë më parë mirëkuptimin.
Drejtuesi i takimit, eurodeputeti Eduard Kukan, tha se mbeti i zhgënjyer që deklarata e përbashkët dështoi pas dy ditë diskutimesh dhe kur palët dhanë miratimin veças.


“U kërkoj falje përfaqësuesve të shtypit, sepse nuk do të ketë deklarata, dhe as konferencë shtypi, por mediet ishin të pranishme në sallë gjatë gjithë kohës dhe mund të raportojnë lirisht me transparencë. Jam i zhgënjyer se si nuk u arrit një deklaratë e përbashkët e këtij takimi, i cili ka nxjerrë çdo herë deklarata me konsensus. Në këtë mungesë mirëkuptimi ka një mesazh shumë të keq për Evropën. Pas dy ditë debatesh nuk doli një deklaratë e përbashkët”, tha Kukan.
Takimi ndërparlamentar shqiptaro-evropian u zhvillua mes tensionesh dhe debatesh të ndezura midis përfaqësuesve deputetë socialistë dhe demokratë, të cilët duke kërkuar shtimin e disa fjalëve në pikë të ndryshme të deklaratës, e nxorën atë nga konteksti dhe e bënë të papranueshme për kundërshtarët politikë. Pengesa më e madhe lindi në pikën 3/a të projekt-deklaratës së përbashkët, ku kërkohej ngritja e një komisioni hetimor për zgjedhjet e vitit 2009, i kryesuar nga opozita, dhe ku mazhoranca kërkoi të shtohet shprehja “në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor”.
“Të respektohet Rezoluta e Parlamentit Evropian, të respektohet Kushtetuta e vendit dhe Kodi Zgjedhor, i cili është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim, si nga parlamentarët ashtu edhe nga qytatari më i thjeshtë shqiptar. Unë nuk besoj se një vit e gjysmë shprehje midis krahëve politike mund të përmblidhen në një deklaratë kaq të lehtë për të shfaqur çështje që në vetvete janë kontradiktore me Kodin Zgjedhor, janë kontradiktore me Kushtetutën. Kemi një Kushtetutë, kemi një Kod Zgjedhor, dhe zgjidhja e vetme është zbatimi i këtyre parimeve dhe i këtyre ligjeve”, tha Viktor Gumi, deputet i Partisë Demokratike.
Por deputeti Taulant Balla i Partisë Socialiste tha se “ne duhet medoemos të votojmë, siç është propozuar, amendamentin e zonjës Doris Pack. Ajo kur e propozoi këtë amendament e kishte në mendje edhe Kushtetutën, edhe transparencën, edhe Kodin Zgjedhor, se ka 20 vjet që merret me Shqipërinë. Ne në punën tonë udhëhiqemi nga Kushtetuta dhe nga ligjet. Pse duhet të mbushim deklaratat me fjali të mirënjohura?”, tha ai.
Deputetët shqiptarë, pjesëmarrës në takimin e Parlamentit Evropian në Tiranë fajësuan njëri tjetrin për mosmiratimin e një deklarate të përbashkët mbi zhvillimet politike në Shqipëri. Deputetët Aldo Bumçi dhe Ditmir Bushati pohuan se në fillim kishte një mirëkuptim për deklaratën konsensuale, e cila më pas u rrëzua nga mospajtimet në bisedimet e tryezës.
“Ishte një dokument kompromisi në versionin e paraqitur mbi bazën e amendamentit të paraqitur nga zonja Doris Pack. Ky amendament synonte që të ndante nga fletët e votimit hetimin e kutive të materialeve zgjedhore që duhet të fillonte menjëherë, ndërkohë që për sa i përket fletëve të votimit propozonte që të zgjidhej sipas një procedure të ndjekur në Gjykatën Kushtetuese. Ne dhamë konsensusin tonë mbi këtë amendament, pasi e konsideruam si një mundësi për të lëvizur nga kriza politike, në të cilën gjendet vendi qysh nga zgjedhjet e qershorit 2009” - tha deputeti socialist, Ditmir Bushati.
Por nuk është i këtij mendimi deputeti democrat Aldo Bumçi. “Zonja Pack tha që e merrte të mirëqenë faktin që në një vend demokratik të respektohet Kushtetuta dhe ligjet. Por zoti Edi Rama ka deklaruar publikisht se është kundër zbatimit të Kodit Zgjedhor sa i takon materialeve zgjedhore dhe fletëve të votimit. Por, ne nuk mund të marrim si të mirëqenë diçka, të cilën kryetari i opozitës thotë publikisht se është kundër Kodit Zgjedhor”, tha Bumçi.
Bashkimi Evropian pritet të japë në 9 nëntor një opinion mbi aplikimin e Shqipërisë për të fituar statusin e një vendi kandidat për në Bashkimin Evropian. Njoftime të pjesshme të medias vendore, bëjnë të ditur jo zyrtarisht se për Shqipërinë nuk pritet të ketë vlerësime për zhvillim domethënës, nisur nga kryesisht nga fakti që jeta politike në Tiranë është bllokuar nga ngërçi politik dhe institucional.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi