Cikël poetik nga Zhaneta Ograja
Faqja 1 e 1
Cikël poetik nga Zhaneta Ograja
Zhaneta Ograja, Tirana, 2008
Ç’TA ZGJAT O KOPI KYÇYKU, POGRADECAR, BIR E VELLA!
“Çdo gjë është një gjë”-Kopi ynë në faqen e facebook-ut të vet diku thotë
“Vetëm mosmirënjohësi në botën përreth s’është asgjë”
Mua, sakaq, fabula: gjarpëri dhe fshatari më zbriti në kokë
Fabula që mosmirënjohësin aty e zhvesh nga çdo gjë, përgjithnjë
Sidomos, mosmirënjohësi është gjarpër që të helmon
Gjarpër me dy krerë bile, ta dish
Me heshtjen e vet të injoron. Të pickon
Sepse përmbi vete s’do tjetër, fjalëzën e mirë e do për vete përjetësisht
Nëse sot jam e vetme në jetë
Nga virtyti, dlirësia, rroj e vetmuar
Mosmirënjohësi, ta dish, edhe të vret fshehtë
Sepse e ka zemrën me helm gatuar
Nga mosmirënjohësi po psherëtij, se nuk e dua
Papo pa shpresë, pa dashuri, ai të lë, të bën nga bujaria edhe budalla
Mosmirënjohësit këtu, armike çmenduri më bën mua
Ç’ta zgjat, Kopi Kyçyku, pogradecar, bir e vëlla
Tiranë më 10.09.2010
Zhaneta Ogranaja me poeteshen Feride Papleka tek Lasgush Poradeci
HESHTJE ABSOLUTE
Po sokëllij, po ulërij me vetveten
Marr e jap. Po ju heshtjen s’ma keni ndjerë, as dëgjuar
Shaj veten, shaj ju, shaj tërë jetën
Shaj çdo ligësi, terrin jam duke akuzuar
Vetvetes i them kaq shumë gjëra
Gjëra që asnjë nuk i dëgjon dot
Heshtje, veç heshtje, heshtje jeta e tërë
Heshtje absolute, që vdekje do të thotë
Heshtja, bije era vdekje, kjo aromë
(Heshtja bijë e vdekjes doemos)
Po syri tërr nga kjo vdekje nuk ma bëri mua
Sepse Zotin edhe me heshtje e mbroj gjithmonë
Veç Zotit, s’kam tjetër që të më thotë: Të dua!
SIKUR TI....
Sikur ti sot, askush tjetër, ta dish
Nuk ka tradhtuar vetveten kaq keq në botë
Me këtë gjest në kompjuter kaq pabesisht
Fshehur nga pas më ke ngulur thikën në kockë, sepse mua nënën, s’më ke më shok
Tani për ty vetëm një pyetje kam. Vetëm një
Kur shpirtin ti do për t’ma marrë, përtej për t’ma çuar
A e di se ky gjest është vetëm një e rënë shpate mbi ty, me çdo gjë
(Kush i bën varrin tjetrit, futet vetë brenda në të)
Kur të vijë ora e gjykimit të madh, ti nënën sërish ke për ta kërkuar
Sikurse ti, nënën askush nuk e ka tradhtuar
Sa herë thikën pas shpine ma ke ngulur ti
Unë e kam tepruar duke ta falur, duke të duruar
Por, nuk do ta fal, ta dish, Zoti që të tëra i di
Sikur ti, sot, askush tjetër në botë
Vetveten nuk e ka tradhtuar
Ty, unë, shemër të kam, e di, nuk të interpretoj bijëz më dot
Bekimin e nënën, këtë rreze drite, domosodoshmërisht s’kam më për të ta dhënë
KUR ME SHUAJNE JETEN
Unë, ty, nuk të ribëj më dot, o njeri
Sado plane disidente të bëj për ty
Gjersa pervers dinak je në botë ti
Dhe me dritë dinakëri ke ata sy
Tek ty ekziston përbrenda
Krimineli me çdo krim
Barbari edhe brenga
Ta kanë skicuar portretin o trim: kriminel i pashëmbëllim
Tek unë ekziston përbrenda fëmijëria
Virtyt, dlirësi. Kjo botë e gjerë
Përbrenda më zien veç kënga dhe pranvera, ëndrra
Një cicërimë zogu që këndon për tërë
Ky diversitet kaq i madh, ta dish
Unë këngëtare e kriminel ti
Jetën, divorce e bën përjetësisht, mëri domosdoshmërisht
Nuk të ribëj dot, se shpirtin ta ka skicuar ty kjo Perëndi
Unë kam ardhur për të kënduar
Ti ke ardhur këngën për të vrarë doemos
Jetën time ti je duke shuar
Ti ke ardhur vdekja sociale sidomos
Unë bëra gjithçka që munda, ta dish
Ty për të të ribërë shëmbëlltyrë, përsosmëri, si Perëndi
Por jam e zhgënjyer nga të tërë përfundimisht
Jam hutaqe. Duke mos u patur borxh, fajtore ju bëni shpirtin pafajësi
Ç’mund të bëj me ju të tërë
Unë një, edhe vetëm
Ju s’latë krime pa bërë
Për të më shuar jetën
VJESHTA IME, ASAMAN MOJ VJESHTE
(Në 73-vjetorin tim-2010-37)
Është shtator. Vjeshtë e artë, vjeshtë e parë
Vjeshta ime, asaman moj vjeshtë
Tek ty unë erdha duke qarë
Një femër e thjeshtë. Fare e thjeshtë
Unë, jooo, s’jam si edhe të tjerët fëmijë në botë
Erdha fëmijë fatzezë, me haraçin ngarkuar në vendlindjen Shqipëri
Sivjet unë mbush 73 vite me burgje plot
Si të huaj më shohin nën vështrimin e egër të tyre, ohh se ç’kafshëri
73 vite plot, pra, e tepërt, e huaj
Si “persona non grata” më panë në këtë jetë
Duke u dridhur kam qarë, heshtur, fshehtë, ohh sa vuaj
Sepse, ta shoh njerinë dua, veç shpirti-blertë
Mbeta si djerrinë e zhuritur tërë jeta
Si dunë e errët, aman o Zot, Zot
Shpresa, dëshira e përvëluar, ja e vërteta
Xhehnemin jetoj nga ngjarjet kriminale përmbi mua, dhuna masive në këtë botë
Vjeshta ime, asaman moj vjeshtë
Ti fruta plot, siç je ti pse s’jam unë
Me çfarë magjie jetën time e lanë shkretë
Ja, nga zilia sytë u ndrisin me dinakëri shumë
Tek ty moj vjeshtë e artë, erdha duke qarë. Po iki shtator duke qarë
Një femër e thjeshtë, shpirt pafajëësi, fare e thjeshtë
Kufomë më kanë lënë edhe pa varr
Në vendlindje, riatdhesuar, jetë pa jetë
Shpirtvegjël, pa WC, pa çerdhe më lanë. Sa njerëz të egër këta-ata
Asnjë të dashur e të mirë përreth jo s’pata. S’kam
Të tërë përmbi mua, vdekje sociale, tjetër as ca
Rroj me brengën e të poshtërsës intrigë anembanë
Më kërcënojnë dhe më vënë nën beteja
Kjo u sjell privilegje, gëzime të gjalla, lumturi
Provova metamorfoza, fantazma, magji të vjetra-magji të reja
Hareplot përmbi mua, e gjithë kjo shoqëri, trimëri dhe egërsi
Zhaneta, Pogradec, 14 qershor 2006, me Vera Collakun, mamaja e Ermira Babaliut
VIKTIMIZIMI I POEZISE
Poezia mesazhin nën sqetull e mban
Në botën përreth, të strukur
Si shkak, si sebep e motiv që të mos merret në konsideratë anembanë
Edhe pse është mesazh i bukur
Poezia nuk duhet, realitetin për të analizuar
Me mjeshtërinë e terminologjisë metonimike
Ndryshe hidhen pranga në duar
Viktimizohet poezia dhe autorja akuzohet armike
Armiqtë të bëjnë armike të betuar doemos
Të çmenduri të shpallin çmenduri
Kur viktimizojnë poezinë doemos
Nga që ka eksploruar këtë zinxhir skllavëri
Shikoni ç’bëhet përmbi njëri-tjetrin çdo çast nga mot
Gjuetarë e pre përmbi sho-shoqin hidhen si të marrë
T’i fikin fatin tjetrit, t’i hanë atë kokë
Mandej ta lenë kufomë pa e futur në varr
Të shkëlqyerin motiv e mesazh, me hov të ri
Cmirëzinjtë kolegë, pleqtë e pushtetit, shërbimi sekret, s’e durojnë dot
Përmbi poet, kur frymëzon dufin e zjarrtë përparimin liri
Përmbi poet e poezi vetë figura popull t’ia mbyllin sytë, t’ia shuajnë jetën do kjo botë
DIMENSION HUMAN-DIMENSION KRIMINAL
(NIKOS BATSIKANIS-KRIJUES GREK)
Ej, ti, Niko, o grek i mirë
E di që rraca njerëzore xhehnemin ka shteg
Xhehnemin, gjithësesi, andej-këtej në çdo hapësirë
Me punë krim, me dhunën masive sulmi, o Nikos Batsikanis, na përpjek
Dikush të shtyp ty, tjetri më shfrytëzon, viktimizon mua
Mbi kalin tim të frymëzimit, ziliqari më qëllon
Nëpër rrugë të vështira qëllojnë femrën, nënën e grua
Me fjalë të helmëta secili më fyen, thyen e sundon, injoron
Nuk mundem dot, këtij sistemi t’i vëj kufi
Përkundrazi, kufi më vënë këta mua si poet disident, kularin më vënë doemos
Me fjalë të rënda, si me një të rënë shpate ky njeri
Po më merr shpirtin për të më çuar në xhehnem sidomos
Kanë cmirë e zili, si egoistët terroristë këta
Sepse veç Zotit dhe Uni-t tim s’dua tjetër asnjë
S’besoj tek asnjë nga tërë këta, as ca
Sokëllimën dhe ulëritjen e dizinformimit e urrej përgjithnjë
Ej, ti, Niko Batsikanis, Tungjatjeta!
Nëse do të më ndjesh mua
Kupto, ashtu si ty jam edhe unë, e zhgënjyer nga jeta
Prandaj të të përshëndes me këtë poezi mirëkuptimi dua
NESE DO TE JESH I LIRE
(“Një komb duhet të jetë i virtytshëm nëse do të jetë i lirë”-Xh. Washington)
Përballë sho-shoqit, ti edhe unë
Çmimi i këtij përballimi, fati ynë ai
Sidomos fjalët të helmëta shumë
Fjalët janë si shigjeta. Dhe emrin e kanë tragjedi
Ej, ti, more njeri në çdo raport, kujdes, je ballë për ballë
Sy më sy e dhëmbë për dhëmbë, aty për aty
Fjalët ktheja pas si resto secilit vërdallë
Sepse fjalët në fshehtësirë më thellë të nxjerrin çdo sy
Njeri, është një rrugë e gjatë përpara meje dhe teje
Me ngjitje-zbritje shkallësh sidomos
Rrezikon të kallkanoset gjaku ndër deje
Kur dua të eci përpara me muzën time të ndershmërisë doemos
Njeri, ka shtigje për rrugë të vështira
Përsosmëria, virtyt e dlirësi
Nëse do të jesh i lirë në këto hapësira
Derisa të arrish në shteg, mos harro perversin dinakëri
Duhet të jetë i virtytshëm në artin e të jetuarit çdo njeri
Si me veten, me tjetrin, nëse do të jetë i lirë në këtë botë
Ndryshe, perversi të vë përfund, të vë kufi
Dhe ti nuk mund ta arrish të jesh i ndershëm, pavarësisht se ke dhunti plot
Thesari më me vlerë, ta dish
Shpirti virtyt e dlirësi në botë
Vëri kufi, ngri murin, me çdo njeri përjetësisht
Ndryshe shndërrohesh në hallkë për skllavëri, kot, fare kot
Një komb, nëse do që të jetë i lirë
Duhet të jetë i virtytshëm, ai, njeriu sidomos
Përballë njëri-tjetrit, në çdo hapësirë
Bileta në këtë spektakël, ndershmëria, doemos
S’DUA TA ZGJAT ME
Ata ishin shumë, që më deshëm mua
Por tek ta shpirti im nuk i tërhoqi ata
Bukurisë së jashtme, rinisë, veç asaj, i thanë të dua
Shpirtin e blertë, asnjë s’ma vlerësoi as ca
Bënë sa mundën për të më hedhur ndër duar
Por, meqenëse nuk më shtinë në duar dot
Nuk lanë akuzë pa më sajuar
Sa i poshtër, egoizëm je, gënjeshtra plot
O njeri, sa i ndyrë, i fryrë me qelbësirë
Ti bën të humbasë tjetri kot
Shkallmon drejtësi e Zot me turbullirë
Ti derdh veç vrer për shpirtin pafajësi në botë
Ata ishin shumë që më thanë “Të dua”
Por, siç vetëkuptohet, s’më ka dashur asnjë
Gjersa më injoruan më pas. Më akuzuan kot mua
Përmbi mua vërtik u sulën me çdo gjë
Njerëzit, të gjithë sa janë në gjithësi
Me koka njeriu rrojnë, ta dish
Vallë, sa zemra të mira nuk dogjën me pabesi
Nga shkaku i tyre, cmirëzinjve, tragjedi e kam jetën përjetësisht
Më mirë kur s’të duan, një mijë herë më mirë
Nuk ke rrebesh e gjëmin të egër mbi fat
Faqja të ndrit mbi fat, në çdo hapësirë
Për dashurinë, njeri mos më pyet, s’dua më që ta zgjat
QEKUR U MARTOVA ME TY
Ti ishe dinak, mosha jote dyfishi im
Unë isha çilimi, virgjëri e pastër, e bukur
Por ti, që në më të parin takim
Më rrëshqite si peshk për t’u bërë me të tjera më i lumtur
Unë, atëkohë, e paprekur isha nga asnjë
Përmbi mua rinia tërë mbante sytë
Por, me virgjërinë, ti më more çdo gjë
Bile, edhe me celebrimin zyrtar, unë nuk u bëra dot dy
Me celebrimin tënd, virgjëria u bë grua
Në një martesë një-javore që martesë nuk qe
Ti doje që unë, viktimë jote të isha. Ç’pate me mua?
Që nga ajo kohë gjer më sot, në gjueti unë jam pre
Qëkur u martova me celebrim
Nuk isha dy, por virtyt, një vetëm
Me celebrim, pa celebrim, tradhëti e papushim, e pashëmbëllim
Me divorce, me këtë defekt e mbusha me shpagë religjioze jetën
Ca burra i kam divorcuar unë
Të tjerë më kanë divorcuar, ata
Për mua, sido, gjueti është martesa, kjo punë
Martesa, shpagë, urë përfitimi, tjetër as ca
Ohh, ç’rëndësi ka autori, fajtori
E kam divorcuar apo më kanë divorcuar
Kur partneri është zbulimi, rrjeta, horr-horri
Çelësin e shpirtit për identifikimin e do, me dekonsipirimin e vetes fiton ai dhe të flak, të le shpirt-trishtuar
Jetën ta bën baladë, mit, legjendë e tragjedi
Partnerin kujdes, e ke rival, armik, rrjetë e asgjë tjetër
Hajdut i fatit tënd që rron me hajdutëri e kurvëri
Dashuria, bashkëjetesa a martesë është gjueti, ashtu siç ka qenë në kohë e vjetër
Ti ishe dinak, mosha jote dyfishi im
Unë isha çilimi, virgjëri e pastër, e bukur
Por ti, që në më të parin takim
Më rrëshqite si peshk për t’u bërë me të tjera më i lumtur
MARTESA GJYSMAKE
Njeriun e dua trup e shpirt, ta dish
Siç dua, doemos, edhe veten
Por kjo tek tjetri s’ka ekzistuar, as ekziston sigurisht
Ndaj për mua, martesa janë gjysmake në tërë jetën
Edhe ja se pse: gjysmake martesa patjetër
Portretin e mashkullit, e femrës, jam duke skicuar
Duke shkruar këtë poezi në letër
Ju lutem, nga zbulimi, nga konsumimi, mos më bëni të çmenduruar
Martesa në botë, gjysmake, dhe ja se pse:
“Dorëzoju burrit nga brezi”-thonë
Këto gra burrash e burra grash përmbi dhe,
duke qenë si agjentë, rrjeta, si gjah gjueti, martesën të plotë nuk e bëjnë dot përgjithmonë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi