Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi:KUR GËNJESHTRËS TËNDE, FILLON T’I BESOSH EDHE VETË!?

Shko poshtë

Adnan Abrashi:KUR GËNJESHTRËS TËNDE, FILLON T’I BESOSH EDHE VETË!? Empty Adnan Abrashi:KUR GËNJESHTRËS TËNDE, FILLON T’I BESOSH EDHE VETË!?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 06, 2010 4:43 pm






Adnan Abrashi:KUR GËNJESHTRËS TËNDE, FILLON T’I BESOSH EDHE VETË!? Adnani
Adnan Abrashi:KUR GËNJESHTRËS TËNDE, FILLON T’I BESOSH EDHE VETË!?


"Nëse veç ke vendos të gënjesh, atëherë bëje një gënjeshtër të madhe në opinion, sepse, edhe kur të zbulohet ajo, gjithnjë do të ketë njerëz që do të mendojnë: "hajt se mund të ketë edhe diçka të vërtetë aty" - Gebellsi

Në lagjen time është një lokal – “çajtore” në të cilën, përveç kafesë së mirë “espresso”, si mundësi, mund të shfletosh edhe të gjitha gazetat ditore. Zakonisht vizitor të rregullt tAdnan Abrashi:KUR GËNJESHTRËS TËNDE, FILLON T’I BESOSH EDHE VETË!? GGGGGGESNNNJESHë këtij lokali janë njerëz nga të gjitha shtresat sociale.Kuptohet! Në përgjithësi shumica të papunë dhe “badijavaxhi”. Mu kjo është rrethana më specifike që e bënë të tillë këtë ambient, sepse, nga këta njerëz të zakonshëm, aty mundesh të dëgjosh lloj-lloj komentesh, veçanërisht për temat nga aktualiteti jonë ditor politik: kush është spiun dhe tradhtar nga politikanët tanë, kush dhe sa ka vjedh para gjatë mandatit të tij në pushtet, cilat janë dashnoret e tyre legale dhe ilegale, kush kujt ja ka marr gruan në shtrat, cili nga ta është i përzier në ndonjë vrasje enigmatike ...e shumë e shumë thashetheme dhe broçkulla tjera, thënë në përgjithësi, karakteristikë kjo e mentalitetit tonë të prapambetur provincial. Apo, “muhabete kafenesh”, ose “muhabete çarshisë”, sikur thuhet te ne. Kuptohet, edhe pse gati çdo ditë edhe unë me vetëdije përmes prezencës sime fizike bëhesha pjesa e tyre, asnjërës nga këto tregime nuk i besoj fare. Kur, dje, në ditarin e mbrëmjes, dëgjova për reagimin zyrtar të PDK-së në lidhje me disa paraqitjet publike të anëtarit të lëvizjes vetëvendosje, FLORIM KRASNIQI, u befasova pa masë. Gjëja e parë që në atë moment më ra ndërmend ishte dyshimi se mos vallë këtë reagim zyrtar të PDK-së e ka përpiluar ndonjëri nga ata mysafir të lokalit – “çajtore” së lagjes sime?!
Dikur, në kohën e regjimit të sundimit të egër millosheviqane, një “UDB-ash” lokal shqiptar, më kishte treguar në besim se ky shërbim sekret famëkeq serb, në kuadrin e veprimtarisë së vetë të koordinuar dhe të sofistikuar antishqiptare, atëbotë, mu në qytetin tonë, kishte të instaluar edhe një resor specifik të luftës speciale: Me qëllim të degradimit të disa personaliteteve të shquara të rezistencës tonë kombëtare, ky grup, kishte për detyrë, lansimin permanent në opinion të thashethemeve dhe aferave të rrejshme për këta personalitete. Ky resor profesional në fjalë, praktikisht vepronte sipas atij parimi “gebellsian” (GEBELSI- shef i marketingut politik të Hitlerit) : "Nëse veç ke vendos të gënjesh, atëherë bëje një gënjeshtër të madhe në opinion, sepse, edhe kur të zbulohet ajo, gjithnjë do të ketë njerëz që do të mendojnë: "hajt se mund të ketë edhe diçka të vërtetë aty" . Duhet pranuar se, disa thashetheme të fabrikuara qëllimisht nga ky resor sekret i UDB-së serbe, jo vetëm se kanë pasur efekte pozitive në atë kohë, por ende sot e kësaj dite, shumicën nesh, na mbajnë në dyshime dhe hamendësime të pabazuar për disa personalitete të dëshmuara atdhetare të lëvizjes sonë kombëtare. Andaj, me të drejtë pyetem: A thua, paska ende sot e kësaj dite në Kosovë, këso far qendrash të luftës speciale për qërim hesapesh politike ndërpartiake?!
Duke e dëgjuar dhe analizuar me vëmendje këtë komunikatë që, praktikisht del zyrtarisht në opinionin nga një parti serioze në pushtet, nuk mundja t’i besoja veshëve të mi. E tëra mu duk tragjikomike. Nga i gjithë ky kompleks emocionesh paradoksale që aty për aty më kapluan, më tepër u dominova kah komikja. Kështu si reagim fizik, nga brendia ime më doli një qeshje e madhe ironike me zë! Menjëherë, spontanisht në kokë, fillova t’i shëtis mendimet në të kaluarën time rinore dhe tentova që nga harresa e rrënjosur eventuale të zbuloj: mos vallë edhe unë ndonjëherë në rinin time kam pasur ndonjë “flertim” apo dashuriçkë aventuriere me ndonjë femre serbe, kroate, polake...sllave në përgjithësi. Nëse po, atëherë devinitivisht i shleva ambiciet sado të fshehta në mua që ndonjëherë në Kosovë të merrem aktivisht me politikë?!
Të nesërmen herët, me padurim shkova në lokalin tim të preferuar të lagjes për të pirë kafenë e zakonshme të mëngjesit. Por, sot me një dëshirë dhe qëllim konkret: të dëgjoj reagimet e atyre njerëzve të zakonshëm të masës së thjeshtë për këtë aferë më aktuale. Dhe, ja disa nga komentet më interesante që i regjistrova aty:
“Merrni me mënd! Florim Krasniqi na qenka një kontrabandist armësh në Kosovë! Pa, pa, pa...kjo po na del se këta të Hashimit, gjatë luftës në Kosovë, armët e veta na i paskan pru legalisht: me fatura të TVSH-së dhe doganë të paguar”; “Kush i ka faj more ati mikut të Florimit i cili nuk ka ditë t’ia bëj “sajginë” mirë gruas së vetë dhe ja ka grabitë ky si më i aftë”...
Kur më vonë , po ashtu nga kureshtja e tepruar, hulumtova pak në internet dhe lexova mjaftë komente si reagim të lexuesve ndaj këtij lajmi, shumica sosh ishin përkrahëse për Florim Krasniqin, mu kujtua ajo parullë e vjetër nga vitet e’47-ta: ajo e prishjes së marrëdhënieve vëllazërore të Jugosllavisë së Tito-s me Stalinin e BRSS, kur për inat populli në mbrojtje të TITOS nga sulmet e reshtura komprometuese të Stalinit, brohoriste: “Shto su nam veqe kletve i llazhi, Tito nam je sve mili i drazhi” (Shqip: Sa më të mëdha janë trillimit dhe gënjeshtrat, TITO jonë na bëhet edhe më i dashur për ne”
Komente qesharake, sarkazmatike dhe ironike këto, pa dyshim. Ndoshta aspak të kapshme për një artikull të këtillë me një tematikë aq serioze dhe aktuale për momentin. Por, për fat të keq, i nivelit të tillë ishte edhe vetë reagimi publik i PDK-së. Një partie, të cilës, edhe unë në disa zgjedhje të mëparshme, ja kam dhënë votën time.
Sido që të jetë, kryesorja është që me këtë punë, më në fund të gjithë u bindëm se SHIK-u vërtetë “nuk ekziston më” në Kosovë, dhe , se, fushata zgjedhore ka filluar kaherë. Por me sa duket shumë keq!?

Adnan Abrashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi