Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDK-ja: Florim Krasniqi patriot i rremë, Krasniqi: PDK-ja do t’i humbë zgjedhjet

Shko poshtë

PDK-ja: Florim Krasniqi patriot i rremë, Krasniqi: PDK-ja do t’i humbë zgjedhjet Empty PDK-ja: Florim Krasniqi patriot i rremë, Krasniqi: PDK-ja do t’i humbë zgjedhjet

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 06, 2010 5:43 pm

PDK-ja: Florim Krasniqi patriot i rremë, Krasniqi: PDK-ja do t’i humbë zgjedhjet

PDK-ja: Florim Krasniqi patriot i rremë, Krasniqi: PDK-ja do t’i humbë zgjedhjet 05-florim-krasnqi4

Prishtinë, 5 nëntor - Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj, siç thotë, thirrjeve të shpeshtuara për dhunë dhe destabilizm, që artikulohen nga lideri i “Vetëvendosjes” dhe disa, siç i quan ajo, elementëve të errët të importuar afër tij, duke përmendur këtu Florim Krasniqin.
PDK-ja për këtë person thotë se është pseudopatriot i parapaguar dhe ka kërkuar hetim ndaj tij, ku rrolin primar duhet ta ketë EULEX-i. Në komunikatë PDK-ja thotë se duke qenë si parti qeverisëse dhe duke mos dashur të influencojnë në përshpejtimin dhe orientim të investigimeve, ka kërkuar një hetim pa paragjykime për të gjitha akuzat, ku roli i EULEX-it do të jetë parësor.
“Ky investigim do të konsistojë në hetimin e pistave rreth dyshimeve të bazuara se autori ka dhënë shuma rreth 500 000 dollarë nën siglën e raportit në një gazete, me autor David Philips”, thuhet në komunikatë.
Sipas PDK, “Florim Krasniqi pos që ishte bashkëfshatar i heroit kombëtar Adrian Krasniqi, asnjëherë deri në shpërthimin e luftës më 1998 nuk ka pasur të bëjë me UÇK-në, duke u endur si qytetar i lirë me pasaportë YU në vendlindjen e tij. Gjatë luftës angazhohet në përkrahjen financiare të UÇK-së, duke u nisur nga vetë deklarimet e tij mburrëse në televizionet amerikane. Ai mbledh rreth 30 milionë dollar, por për pjesën më të madhe të tyre nuk do të jep asnjëherë llogari”.
PDK-ja shkon edhe më larg me akuza ndaj Krasniqit, duke thënë se “ai ka qenë dëshmitar i vrasjes së një prej dorasëve të Ilir Konushevcit në Tropojë, Bislim Demirit, i cili në vitin 1998 vritet në rrethana misterioze, në makinën e Fatmir Haklajt. Asnjëherë deri më sot nuk ka dëshmuar për këtë, duke e lënë të vërtetën në mjegull”.
Në vijim të komunikatës së PDK-së, thuhet se Florim Krasniqi ka përfituar dhe dëmtuar asetet e Kosovës pas luftës. I rrethuar nga individë dhe grupe kriminale, që mbrojnë interesat e tij dhe kërcënojnë të tjerë investues që shprehnin interesim, ai i shantazhon dhe i frikëson me bandat e tij (i afërti i tij Bedri Krasniqi). “Për një çmim të ulët, ai ka përvetësuar gjigantin e Pejës, fabrikën e prodhimit të autopjesëve me një shumë simbolike, duke përfituar edhe nga blerja e tokës një lokacion prej 300 hektarësh. ‘I forti i Vranocit’ ishte kujdesur që asnjë investitor tjetër të mos konkurronte. Me forma të tilla të kërcënimeve dhe ofertave të improvizuara, arrin ta blejë fabrikën e prodhimit të konstruksioneve të aluminit LLAMKOS në Vushtrri. Duke konsumuar këtë fitim, ai ka futur në borxh 10 milionë euro kompaninë me investitorët bullgarë dhe indianë”. Si mëkate të tij në procesin e privatizimit, PDK-ja pohon se “ai me grupe kriminale ka përvetësuar hidrocentralin e Radoniqit, një aset me vlerë mbi 15 milionë euro, të cilin me grupet kërcënuese të dhunës dhe manipulimt e mban për ta shitur dhe përfituar ende. Vitin e kaluar ka përvetësuar së paku dy hidrocentrale të marra me koncension nga KEK-u me vlerë asetesh mbi 5 milionë euro. Në këtë vazhdë është për t’u hetuar edhe blerja e Banjës së Pejës (në banjë të Burimit). Pasi njerëzit e tij kishin imponuar, me kërcënim që
blerësit tjerë të heqin dorë nga blerja e parë. Prandaj, ky objekt është shitur 30 për qind më ulët”, thuhet në këtë komunikatë.
I kontaktuar nga KTV-ja me telefon në lajmet e mbrëmjes, Florim Krasniqi tha se ende nuk e di përmbajtjen e komunikatës, por shtoi se “akuzat janë të pavërteta dhe se ato vetëm flasin se PDK-ja tashmë i ka humbur zgjedhjet e ardhshme të 12 dhjetorit”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi